Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - J
E diele, 19.09.2010, 03:53 PM
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
J
JA
JA... JA... fr.lidh.- ose... ose. (FGJSSH f. 733).
JA QË HË fr. ndf.,id.- s’ ke ç’ i bën, hë pra. (FGJSSH f. 733).
JADEC-I
IA LË JADEC dikujt dikush fr. fol., iron.- e mashtron dikë dikush, ia hedh, ia punon dikujt dikush, tregohet më mjeshtër, më i zoti se dikush tjetër dikush, e mashtron me dredhi, dinakëri, tinëzi dikë dikush,ia hedh fajin dikujt dikush , ia hedh, ia punon me të pabesë dikush dikujt. (BQ-DSH). S.shih sin:ia lë këmbët e arushës (në dorë) dikujt dikush.
I MBETET JADEC dikujt diçka fr.fol., id.- i mbetet për detyrë , për obligim dikujt diçka, i mbetet ngarkesë, hall, brengë a përgjegjësi dikujt diçka e pahijshme (faj, sherr,turp, bela etj. pa dëshirë a me dredhi, me pabesi, me mashtrim nga dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : i mbetet për si barrë dikujt diçka
JAHNI-A
PËR NJË QEPË PRISHET JAHNIA fr. proverb.,aleg.- për pak gjë a për asgjë (hiçmosgjë) prishet a dëmtohet diçka (një punë e madhe etj.), për një gjë të vogël vete dëm një punë e tërë. (BQ-DSH). S.shih sin : mbytet barka edhe për një lëkurë lepuri
E PRISH JAHNINË PËR NJË QEPË dikush fr.fol.,iron.- e prish a e dëmton gjithë punën e bërë për diçka të vogël dikush, e prish a e dëmton një punë të rëndësishme a një punë të tërë për hiçgjë dikush. (FGJSSH f. 1597). S. shih sin : e prish dasmën për një lugë kripë dikush
MOS E PRISH JAHNINË PËR NJË QEPË fr.fol.,meton.- mos e prish punën për pak gjë, për hiçgjë a për një gjë fare të vogël. (FGJSSH f. 803). S. mos e prish kazanin për një qepë
NUK PRISHET JAHNIA PËR NJË LUGË BIBER fr.proverb.,iron.- nuk prishet a dëmtohet diçka e madhe, me vlerë për diçka të vogël, të parëndësishme, me pak vlerë a fare pa vlerë. (BQ-DSH). S.shih sin : nuk prishet çorba për një thelb hudhër
JAK/Ë-A
JAKË GOLF fr.em.,fj.- jakë e mbyllur dhe e kthyer më dysh, që mbulon pjesën më të madhe të qafës. (FGJSSH f. 563).
E KAP PËR JAKE dikë dikush fr.fol., meton.- e kërcënon dhe e detyron ,e shtrëngon të bëjë diçka dikë dikush. (FGJSSH f. 734, 2231). S. shih sin : e bën (sa) të hajë bar dikë dikush ; e fut në bigë dikë dikush
I MBETET NË JAKË diçka (një faj, një gabim, një e keqe, një sherr etj. fr.fol..,ftill.- i mbetet vetvetiu dikujt diçka (një faj, një gabim, një e keqe, një sherr etj. pa e pasur a pa e bërë vetë. (QM-FSHRGP f. 57).
ME JAKË TË NGRIRË fr.ndf.,fj.- me jakë të hekurosur shumë mirë ose me jakë të kollarisur. (FGJSSH f. 733).
E ZË PËR JAKE dikë dikush fr.fol., meton.- e kërcënon dhe e detyron ,e shtrëngon të bëjë diçka dikë dikush. (FGJSSH f. 734, 2231). S. shih sin : e bën (sa) të hajë bar dikë dikush ; e fut në bigë dikë dikush
JAKI-A
I (IA) ÇEL NJË JAKI (TË KEQE) dikujt dikush fr.fol.,id.- e hidhëron, e shqetëson shumë, pa masë dikë dikush. (FGJSSH f. 734). S.shih sin: i bëhet akrep dikujt dikush
JANË
*KU JANË E KU S’ JANË fr.ndf.,per.- kudo që janë, kudo që të gjenden, të gjithë pa përjashtim. (FGJSSH f. 734, 902).- Tanëve na shtinë nën dru e po lypin pushkë prej nesh ku janë e ku s’ janë. (ND-SH f. 126). S. i madh e i vogël ; nga janë e nga s’ janë ; pleq e të rinj
NGA JANË E NGA S’ JANË fr.ndf., per.- nga të gjitha drejtimet a kahet, gjithandej, gjithkah, kudo, nga çdo drejtim, nga çdo vend, nga të gjitha vendet, të gjithë pa përjashtim . (BQ-DSH). S. shih sin: ku janë e ku s’ janë ; nga çdo anë
JAPIN
AS JAPIN, AS MARRIN në mes vete fr.fol.,ant., etnogr.- nuk bëjnë krushqi në mes vete. (FGJSSH f. 1062). (edhe poh.)
JAPIN E MARRIN në mes vete fr.fol., meton.- 1. kanë marrëdhënie të mira në mes vete, shkojnë mirë në mes vete. S. shih sin: janë bark e shpinë në mes vete. 2. bëjnë tregti midis tyre. (FGJSSH f. 1062).S.shih sin: kanë dhënie e marrje në mes vete
NUK JAPIN E MARRIN në mes vete fr. fol.,meton nuk kanë marrëdhënie të mira në mes vete, nuk shkojnë njëri me tjetrin, nuk flasin në mes vete, janë në konflikt në mes vete, janë të përçarë në mes vete. (FGJSSH f. 130). S. shih sin: s’ bëjnë bashkë në mes vete
JARDAM-I
BËN JARDAM dikush fr.fol.,iron.- lavdërohet, krenohet pa hije dikush, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (VDE-G f. 190). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
QET JARDAM dikush fr.fol.,iron.- lavdërohet, krenohet pa hije dikush, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
SHET JARDAM dikush fr.fol.,iron.- lavdërohet, krenohet pa hije dikush, krekoset, ngrefoset, kacagjelohet dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : nuk preket me asgjë dikush
JARG/Ë-A shm.JARGË-T
(I) DERDH JARGËT për diçka dikush fr. fol. ,iron.- i ngjallet kënaqësia, oreksi dikujt për të ngrënë diçka, e dëshiron, e lakmon,e pëlqen shumë ta hajë diçka dikush. (FGJSSH f. 311, 738). S. shih sin : i lan buzët për diçka dikush
(I) KULLOJNË JARGËT për diçka dikujt fr. fol. ,iron.- i vete mendja dikujt për diçka të shijshme a për diçka që i pëlqen (për ta ngrënë), i ngjallet kënaqësia, oreksi dikujt për të ngrënë diçka, e dëshiron, e lakmon,e pëlqen shumë ta hajë diçka dikush. (FGJSSH f. 738, 911). S. shih sin : i lan buzët për diçka dikush
(I) SHKOJNË JARGËT për diçka dikujt fr. fol. ,iron.- i vete mendja dikujt për diçka të shijshme a për diçka që i pëlqen (për ta ngrënë), i ngjallet kënaqësia, oreksi dikujt për të ngrënë diçka, e dëshiron, e lakmon,e pëlqen shumë ta hajë diçka dikush. (FGJSSH f. 738, 911). S. shih sin : i lan buzët për diçka dikush
JASTËK-U
DO JASTËK ME PUPLA dikush fr. fol.,iron.- 1. kërkon kushte jetese të rehatshme dikush. S. shih sin : kërkon dyshek me pupla dikush. 2. ka kërkesa të tepruara dikush. (NMUS-SHPK f. 135, 141). S. shih sin : do bythë viçi dikush
I HËNGËRT NË JASTËK fr.fol.,mallk.- mos i gëzoftë me shëndet ! (për paratë)rëntë i sëmurë ! lëngoftë ! (FGJSSH f. 738-9). S. i ngrëntë në jastëk
JASTËKU KOKËN KËRKON fr.pro-verb.,iron.- plogështia e bën njeriun dembel. (PESHA-BER f. 214).
JASTËK OKSIGJENI fr.em.,fj.- një si jastëk i mbushur me oksigjen, që përdoret për të ndihmuar një të sëmurë në rast nevoje. (FGJSSH f. 738).
E MBAN NËN JASTËK diçka dikush fr. fol.,ftill.- e ka gjithnjë parasysh diçka dikush, nuk e ndan asnjëherë diçka dikush. (FGJSSH f. 739).
I NGRËNTË NË JASTËK fr.fol.,mallk.- mos i gëzoftë me shëndet ! (për paratë)rëntë i sëmurë ! lëngoftë ! (FGJSSH f. 738-9). S. shih sin : i hëngërt në jastëk
JASHTË
BIE JASHTË diçka a dikush fr.fol.,iron.- nuk pajtohet, është në kundërshtim diçka (me diçka tjetër a dikush (me dikë tjetër) (ART f.210, FGJSSH f. 739).
TË DALËT JASHTË fr.em.,id.- jashtë-qitje, kryerje e nevojës. (AXH-XLV f. 141, FGJSSH f. 739).
DEL JASHTË dikush fr.fol.,euf.- bën jashtëqitjen, nevojën dikush. (PETZE-FSHFRR f. 49, FGJSSH f. 739). S. bën (kryen) nevojë dikush JASHTË MASE fr.ndf.,meton.-së tepër-mi, pa masë. (FGJSSH f. 739). S. shih sin: sa më s’ bëhet, sa s’ bëhet (më)
E LË JASHTË diçka dikush fr,.fol., meton.- nuk e përfshin diçka dikush. (FGJSSH f. 971).
JATAGAN-I
I NDRYSHKET JATAGANI dikujt fr.f ol.,iron.-1.nuk ka me çka a nuk ka mundësi të veprojë a të luftojë dikush.(BQ-DSH). S.shih sin: i laget baruti dikujt
I PRET JATAGANI NGA TË DY (TË DYJA) ANËT (DJATHTAS E MAJTAS) dikujt fr.fol..1. iron. bën çdo gjë pa pyetur të tjerët dikush, vendos vetë për gjithçka dikush, është i plotfu-qishëm, fuqiplotë dikush, bën, vepron si do vetë, si ia ka ënda, nuk pyet njeri, nuk varet nga të tjerët, vendos dhe urdhëron vetë, i ka vetë në dorë të gjitha punët, vendos vetë për gjithçka dikush pa pyetur njeri,gëzon ka (ushtron) pushtet absolut dikush. S. shih sin : është vetë Ali , e vetë kadi dikush. 2. met.- ka ndikim, autoritet, pushtet të madh dikush, i ecën, i shkon shumë fjala dikujt, ka shumë fuqi ndikimi dikush. (FGJSSH f.1542). S. shih sin : ka bandërr të madhe dikush
JATAK-U
I BËHET DYSHEK dikujt dikush fr.fol., meton.-e mbron, e përkrah,e mbështet dikë dikush. (JTH-FFGJSH f. 248). S. shih sin: i bëhet çadër dikujt dikush
E LË JATAKUN dikush fr.fol.,meton.- shërohet, mëkëmbet, këndellet, e merr veten nga një sëmundje e rëndë dikush. (FGJSSH f. 1934). S. shih sin : çohet nga dysheku dikush
NGRIHET NGA JATAKU dikush fr. ol., meton.- shërohet, mëkëmbet dikush, e merr ve-ten nga një sëmundje e rëndë dikush. (FGJSSH f. 1934). S. shih sin : çohet nga dysheku dikush
(E) ZË JATAKUN dikush fr.fol., meton.- rri shtrirë, ratë në shtrat (i sëmuri), lëngon, dergjet në shtrat (i sëmuri), bie i sëmurë (në shtrat) dikush . (FGJSSH f. 1933). S. shih sin : shtrohet në dyshek dikush
JAV/Ë-A
FLET SI NGA JAVA dikush fr.fol.,iron.- flet pa u menduar dikush, flet kot e tjetër për tjetër dikush. (NMUS-SHPK f. 135). S. shih sin : flet në arë e në stom dikush
JAVA E BARDHË fr.em., fet.- shtatë ditët para kreshmës së madhe, gjatë të cilave njerëzit mund të hanin edhe bulmet e vezë. (FGJSSH f. 741).
JAVË PËR JAVË fr.ndf.,fj.- çdo javë. (FGJSSH f. 1416).
JAVA E MADHE fr.em.,fet.- shtatë ditët para pashkës së madhe. (FGJSSH f. 741, 1045).
JAVA SHTATË, (E) AI TETË fr.em.,iron.- shumë dendur, shumë shpesh, orë e çast. (thuhet për një njeri që shkon dendur në një vend). (FGJSSH f. 741, 1921, 1990).
JAZËK
*JAZËK I QOFTË! fr.fol.,iron.- turp i qoftë!.- E ka fajin ajo bushtër, që e ndjell, pa ia ndreq samarin unë. Ptu, jazëk i qoftë! Ama ajo e do një dru të shëndoshë. (SOAN-TZ f. 147). Jazëk të qoftë që na tregon edhe frikën! (ZSA-VL-
JEH-U
I BËN JEH diçkaje dikush fr.fol.,meton.- flet për diçka dikush duke shprehur edhe një qëndrim pohues ndaj saj, e përkrah diçka dikush, e përhap gjithandej me forcë, me të madhe diçka dikush, e përhap me vrull të fuqishëm e menjëherë diçka dikush. (FGJSSH f. 741). S. shih sin : i jep bujë diçkaje dikush
MERR JEH diçka fr.fol.,fj.- buçet, jehon diçka, përhapet,dëgjohet gjithandej me forcë, me të madhe diçka, përhapet me vrull të fuqishëm e me-njëherë diçka. (BQ-DSH). S.shih sin : merr buçimë diçka
JEHON/Ë-A
*I BËHET JEHONË diçkaje fr.fol.,fj.- ngjallet interesim për diçka, tërhiqet vëmendje për diçka .-Argumentimi sa vjen e pasurohet me raste të reja aksidentale të cilave u bëhet jehonë përmes deklaratave dhe reagimeve. (MEKRA te : KD, 22 nëntor
*I BËN JEHONË diçkaje dikush fr.fol., fj.- flet për diçka dikush duke shprehur edhe një qëndrim pohues ndaj saj, e përkrah diçka dikush, e trumbeton, e përhap gjithandej, në të katër anët diçka dikush, e vë në qendër të vëmendjes diçka dikush. (FGJSSH f. 741). - Ajo shtron detyrën që letërsia t’ i bëjë jehonë propagandës së luftës. (NAJORG te :SF nr. 4/74 f. 86). Nga legjenda biblike Noli morin vetëm motivin e mallit për vendlindjen , gjë që i bënte jehonë gjendjes së tij shpirtërore në fund të viteve 20 në dhe të huaj. (KOBI te : SF nr. 1-2/
BËN JEHONË TË GJERË (TË MA-DHE) diçka fr.fol.,meton.- 1a. tërheq vëmendjen e të gjithëve diçka (një lajm etj.), dëgjohet kudo, gjithkund, gjithandej, anembanë diçka (një lajm etj.), përhapet, trumbetohet nga të katër anët diçka (një lajm etj.), nuk mbetet njeri pa e dëgjuar diçka (një lajm etj.).1b.ngjall, shkakton interesim të madh, vëmendje të madhe diçka. (FGJSSH f. 741). S. shih sin : bën bujë të madhe diçka
GJEN JEHONË diçka fr.fol., fj.- trumbetohet, përhapet gjithandej, në të katër anët, kudo diçka, vihet në qendër të vëmendjes diçka, dëgjohet kudo, gjithkund, gjithandej, anembanë diçka (një lajm etj.) (FGJSSH f. 605, 741). S. shih sin : merr bujë diçka
*GJEN JEHONË TË PLOTË diçka fr.fol.,fj.- trumbetohet, përhapet gjithandej, në të katër,kudo anët diçka, vihet në qendër të vëmendjes diçka, dëgjohet kudo, gjithkund, gjithandej, anembanë diçka (një lajm etj.) .- Kështu ndodhi me vallen e kënduar labe të Luftës së Vlorës më 1920… e cila njëzet vjet më vonë … gjen jehonë të plotë. (BEKR te : SF nr. 4/
*KA JEHONË TË GJERË (TË MA-DHE) diçka fr.fol.,meton.- 1a. tërheq vëmendjen e të gjithëve diçka (një lajm etj.), dëgjohet kudo, gjithkund, gjithandej, anembanë diçka (një lajm etj.), përhapet, trumbetohet nga të katër anët diçka (një lajm etj.), nuk mbetet njeri pa e dëgjuar diçka (një lajm etj.). - Menduam se kjo masakër e bërë në këtë fshat do të ketë jehonë të madhe, por është interesant se sa pak është folur për të. (HGUR te :ERE, 4 shkurt
MERR JEHONË diçka fr.fol.,fj.- 1. bën përshtypje të madhe diçka, lë mbresë të thellë diçka (me forcën e madhe të ndikimit), pritet me përkrahje të madhe diçka. S.shih sin : merr buçimë diçka .2. tërheq vëmendjen e të gjithëve diçka (një lajm etj.), dëgjohet kudo, gjithkund, gjithandej, anembanë diçka (një lajm etj.), përhapet gjithandej, kudo, në të katër anët diçka. (BQ-DSH) . S. shih sin : merr bujë diçka
JEL/E-JA shm. JELE-T
ËSHTË I DREJTË SI JELET E KALIT dikush fr.fol.,iron.- është shumë i padrejtë, i djallë-zuar dikush. (PETZE-TRO-I f. 198). S. shih sin : është i drejtë si bishti i derrit dikush
JELEK-U
ËSHTË JELEK ME SHUMË XHEPA dikush fr.fol.,iron.-1.është mashtrues dikush, vepron ndryshe nga ç’ flet, nga ç’ thotë dikush. (NMUS-SHPK-II f. 190). 2. është me shumë fytyra dikush, është dyfytyrësh, hipokrit dikush. (NMUS-SHPK f. 135). S. shih sin : të nxjerr ferrën, të fut grerën dikush
IA VESH JELEKUN dikujt dikush fr.fol. ,iron.- e bën me turp para të tjerëve, para botës dikë dikush, e turpëron botërisht dikë dikush, e diskrediton, e komprometon, e njollos, e damkos, e poshtëron, e telendis, e etiketon dikë dikush. (PJGJU-3/83 f.346). S. shih sin: ia qep arnën dikujt dikush
JEMI
JEMI QË JEMI fr.fol.,ftill.- me që ndo-dhemi, gjendemi. (FGJSSH f. 734).
SOT JEMI, NESËR S’ JEMI fr.pro-verb.- s’ jemi të përjetshëm. (FGJSSH f. 734).
TË SHOHIM KU JEMI E KU S’ JEMI fr.fol.,ftill.- të shohim gjendjen, të shqyrtojmë punën etj. (FGJSSH f. 734).
JEP
AS JEP, AS MERR dikush fr.fol.,ant. -1. nuk bën dot gjë dikush. S.shih sin: nuk ia bën çak dikush (punës etj.). 2. s’ lëviz fare nga vendi dikush, , rri pa lëvizur fare nga vendi dikush, nuk ecën, nuk lëviz fare dikush, nuk bën asnjë lëvizje dikush, nuk shkon më tutje dikush, ngec dikush. (FGJSSH f. 737,1062). S.shih sin: nuk (e) luan çapin dikush
*JEP E JEP dikush fr.fol.,id.- 1. përpiqet me të gjitha forcat dikush, bën çmos dikush. (FGJSSH f. 168). - Hajde Shqipëri, hajde!Tër s’ të bën veshi nga gjylet e gjermanit; u plase buzën zabitëve të Evropës. Dhanë e dhanë e s’ të shtruan dot! ...(REBE- G f. 10). S. shih sin: bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush.2. e shqyrton , e studion, e shoshit,e trajton imtësisht, hollë e hollë, hollë e mirë diçka (një çështje etj.) dikush, e rrah ,e shqyrton diçka (një çështje etj.) nga të gjitha pikëpamjet dikush. S. shih sin: e rrah në (nga) të gjitha (tërë) anët diçka (një çështje etj.) dikush. 3. (me dikë a me diçka) rreket me dikë a me diçka dikush. (FGJSSH f. 736). S. shih sin : jep e bot me dikë a me diçka dikush
*JEP E (DHE) MERR dikush fr.fol.,id.- 1. përpiqet shumë, pa masë dikush, përpiqet me të gjitha forcat dikush, bën çmos dikush. (FGJSSH f. 1062, 1084, 1623). - E pasi s' kishte kush punon, ramë në hall të madh për bukë. Jep e merr e askund çare as ilaç. U ngushtuam për bukën e gojës. (DD te: JR nr. 5/85 f. 930).A nuk të bëjnë dritë sytë se ai i madhi të ka lënë si bariun pa bagëti: varrin në njërin sy, hallin në syrin tjetër!- dha e mori Vahidja, duke nxjerrë përrenj vreri nga bulçinjtë. (MI-SHT f. 80). Dha e mori, mejtohu e bot e aty më të gdhirë i dha udhë. (J. Xoxe, Novela ,
JEP E MERR NË TË GJITHA ANËT dikush fr.fol.,id.- përpiqet, mundohet shumë dikush, përpiqet me mënyra të ndryshme për t’ ia arritur diçkaje dikush. (FGJSSH f. 601). S. shih sin : bie andej (e) bie këndej (këtej) dikush
SA JEP MERR dikush fr.proverb.,iron.-nuk nxjerr asnjë fitim nga një punë dikush, punon pa fitim dikush. (FGJSSH f. 453). S. shih sin : hedh farë, merr (nxjerr) farë dikush
JERM-I
FLET JERM (i sëmuri) fr.fol.,ftill..-1. flet pa lidhje e pa kuptim ( i sëmuri). S. flet si në jermi dikush : flet në kllapi ( i sëmuri) ; flet kot (i sëmuri) ; flet përçart (i sëmuri). 2. iron. flet kot dikush, flet, thotë fjalë pa mend e pa arsye dikush. (FGJSSH f. 742). S.shih sin : flet në arë e në stom dikush
JERMI-A
*FLET SI NË JERMI dikush fr.fol., ftill., krah.- flet pa lidhje e pa kuptim dikush. –E dëgjoja se lutej ai nën hije të dardhës rroshe, kur zgjohej nga gjumi : » a dëgjove ç’ thashë ? « dukej se fliste me dikë si në jermi. (HKA-OM f. 103). S. shih sin : flet jerm dikush
JESIRTHI
LUAN JESIRTHI dikush (një fëmijë) fr.fol.,ftill.- luan dikush (një fëmijë) në një lojë fëmijësh me dy grupe, që vihen ballë për ballë në dy anët e një fushe dhe, sipas disa rregullave të caktuara, mundohen t’ i kapin (t’ i zënë) rob pjesëtarët e njëri-tjetrit. (FGJSSH f. 742).
JESH (TË)
TË JESH O TË MOS JESH fr.proverb.- vendos prerë, vendos pa asnjë luhatje, dikush, merr vend-im të prerë dikush, medoemos do të bëjë njërën nga dy zgjidhjet, veprimet e mundshme. (NMUS-SHPK f. 167). S. shih sin: o mbi dhe, o nën dhe
JESHIL
I HA JESHIL dikush fr.fol,iron.- i shpenzon, i prish, i harxhon krejt para kohe (paratë etj.) dikush . (AJA-DE f. 171, JBALL-KOR f. 194). S. i ha të verdha dikush
JESHILE-T
ËSHTË ME JESHILE dikush fr. fol., id.- është me xhinde dikush. (JNU-FPM f. 100). S. shih sin: është me dabiduba dikush
I HIPIN JESHILET dikujt fr.fol.,fj.- xhindoset dikush, bëhet si i tërbuar, ndërkrehet dikush, nxehet, nevrikoset shumë dikush, pëlcet nga inati dikush. (JNU-FPM f. 100). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I HYJNË JESHILET dikujt fr.fol., iron.- inatoset, zemërohet menjëherë,sakaq dikush, tërhuzet, tërbohet, harbohet sakaq, aty për aty dikush, bëhet si i tërbuar, si i trentë, si i çmendur dikush. (AXH-I f. 200). S. shih sin: i bien boritë dikujt
I ZBRESIN JESHILET dikujt fr. fol ,id.- i kalon,i bie, i ikën zemërimi, hidhërimi, inati dikujt, zbutet, qetësohet dikush. (JNU-FPM f. 100). S. shih sin : i bie damari dikujt
JETES/Ë-A
*MEZI I BËN BALLË JETESËS dikush fr.fol.,meton.- mezi jeton, rron dikush.- Të hollë nga gjendja përpara luftës mezi i bënin ballë jetesës. ZSA-VL-
TË JETË
KU TË TË JETË E KU TË MOS JETË - Të ma gjesh Kocin, o t’ u bëfsha kurban, ku të jetë e ku të mos jetë , të ma gjesh dhe t’ i thuash të mbledhë paratë pa derman. (SOAN-TZ f. 38).
JET/Ë-A
I BËHET JETA BLOZË dikujt fr.fol., met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt (nga ndonjë fatkeqësi që i ka ngjarë a nga ndonjë vështirësi që nuk e kapërcen dot), burgëtohet, zezohet dikush. (AXH-XLI f. 179). S. i bëhet jeta burg (pus, skëterrë, sterrë, varr) dikujt; i bëhet jeta e zezë dikujt;i lidhet nyjë jeta dikujt; mërzitet nga jeta dikush, i mërzitet jeta dikujt; i ndryshket jeta dikujt; i nxihet jeta dikujt; i rëndohet shpirti dikujt; shih sin: nuk bën behrida dikush
I BËHET JETA BURG dikujt fr.fol., met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt, burgëtohet, zezohet dikush . (FGJSSH f. 199, 743, VDE-G-I f. 181). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt
I BËHET JETA PUS (SKËTERRË, VARR) dikujt fr.fol.,meton.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt. (FGJSSH f. 130). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt
*I BËHET JETA (SI) STERRË dikujt fr.fol.,met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt. .- Dhe vete në dhe të huaj,/ i bëhet jeta si sterrë. (Ç-
I BËHET JETA E ZEZË dikujt fr.fol., met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt. (AXH-XLI f. 179). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt
*BËN JETË dikush fr. fol.,fj.-gjëllin, jeton dikush (me të mira e gëzime) . (FGJSSH f. 743). - Nga ky moment, një dorëshkrim, fillon të bëjë jetë nën dhe. (XHAH te : KD, 14 shkurt
IA BËN JETËN BURG dikujt dikush fr.fol.,met.-ia bën jetën shumë të rëndë, të padurueshme dikujt dikush, e burgëton, e zezon dikë dikush. (FGJSSH f. 199). S.ia bën jetën pus (skëterrë, varr) dikujt dikush; ia biron jetën dikujt dikush; e hedh në greminë dikë dikush; ia nxin (ia nxiros) jetën dikujt dikush; ia nxiros shpirtin (zemrën) dikujt dikush; ia zë jetën (në) gjak dikujt dikush; shih sin: s’ e lë të shohë ditë dikë dikush;
BËN (NJË) JETË TË LËSHUAR dikush fr.fol.,iron.- jepet a lëshohet pas punëve të mbrapshta, imorale dikush, shthuret, shfrenohet dikush, bën jetë të shthurur, të shfrenuar dikush. (FGJSSH f. 986).
IA BËN JETËN PUS dikujt dikush fr.fol.,id.- ia bën jetën shumë të rëndë, të padurueshme dikujt dikush. (FGJSSH f. 133, 1576). S. shih sin : ia bën jetën burg dikujt dikush
BËN JETË QENI dikush fr.fol.,ftill., iron.- rron me mundime, vuajtje e vështirësi dikush, rron shumë keq dikush, rron në kushte shumë të këqija, johigjienike dikush. ( BQ-DSH). S.shih sin: rron si bagëtia dikush
*BËN JETË TË QETË dikush fr.fol.fj.- jeton qetë dikush.- Bëri jetë të qetë, të pastër si bora në majë. (DD te: F nr. 20, 15 nëntor
IA BËN JETËN SKËTERRË dikujt dikush fr.fol.,id.- ia bën jetën shumë të rëndë, të padurueshme dikujt dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : ia bën jetën burg dikujt dikush
IA BËN JETËN VARR dikujt dikush fr.fol.,id.- ia bën jetën shumë të rëndë, të padurueshme dikujt dikush. (FGJSSH f. 133). S. shih sin : ia bën jetën burg dikujt dikush
IA BËN JETËN ZGJYRË dikujt dikush fr.fol.,id.-met.-ia bën jetën të rëndë, të padurue-shme dikujt dikush, e burgëton, e zezon dikë dikush, i (ia) shkatërron jetën dikujt dikush, i sjell shumë të këqija e hidhërime dikujt dikush, i shkakton vuajtje e mundime dikujt dikush. (FGJSSH f. 2240). S.shih sin: ia bën jetën burg dikujt dikush
E BIE NË JETË fr.fol.,meton.- 1. (nëna fëmijën) e lind (nëna fëmijën) .(ART f. 215). S. shih sin:e nxjerr nga barku i saj (nëna fëmijën), e nxjerr prej barkut (nëna fëmijën).2. (dikë dikush) e shpëton, e nxjerr nga një gjendje e vështirë,e rëndë, e mjeruar dikë dikush, e shpëton nga hallet e nga të këqijat dikë dikush, e bën të jetojë mirë dikë dikush. FGJSSH f. 743, 1615). S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush..3. (një të ri dikush)-e aftëson për jetë (një të ri) dikush, ia krijon mundësitë për jetesë (një të riu) dikush , ia siguron kushtet për jetesë (një të riu) dikush, ia siguron jetën (një të riu) dikush, e ndihmon (një të ri) dikush për të jetuar i pavarur, e bën të jetojë mirë (një të ri) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e qet në bukë të vet (një të ri) dikush
IA BIRON JETËN dikujt dikush fr.fol., id.- ia bën jetën të rëndë, të padurueshme dikujt dikush, e burgëton, e zezon dikë dikush, nuk e lë ta shijojë, ta gëzojë jetën dikë dikush, e bën që të heqë e të vuajë në jetë gjithnjë dikë dikush, ia mbush jetën me pikëllime e hidhërime dikujt dikush, ia helmon jetën dikujt dikush. (FGJSSH f. 148). S. shih sin : ia bën jetën burg dikujt dikush ; s’ e lë të shohë ditë dikë dikush
*ÇON JETË fr.fol.,fj.- jeton, rron.- Në tokën tënde/ të çosh jetë refugjati/Mallkim gjaku. (APO te: KD, 24 janar
E ÇON JETËN me... fr.fol.,fj.- jeton, rron me...(BQ-DSH).
E ÇON JETËN PUPA dikush fr.fol.,id.- jeton, rron shumë mirë dikush. (FGJSSH f. 1573). S.shih sin : jeton si delja në maj dikush
I (E) DALË NË JETË fr.mb.,met.- i lindur, që ka nisur të jetojë. (BQ-DSH). S. shih sin : i (e) dalë në dritë
DEL NË JETË 1. (fëmija) fr.fol., meton.- lind, lindet dikush (fëmija. (SKDO f. 543). S. shih sin: bie nga barku i s’ ëmës (nënës) dikush (fëmija). 2. (një i ri) rritet e është në gjendje të punojë e të jetojë më vete (një i ri), mund të jetojë me djersën, punën e vet (një i ri), nuk ka më nevojë që të kujdeset prindi a njeri (për një të ri). (FGJSSH f. 287). S. shih sin: del në bukë të vet dikush (një i ri), del në bukën e vet dikush (një i ri)
*DERI NË ÇASTET (NË ÇASTIN) E FUNDIT TË JETËS, DERI NË FUND TË JETËS fr.ndf., meton.- përgjithnjë, gjithnjë, gjithë jetën, derisa të vdesë, derisa (sa) të jetojë, të rrojë, të gjëllijë. (FGJSSH f. 2119).- Selimi ka jetuar 84 vjet dhe gjithnjë ka qenë kreativ, deri në çastet e fundit të jetës. (RRS-J f. 43). Rrugën e Selimit e vazhdoi dhe e nderoi më së miri i biri, Hajrullahu...i cili mbeti besnik i saj deri në fund të jetës. (RRS-J f. 44). Kjo e shtypi për t’ u betuar se nuk do të pushonte së punuari për atdheun deri në fund të jetës. (RRS-J f. 30). Atë vit u vendos në Bari, ku qëndroi deri në fund të jetës. (JBU te : SF nr. 2/
*E DËRGON NË ATË JETË dikë dikush fr.fol.,iron.- e vret, e mbyt dikë dikush, e privon nga jeta dikë dikush. - Po kali i bie një herë me shqelm edhe e dërgon në atë jetë në çast. (ASDR-KK f. 160). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
E DO MË SHUMË SE JETËN dikë a diçka dikush fr.fol.,meton.- e do shumë, pa masë dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 743).S. shih sin : e do si beben e syrit dikë a diçka dikush
E DO JETËN dikush fr.fol.,meton.- dëshiron të jetojë dikush. (FGJSSH f. 743).
I DHIMBET (I DHIMBSET) JETA dikujt fr.fol., iron.- i vjen keq të vdesë dikujt, ka frikë se mos vdes , se mos pëson gjë etj. dikush, e ruan shumë veten dikush. (FGJSSH f. 401, 407, 743). S. i dhemb (i dhimbet, i dhimbset) shpirti dikujt ; i dhimbet (i dhimbset) koka (lëkura) dikujt
I (IA) DHURON JETËN fr.fol.,id.- e lind. (FGJSSH f. 743).
*I ERRET JETA dikujt fr.fol.,iron.- e zë shumë turpi dikë, s’ di ku të futet, ku të fshihet nga turpi, nga një e papritur dikush, i vjen shumë keq, shumë rëndë, shumë turp dikujt për diçka.-Po kur pashë se ç’ kishin shkruar nën të…,i rashë kokës. Ik, të ikim,-thashë ,- se s’ mbetëm për të dalë më në njerëzi.-Dhe, që thoni ju,ja, më plaçin sytë, në ju gënjej, m’ u err jeta…Mos kemi këshill ne, si gjithë këshillat. Ia dredh kërthizën popullit të varfër me konferenca dhe ngazhime, pa sa për punë… (ZSA-VL-
ËSHTË DUKE E MBYLLUR SHTE-GUN E JETËS dikush fr.fol.,iron.- i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush. (AXH-XXVII f. 179). S. shih sin : e hëngri barin dikush
ËSHTË NË TETIK TË JETËS dikush fr.fol., iron.- u plak, i iku koha, mosha dikujt, i erdhi fundi dikujt,i ka mbetur edhe pak kohë për të jetuar dikujt. (HB-FSHRRD-I f. 34). S. shih sin : e hëngri barin dikush
ËSHTË NË ZGRIP TË JETËS dikush fr.fol.,iron.-i ka kaluar jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush. (FGJSSH f. 2235). S. shih sin : e hëngri barin dikush
ËSHTË NË JETË dikush fr.fol.,ftill.- gjëllin, jeton, rron dikush, bën një jetë të gjallë dikush. (FGJSSH f. 745). S. shih sin: merr frynë mbi (përmbi) dhe dikush
*(E) FAL JETËN dikush fr.fol.,euf.- vdes, vritet, flijohet për diçka të shtrenjtë dikush.-(FGJSSH f. 743). S. shih sin : bie dëshmor dikush
IA FIK DRITËN E JETËS dikujt dikush fr. fol.,meton.- e vret,e mbyt dikë dikush, i shkakton vdekjen dikujt dikush, e privon nga jeta dikë dikush. (SKDO f. 245). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
GJATË JETËS fr.ndf.,id.- sa ishte gjallë, sa jetoi, sa ishte në jetë. (FGJSSH f. 743).
GJEN JETË diçka met.- zbatohet, jetësohet diçka. (FGJSSH f. 605). S. shih sin : gjen aplikim diçka
*GJITHË JETËN fr.ndf.-1.gjithnjë, kur-doherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 743). - Or Kokë! Or Kokë Malçi! Të paça borxh gjithë jetën. (SD-SHKT-II f.45).Gjithë jetën s' kam pasur unë... ndryshim nga kafsha se s'më ka qeshur buza kurrë, pa të ndryshoj të paktën thashë, tashti në pleqëri. (JX-LV f. 248). Gjithë jetën kam menduar për ta, kurrë nuk ua kam kërkuar të keqen, i kam dashur si dritën e syrit. (PARB-V f. 402). S. shih sin : për sa të jetë bota. 2.meton.-sa, derisa të jetojë, të rrojë, të gjëllijë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 2224). S. shih sin : sa t’ i luajë damari
IA HEQ HUJIN JETËS dikush fr.fol., ftill.- bën jetë shumë të mirë dikush, çmallet me jetë ,me të jetuar dikush.-Sa për sefa, ia kam hequr hujin jetës e për një natë gazep, shenjë s’ ma lë. (BQ-DSH). S. shih sin : jeton si delja në maj dikush
I HEQ SPIK JETËS dikush fr.fol., ftill.-bën jetë shumë të mirë dikush, çmallet me jetë, me të jetuar dikush. (FGJSSH f. 1781). S. shih sin : jeton si delja në maj dikush
HUMB PËR JETË dikush fr.fol., euf.-vdes dikush, i jep fund jetës dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e jep amanetin dikush
*E HUMB JETËN dikush fr.fol.,euf.- vdes, mbytet, vritet dikush. (FGJSSH f. 698)- Se edhe për një çikë do ta humbas jetën. (Ç-
*HUMBJE E JETËS fr.em.,meton.- vdekje, mbytje.- Punojnë nën kërcënimin e elementeve kriminale dhe përballen edhe me rrezikun për humbjen e jetës. (p.a. te : KS, 27 nëntor
HYN NË JETË fr.fol.,id.-1. (diçka) bëhet e zakonshme diçka në jetën a në punën e përditshme. (FGJSSH f. 704).2. dikush (një i ri) rritet e nis të punojë, të jetojë i pavarur dikush (një i ri), mësohet në jetë dikush, mësohet, aftësohet për jetë, për të jetuar i pavarur dikush (një i ri), merr pjesë gjallërisht në jetë dikush (një i ri). (FGJSSH f. 743). S. shih sin : del në bukë të vet dikush (një i ri), del në bukën e vet dikush (një i ri)
E JEP (EDHE) JETËN për dikë a diçka dikush fr.fol., meton.- flijon, sakrifikon çdo gjë, gjithçka për dikë a diçka dikush, nuk kursen asgjë për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e jep kryet për dikë a diçka dikush
I JEP FUND JETËS dikush fr.fol., meton.-bën vetëvrasje dikush,e vret veten (vetveten) dikush. (FGJSSH f. 743, SKDO f. 276). S. shih sin : ngre dorë në vete (vetvete) dikush
NUK JEP SHENJË JETE dikush fr.fol., meton.- duket si i vdekur dikush. (FGJSSH f. 1826).
*I JEP JETË fr.fol.,met.-1.(diçkaje dikush) e gjallëron diçka dikush,e bën të jetojë e të zhvillohet diçka dikush . (FGJSSH f. 736,743, RAHY f.23).-Plisat e shkrifët nëpër ugar i jepnin jetë tokës. (ZSA-VL-
*(E) JEP JETËN për diçka dikush fr. fol., euf.- vdes, vritet, flijohet për diçka të shtrenjtë dikush.-(FGJSSH f. 743).-E mbi varr tash po i vëmë kurorë/ për liri dha jetën me armë në dorë. (DEBE-U f. 30).Fazli Greiçevci... për ide atdhetare dha jetën në lulen e rinisë. (ZEMUR te: ERE, 11 tetor
I JEP JETË E GJALLËRI diçkaje dikush fr.fol.,meton.-e bën që të mbijetojë diçka dikush, nuk e lë të shuhet a të ndërpritet diçka dikush. (FGJSSH f. 599).S.shih sin. e mban gjallë diçka dikush
JETË DERRASH fr.em.,ftill.- jetë e rëndë, jetë e ndyrë. (FGJSSH f. 316). S. jetë qeni ; jetë e zezë
JETË QENI fr.em., ftill.- jetë, jetesë shumë e keqe. (FGJSSH f. 1594). S. shih sin : jetë derrash
JETË E ZEZË fr.em.,ftill.- jetë me plot fatkeqësi, vuajtje e mjerime, jetë e rëndë. (FGJSSH f. 2241). S. shih sin : jetë derrash
JETA NUK ËSHTË XHADE fr.pro-verb.- jeta nuk është pa pengesa e vështirësi, jeta nuk është pa mundime e vuajtje. (FGJSSH f. 2195).
S’ KA JETË diçka (një ngjarje, një dukuri, një lëvizje etj.) fr.fol.,meton.- nuk zgjat, nuk qëndron diçka, shuhet diçka. (FGJSSH f. 743).
*KA JETË TË GJATË diçka (një vegël, një aparat etj.) fr.fol.,per.- qëndron shumë (gjatë) diçka (një vegël, një aparat etj.) . (FGJSSH f. 743). - Po gazi s' paska jetë të gjatë në këtë botë. (MG-AB f. 69). (edhe moh.)
*E KA JETËN PËRPARA dikush fr.fol.,met.- synon të përparojë në jetë dikush.-Kështu eca gjithherë përpara... Botën e kisha në sy, jetën e kisha përpara. (RSHE-RR f. 78).S. shih sin : e ka botën në sy dikush
*E KALON JETËN dikush fr.fol.,fj.- jeton dikush.- Ata e kaluan jetën duke punuar e vepruar deri në frymën e fundit për lirinë e atdheut dhe për ardhmërinë e kësaj toke martire. (RRS-J f. 28). Ishte çnderuar i ati, i cili e kishte kaluar tërë jetën dhëmb për dhëmb me armiqtë e fukarasë. (SS-BL f.302). S. shih sin : merr frymë mbi (përmbi) dhe dikush
*KALON NË JETË TË PËRHER-SHME dikush fr.fol.,met.- vdes dikush.- Janë,pra, më tepër se 30 milionë, që e shohin dritën e diellit për të parën herë brenda një viti e gati kaq, që kalojnë në jetë të përhershme. E në qytetin tonë sa qe e njohëm në vitin 1937 e sot s’ bëjnë hije mbi dhe. (GJF te: KD, 8.I.
*E KALON JETËN SI BRESHKA NËPËR PLISA dikush fr.fol.,krah.- jeton ,rron me shumë mundime, me shumë vështirësi dikush .-Solli nëpër mend jetën që pat kaluar si breshka nëpër plisa , afër gjysmë shekulli. (ZSA-VL-
E KALON JETËN SI KRIMBI NËN GURË dikush fr.fol.,krah.- jeton ,rron me shumë mundime, me shumë vështirësi dikush. (BETA-SITA-TIR f. 232). S. shih sin : nuk bën behrida dikush
*E KRYEN SHTEGUN E JETËS SË VET dikush fr.fol.,met.- vdes diokush.- Atje në më të largtat mote/Të jetës së vet ta kryejë shtegun/E të ndahet prej kësaj bote. (GJF- MZ f. 129). S. shih sin : e jep amanetin dikush
*E KTHEN NË JETË dikë dikush fr. fol,meton.- e ngjall, e ringjall dikë dikush. (FGJSSH f. 743).- Kujtimet, sado të dashura që mund të jenë, nuk mjaftojnë për të kthyer dikë në jetë. (MEKRA te: KD, 1 nëntor
KTHEN JETËN dikush fr.fol., id.- 1. s' lë vend pa kërkuar, pa shkuar, pa bredhur, pa u endur, pa shëtitur, pa udhëtuar dikush, bredh, endet, shkon, kërkon kudo, gjithkund, gjithandej dikush, shëtit, endet, shkon në shumë vende (të botës) dikush, udhëton, endet, shëtit shumë (nëpër botë) dikush . (AXH-XLIV f. 167). S. shih sin: kërkon anë e kënd dikush.2. (për ta gjetur dikë a diçka) ftill.- e kërkon me të madhe dikush dikë a diçka (për ta gjetur), e kërkon kudo, gjithkund, gjithandej, gjithkah, në çdo vend, në çdo anë dikush dikë a diçka (për ta gjetur), nuk lë vend pa e kërkuar dikush dikë a diçka (për ta gjetur (VPAP-P te: Sporti Shiptar nr. 35/
KURRË E PËR JETË, KURRË E PËR KËTË JETË fr.ndf.,per.- kurrsesi, assesi. (ALSI te: Leka nr. 11/
E LIDH JETËN me dikë dikush fr.fol., id.- martohet me dikë dikush. (FGJSSH f. 992). S. shih sin: e lidh fatin me dikë dikush
I LIDHET JETA NYJË dikujt fr.fol.,id.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt (nga ndonjë fatkeqësi që i ka ngjarë a nga ndonjë vështirësi që nuk e kapërcen dot), burgë-tohet, zezohet dikush. (FGJSSH f. 1280). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt
*LUAN ME JETË dikush fr.fol.,met.- e rrezikon jetën, veten dikush.-E cubat i dronin si gjarprit, t' i afrohen s' kishin guxim/E t' i dilnin për ballë.Me jetë s' donin asnjëri të luajë. (HH-DL f.96). S .shih sin: luan me barut dikush
*LUFTË PËR JETË A VDEKJE fr.em., ftill.- luftë vendimtare.-Populli shqiptar, i udhëhequr nga komunistët , bënte një luftë për jetë a për vdekje me pushtuesit dhe feudalët e borgjezisë vendase për çlirimin kombëtar e shoqëror. (IK te: SF nr. 4 /
*LUFTON PËR JETË A (PËR) VDEKJE (me armikun) dikush fr.fol.,ftill.- lufton me rreptësi, me ashpërsi të madhe a në mënyrë të vendosur, të hapur (me armikun) dikush. (FGJSSH f. 1446).- Atij nuk i kishte mbetur gjë tjetër pos të luftonte për jetë a vdekje. U mblodh dhe u hodh në sulm. (SHGRA te: KD, 12 korrik
MBAHET NË JETË dikush fr.fol., meton.- jeton, rron, mbijeton dikush. (FGJSSH f. 743).S. shih sin: merr frymë mbi (përmbi) dhe dikush
E MBYLL ME DEGË MURRIZI JETËN dikush fr.fol.,ftill.- e përfundon jetën me turp dikush, e përfundon jetën keq dikush. (PETZE-FSHFRR f. 51).
ME JETË TË GJATË! fr.fol.ur.- jetofsh gjatë! (FGJSSH f. 603, 743).
I MEKET JETA dikujt fr.fol.,euf.-vdes dikush .(FGJSSH f.
*MERR TË NDËRROJË JETË dikush fr.fol.,meton.-nis për të vdekur dikush.- Mu në atë pikë dreke, kur mori të ndërrojë jetë, të mallkoi që kurrë të mos shohësh dritë e diell, po të ngordhësh si qeni në rrugë! (MI-SHT f. 79).
*MERR JETË diçka, dikush fr.fol., meton.- gjallërohet, shpirtërohet diçka, dikush. (FGJSSH f. 743, 1905). -Prodhim letrar tepër i kufizuar… që mori jetë sidomos me ardhjen e pushtuesi gjerman. (JBU te :SF nr. 4/
IA MERR JETËN dikujt dikush fr.fol. ,euf.-e vret, e mbyt dikë dikush, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton , ia sjell vdekjen dikujt dikush.- .(FGJSSH f. 743, 1063, 1878, SKDO f. 272). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
MËRZITET NGA JETA dikush, I MËRZITET JETA dikujt fr.fol.,meton.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt, burgëtohet, zezohet dikush. (AXH-IX f. 167). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt; nuk bën behrida dikush
NDAHET (PREJ) KËSAJ JETE dikush ,NDAHET KËSO JETE dikush fr.fol.,uef.-vdes dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e jep amanetin dikush
*NDAHET NGA JETA (NGA KJO JETË) dikush fr.fol.,euf.- vdes dikush. (FGJSSH f. 1200).- Blaga Dimitrova u nda nga jeta më 2 maj të këtij viti. (AVI te: KD, 31 maj
*NDARJE NGA JETA fr.fol.,meton.- vdekje, të vdekur. –Me ndarjen nga jeta të prof. M. Domit familja humbi njeriun e vet më të dashur, arsimi, shkenca dhe kultura shqiptare humbën njeriun e skencëtarin e shquar. (JBU, EHY, SMAN).
*NDËRRON JETË dikush, (E) NDËRRON JETËN dikush fr.fol.- 1. euf. vdes dikush.- Mu në atë pikë dreke, kur mori të ndërrojë jetë, të mallkoi që kurrë të mos shohësh dritë e diell, po të ngordhësh si qeni në rrugë! (MI-SHT f. 79). S. shih sin: e jep amanetin dikush. 2. id. –dobësohet shumë, pa masë dikush, hiqet shumë nga shëndeti dikush. (AJA-DE f. 173). S. shih sin : bëhet asht e zhëngë dikush
I NDRYSHKET JETA dikujt fr.fol., met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt . (HAVA-FSHPK f. 49). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt; nuk bën behrida dikush
*NË ATË JETË fr.ndf.,euf.- në botën e varrit, në botën e të vdekurve, aty ku prehen të vdekurit.-Vetëm më vjen keq që në atë jetë do të jemi veç e veç. (ZSA-VL-
NË DYZEN TË JETËS fr. ndf.,id.- para të tjerëve, para të gjithëve, në prani të tjerëve, botërisht, haptas, hapur, sheshit, në sy, në prani të të gjithëve. (ALSI te: Leka nr. 11/
*NË JETË TË JETËVE fr.ndf., id. - përgjithmonë, gjithnjë, kurdoherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 743).
S. shih sin :për sa të jetë bota
NË LULE TË JETËS fr.ndf.,id.- në vrullin, në hovin më të madh të jetës, në pjesën më të mirë të jetës. (FGJSSH f. 743).
NË PRAGUN E JETËS fr. ndf.,mb.- i ri në moshë, që sapo ka hyrë në moshën madhore. (FGJSSH f. 1528).
I NXIHET JETA dikujt fr.fol., met.- i bëhet jeta e rëndë dhe e padurueshme dikujt, burgëtohet, zezohet dikush. (FGJSSH f. 199, 1276, VDE-G-I f. 181). S. shih sin: i bëhet jeta blozë dikujt; nuk bën behrida dikush
*IA NXIN JETËN dikujt dikush fr. fol., met.- ia bën jetën të rëndë, të padurueshme dikujt dikush, e burgëton, e zezon dikë dikush, i (ia) shkatërron jetën dikujt dikush, i sjell shumë të këqija e hidhërime dikujt dikush, i shkakton vuajtje e mundime dikujt dikush. (FGJSSH f. 9, 133, 1276, 1576, 2204). – Edhe unë jam burrë, jahu! Ajo, mu tek rri, më hedh çika. Këto të këshillit të grave, të të them të drejtën, ma bënë plakën harbi.Ma ka nxirë jetën tani në pleqëri. (ZSA-VL-
E NXJERR NË JETË (nëna fëmijën) fr.fol.,meton.- e lind (nëna fëmijën) .( BQ-DSH). S. shih sin:e nxjerr nga barku i saj (nëna fëmijën), e nxjerr prej barkut (nëna fëmijën)
IA NXJERR JETËN dikujt dikush fr.fol.,euf.- shih sin: ia merr jetën dikujt dikush.- Kush të nxjerr bukën gojet, nxirri jetën. (FUSH f. 887). S. Shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
NUK I KA NJOHUR BËRRYLAT E JETËS dikush fr.fol.,ftill.- nuk ka vuajtur ndonjëherë në jetë dikush, nuk ka përjetuar vuajtje në jetë dikush, nuk e ka parë veten ngushtë ndonjëherë dikush, nuk e ka pësuar ndonjëherë dikush. (PETZE-FSHFRR f. 1). S. shih sin: s’ ka rënë nga çatia dikush
PA JETË mb., meton.- i vdekur. (BQ-DSH). S. pa shpirt
*PAÇ JETË TË GJATË! PAÇ JETËN E GJATË! fr.fol, ur.,dësh.-jetofsh gjatë!- (FGJSSH f. 774). Mëma të ka dashur shumë, di ti? Gjithë atë dashuri do ta hajë dheu. E dheu është i ftohtë, vëlla, ti paç jetë të gjatë! (SO-KSH f. 42). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !
E PAGUAN ME JETË dikush diçka (një veprim të keq), E PAGUAN ME JETËN E VET dikush diçka (një veprim të keq) fr.fol., meton.-e humb jetën, vritet, mbytet dikush për diçka (për një veprim të keq). (FGJSSH f. 937).S.e lan me gjak dikush diçka (një veprim të keq); e paguan me kokë (me krye) dikush diçka (një veprim të keq) ; e paguan shtrenjtë diçka (një veprim të keq) dikush ; e paguan si ujku me lëkurë diçka (një veprim të keq) dikush
KA PASUR SHUMË BËRRYLA NË JETË dikush fr.fol..,ftill.-ka pasur shumë vuajtje në jetë dikush, ka vuajtur shumë në jetë dikush. (PETZE-FSHFR f. 21). S. shih sin: heq si bari e dushku dikush
PËR ASKËND JETA NUK ËSHTË SHESH ME LULE fr.proverb.- asnjë njeri nuk mund të ketë përherë jetë me të gjitha të mirat, askush nuk mund të ketë jetë përherë me festa e dëfrime. (FGJSSH f. 1039). S. shih sin : askush nuk ka çdo ditë Bajram
*PËR GJITHË JETËN fr.ndf.,fj.- përgjithnjë, përgjithmonë, përherë.- Po i dukej sikur do të kishte edhe ai përgjegjësinë e tij për përfundimin e turpshëm të vajzës dhe ndofta do t' i mbetej brengë për gjithë jetën, në rast se nuk do t' ia thoshte troç. (SHMU-PA-I f. 96). Se mos do të mbetet këtu tek ne për gjithë jetën ! (ZSA-VL-
*PËR TËRË JETËN fr.ndf.- gjithmonë, përgjithmonë.- Vendosa në çast t’ i jepja një dru të mirë që ta mbante mend për tërë jetën. Le t’ i bëhej mësim. (KB-TNZ f. 361). Lëvdohen kot se paqe do të kemi,/ Për tërë jetën s’ do të kemi grindje. (ASDR-VP f. 156). S. shih sin: për sa të jetë bota
PËR TËRË JETËN E JETËS fr.ndf.- .- përjetësisht, përgjithnjë, përgjithmonë. (FGJSSH f. 1440). S. shih sin: për sa të jetë bota
PËR JETË fr.ndf.,met.- përgjithnjè.- Nai-mi, pikërisht, në këto çaste historike, gjen volinë për të propaganduar, njeriun e pavdekshëm, njeriun që lë emër për jetë në gjallësinë e kombit. (BQ-PNF f. 70). Atdheut kush iu bë theror;/ Për jetë ai do të kujtohet/ Mbi dhe, mbi dhe si një shenjëtor. (ASDR te: KD, 11 tetor
*PËR JETËN E JETËS fr.ndf.- përgjith-një, përgjithmonë, përherë.-Me gojën e vet... na e ka lënë dhiatë: Trollin për jetën e jetës të mos e shesim, fqinjët të mos i shkelim dhe mikun të mos e nxjerrim pa bukë nga shtëpia. (MI-SHT f. 103).-Dy ndjenja tash rrahën në zemrën e saj: ta shporrte për jetën e jetës si diçka që kishte ndodhur vetëm në një përrallë në fund të botës, ose ta pranonte si diçka fare normale pa kurrfarë ngurrimi. (MI-SHT f. 258). Daut Efendisë, vërtet i hëngrën brinjët truall për jetën e jetës. Si e kërkoi e gjeti. (MI-FV f. 163). Juve, zotynë, për jetën e jetës nuk ju ka qeshur buza! (MI-SHT f. 49).. S. shih sin: për sa të jetë bota
*PËR JETË TË JETËVE fr.ndf., id. - përgjithmonë, gjithnjë, kurdoherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 743).
Unë s’ kam as pasuri, as s’ kam gjë në dorë dhe kurrë për jetë të jetëve nuk mund t’ i kthej këto të mira. (DD te: KO nr. 3-4/
*PËR JETË E MOT fr.ndf., id.- përgjithmonë, gjithnjë, kurdoherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 743). - Ekziston rreziku që firifiu të shurdhohesh.Për jetë e mot. (BS te: KD, 20 shkurt
PËR JETË A (PËR) VDEKJE fr.ndf.,meton.- 1. duke u përleshur fytafyt, fytas, fytazi, fytafytas, fytafytazi, në mënyrë të vendosur e të rreptë, me ashpërsi, me rreptësi të madhe. (FGJSSH f. 403). S. shih sin : dhëmb për dhëmb. 2. me vendosmëri për ta çuar deri në fund diçka (çështjen, luftën etj.) pa bërë asnjë lëshim. (FGJSSH f. 743, 2119).
*PËR JETË E PËR VDEKJE fr.ndf.- Kjo mbledhje e kishte detyruar t' ia hapte barkun Spiro Gurrëmadhit e të lidhte besë me të për jetë e për vdekje...(SS-BL f.95).
IA PRET JETËN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e mbyt, e vret, e privon nga jeta dikë dikush, ia shkakton vdekjen dikujt dikush. (FGJSSH f. 1542). S. shih sin : ia shqyen barkun dikujt dikush
E QET NË JETË fr.fol.,meton.-1.(nëna fëmijën) e lind (nëna fëmijën) .( BQ-DSH). S. shih sin:e nxjerr nga barku i saj (nëna fëmijën), e nxjerr prej barkut (nëna fëmijën). 2. (dikë dikush) e shpëton, e nxjerr nga një gjendje e vështirë,e rëndë, e mjeruar dikë dikush, e shpëton nga hallet e nga të këqijat dikë dikush, e bën të jetojë mirë dikë dikush. FGJSSH f. 743, 1615). S. shih sin: e nxjerr në anë dikë dikush . 3 . (një të ri) e aftëson për jetë (një të ri) dikush, ia krijon mundësitë për jetesë (një të riu) dikush , ia siguron kushtet për jetesë (një të riu) dikush, ia siguron jetën (një të riu) dikush, e ndihmon (një të ri) dikush për të jetuar i pavarur, e bën të jetojë mirë (një të ri) dikush. (BQ-DSH). S. shih sin : e qet në bukë të vet (një të ri) dikush
*QËNDRON NË ZGRIP TË JETËS dikush fr.fol.,meton.- është në gjendje të mjerue-shme, të vajtueshme (shoqërore, ekonomike etj.) dikush.-Skicat, vjershat dhe tregimet e Migjenit janë një paraqitje e fuqishme e dramës së dhimbshme të vegjëlisë, e dramës së punëtorëve që vinin tërë ditën vërdallë për të gjetur një copë punë, e malësorëve barkboshë që qëndronin në zgrip të jetës,e atyre njerëzve të mjerë, që ishin flakur jashtë shoqërisë , si lypësit, hajdutët, gratë e përdala etj. (KOBI te : SF nr. 3/
(E) RRAH JETËN dikush fr.fol., id.- s' lë vend pa kërkuar, pa shkuar, pa bredhur, pa u endur, pa shëtitur, pa udhëtuar dikush, bredh, endet, shkon, kërkon kudo, gjithkund, gjithandej dikush, shëtit, endet, shkon në shumë vende (të botës) dikush, udhëton, shëtit shumë (nëpër botë) dikush, sheh e përjeton shumë gjëra dikush . (FGJSSH f. 1677, NABA-EY f. 17). S. shih sin: i bie botës qark dikush; kërkon anë e kënd dikush
E RREZIKON JETËN dikush fr.fol., ftill.- fr.fol., meton.- e rrezikon veten dikush, e vë veten në rrezik dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: luan me barut dikush
*SA TË JETË JETA fr.ndf.,meton.- përgjithmonë, gjithnjë, kurdoherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë. (FGJSSH f. 743). - Kopje jam/ kopje mbetsha/ sa të jetë jeta. (L.LE te : ERE, 24. 04.
SA JETA E JETËS fr.ndf.,id.- përgjith-monë, gjithnjë, kurdoherë, përherë, gjithmonë, ngaherë, përgjithnjë.- Lëri të gjitha, por mos të paça borxh, fare lehtë mund të mbetem pa grua sa jeta e jetës. (MI-SH f. 119). S. shih sin :për sa të jetë bota
*E SJELL NË JETË fr.fol.,id.- 1. (nëna fëmijën) e lind (nëna fëmijën).- Të solla në jetë, të rrita e të bëra burrë. (SOAN-TZ f. 54). Me t’ u marrë vesh fëmija tjetër që Amina solli në jetë, ajo u dënua për “ pabesi” në mars të vitit të kaluar nga një gjykatë në shtetin verior Katsina. ( p.a. te: KD, 7 qershor
*I SOSET JETA dikujt fr.fol.,meton.- 1. e kalon pjesën më të madhe të jetës dikush, plaket, i ikën koha, mosha dikujt, i vjen fundi dikujt,i mbetet edhe pak kohë për të jetuar dikujt, i kalon jeta dikujt, gati e ka mbyllur,e ka përfunduar jetën dikush, nuk i ka mbetur shumë dikujt për të jetuar, i ka kaluar vitet aktive të jetës dikush, është mplakur, moshuar shumë dikush, është shumë i plakur e i dërrmuar dikush.- Mjerimi vazhdon derisa ata që po udhëtojnë nëpër këta binarë ndalen për arsye se u soset jeta. (AGJA te: KD, 15 shkurt
SHEH JETË dikush fr.fol.,id.- 1. s' lë vend pa kërkuar, pa shkuar, pa bredhur, pa u endur, pa shëtitur, pa udhëtuar dikush, bredh, endet, shkon, kërkon kudo, gjithkund, gjithandej dikush, shëtit, endet, shkon në shumë vende (të botës) dikush, udhëton, shëtit shumë (nëpër botë) dikush, sheh e përjeton shumë gjëra dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: i bie botës qark dikush; kërkon anë e kënd dikush. 2. jeton, rron mirë dikush, nuk i mungon asgjë në jetë dikujt. (FGJSSH f. 743, 1883). S. shih sin: e sheh diellin dikush (edhe moh.)
*(E) SHKON JETËN diku dikush fr.fol.,fj.- rron, jeton diku dikush.- I bëre dredhë edhe prindit, edhe truallit, ku të parët e tu kanë shkuar jetën brez pas brezi, bark pas barku, djep pas djepi, obobobo, për diell! (MI-SHT f. 94).
I SHKON JETA ÇIFÇI dikujt fr.fol., iron.- i ka shkuar jeta kot, duke punuar falas, pa fitim dikujt. (PETZE- FSHFRR f. 45).
*I SHKON JETA DHERAVE TË HUAJA dikujt fr.fol.,meton.- jeton në mërgim dikush.- Të mos na shkojë jeta dherave të huaja e t’ u hapim dyert edhe ne të tjerëve. (ENKO te: GAZ.SHQ. nr.
I SHKON JETA FYTAS dikujt fr.fol. ,ftill.- jeton me shumë vështirësi e vuajtje dikush, jeton me mundime të mëdha dikush. (PETZE-FSHFRR f. 91). S. shih sin: nuk bën behrida dikush; e ha bukën me gjak dikush
*E SHKON JETËN SI GJARPRI NËN GURË dikush, I SHKON JETA SI GJARPRIT NËN GURË dikujt fr.fol., krah.- jeton me shumë vështirësi e vuajtje dikush, jeton me mundime të mëdha dikush, e kalon jetën me mundime të mëdha dikush, nuk përjeton, nuk sheh gëzim në jetë dikush, e kalon jetën me hidhërime, skamje, varfëri e telashe dikush, rron, jeton si mos më keq dikush, jeton në mjerim e në varfëri të madhe dikush, jeton me brenga e me vuajtje dikush.- Ia qita cekën t’ jua ndaj për frymë si mallin e trashëguar nga atë e gjysh...ashtu edhe atë , që e kam vënë në vend me duart dhe thonjtë e mi, me këta dy krahë, duke shkuar vetë jetën si gjarpri nën gurë. (MI-SHT f. 102-3). Djep pas djepi, sojit tonë i shkoi jeta si gjarprit nën gurë! (MI-SHT f.89). S. shih sin: nuk bën behrida dikush; e ha bukën me gjak dikush
*E SHKON JETËN TË HIDHUR dikush fr.fol.,meton.- e kalon jetën me hidhërime, mundime, vuajtje e telashe dikush, rron, jeton si mos më keq dikush, jeton keq e më keq, zi e më zi dikush.- Qan se ka duart lidhur/ dhe të dy sytë pa dritë./ Jeton e shkon të hidhur/ S’ sheh kur është natë a ditë. (APAPO f.191). S. shih sin : nuk bën behrida dikush
I SHKON JETA RROKULLIMË dikujt fr.fol. ,ftill.- jeton me shumë vështirësi e vuajtje dikush, jeton me mundime të mëdha dikush. (FGJSSH f. 1712). S. shih sin: nuk bën behrida dikush; e ha bukën me gjak dikush
*IA SHKRUMBON JETËN dikujt dikush (djali, trashëgimtari i vetëm) fr.fol.,met.- i vdes djali, trashëgimtari i vetëm dikujt.- Ai ishte djaloshi i parë dhe i fundit që ma shkrumboi jetën që nga çasti kur e pashë për të parën herë.(ARSBIL te:KS, 20 gusht
SHOK I JETËS, SHOK JETE fr. em.,ftill.- bashkëshort. (FGJSSH f. 743, 1883).
SHOQE E JETËS, SHOQE JETE fr.em.,ftill.- bashkëshorte. (FGJSSH f. 743, 1884).
*(E) SHPËTON JETËN dikush fr.fol., meton.-mbijeton dikush. (SKDO f. 58).- I lidhin të gjithë e nisin t’ i rrahin me çka u vinte më mbarë. Bëhet bërtimë e madhe. Mezi arrijnë të shpëtojnë jetën. (RRS-J f. 55). S. shih sin: mbetet gjallë dikush
*IA SHPËTON JETËN dikujt dikush fr.fol.,meton.- e shpëton dikë dikush. (FGJSSH f. 743).- Vërtet ajo na ndihmoi, na shpëtoi jetën, po tani një grua në mes të kaq burrave na është bërë një barrë e rëndë! (THK-PËR f.413). S. ia shpëton kokën (lëkurën) dikujt dikush
IA SHUAN DRITËN E JETËS dikujt dikush fr. fol.,meton.- e vret,e mbyt dikë dikush, i shkakton vdekjen dikujt dikush, e privon nga jeta dikë dikush. (SKDO f. 272). S. shih sin: ia shqyen barkun dikujt dikush
*IA SHUAN JETËN dikujt dikush fr.fol.,met.- e vret, e mbyt dikë dikush.- Kush janë ata të pashpirtë që ua shuan jetën këtyre të rinjve? (AMU te: ERE, 29 mars
I SHUHET DRITË E JETËS dikujt fr.fol.,meton.- vdes dikush. (SKDO f. 272). S. shih sin: e jep amanetin dikush
TERRNON JETË dikush fr.fol.,euf.- vdes dikush. (SUAH-FPTSHPG-III f. 72). S. shih sin: e jep amanetin dikush
*TËRË JETËN fr.ndf.,fj.- gjithnjë, përherë, ngaherë, kurdoherë.- Ti sikur edhe tërë jetën të punosh atë borxh s' e lan dot. (FGJ-P f. 60).Tërë jetën budalla kam qenë, budalla me brirë! Koqe kandari, more, koqe kandari! (PARB-V f. 327).Kremili, i cili, me gjithë se punoi ndershmërisht tërë jetën, nuk pa një ditë të bardhë. (MUXHA-LAG f. 205). S. shih sin : për sa të jetë bota
*E VË NË JETË diçka dikush fr.fol.,id.- e jetëson, e përmbush, e plotëson, e përmbaron, e kryen, e zbaton diçka (një urdhër, një vendim, një porosi etj.) dikush. (FGJSSH f. 743, 2153, 2212, IST f. 314). - Disa koncepte estetike që i zbatoi, që i vuri në jetë... në estetikën vetanake poetike, zbulojnë dhe përcaktojnë parimet dhe procedetë kryesore. (BQ-PNF f. 48). Pas rreth tridhjetë vjetësh erdhi koha që besën e dhënë ta vinte në jetë. (PDO te: SF nr. 3-4/
E VË JETËN NË RREZIK dikush fr.fol.,meton.- e rrezikon jetën, veten dikush, merret me gjëra, me punë të rrezikshme dikush. (FGJSSH f. 743).S. shih sin: luan me barut dikush
*VËNIE NË JETË e diçkaje fr.em.,id.- zbatim, përmbushje, jetësim, sendërtim i diçkaje. (FGJSSH f. 2157).- Në Ksovë po vazhdon... vënia në jetë e reformave në përputhje me kërkesat e BE-së. (p.a. te: ERE , 29 mars
*VIHET NË JETË diçka fr.fol.,id.- zbatohet, përmbushet,plotësohet, jetësohet, sendër-tohet, realizohet diçka. (FGJSSH f. 605, 968). - Në krijimtarinë e tij vihet në jetë, zbatohet një poetikë hibride. (BQ-PNF f. 13). Mbetet vetë sistemi fjalëformues i shqipes me mundësitë e tij të mëdha, që kanë filluar të vihen në jetë me ritme gjithnjë e më të dendura e në mënyrë gjithnjë e më sistematike që nga koha e Rilindjes Kombëtare. (EHY te: SF nr. 1-2/
*VJEN NË JETË fr.fol.,met.- 1. dikush (fëmija) lind(et) dikush (fëmija). (FGJSSH f. 2164).- Ai që erdhi në jetë... sapo doli nga barku i nënës çau ajrin me një vaj të tmerrshëm.(NAMI te: KO nr.4/85 f.373). E sido ta quanin ndryshe atë foshnjë të pafajshme , që kishte ardhur në jetë larg shtëpisë, në një stallë bagëtish, në fushën e shkretë të Ergjelisë, ku aty të lagte shiu, aty të thante era?! (AVI te: KD, 5 maj
IA ZË JETËN (NË) GJAK dikujt dikush fr.fol.,id.- ia bën jetën të vështirë, të rëndë, të mundimshme, të padurueshme dikujt dikush. (FGJSSH f. 596). S. shih sin : ia bën jetën burg dikujt dikush
IA ZGJAT JETËN diçkaje (një makine etj.) fr.fol.,meton.-e bën më jetëgjatë, më të qëndrueshme diçka (një makinë etj.) dikush. (FGJSSH f. 743).
T’ U ZGJATTË JETA ! fr.fol.,ur.- jetofsh gjatë! rrofsh gjatë! rrofsh shumë! (FGJSSH f. 344). S. shih sin : jetofsh sa bjeshka me borë !
JEVGJ-IT
MBETEN SI JEVGJIT NË MES TË BOTËS fr.fol.,ftill mbeten në gjendje shumë të vështirë, të ngushtë, kritike, mbeten pa kurrfarë ndihme e pa kurrfarë përkrahjeje, ndodhen në rrethana të vështira.- Po s’ bëmë gjë këtë herë Shqipëria na e puthi dorën dhe do të mbesim si jevgjit në mes të botës. Mendoni dhe bëni ç’ lipset. (SKLU-IQ f. 84-5). S. mbeten si jevgjit në mes të rrugës ; mbeten si kojrrilat në mjegull ; mbeten si zogjtë e korbit
FLET SI NË JEZER dikush fr.fol., iron.- flet kot(kot së koti) dikush, flet si t’ i vijë për mbarë dikush, flet kuturu dikush. (PETZE-FSHFRR f. 84). S. shih sin: flet në arë e në stom dikush
JO
JO QË... PO (POR)... fr.lidh. - përdoret për të lidhur dy fjali a dy gjymtyrë të njëjta të fjali-së, prej të cilave e dyta theksohet më shumë se e para ose shpreh kundërshtim ndaj asaj që për-mbahet në të parën (FGJSSH f. 746). S. shih sin: jo vetëm..., po (por) edhe...
*JO QË JO, JO SE JO fr.ndf.- fare, hiç, aspak, kurrsesi, assesi, kurrën e kurrës (s’ bëhet, s’ bën). (FGJSSH f. 745).- Ai mund të fliste me orë të tëra dhe me këdo për fizikën dhe shkencën, por asnjëherë për probleme të tjera. Për çështje personale jo se jo. (FISEJ te : ERE, 20 gusht
THOTË JO dikush fr.fol.,ftill.- nuk pranon dikush, kundërshton dikush, mohon dikush. (FGJSSH f. 745).
S’ THOTË AS PO, AS JO dikush fr.fol.,ftill.- nuk vendos dikush,mëdyshet, ndërdyhet, hamendet, ndërdyshet dikush, ngurron, dyzon, nuk vendos dot, rri i pavendosur dikush, s' di si të veprojë, nga t' ia mbajë, ç’ anë të marrë dikush. (FGJSSH f. 745). S. shih sin : bie në bigë dikush
JONGAR-I
I BIE JONGARIT dikush fr.fol.,iron.- e kalon kohën kot dikush, s’ bën asgjë dikush. (FGJSSH f. 747). S. shih sin : bën baltë dikush
NË NJË TEL I BIE JONGARIT dikush fr.fol.,iron.- e thotë, e përsërit të njëjtën gjë dikush. (FGJSSH f. 1978).
JORGAN-I
I BËHET JORGAN diçkaje a dikujt dikush fr.fol.,meton.- e mbron, e ndihmon, e për-krah, e mbështet diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 749). S. shih sin : i bëhet çadër diçkaje a dikujt dikush
IA HEQ JORGANIN dikujt a diçkaje dikush fr.fol.,iron.- ia nxjerr në shesh, ia zbulon dredhitë, veset, të palarat, të metat, të këqijat dikujt a diçkaje dikush ,e demaskon dikë a diçka dikush. (JBALL-KOR f. 194).S. shih sin : nuk i lë baltë në (nën) thua dikujt a diçkaje dikush
I VË JORGANIN SIPËR diçkaje dikush fr.fol.,meton.- e maskon diçka dikush, përpiqet ta fshehë diçka dikush, e fsheh, e mbulon diçka dikush me qëllim që të mos lërë fare dyshim rreth saj. (HEME-SK f. 79). S. shih sin : e mbështjell me një cipë diçka dikush
JUG/Ë-A
JUGË E BARDHË fr.em.,ftill.- erë e pranverës, që fryn kur çelin lulet, erë e dobishme për bimët. (ART f. 194, FGJSSH f. 102).
JUGË E ZEZË fr.em.,ftill.- erë e ftohtë, që fryn në dimër dhe që është e dëmshme për bimët. (FGJSSH f. 2241). S. shih sin: erë e zezë