E merkure, 07.05.2025, 05:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Kasam Shaqirvela: Një shpresë zemre

E shtune, 18.09.2010, 03:03 PM


Kasam Shaqirvela

 

NJË SHPRESË ZEMRE 

 

Mbase një ditë do takohemi

një shpresë zemre ma thot  për ty

kjo është dëshira e shpirtit tim

besoj edhe e jotja dashuri….!

 

e kur të shkosh për Mëmëdhe

më trego dhe mua se do vi 

janë zemrat që flasin për ne të dy

e ndjejnë, e shprein atë që kan’ në brendi

 

të puthurat nga larg ti mi dërgon

këtu n’mërgim tek zogu i vrarë

përmes pëllumbit tënd mi kumton

atij sqep-arti, të lumur, të bardhë

e unë po shuaj etjen e zemrës sime

me lotë dëshpërimi në rënkime

 

do ta marrë në buzë këtë puthjen tënde

e do ta ngroh me frymen time, me ëndje

e pastaj do ta fus brenda në gjoksin tim

gjersa të arrijë një tjetër, e një tjetër, ...

e në fund ajo origjinalja le të vijë pa kthim

ah, ku trete  ti dashuria ime e vjetër?

 

vargjet dalin vetë nga zemra ime

e pestër dhe e sinqertë per ty...  !

miku im i mirë….zemra s’duron lëndime

të dua.... shumëëëë…..!,-të dua! Pse…?

as vetë, pse-në  e kësaj nuk e di….?

 

vetëm unë të shikoja drejt në sy

edhe pse ti qëmoti nuk më sheh

e shikimi im i ëmbël më s’të deh

por, zemra ime, për ty, fortë më rreh

dua të jem së paku një çast pranë teje

vetëm një ledhatim si dikur ta provojë

në krahët e tu, si n’përralla të fle

dashurinë tënde me afsh ta shijojë

dorën tënde në trupin tim ta ndjejë

ëmbël ëmbël tek më ledhaton

si dikurë në puthje dhe përqafur ne dy

në gjoksin tënd zemra më gufon

pak më gjatë shpirti do qetësohet

e ti flej bashkë me puthjet e mia

zgjohu me ëndërrat e ylberta

dashuria ime, e vjetra dashuri



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx