E premte, 25.07.2025, 08:35 AM (GMT+1)

Kulturë

Dy parodi nga Demir Krasniqi

E premte, 17.09.2010, 09:48 PM


KËNGA E INTERNETIT

 

Një ditë rrinim n’ terasë t’ hotelit

Tu i  qa  derte njëri – tjetrit...

Der’ sa e pimë t’ gjithë nga  një   kafe –

Aty dolën njëmijë llafe!...

 

Zunë t’ ankohen disa krijues –

Na ka hy n’ shpi një virus ,

Kund ilaç për te nuk ka ,

Do t’ na le t’ gjithëve pa gra !

 

Tutush Grepi  nisë  me u ankua –

Problem t’ madh po kam me grua ...

Ka shumë kohë që m’ është sëmurë ,

Por shërim s’ mund po i gjejë kurrë !...

 

Nuk lash mjek, as nuk lash ven –

Kush ilaç nuk mund po i gjen !

Nuk bënë punë spitali, as mjeku ,

Nuk bënë punë banja , as  leku!...

 

Ky virus është shumë serioz ,

Duket t’ jetë dhe kanceroz ...

Na i ka rrokë  dhe mjekët  neuroza –

Nuk po i gjendet diagnoza !

 

Priti e foli  Kurnaz Poeti –

Diagnozën sa shpejt e gjeti :

“Prej se doli interneti –

Grave tona iu ra hileti !...

 

Rrimë gjithë natën n’ internet –

Gratë e shkreta  s’ munden  me fjetë !

Janë helmua nga ky virus –

S’ ka grua t’ shëndoshë asnjë krijues !”

 

Qofsh mallkua , o internet ,

Qysh na i mbushe gratë me hilet ?!

Ju thaftë dora , kush të  shpiku 

Na shkatërrove porsi armiku !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 15.09.2010.

 

 

S’ E  KAM GAJLE ME M’ VDEKË GRUJA

 

Janë mbledhë burrat  n’ hotel “Kristal”,

Aty erdh dhe mixha Tal .

Zu po qeshet mixha Malë –

Hajde Tal, fole ndo ‘i  fjalë !

 

Zu po flet ai mixha Tal –

E lash gruen shtritë n’ spital !

I kam punët si   asht   ma   s’ keqi –

Droj  po  m’ vdes e po m’ han dreqi !

 

Me fjalë t’ Talit, qeshi Muja –

S’e kam gajle me m’ vdekë  gruja !

Edhe pse jam plak me mjekër –

Me m’ vdekë gruja , e marr ni   tjetër !

 

Mixha Xhelë  u  çaraveshë ,

Me hall t’ Talit, nisi e po qeshë –

Ti bre Tal koke que   peshë ,

Me m’ vdekë gruja – marr beqareshë !

 

Mixha Balë  nisi me u tallë –

Ti bre Tal koke budallë !

Me ba gruja me m’ vdekë mue –

Për ni   muej  kam me u martue!

 

Mori fjalë prapë  Tali  i  ngratë –

Ju bre burra koki  rrakatë ,

N’ pleqni koki hallakatë ,

S’ paski gajle me u vdekë gratë !

 

Ju për gra nuk po vajtojshi –

Shumë kollaj po u martojshi !

Veç ni   gja   du’  me u kallëzue –

Për pleqni kush donë  me u martue!...

 

Kush martohet në pleqni –

Nuk mund t’ gjen  grue   për shpi !

N’ pleqni  gruen kush e gjanë –

Ia  heq  bukën dhe qiranë !...

 

Kush martohet në pleqni –

Ka marrë grue  për kojshi ,

As nuk lanë, as s’ ka me  fshi,

As s’ gatuen bukë për  thmi’! ...

 

Ju t’ gjithë koki mendjehollë –

T’ bahet shpija auto-shkollë !

S’ po ia dijshi vetit  takatin –

Vijnë katundi e marrin zanatin !...

 

Priti e foli Guxhuf Shabani –

Hallall Talit,  boll mirë  ja u  bani !

S’ mund i gjejke vetit çare –

Ju me te bajshi hajgare !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 15.09.2010.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx