E merkure, 07.05.2025, 07:10 PM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: Ende nuk di as me shkru

E enjte, 16.09.2010, 09:14 PM


Sami ISLAMI

 

Poezi për fëmijë

 

ENDE NUK DI AS ME SHKRU

 

Në lagjen tonë, në Dardani

Shkolla sot u mbush  plot  fëmijë

Shkonin të gëzuar dorë për dore 

  shpinë çanta ,libra, fletore….

 

Sa shumë fëmijë, kjo dita e parë!

I kishte  bërë shumë  kurreshtarë

Iknin me prindët n’shkollë e  n’qerdhe

E mësueset  i prisnin me: “Mirë se erdhe?!”

 

Edhe pse Kiana e vogël fare

Lakmonte  shkollën,  pa hajgare

Një gjë,tha ,më shtyn të shkoj  

Nga se shoqe  mund të bëj  

 

Dhe, sa u bë gati   të shkonte

Diçka tjetër po mendonte: 

Në shkollë,tha, nuk shkoj dhe pikë

Më mirë luj me mbesën Mrikë!

 

Dua edhe te gjyshja t’ shkoj

Të luj me lepurin e të vrapoj

Fundja   në shkollë unë qysh me shku

Kur ende nuk di  as me shkru?!

 

Londër, 14.09.2010



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx