Kulturë
Tom Thercaj: "Nënë Tereza më ka ndryshuar jetën"
E hene, 13.09.2010, 08:16 PM
"Nene Tereza me ka ndryshuar jeten"
Nga Tom Thercaj
Interviste me skulptorin Vasil Rakaj, flet per artin e skulptures dhe pse bamiresja e famshme me origjine shqiptare ka dominuar krijimtarine e tij
Ka disa vite qe i mungoni publikut shqiptar... Po, eshte e vertete. Por me lejoni te shtoj, publikut shqiptar ne Shqiperi, pasi tashme mbushen 12 vjet qe une jetoj dhe punoj ne SHBA. Ne te vertete, ndonese integrimi ne jeten pertej oqeanit nuk eshte as i lehte e as i shpejte, gjate ketyre viteve dalta ime nuk ka fjetur. Kam gjetur mundesine te mos e braktis profesionin dhe artin e skulptures. Here pas here kam krijuar, nga skulptura e mirefillte, deri tek aplikacionet e ndryshme zbukurimore. Para pak ditesh, ne kuadrin e 100 vjetorit te lindjes se Nene Terezes kam celur tri ekspozita vetjake tematike, kushtuar bamireses famemadhe, si dhe jam perfaqesuar me disa pune ne ekspoziten e celur me kete rast ne OKB, organizuar nga fondacioni "Nene Tereza", nen kujdesin e zonjes Liri Berisha. Si u gjendet ne Amerike? Eshte nje histori, sa interesante aq edhe origjinale. 14 vjet me pare, ne vitin 1996, trokiten ne studion time vellezerit me banim ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, me origjine nga trevat shqiptare te Malit te Zi, Leke e Pashko Gojcaj. I shoqeronte nje tjeter bashkatdhetar me banim ne SHBA, me te cilin kishim raporte miqesie. Pasi u njohen me punimet e mia, nder te cilat edhe nje portret i Nene Terezes qe kisha prezantuar ne Konkursin Kombetar te atij viti, ku u vleresova me cmimin e trete, hodhen idene e realizimit te nje monumenti kushtuar figures se saj. Diskutuam gjate rreth idese se tyre se si do te ishte vepra, pasi sic duket ata e kishin realizuar ate me pare ne shpirtin e tyre. Mjaftuan vetem afro 10 dite pune intensive qe une te realizoja dy-tre bocete, e kur ata u rikthyen serish ne studion time, perzgjodhen njerin prej projekteve. Pasi u konsultuan edhe me famulline e kishes Zoja e Shkodres ne New York, u mor vendimi qe te filloja punen realizimin e monumentit kushtuar Nene Terezes, monument i cili u inaugurua 15 dite pas vdekjes se Nene Terezes, me 18 Shtator 1997. Pikerisht kjo eshte rruga ime per te mberritur pertej oqeanit. Ndaj dhe e ritheksoj sic me pelqen ta riperseris se Nene Tereza me ka ndryshuar jeten. Kjo jo vetem se mberritja ime ne SHBA lidhet me realizimin e kesaj vepre, por edhe se per hir te se vertetes trazirat e '97-es i kam perjetuar me pak se gjithe shqiptaret, pasi pothuajse nje vit jeta ime ka rrjedhur brenda mureve te studios. Kjo i ngjan historise se profesorit tim Andrea Mano, i cili gjate luftes se Vietnamit punonte disa kate nen toke duke gdhendur portretet e heronjve te luftes. Qe nga ai cast, Nene Tereza ka dominuar krijimtarine tuaj? Pa asnje dyshim, jo vetem artin tim, por edhe jeten time. Jam familjarizuar aq shume me te, saqe me duket sikur kemi jetuar bashke, kemi diskutuar bashke, sikur kam qene prane saj ne aktet e bamiresise e mes njerezve ne nevoje. Me duket sikur ne cdo cast te dites e kam prane, me flet, me veshtron...me frymezon! Sic thashe pak me pare, vepra e pare ka qene shtatorja e Nene Terezes, e cila fillimisht u vendos ne Tuz te Malit te Zi, e me pas ne Nee York. Te dyja keto vepra jane mundesuar nga vellezerit Gojcaj. Ndonese pa respektuar te drejten e autorit, ata kane kopjuar vepren me pas duke e vendosur ne Prishtine dhe ne Detroit. Cilat jane punimet tuaja me te fundit? Jane 10 kompozime e portrete kushtuar Nene Terezes. Jane vepra te realizuara ne dru qe jane ekspozuar ne Worcester, Massachusetts; Stanfrod, Connecticut dhe New York. Ekspozitat jane ndjekur me interes ne kuader te veprimtarive kushtuar Nene Terezes nga perfaqesues te artit, intelektuale, diplomat, studiues dhe kongresmene si miku i shqiptareve Joseph J. DioGuardi, ambasadori i Shqiperise prane OKB-se Ferit Hoxha dhe miq e artiste te shumte. Dy prej punimeve te mia jane ekspozuar ne OKB ne veprimtarine kushtuar Nene Terezes nen drejtimin e presidentes se fondacionit me te njejtin emer, Zonjes Liri Berisha. Njera prej tyre eshte ne fondin e fondacionit. A e ka realizuar Amerika endrren tuaj? Pa dyshim, dhe ne te gjitha dimensionet! Pse ta fsheh, kam bere mur, kam ndertuar oxhaqe, kam ngritur lulishte, sheshe, bordura, kam dekoruar fasada, ashtu sic edhe kam bere art te mirefillte! Ne Amerike, jane te barabarte punetori dhe artisti, diplomati dhe politikani, i pasuri dhe i varfri, ata kane nje emerues te perbashket, Ligji eshte i njejte per te gjithe! Cilat jane planet tuaja krijuese? Ne te vertete planet e mija e kane humbur disi pavaresine qe i nevojitet nje krijuesi. Gjendem nen presionin e perditshem te kerkesave te miqve apo njerezve te biznesit, te cilet duan nje veper kushtuar Nene Terezes. Jane kerkesa te permasave, gjinive dhe formave te ndryshme, nga medaljonet, portretet e deri tek monumentet. Per te ardhur tek pyetja juaj e pare, qe i kam munguar publikut shqiptar, pasi vite me pare kam organizuar celur ekspozita personale apo marre pjese ne ekspozita kombetare, tashme do t'i rikthehem artdashesve me nje motiv te ri dhe frymezim burimi i te cilit eshte Nene Tereza.