E marte, 06.05.2025, 11:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Fermeri plak dhe gruaja e tij, e keqe

E shtune, 11.09.2010, 07:21 PM


(baladë)

 

Pa autor

 

Në Saseks një fermer plak jetonte

(kori   vërshëllen)

Në Saseks një fermer plak jetonte

Dhe kish një grua të keqe(askush nuk e donte)

(kori vërshëllen)

Pa erdhi Satanai dhe fermerin gjeti tek plugonte

Dhe i tha se një pjesëtar të familjes së fermerit donte.

 

-Asnjë prej fëmijëve  që ke,unë nuk dua

Por  dua të të marrë,të vjetrën, tënden grua!

-Oh,të faleminderit Satana,ta jap me gjithë zëmër

Unë shpresoj se ti dhe ajo do ta kaloni"ëmbël?!"

 

Pa e  hedh mbi kurriz të tij,Satanai gruan e vjetër

Dhe  e mban atë mbi kurriz si një thes me letër

Trapiti i lodhur sa arriti tek porta e tij e sallonit

Dhe tha:-E lini të hyjë një grua të vjetër!E pranoni!

 

Sa hyri kjo filloi t'u bjerë me shqelma djajëve të vegjël

-T'i nxjerrim të gjithë jashtë!jJemi bashkë;ç'na duhet tjetër?

I vëzhgoi fshehur 13 xhuxha që vallëzonin nën zinxhir

Iu lëshua me nallane dhe i rrahu mirë e mirë!

E goditi të vjetrin Satana dhe e përlasi në mur

 

-Lëre të kthehet atje,se kësaj s'ia dalka dot asnjë burrë!!!

 

Tani e hodhi gruan e vjetër mbi kurriz me inat

Dhe tek fermeri i vjetër,Satanai e ktheu prapë!

 

Unë,- i tha Satanai,- tërë jetën e jetës veç torturova

Por si kjo gruaja jote,gjëkundi jo:nuk njoha.

 

* Satanai djalli

** E kam paraqitur si me strofa,për t'u kuptuar më mirë.

 

E shqipëroi nga anglishtja, Përparim  Hysi

 

10 shtator 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx