E marte, 06.05.2025, 11:05 AM (GMT+1)

Kulturë

Çlirim Uça: Vetem demokratizimi mund ti hape rruge bashkimit te kombit

E enjte, 09.09.2010, 09:58 PM


Vetem demokratizimi mund ti hape rruge bashkimit te kombit

 

Nga Çlirim Uça

 

Ideja e bashkimit kombtar tek  ne, eshte nje enderr e vjeter, aq sa edhe vete mosha e Shtetit Shqiptar. Qe kur ndodhi ndarja e kombit tone, kjo deshire eshte mbjellur ne zemren dhe mendjen e popullit. Rrethanat historike te shek. 20 nuk krijune as edhe me te voglen hapesire qe populli te mund te bente ndonje perpjekje serioze per realizimin e saj. Pas çlirimit dhe shpalljes se Pavarsis se Kosoves, endrra jone e dashur ka nisur te rritet, fale shtratit te lezetshem euforik te krijuar nga momenti historik i dy ngjarjeve te lidhura me Kosoven, si dhe rregullimit te statusit te shqiptarve ne Maqedoni. Tash kjo ide-enderr ka nisur te shfaqet gjithnje e me shume ne shkrime gazetash, tubime e forume te ndryshme. Edhe dellin e popullit ka zane ta pulsoj gjithnji e me ndjeshem. Per ta mbajtur ne hov kete deshire shekullore tash kann nisur te hartohen edhe Programe te Bashkimit Kombtar. Krijimi i programeve  eshte nje gje e re ne historine tone. Kete duhet vlersuar si nisme te mbare, se mjafte kohe kemi kaluar, duke i ngare gjerat  ashtu si neper terr, pa ditur si dhe kure.

 

Eshte interesant sot, kur lexon artikuj ose ndegjon mbi kete teme, pershtypje te bene entuzjazmi dhe lehetsija se si shtrohet qeshtja e realizimi te deshires se bashkimit. Madje kan dalur edhe pelivan te atille, qe ne lojen me deshirat tona kane shkuar aq large, sa kane caktuar edhe kohen e realizimit te endrres tone te shpirtit, ne nje afat kohore trevjeqar. Qe t`mos jetoj momente te kota endrrimi, tek profetet e fatbardhesive tona do shtroja disa pytje. A munden zoterinjte t`me thone se kush do ta beje kete bashkim? Kush do na perkrahe ne në realizimin e kesaj fatbardhesie?A eshte populli dhe udheheqja e jone e pregaditur per ta bere kete veper? A jane rrethanat e favorshme per ate?

 

I sigurte se askushi nuk mund te jape nje pergjigje logjike ne favor te asaj qe shkruhet dhe thuhet aty ketu, une do doja te mbeshtetem ne logjiken e thjeshte, per te argumentuar se

 

shtrimi i kesaj qeshtje ne kohen dhe rrethanat neper te cilat po kalojmi, eshte si enderra e nates e nje adoloshenti qe me te dashuren don te shkoj ne kopshtin e dashurise per te bere qef..

 

E them keshtu nga bindja e plote se nuk ekziston tash per tash asnji variant i mundshem, qe ne te nisemi si fitimtar kah ideja e madhe e bashkimit. Faje te medhaja jane bere per 20 vjete dhe

 

jane duke u bere vazhdimishte, qe ne te jemi mekatar te fatit tone, te tashem dhe te ardhshem.

 

Fajtori krysor ne keto fate eshte vete populli shqiptar. Ky popull derisa jetonte ne diktature nxori sa e sa luan qe nuk e mbanin gojen dote te mbyllur dhe rrezikonin madje edhe deri ne vdekje ne emer te lirise dhe demokracise. Sa fitoj lirine dhe demokracine ky popull mori rolin e robit dhe u be rob i nje pushteti ku mund te shashe sa te duash, por je rob per te vuajtur njemi te liga qe u ka dhuruar demo-anarkija e pushteteve te zgjedhura nga vete ata. Nese me pare mund te vdisje vetem per fjalen e lire, tash ne Shqiperi mund te vdesesh nga njemi rreziqe. Ne kosove nuk te pret ma denimi i regjimit, por nese je i rrezikshem mund te shkosh si qeni ne rrush.    

 

 Populli shqiptar me sjelljet e tija mjerane per 20 vjete rresht humbi shancine per demokratizim te vendit  dhe vetevetes. Duke mos qene ne nivelin e kerkusit te demokracise, aj eshte bere nje vegel e fateve te tija te liga, perkatesisht fatkeqsive te tija te medha si: varferise, ekzodit, piramidave, anarkise, shkatrrimit te shtetit, kobit, pikllimit, zise dhe mungeses se shtetit ligjore.  Une nuk besoj te kete nje popull, qe me sjelljet e tija te kete merituar vujtje me te mdhaja se sa ky populli yni ne keto dy decenjet e fundit.

 

Megjithat eshte fat i popullit shqiptare qe ndodhet ne hapsiren europiane dhe gezone kujdesin e institucioneve te saja, te cilat kane krijuar standarte kujdesi dhe qe nuk lejojne te shkelet t`pakten pragu i poshtem i normes se standarteve, qe ata kane kriju per gjithe zonen. Pra, shqiptaret i mbrone muri moral i ketyre institucioneve. Keto inst. per krejte kohen pas renjes se diktatures, kane qene te detyruara te merren me politikaj shqiptar te pa pergjegjshem. Per 20 vjete rresht Shqiperija ka qene dhe ka mbete vendi me problematik europian, ku inst. e saje  kane investuar shume mund e mjete, por qe rezultati megjithat eshte ky: Vend eshte pa shtet ligjore, vend pa siguri te mbrendshme, vend i te gjitha trafiqeve, vend i korruptuar, vend pa perspektive jete per qytetaret e saje,vend ku qytetari i saje ka me pak te drejta se kudo tjeter ne bote, vend ku endrra numer nje per çdo qytetar eshte IkJA  jashte shtetit( mendoj, te gjitha keto te kuptohen edhe per Kosoven).

 

Eshte per keqardhje qe as intelegjenca nuk qendroj ne niveline e detyrimeve te saja intelektuale, njerzore, shoqerore, e civilizuse. Ne kete mision ajo pothujse ka deshtuar fare.Ajo nuk ka paraqitur asnjehere kerkesa dhe vrejtje ne menyre qe t`ndryshoj rrjedhjen e zhvillimeve jo dinjitoze. Disa here nje pjese e saje edhe eshte komprimituar, duke u mbajtur krahune pushtetarve. Perndryshe, kur nuk kan bere keso mekateshe, ata kane fjetur bashke me popullin.

 

Per klasen politike mund te thuhet vetem se kane bluar mire per veteveten.Gjithqka eshte bere ne perputhje me moralin e tyre. Sjellja e tyre na kujton sjelljen e mbretit francez: une jam shtet, Franca vet. Sot vendi i tyre dhe populli gezojne imazhin me te keq ne gjithe Europen. Roli dhe zotesija e tyre ne demokratizimin e vendit mbase munde te deshmohet me nje te vertete shume te hidhur: per 20 vjete keta politikaj nuk arriten te mesojne nje gje shume te thjeshte, numrimin e votave. E se çfar pret populli me shume ng ata, le ta kuptoj aj nga vete fatkeqsite e tija.

 

Une besoje, me kete klase politike qe ka sot shqiptarija, jo te bashkohet , por rrezikone te humbe edhe troje te tija nga sovraniteti i vet.

 

 Eshte fatbardhesi e jona e madhe qe kjo klase politike perkoj me kohen kur pati shtendosje te dukshme ne Kontinentin europiana, se per ndryshe Shteti Shqiptar sot nuk do ta kishte kund copen . Po ashtu eshte fatbardhesi qe kjo klase politike e pandergjegjshem u mbajte nene vezhgim dhe presion nga institucionet europiane dhe keshtu eshte krijuar ky stabilitet fare i brisht, se vaj halli per popullin dhe vendin e tij.Pa kete kujdes te inst.europiane, jame i bindur se natyra e shtetit dhe e pushtetit do te ishte e atille siç ka patur fatine ta kete shteti shqiptar ne periudhen 1912-1918  si dhe 1990-2000. Do gjindeshine me bollek Haxhi Qamila tjere, qe do t`ja humbnine edhe zerin e zi ati te parit. Do mungonte vetem i madhi yne, i ndritshmi Gjergj Fishta, per te shfryer nga rishtas turpi me brengen e shpirtit e zemres mohimin e kombesise se tij.

 

Te keshe per udheheqje nje klase politike te ketille çfar ne e kemi dhe nje shoqeri me te gjitha mjerimet  dhe tu kerkosh qendrave te vendosjes bashkim kombtare, mua me duket kjo si nje  aventure dhe asgje me shume. Brukseli nuk do te pajtohet t`na japi toka tonat perderisa ne nuk jemi ne gjendje te deshmojmi se dime te qeverisim konforme rregullave civilizuse dhe standarteve te kohes. Sepse, kjo per Brukselin do te thoshte vetem barre shtese. Ne keto kushte çfar ne jemi, ata edhe mund te tallen me ne, duke e qujte deshiren tone edhe si teprim sentimental.Pa nje arsy teper racionale dhe nje ambijent regjional tjeter, ne nuk do t`kemi mundesi edhe nje here ti bejmi per vete qendrat e vendosjes.

 

Nga gjithe sa u tha ne kete shkrim, me duket e natyrshme te perfundoj me pikpamjen se endrra e bashkimit tone edhe pas 100 vitesh vazhdon te jet ende ne fazen e embrionit.Per gjdo analist te veshur me realitet, kjo mjerishte eshte nje e vertete e madhe. Nese ne nuk ndryshojmi ne sjelljet tona, nuk e kame te veshtire te theme me plot goje, se endrren tone te madhe kemi per ta vu ne rrugen e humbjes.

 

Une i keshilloj  prodhusite e ideve te medhaja, po qene patriot, energjite e tyre mendore e fizike ti vejne ne sherbime  te demokratizimit te vendeve tona, e pastaj  bijte dhe niperit e tyre te bejne hapat vazhdues. Kjo eshte rruga e vetme qe mund te na shpie kah realizimi i idealeve tona. Me nje fytyre te re, me demokraci funkcionale, ne trojet tona do hapnim edhe rruget e mirekuptimit tek qendrat e vendosjes.

 

Per te ndodhe kjo duhet te kaloj nje kohe kogja e gjate dhe mundi duhet te jete i sforcuar. Te dyjat mund te arrihen nese ne kemi kembnguljen e duhur. Nje 50 vjetsh mbase do te duhet per te bere ndryshimet e pritura. Dikujte kjo munde ti duket si kohe teper e gjate. Te ketillve ua kujtoj:  20 vjete u deshten per t`bere vetem nje rruge kombi.  

 

E te zgjedhim rruge tjeter duke tentuar te imponohemi tek faktori i huaj, me shoqeri dhe shtete çfar i kemi tash, me duket sikur eshte zgjedhur rruge per t`mos bere asgje.

 

Bespoj vetem me demokratizim mund ti sherbejmi vendit tone.Kete arme askushi nuk po na  ndalon.



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx