E marte, 06.05.2025, 01:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Lis Bukuroca: Një Zot

E diele, 05.09.2010, 09:58 PM


Lis Bukuroca

 

Një Zot*

 

Një Zot, që më thotë: “vraje njeriun”,

i them unë i habitur dhe i trishtuar:

“Vraje Ti”,

nëse ke fuqi si thuhet për ditë.

Në Tokë vrasja quhet krim,

dhe, këtu, ndalohet vrasja e njeriut, siç dëshiroje Ti dikur...

 

Një Zot, që më përsëritë:” vraje njeriun”,

i them unë i zhgënjyer tanimë: “vraje Ti”,

është vepra Jote...

Jeta është e shenjtë o Zot!

Nuk mund ta marr unë, atë që fale Ti,

nga dashuria për Ty dhe për veprën Tënde:

“Vraje Ti nëse ke fuqi si besohet!”

Jeta ime e vogël, dhuratë e Jotja,

është më e shenjtë se burgu ndërtuar nga njeriu!

 

Një Zot, që më thotë vraje njeriun se m’ i falë gjashtëdhjetë hyri,

i them unë i pezmatuar duke bërtitur me zë të lartë:

Vraje Ti, o Burrë i Qiellit!

Burri i Dheut...

Burri i Dheut nuk është në gjendje ta mbajë një hyri si duhet,

me gjashtëdhjetë do të gazonte në Gjithësi...

 

Nëse ai përsëri ngulë këmbë,

atëherë kuptoj se ai vet nuk ka fuqi përmbaruese,

dhe i duhet ndihma e njeriut për zullume,

kurse unë,

prej atij çasti

nuk besoj se ai është Zot,

por guvernator i mjerimit

apo, gjeneral i luftërave dhe fatkeqësisë njerëzore...

 

 

Rebelimi

 

Zoti tha: “ mos ha mollën!”

Njeriu hëngri edhe dardhën me bisht

 

Zoti tha: “mos vraj!”

Ai vrau njeriun e parë krijuar nga dashuria,

vëllanë, Abelin. “Nipin” e Zotit!

 

Zoti tha përsëri: mos vraj

Pilati gozhdoi Krishtin

Njeriun me Shpirtin e shenjtë...

 

Zoti pastaj heshti

dhe në heshtje prodhoi rebelë tjerë:

gjakpirës,tiranë e vrasës...

 

Hej, Zot, Ooo Zotou, duket se je bërë budist,

cilën shtazë apo derr do ta bësh nesër njeri?

 

Ai heshti përsëri...

Një nënë palestineze duke qarë deklaroi për TV5 se djali i saj, që ishte rritur në Francë, qe ndikuar nga radikalët; ata i kishin premtuar djaloshit Parajsën në botën tjetër me 60 hyri për vrasjen e vetes dhe të disa hebrenjve...



(Vota: 9 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx