E marte, 06.05.2025, 02:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit - Qesh e qaj jetën tonë (I)

E diele, 05.09.2010, 09:02 PM


Nga Ismet KRASNIQI aktor: DASMA E LULANIT- (Qesh e qaj jetën tonë)

 

   Librin ia kushtoj  rapsodit, regjisorit, humoristit, aktorit dhe mjeshtrit të parodive, shokut dhe mikut tim, Artistit të Merituar Frrok Haxhisë nga Fushë Arrësi i Pukës

 

 Editor:

Gjon GJERGJAJ

 

Redaktor:

Prend BUZHALA

 

Recensues:

Frrok HAXHIA

Ganimet BYTYQI

 

Ballina:

Idriz BERISHA

 

Redaktor teknik:

Arianit KRASNIQI

 

Dizajni:

Halil BEKAJ

 

 Shtypi:

LITOGRAFIA, Gjakovë

 

                                                                                     

ISMET  KRASNIQI

 

DASMA E LULANIT

 

Pak humor e pak satirë, për shëndet ju bën mirë

 

 

 Klubi i Shkrimtarëve

„Vorea Ujko”, Klinë- 2008

 

  

I.                  ANEKDOTA

 

Parathënie

 

Aktrimin dhe shkrimet i kam fillua përnjëherë si nxënës i shkollës fillore në vitin 1967, por në aktrim kam qenë ma i guximshëm se në shkrime. Këtu me siguri ka ndikua se me ata që bashkpunojsha në këtë drejtim ishin shumë ma të aftë se unë, po i permend edhe disa emra si: Tafil Kelmendi, pastaj Shaqir Foniqi, kur punoja në gazetën “Bota e re” me Qani Mehmetin, Shaip Beqirin, Skënder Zogaj, Agim Mala, Nazmi Misini, Agim Zogaj, Rrahim Sadiku, pastaj, Tahir Desku, Jetish Kadishani, Mikel Gojani, Tahir Foniqi, Gjon Gjergji, Dibran Fylli, Prend Buzhala, Agim Desku etj., mendoja se nuk i kam aftësitë e tyre për të shkruar, por edhe krejtësisht nuk jam tërhjek nga shkrimet, e veçanërisht me shkrime në formë  parodish humoristike; për këtë më mbajnë mend edhe kolegët e mi si nxenës e si student, por edhe tani. Erdhi koha që të botoj diçka, dhe sikur  kolegu i im i nderuar Prend Buzhala, më gjuajti në ujë të krijimtarisë, pa e ditur notin më 2005, por ia arrita  të dal matanë bregu dhe tani është botua libri im i katërt dhe së shpejti pritet të botohet libri i pestë.

Libri “Dasma e Lulanit” përbëhet prej anekdotave, parodive humoristike, pjesëve humoristike, përurime e recensione e intervista dhe, në fund, është një foto-album me foto nga puna në teatër, humor, shfaqje etj.

Anekdotat: Janë të përshkruara sipas odave tona, personalisht i kam dëgjua e kam ruajt origjinalitetin, por edhe i kam adaptua ngapak, një pjesë e anekdotave janë me autor aty ku kam pasë mundësi t’i mbajë në mend autorët e një pjesë tjetër mbetën popullore pa autor, por ka edhe të atilla që nuk e kam përmend autorin, edhepse për mua si autor i librit më janë të njohur, por për t’i ik ndonjë keqkuptimi eventual, iu kam shmnag autorsisë, sepse varet në cilën kohë dhe në çfarë rrethana janë treguar ato. Në anekdota përfshihet humori, satira, sarkazma, edukata  por edhe thumbat. Të gjitha këto që lexohen në liber janë shfaq apo thanë publikisht në skenën  e teatrit të quajtur “Oda shqiptare”.

Sa i përket pjesës parodike, mjafton titulli, i cili e tregon  syzheun e ngjarjes së më tutjeshme, kemi të bejmë me përditshmerinë tonë, me pakuptimsinë apo shumkuptimsinë e politikës aktuale, jo vetëm të vendorëve, por ma shumë të ndërkomtarëve, ne vonë e kuptuam se pushteti i quajtur UNMIK ishte Serbia në minjaturë, aq ma keq tani me ardhjen e EULEKS-it, UNMIKU mbetet fantazmë në Kosovë, si që mbetet fantazmë pushteti paralel në veriun e Kosovës; këto të këqia i ushqenin edhe parregullsitë e qeverisjes, pastaj hajnia e quajtur korrupcion, e kjo dikuj po i konvenon edhe brenda edhe jashtë, kjo situatë kaotike, sepse ujku do mjegull. E populli, përpos mjegullës, e ka edhe terrin nga KEKU, plus për çdo ditë e ma tepër edhe varfrinë, ndërsa me paratë e popullit e me pronën e shtetit luhet si me top, kjo e sjell korrupcionin që populli e quan hajni, njerëzit pasurohen fëtefët, rinia sa mundet ik na vendi, si e paperspektivë, rrogat janë në nivelin e ndihmave sociale, bankat na e rrjepin lëkurën me kamata të larta, kërkohet nga të huajt një durim demokratik i tepruar, çka vështirë është të absorbohet lehtë e pa pasoja; tenderët  njerëzve të caktuar në shoqërinë kosovare u japin krah me flutirua, akraballëku ban fuqi, ata që kanë dështua në pushtet lokal dhe populli i ka dënua me votë, prapë ngriten në nivele qëndrore; e kjo i përngjan sikur studenti pa pikë pozitive në provim pranues, të pranohet në fakultet; deputetët e japin shfaqjen më të mirë  në ekranin televiziv, nuk mbaj mend se ka përparua ndonjë familje ku ka pas shumë zot shtepie, e tërë kjo sjell te parodia “jem tuj hjek si peshku në zall”.

Do të ndalem pak edhe te titulli i librit, që del në shesh një dukuri nga dëshira për të dalë jashtë Kosove, fillojnë martesa për viza: djemt shkojnë nuse te vajzat, mjafton në vazhdim të lexohen këta  rreshta:

 

 

O LULANI JONË ME LIMONA OOO...

 

Na ka dalë bedatë i ri

Djali me shku nuse

Te vajza n`shtëpi

Nuk ka ma çejzin me celofona

Po ka lulana me limona

Kur ia nis defi me ra

Del lulani tue ba temena

Përhjar t`koftë o zoti shpisë

Po shkon nuse, djali i Delisë

Hyp në aeroplan me gëzim

Fluturim e n`perëndim

Domosdo duhet me e ndegju Zizën

Përndryshe ia prish vizën

Shkojnë n`dasme te Curri

Thoshin po vjen nuse Gafurri

Tue kërcye deri n`sabah

Jeta është ba tallava

Si n`perëndim si te na.

 

Pjesa e tretë  dhe e katerët përbëhet prej skeçeve humoristike të cilat janë luajtur para publikut, këtu më tepër shtrohen problemet sociale dhe konfliktet brenda familjes e nëpërmjet konfliktit familjar si celulë e parë e pushtetit reflektohen problemet edhe në nivele më të gjera. Veçanërish kritikohen dukuritë  për moskujdesje për pleqtë. E deri te kërkesat e mëdha e mundësitë e vogla për punë, e kjo  sjell sfidën  për të mos u kursye nga çfarëdo rruge vetëm e vetëm për t’u pasuruar. Këto perplasje ekonomoke sjellin edhe probleme e konflikte familjare e shoqerore.

Pjesa e pestë e librit përfshin opinione, recensione, intervista dhe përurime të librave me kahje humori, konkretisht këtu flitet për librin tim të parë “Qesh e qaj jetën tonë”.

Dhe në fund, libri ka nje fotoalbum nga puna  e ime si aktor me kolegët e mi të shumtë . Qëllimi im kur e kam shkrue këtë libër dhe librat tjerë me humor e kam pas për qëllim që nëpërmjet humorit të përqeshen dukuritë negative, sepse humori dhe skena e teatrit reflektoin realitetin e përditshëm sikur që pasqyra që e reflekton përballë natyrën apo i diçka tjetër, ashtu siç është, por qëllimi i kritikave del  për t’u përmirësuar gjerat, kjo jep me kuptue se nuk do të thotë se nuk ka edhe gjera të mira në shoqëri, por ne i luftojmë dukuritë negative, e jo anën e mire të gjerave, sikur një hartim me të kuqe shënohen gabimet e jo ana e mirë e të shkruarit. Në fund, do ta them se libri e ka edhe një të veçantë se  Librin ia kushtoj  rapsodit, regjisorit, humoristit, aktorit dhe mjeshtrit të parodive, shokut dhe mikut tim, Artistit të Merituar Frrok Haxhisë nga Fushë Arrësi i Pukës.

 

                                                                         Autori

 

 

 

 1. Është marre me e shit nanën

 

 Njani e kishte qitë nanën me e shitë n`pazar, atypari kalon daja i djalit dhe i thotë: o nipash, marre është me e shitë nanën; nipi ia kthen: hajt mos ke gajle o dajë se sa po e maj nanën s`do me m’u shitë, e n`aksham e kthej prapë n`shtëpi.

 

2. Babës nuk i kthehet dora

 

 Po i thotë shoku-shokut:

-mbramë më ka rrehë baba m`ka prish...

-ani, ti hiç nuk ia ktheva, a?

- jo, se më ra n`mend një fajalë e urtë, se dora nuk i kthehet babës, e ta kam fshi shkëlma!

 

3. E di se është marre për mue, po marre është edhe për nanën

 

  Djali e rrihte nanën, një ditë, e mixha i thotë:

-marre është bre djalë me e rrehë nanën...

-e di se është marre me e rrehë nanën, por edhe për nanën është marre për çdo natë me shku n`zabel...

 

 4. I pa rodi kur hyp n`pushtet

 

  I pa rodi kur a hyp në pushtet ka qit ligje të mbrapshta: babën e vet e ka shti me i hjek këpucët e me i shkel thjerrat dathë në kerr të kuajve, pastaj ka dha urdhër që kufomat e të vdekurve të nxirren për oxhaku e jo për dere, të varfërit edhe më shumë i ka varfrue e të pasurit pa kufi i ka pasurue.

 

5. Çka iu thotë hoxha të vdekunve n`vesh

 

  Një fshat kishte mbet pa hoxhë, i thoshin njërit prej bashkëvendasve se ti duhet ta kryesh detyrën e hoxhës, ai person pranon, por me një kusht, kur të vdesin njerëzit me ju tha hoxha në vesh diçka gjatë ceremonisë së varrimit, popullit i bahet merak çka po ju thotë hoxha, një ditë e pyesin:

-hoxhë efendi, na trego çka po ju thue t`vdekurve n`vesh?

-O ti i vdekur, tregoju të vdekurve tjerë, lumtë ju t`lumtë që keni vdek e s`shihni gjë, vajmedet hoxhë kush a ba!

 

6. A, magari që je

 

  Njëri e çonte fort mirë me grue, kurrënjëherë s’i kishin tha fjalë t`keqe njëritjetrit, por një ditë i kishin do mysafirë dhe gruaja pak e nervozuar i thotë burrit:

-A magari që je!

  

7. Tash janë mbet veç delet e mija

 

  Një blegtor i cili e kishte tufën e deleve, thoshte duke ndejë me fshatarë tjerë se s`ka hesap me mbajt dele, fshatarët tjerë i shesin delet ndërsa ky daia qe folte veç po e rrit tufën e deleve, një ditë i thoshin fshataret:

-po ti na shtine me i shit delet e ti vetë po e rrit tufën!?

-nuk kishim hesap me i mbajt kur u ban shumë, e tash janë mbet veç delet e mija e po kam hesap e po kam ku me i kullotë...

 

8. Ma e majme dhia e Sadirisë se buallica e Fazlisë

 

  Në një fshat ishin tue ndejtë në odë t`burrave, Fazliu thotë:

-besoni burra, Sadria e ka me e pre një dhi fort e majme... njëri që ishte ma humorist aty, në ironi thotë:

-besoni burra ma e majme për posterrm është dhia e Sadrisë se buallica e Fazlisë...

 

9. Oj dhi, po e di se don me të dhimbtë, por ama fëmija bukën thatë s`po mujnë me hangër

 

  Drenicaku kishte fëmijë kallabllëk dhe vendosi me e pre dhinë, por deri sa i zoti i shtëpisë me njërën dorë e mbante dhinë e me tjetrën kosën, dhia bërtiste meeeeee... Drenicaku po i thotë:

-Oj dhi, po e di se do me të dhimtë, por a ma fëmijët bukën thatë s`po mund me hangër.

 

10. Sill mâ qyrr, çka po pret

 

Njëni i kishte do mysafirë dhe si në mahi i thoshte grus:

-qe besa gru du me të rreh,...du me të rreh- i tha disa herë- gruja ia ktheu:

-sill ma qyrr, çka po pret!?.

 

11. Po-po e mirë, ma t`mirë s’e duron trolli

 

 Feriz Krasniqi e martonte nipin në Damanek të Drenicës, kur e prunë nusen, baba i dhandrrit e pyste Ferizin për me ndi dasmorët tjerë se e kanë marrë nusen e mirë, e pyt: -Feriz, a e pa nusen a ish e mirë?

Ferizi e dinte se ai po pret me tregue se vërtet ish e mirë, i thotë:

-Po e mirë ma t`mirë s’e duron trolli... (Damanek më 1973)

 

12. Nuk ish ka’ njani dhe kurgja s’ish ka’ puna e ti

 

Hajdin Bajrami i Maralisë kishte fillu në odë t`burrave me e tregue një ngjarje që u lidhte me një person, po sa filloi dhe thotë:

-burra, ish ka njani...për atë që donte me fol e sheh përball n`odë, burra thotë, nuk ish ka njani dhe kurgja s'ish ka puna e ti.

 

 13. Hoxha që s`din me e zgjedh mueizinin s`meriton të jetë hoxhë

 

Halil Kleçka nga Magura kishte shkue me falë xhumanë n`xhami të fshatit, me të ishte edhe rapsodi Feriz Krasniqi, por hoxha nuk ia kishte dha fjalën Ferizit për me e thirr ezanin në minare t`xhamisë, Halili ishte idhnue e thontë:

-Hoxha që s`din me e zgjedh mueizinin, s`meriton të jetë hoxhë.

 

14. Pse bre jaran, me u harxhue, a s`pate ma tima, a?

Rapsodi Ali Krasniqi këndonte në një dasmë, njëri i nxjerr pesë markë ia ven n`ballë, Alia i sheh e nuk ia mbushin synin dhe i thotë:

-pse bre jaran me u harxhue, a s`pate ma tima, a!?

 

15. Bostan, bostan, kur po t`mbjelli e po të punoj, s`po t`sheh kurrkush, e kur po bahesh, po të ha gjithkush

 

Martin Beka nga Krusheva e madhe ishte punëtor i madh, punonte tokën edhe kopshtin, por kur punonte ishte vetë në kopsht, e n`arë, por kur dilte bostani u mbushte kopshti me njerëz tuj hangër bostan, dhe një ditë në shaka tha:

-Bostan, bostan, kur po t`mbjelli e po të punoj s`po t`sheh kerkush, e kur po bahesh po të ha gjithkush".

 

 

16. Ky i pari n`jetën time është që m`tha Frrok mos u ngut

 

Frrok Gojani, kur ishte drejtor i gjimnazit në Klinë, udhëhiqte një mbledhje që mbante me arsimtarë, i pyt të pranishmit a donë dikush fjalë, s’u lajmëronte askush, Frroku thotë: pra po e përfundojmë mbledhjen; arsimtari Idriz Dushi i drejtohet, Frrok, mos u ngut Frrok…, Frroku u ndal po i shikon të gjithë arsimtarët dhe thotë: a e dëgjuet burra çka m`tha, tanë jetën më kanë thanë Frrok ngutu pak, e ky i pari n`jetën time është që m`tha: Frrok mos u ngut".

 

17. A po din o Feriz sa duj tallë i qitëm deri tash?

 

Ishin godit me shkua e me këndua në një dasmë, si shpërblim ishin marrë vesh me ju dha tallë, Salihi kur e përfundonte këngën thoshte: o Feriz a po din sa duj tallë i qitëm deri tash!?

 

18. Ky te ne asht një ilaç popullor

 

 Njëri i cili tërë jetën e vet e kishte kalua tuj i ruajtur bagëtinë, e qet puna me shkue në kurbet; shkon n`Francë, kur hyn në park prej erës së luleve i bjen t`fikët, e çojnë në spital, por krejtësisht i pa vetëdijshëm, mjëkt s`po dinin çka me bë me të, një shok i tij i cili po sa kishte dëgjue për shokun që ju ka sëmu, shkon në spital për ta vozitue, i pyet mjekët a ka kuaj këtu pari, e dërgojnë në një hipodrom, ai shoku e merr një bagël t`kalit e ia çon shoku t`vet në spital, ia afron te hundtë, kur muar dy-tri herë frymë, i erdh vetëdija dhe po pyet ku jam, mjekët u befasuan, ndërsa shoku i pacientit ju drejtu mjekëve: Ky te ne është një ilaç popullor.

 

19. Zhvishu ti i pari, se mue po më vjen marre

 

Një grue shkoi te doktori me u kontrollue, doktori po e pyet çka ki, pacientja po i thotë po më dhemb gjoksi, mjeku ia banë zhvishu shoqe, pacientja s`po reagon, prapë mjeku i thotë zhvishu shoqe çka po pret, pacientja ia kthen doktorit: zhvishu ti i pari se mue po më vjen marre.

 

20. Doktori këtë e ka bukë

                                                                 

Grue e burrë e kishin çue fëmijën e vet te doktori me e kontrollue, i cili ishte i sëmuarë, mjeku po e pyet nanën e fëmijës, a ka temperaturë?- nana e fëmijës ia kthen: po, ka. Doktori: po barku a po i shkon?

Grues po i vjen marre me folë dhe po hesht, burri thotë: po tregoj moj grue se doktori këtë e ka bukë.

 

 21. Baba po ha kak

 

Kishte ardhë burri prej pune,e hante bukë, fëmija i vogël qante e lypte bukë me hangër, por ushqimi ishte i djegs, nana i thontë fëmijës: baba po ha kakë!

 

22. Qeni është te dera e vjen e t`han

 

Donte nana me vu fëmijën e vet në gjumë, por fëmija qante, i thotë burrit: tute pak, burri del përtej dere e po gërvisht n`derë, gruja po ja banë fëmijës: flej se qeni është te dera e vjen e t`han.

 

23. Babës t`vet po themë, o qyqan

 

Një grue po ju thotë shoqeve: djali i jem i ka ga krejt babës t`vet, burri po i thotë: pse po rren bre grue, se tybe s`um ka ga mue; gruaja ja kthen: o qyqi e natës, unë nuk po them për ty, po babës t`vet po thamë, o qyqan.

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx