Kulturë
Sokol Demaku: Intervistë me poeten dhe mërgimtaren Anjeza Sakaj
E premte, 03.09.2010, 09:18 PM
INTERVISTË ME POETEN DHE MËRGIMTAREN ANJEZA SAKAJ
Nga Sokol DEMAKU
Ashtu sic e shpreha edhe më lart eksperiencen time në një vend kaq të zhvilluar sa Londra do të kisha dashur ta shfrytezoja pikërisht në profesionin tim si mësuese dhe edukatore e brezit të ri.
Per fat të keq unë nuk pata kurre mundësinë të punoja asnjë ditë në Shqipëri ,por pata fatin e mirë të bëja një muaj praktikë në një nga shkollat eatjeshme dhe ka qene nje eksperience e paharrua për mua me kujtohet si sot kisha disa muaj që kisha mbaruar praktikën biles edhe shkollën, dhe ne lagjën time shikoj një ish femijë qe kam pasur në klasë, që duke u shkëputur nga duart e gjyshës erdhi duke vrapuar dhe mu hodhë në qafë, syte mu mbushën me lot pasi nuk mendoja se dikush do të më mbante mend, po isha e lumturë besoj se kisha pasur mundësinë të dhuroja dhe unë dicka në edukimin e këtij fëmije qoftë edhe pse vetëm për pak kohë.
.Ashtu si edhe shumë bashkëkombes të tjerë, një jetë më e mirë me largoi edhe mua nga Shqipëria!
Malli malli nuk ka kufi, mund te them se syri nuk thahet kurrë nga loti edhe pse Londra është një vend shumë i bukur dhe shumë mikëpritës, unë jam shqiptare, ketu jemi vetëm kalimtar...
Kush është Anjeza Sakaj?
Unë quhem Anjeza Ibro Sakaj. Jam lindurë dhe rritur në qytetin e Corovodës se rrethit Skrapar, jam vajza e vogël në tre vajza, prinderit i kam pasur të dy me profesionin mësues ,kam mbaruar studimet e larta ne Universitetin Eqerem Cabej në qytetin e Gjirokastres për degën Cikël i Ulët dhe Parashkollor. Jam e martuar me dy fëmijë, dy cuna, dhe jetoj në Londër.
Keni studjuar në Universitet për Ciklin e ulët dhe Parshkollor cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?
Mund të them se jeta studentore në një qytet aq të bukur dhe madheshtor sa Gjirokastra, ka qenë një nga eksperiencat me të bukura të jetës sime. Duke u zgjuar cdo mëngjes në një vend aq mikepritës dhe aq përrallor, dukej si një endërr e vertet, duke qenë se mua edhe më pelqente te shkruaja gjithcka e qytetit meë frymezonte,s htëpitë e bukura private prej guri, historia qe mbanin ne vetvete, kalaja mbi qytet, ku realizohej edhe ansambli folklorik i këngës popullore, që unë pata dhe fat ta ndiqja që vitin e parë qe fillova studimet, nuk di cfare te tregoj tjetër kujtimet janë të pafundme.Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese në parkollor apo dic tjetër, cka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?
Për fat të keq unë nuk pata kurrë mundësinë të punoja asnjë ditë në Shqiperi, por pata fatin e mirë të bëja një muaj praktikë në një nga shkollat dhe ka qenë një eksperiencëe paharruar, me kujtohet si sot kisha disa muaj që kisha mbaruar praktikën biles edhe shkollën, dhe ne lagjën time shikoj një ish femijë qe kam pasur në klasë, që duke u shkëputur nga duart e gjyshës erdhi duke vrapuar dhe mu hodhë në qafë, syte mu mbushën me lot pasi nuk mendoja se dikush do të më mbante mend, po isha e lumturë besoj se kisha pasur mundësinë të dhuroja dhe unë dicka në edukimin e këtij fëmije qoftë edhe pse vetëm për pak kohë.
Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu këtu në Angli?
Ashtu si edhe shumë bashkëkombes të tjerë, ëndërra për një jetë më të mirë më largoi edhe mua nga Shqipëria, në ato kohë kur unë isha në Shqiperi gjerat ishin shumë më ndryshe nga cka janë tani, duke qenë që bashkëshorti im edhe kishte jetuar në Londër më parë,vendosëm që të vinim bashk. Kur erdha ne Londër vështirsija e parë që has ish gjuha ,duke pasur parasysh që gjatë gjithë jetës sime kam mësuar frengjisht, italisht, këtu mu desh të hyja në kolegj dhe të mësoja gjuhën.
Ka kohë që jetoni në Angli, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu dhe si ndiheni?
Po është e vërtetë unë jetoj në Londër prej afërsisht 7 vitesh. Mund të them se jeta në Londër është si në cdo qytet tjetër, ndihma e shtetit është e madhe por përseri një i huaj mbetet i huaj.
Si e kalon një ditë Anjeza në mergim?
Jeta në Londër mund të thuash se është shumë hektike, koha ikën shpejt dhe moti nuk është asnjëhere në favor pasi shumicën e kohës për të mos thenë gjithmonë bie shi, unë duke pasur edhe dy cuna të vegjël shumicën e kohës e kaloj me ta duke cuar në shkollë klube të ndryshme pas shkollore, cunin e vogël nëpër grupe për fëmijë nëpër bibloteka apo park, dhe më pas në mbrëmje, kur fëmijët qetësohen shkruaj dhe lexoj.
Çfarë janë kushtet për të jetuar e punuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?
Kushtet për të punuar në Londër, mund të them se janë për tu patur zili, sistemi i intervistës per cdo lloj vendi pune të jep mundësinë që kur mbaron shkollën të kesh shancin të zesh vendin që të takon, pastaj gjithcka varet në dorë të individit sesa i aftë është për profesionin që ka....
Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë?
Unë shkruaj edhe poezi edhe proza. Ky është një pasion që unë e kam pasur që e vogël dhe duke u shtuar gjithmonë e më tepër duke patur edhe një fatkeqësi shumë të madhe në jetën time,duke humbur nënën në një moshë ende të vogël vec 12 vjecare, emocionet që kisha mundohesha ti hidhja në letër, duke qenë që ishim edhe shumë të lidhur me njëri tjetrin në familje kjo më jepte mundësine që edhe mos ti lëndoja më shumë babain tim dhe motrat e mija....
Ju merreni edhe me shkrime, merreni me poezi apo me prozë? Keni libër të botuar dhe cfarë eshte tema që shtjelloni në te?
Kam botuar një liber me poezi ku kam munduar të derdhë në te asgjë me tepër vec realitetin e jetës, në te gjenden poezi të ndryshme kurbeti, malli për familjen, bukuria e atdheut tim, poezi për te renët ne krye te detyës, heronjte e uniformave blu, dashurine dhe gjithcka ...nese do i përmblidhja të gjitha do te thosha kam shprehur botën e një bije të merguar dhe ndjenjen e krenarisë që jam shqiptare.
Çka presin lexuesit në të arrdhmen nga Anjeza, cilat janë planet e juaja?
Jam duke punuar në një vëllim të dytë me poezi e proza, që kam dëshirë të madhe ta botoj edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, dhe që shpresoj ta realizoj shumë shpejt në të ardhmen.
Cfar është malli për të afërmit, si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?
Malli malli nuk ka kufi, mund të them se syri nuk thahet kurrë nga loti,edhe pse Londra është një vend shumë i bukur dhe shumë mikëpritës unë jam shqiptare,ckëtu jemi vetëm kalimtare.....
Sa ka arritur Anjeza të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?
Këtu kam berë plot shoqe dhe shokë dhe mund të them më plot gojën se shqiptaret e kanë treguar gjithmonë veten se në cfarë niveli dhe lartësie janë, mund te them se në Shqiptarët kemi një kulturë të rrallë dhe tradita që jane thesar i paparë, ndoshta një vend i kufizuar për shumë gjëra për një kohë të gjatë, por nuk besoj se vetëm lluksi i jetës mund të bej kulturë, dhe gjithmonë e me tepër shqipëria po kap standarde evropiane .
Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën stundetore në vend të huaj?
Unë shkruaj dhe lexoj duke pasur edhe probleme me gjuhën duke qenë edhe me fëmijë te vegjël e kam pasur të pamundur për tu ushtruar profesionin apo për të punuar, por persëri shpresoj që në të ardhmen të me jepet mundësia ta shfrytezoj profesionin tim atij ku unë kam lenë edhe ëndrrat edhe zemrën në atdheun tim.
Sa ka arritur Anjeza të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën angleze?
Duke qenë se kam jetuar në Suedi për një periudhe 6 mujorshe ku kam lindurë edhe cunin e madh, kur kam ardhur në Londër koha më dukej behar edhe në dimër,(bej vetem shaka)Londra është një nga vendet me të temerrëshme në botë, në një ditë mund ti kishe të 4 stinët, dhe këshilla e vetme qe merrë është kur del nga shtëpia mos harro kurrë ambrellën.
Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?
Ashtu sic e shpreha edhe më lart eksperiencen time në një vend kaq të zhvilluar sa Londra do të kisha dashur ta shfrytezoja pikërisht në profesionin tim si mësuese dhe edukatore e brezit të ri.Ajo cka do të deshiroja të shikoja të përmirësohej në shqipëri do te ishte mjekësia që është ende duke vuajtur,në krahasim me vendet e tjera të botës që është edhe primaria.
Cfarë janë kontaktet e Anjezës me vendlindjen?
Kontaktet e mija me Shqiperinë janë shumë të ngushta, unë ruaj ende lidhjet me shoqerinë time që jam rritur dhe vazhduar shkollën ne vendlindje por edhe me shoqërin e fakultetit apo miq të tjerë....
Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Anjeza?
Më pëlqen që gjithmonë të jem e informuar për ate cka bëhet në vendlindjen time, një ditë jo të largët unë do të kthehem dhe nuk dua të ndihem e huaj, këtë e realizoj duke dëgjuar edhe lajmet apo emisione të ndryshme që jepen online nga kanale të ndryshme shqiptare si Top Chanell apo televizioni Klan.Tipi Anjezës, jam njeri i thjeshtë dhe i ndjeshëm, me pëlqen korrektësia dhe sinqeriteti, më pëlqen të jem e rrethuar nga miq që i respektoj dhe më respektojnë, një njeri si gjithë njerëzit e tjerë ndoshta edhe pak me e vuajtur pasi jeta më ka lenduar që herët.
Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?
Unë kam afërsisht 7 vjete në Londër njihem me disa familje shqiptare, që behemi kur kemi mundësine pasi kur je me familja koha është edhe e kufizuar ,por duke u mbledhur gjithmoneë kur kemi mundësi sidomos, gjatë diteve të shenuara për ne shqiptarët.
Nese nuk do te isha bere meësuese endrra dhe deshira ime ka qenë gazetaria .....
Planet tuaja për të ardhmen, cka Anjeza mendon dhe ka në fokus?
Planet për të ardhmen jane bashk me familjen time me bashkeshortin dhe cunat do te jetojme ne qytetin e bukur dhe bregdetare te Vlorës ku kemi edhe shtëpinë tone ,uneë do të vazhdoj me shkrimet e mija dhe ndoshta do të punoj si mësuese ,ndersa burri është duke punuar për të hapur resorantin e tij, pasi ai ështe chef,¨ndersa cunat në shkollë.
E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?
E lexoj gjithmonë revisten Dituria dhe mendoj se është një ide e shkelqyer jo vetëm per shqiptarët qe jetojnë ne Suedi por për të gjithë ne emigrantët qe jetojmë ne vende të ndryshme por që kemi fatin ta lexojme online.
Cka ju benë të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?
Cka me benë të lumtur ,familja e mbrekullueshme qe kam bashkeshorti, fëmijët ,dhe të gjithë njerëzit qe me rrethojnë ,fakti qe edhe pse merguar kaq larg kam mësuar të vleresoj gjithcka, gjithkend dhe mbi të gjitha jetën,kjo duke pasur edhe të keqën e saj mallin e madh që më mundon dhe trishton pa pushim.
Si e kalon kohen e lirë?
Kohën e lirë sic e shpreha edhe më lart e kaloj duke shkruar,dhe duke lexuar dhe pak me shoqërinë.
Po të kishit mundësin të zgjidhni, ku do kishit jetu?
Shqipëri, Shqipëri dhe vetëm ne Shqipëri ,vetëm këtu larg e kuptojmë se cfarë perle natyrore kemi dhe nuk dim ta vlerësojmë.
Ajo cka do te shtoja në fund te keësaj interviste ju falenderoj ju për mundësinë qe më krijuat për kete intervisteë duke iu uruar vec suksese në rrugën e bukur që keni zgjedhur për tiu ardhur prane teë gjithë emigrannteve ,dhe se dyti do ti uroja të gjithë shqiptaret kudo që janë zoti i ndihmofte dhe u ndricoftë udhët e jetës .