Kulturë
Halit Bogaj: Aktorët e shquar të kinematografisë amerikane
E premte, 03.09.2010, 08:39 PM
AKTORËT E SHQUAR TË KINEMATOGRAFISË AMERIKANE
Nga Halit Bogaj
Epoka e artë e filmit amerikan fillon shumë herët por ata që i dhanë hov të madh kinematografisë janë emrat e nderuar të komedisë siç ishte Çarli Çaplin, Baster Kiton, Abot e Kostello, Stan Lauerel dhe Oliver Hardi dhe të tjerë..Në vijim po i përmenim shumë prej tyre, por jo sipas moshës .
Çarlton Heston do ta ketë përherë një vend nderi si një personalitet poliedrik në kinematografinë amerikane, i cili gjatë jetës së tij krijoi figura vërtet epokale dhe mitike siç ishin ato të Moisiut, Sidit, Ben Hurit në filmat:’’Agonia dhe Ekstaza’’,’’Major Dandi’’,’’Toka e madhe’’dhe’’Zotëruesi i Havajeve’’etj..Ai ka mbetur i pavdekshëm sidomos me filmin’’Ben Huri’’, i shpërblyer me 11 Çmime Oskarë.Kur luante në film, na merrte mendja se para nesh njëmend po defilojnë heronjtë e lashtë të historisë njerëzore.
Riçard Barton ishte bërë sinonim i aktorëve teatrorë anglezë.. Edhe Ai si Lorens Olivie, Xhon Gilgud dhe të tjerë i aktronte me sukses të madh disa nga heronjt e Shekspirit..Në vitin 1956 e pavdekëson Aleksandrin e madh të Maqedonisë, i cili krahas Markon Antonit në ‘’Kleopatra’’, ka mbetur ndër rolet e tij më të fuqishme historike.Filmat e tij kanë lënë gjurmë të pashlyera në Artin e shtatë, duke u bërë të afërt dhe të dashur për publikun nga mbarë bota.Gjithashtu nuk mund ta harrojmë as filmin historik’’Beket’’në të cilin aktron me veteranin tjetër shekspirian Piter O Tul.Gati në të gjithë filmat e tij shohimpoetencial të njejtë krujues, të cilit nuk i shterrojnë asnjëherë aftësitë.
Robert Rajan zen një vend nderi në kinematografinë amerikane ngase edhe ai ishte ndër veteranët kryesorë të saj.Atë e njohim nga një varg filmash , siç janë’’Dita e keqe në Blejk Rok’’/me Spenser Trejsin në rolin krysor/,’’Dymbëdhjetë të dëmkosurit’’,’’Profes-
Sionistët etj.
Eli Voleç është ndër aktorët e vjetër amerikan që dallohet edhe nga seriali’’Zona e muzgut’’për t’u bërë i njohur me ‘’Shtatë madhështorët’’e regjisorit Xhon Starxhes ,’’I miri, i keqi dhe i shëmtuar’’i Sergjo Leones, e deri te pjesa e tretë e filmit ‘’Kumbara’’me Al Paçinon në rolin kryesor.Eli Voleç ishte tandem i përsosur me Klint Istvudin.
Sidni Poatje ishte njëri ndër aktorët e parë afro-amerikanë i cili arriti të bëhej legjendar në kinematografi, sidomos me filmat’’Ikja në zinxhirë’’,’’Në nxehtësinë e natës’’,’’Qëlloje kush po vjen në darkë’,’’Anijet e gjata’’dhe disa vite më vonë edhe me filmin kushtuar jetës së Nelson Mendeles.
Sidni mori edhe shpërblimin për vepër jetësore nga Instituti Amerikan i Filmit, i cili ishte i pari që i ishte dhënë ndonjëherë një aktori afro--amerikan.
Entoni Perkins , qoftë vetëm me filmin’’Psiko’’do të mbeste i pavdekshëm në artin e shtatë por ai realizoi edhe disa role të tjera të paharruara si në filmat:’’Fedra’’, ‘A e doni Bramsin’’etj.
Xhon Kasavets ka mbetur i paharruar me filmat’’Dymbëdhjetë të damkosurit’’,’’Foshnja e Rozmerisë’’,’’Vrasësit’’,’’Furia’’ etj.
Rikardo Montalban, ishte një aktor i shquar me origjinë spanjolle, i cili mbeti i paharruar me filmat’’Vjeshta e çejenëve’’,’’Incidenti kufitar’’,’’Sajonara’’ dhe të tjerë.
Glen Ford na ka mbetur në kujtesë me filmat:’Bariu i deleve’‘,’’Simeron’’,’’Revolveristi më i shpejtë në botë’’,’’Santi’’,’’Tërbimi’’,’’Supermeni’’,’’Revolveristi nga lumi i kuq’’,’’Gjilda’’,’’etj.Glen Ford ka mbetur njëra ndër ikonat më të fuqishme të kinematografisë amerikane i cili na ka dhuruara rrole vërtet madhështore edhe siç ishte filmi’’Muzgu i perëndive’’.Nuk mujund ta harrojmë, sidomos filmin’’Revolveristi nga lumi i kuq ‘’ në të cilin Ford e luan Ligjvenësin që e pret në dyluftim një djalosh i ri i cili ishte shumë i shpejtë në dyluftim.Sa i përket aktorit Glen Ford me të drejtë mund të thuhet se çdo rol i tij ishte vërtet impozant.
Xhef Çendler na dukej se kishte karakter të njejtë dhe talent si Jul Bryneri.Në filmin’’Shiqgjeta e thyer’’ Çendler shkëlqen në rolin e shefit indian, i cili bashjkë me veteranin Xhejms Mejs, krijojnë një film vërtet antologjik. Në të shohim patriotizmin dhe fjalën e dhënë.beën/e një prijsi për arritje e paqës mes të bardhëve dhe indianëve.
Klerk Gebël gjithashtu është një personalitet tjetër në vete që na dhuroi disa role vërtet të pakapërcera siç janë ato nga filmat:’’Shkoi bashk me erën’’,’’Ndodhi në një natë’’, etj.Pas filmit ‘’Shkoi bashkë me erën’’Holivudi e priti si Mbretin e vetë filmor/ngase i njejti ishte shpërblyer me 10 çmime oskarë/, që përkah radhitja, mbetet i dytë pas ‘’Ben Hurit’’të regjisorit Viliam Vajler.
Bert Lankaster është një aktor tjetër legjendar amerikan i cili na dhuroi disa filma shkëlqimtarë si:’’Dyluftimi në Okej Koral’’,’’Nxënësi i djallit’’,’’Kthehu Sheba e vogël’’E pafalshme’’’Njeriu i ligjit’’,’’Gepardi’’,’’Procesi i Nyrenbergut’,’’Njeriu nga Alkatrazi’’,’’Elmer Xhentri’’,’’Prej këtu deri në amshim’’,’’Ura e Kasandrës’’,’’Profesi-
Nistët’’,’’Vera Kruz’etj.Lankaster disa filma i realizoi me Kirk Dagllasin e shquar, nga të cilët dallohen sidomos’’Shtatë ditë në maj’’,’’Dyluftimi në O.Koral’’dhe’’Nxënësi i djallit’’, të cilët na kanë mbetur në kujtesë të përhershme.
Kirk Dagllas është një aktor tjetër fenomenal i kinrmatografisë amerikane me emrin e të cilit janë të lidhur filmat:’’Spartaku’’,’’Rrugët e lavdisë’’, ‘’Dyluftimi në O.Koral’’,’’Treni i fundit për në Gan Hill’’,’’Kampioni’’,’’Furia’’,’’Heronjtë e Telemarkut’’, ‘’Muzgu i fundit’’,’’Qyteti psa mëshirë’’etj.Edhe dagllas ishte ndër aktorët më të mëdhenj që i kishte pasur ndonjëherë kinematografia e pashterrshme amerikan.
Entoni Kuin bënë pjesë në Grupin e dy aktorëve më lartë të përmendur i cili krijoi role specifike gjatë karierës së tij të gjatë. Filmat e tij më të njohur dhe antologjik janë:’’Viva
Zapata’’,’’Atila, kamxhiku i Zotit’’,’’La Strada/Rruga/’’,’’Greku Zorba’’,’’Topat e Nasvaronës’’,’’Treni i fundit për në Gan Hill’’dhe në vitet e fundit të jetës edhe filmi i paharruar’’Hakmarrja’’/me Kevin Kostnerin në rolin kryesor/.Kuin është i njohur edhe për role mafioze siç është edhe filmi’’Shifra Salamander’’me Franko Neron në rolin kryesor.
Edhe Henri Fonda është ndër veteranët më të mëdhenj të kinematografisë amerikane i cili realizoi shumë vepra filmore, nga të cilat do t’i dallojmë’’Xhesi Xhejmsi’’,’’Kthimi i Xhesi Xhejmsit’’,’’E dashura ime Klementina’’,’’Varlloku’’/Njeriu me revole të arta/,’’12 njerëz të hidhëruar’’dhe sidomos filmin’’Na ishte njëherë në Prëndimin e egër’’në regjinë e regjisorit italian Sergjo Leone, i cili ka mbetur ndër kryeveprat e tij më të rëndësishme.
Xhejms Stjuart është gjithashtu njëri ndër emrat më të nderuar të kinematografisë amerikane i cili i realizoi disa nga filmat:’’Vinçester ‘73’’,’’Shigjeta e thyer’’,’’Kalimi gjatë natës’’,’’Njeriu që e vrau Liberti Vallansin’’,’’Marramendja’’,’’Zotëri Smiti shkon në Vashington’’dhe të tjerë.pra edhe ai bënte pjesë në Plejadën më të famshme të aktorëve holivudianë.
Robert Miçam dallohet me filmat:’’Jashtë të së kaluarës’’,’’Kur martohesh me të huajin’’,’’Gjaku në hënë’’,’’Ceremoniali i fshehtë’’,’’Poni i kuq’’,’’Ajo duhej të thoshte jo’’,’’Fytyrëengjulli’’’,’’Miqtë e Edi Kolit’’,’’El Dorado’’ etj.
Gregori Pek ishte ndër emrat më madhështorë të kinematograisë amerikane i cili krijoi role të fuqishme si në filmat:’’Davidi dhe Batsheba’’,’’Dyluftimi në diell’’, ‘’Toka e madhe’’,’’Salvahe’’,’’Bravados’’,’’Mobi Dik’’,’’Çelësat e mbretërisë’’,’’Marrëveshja xhentëlmene’’,’’Arabeska’’,’’Ari i Mek Kenës’’,’’Dyluftimi’’,’’Topat e Navarones’’ etj.
Piter O Tull gjithashtu ka një vend të madh në kinematografinë amerikane i cili realizoi filmat:’’Lord Xhim’’,’’Beket’’,’’Nata e gjeneralit’’,’’Lorensi nga Arabia’’,’’Luani i një dimri’’,’’Si të vidhen një milion dollarë’’,’’Lamtumirë, Z.Çips’’,’’Njeriu nga La Mança’’,’’Kazino Rojal’’,’’Kaliguala’’,’’Troja’’ etj.