Kulturë
Sami Islami: Mushkaja
E premte, 03.09.2010, 07:55 PM
MUSHKAJA
Në veturë , duke udhëtu,
Jonit diçka iu kujtu
-Unë, tha, dje isha te daja,
Befas më pickoi mushkaja!
Aty ku ajo më thumboi,
Besomëni , shumë më iritoi
Më kruhej vendi, shumë, pa masë…
U hidhërova, veç me plasë!
-Mushkaja kështu jeton,
I flet nëna të voglit Jon,
Kur thumbon ajo pi gjak
S’dallon as fëmijë , as plak!
Bile ajo bën edhe më keq,
Lëshon një helm aty , për dreq
Që trupi i njeriut s’e duron
Prandaj kruarje të fortë shkakton.
Joni dëgjoi me interesim,
Por s’u kënaq me këtë shpjegim!
-E di mirë se ajo pi gjak,
Për këtë s’dyshoj aspak!
Si insekt i vogël fare,
Bën sherr t’madh, pa hajgare!
Nuk e di se si të helmon,
E di se t’pështyn kur t’thumbon!
Sami ISLAMI
Londër, 3.09.2010
Komentoni
Artikuj te tjere
Luan Çipi: Parakalojnë fitimtarët
Refik Hasani: Abetaret e dedikuara për Luginën e Preshevës
Ndue Ukaj: Një fjalor simultan që pasuron leksikografinë e përbotshme
Kosova krenare që nxori humanisten e përmasave botërore
Vangjush Ziko: Vargu më doli prej shpirtit
Vullnet Mato: Velloja e nuses
Halil Haxhosaj: Vepër me figuracion të dhimbjes e mallit
Ilir Sefaj: Koliqi, moderni shqiptar në jetë dhe literaturë
Demir Krasniqi: ''M'rrove e t'rrova - brisku i berberit''!
Çlirim Uça: Po grindën qentë
Poezi nga Sejdi Berisha
Janaq Pani: Eh medet! O eh medet!
Paulo Coelho: Reja dhe Duna
Xhavit Gasa: Dëshmorëve të Kosovës
Hekuran Halili: Hënë e viseve të mia
Poezi nga Engjëll Koliqi
Albert Vataj: Zelli i një politike demagogjike
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - H
Etleva Lala, Dr. Musa Ahmeti: Katekizëm në gjuhën shqipe në vitin 1584
Nehat Jahiu: Tufë pezish për fëmijë