Kulturë
Refik Hasani: Abetaret e dedikuara për Luginën e Preshevës
E enjte, 02.09.2010, 09:59 PM
Me rastin e ndarjes së 800 abetareve falas për nxënësit nga Komuna Medvegjës Bujanocit dhe Preshevës .
Abetaret e dedikuara për Luginën e Preshevës
Shkruan: Refik HASANI
Abetarja është të mësuarit e shkronjave shqipë,por ksaj here ka domethënje që Ministria e Arsimit ka ndarë libra,pasi për herë të parë ,, po e mëson Alfabetin '' se edhe shqiptarët nga tri komunat duhet të mësojn abetaren shqip.Sipas mediave të shkruara dhe elektronike njoftohet se qeveria e Kosovës ndau 800 abetare dhe ju afroi falas nxënësve në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.Kjo është shumë më shumë dhe i kalon përmasat e një ndihme,sepse ka një domethënje të posaqme.Përveqë ksaj,nuk jemi mësuar ta ndëgjojm,kur Prishtina si kryeqitet i të gjithë shqiptarëve në ish -jugosllavi po tregon gatishmëri konkrete dhe po shpërndan Abetare.Edhe pas një dekade shqiptarët nga kjo Krahinë të banur me shumicë dërmuese të pjesëtarëve etnik kemi gjetur përkrahjen e qeverisë së Kosovës .
Duhet të parashihet me projekt NJË QINDË MIJË ABETARE NË VJETË për shqiptarët e gjithë botës
Pas një dekade ku është dashur të presim dhe ti bjen ndërmendë dikujtë se është nevoj imediate që t'ju shpërndahet abetare nxënësve nga tri Komunat.Ky është një borxh se edhe ashtu tri Komunat kufizohen me kosovën,e kur i shtojm ksaj që edhe janë shqiptarë borxhi është dyfish më i madhë .Por çfarë të bëhet halli edhe sa vjetë duhet të presim dhe të vetëdijësohen qeveria e Kosovës dhe shqipërisë që t'ju shpërndajnë nga , NJË QINDË MIJË ABETARE NË VJETË për nxënësit gjysmë të asimiluar shqiptarë si në : Turqi ,Amerikë, Itali e nëpër shtete të tjera.Kjo sasi e librave shqipë do të shpërndahet përmesë klubeve dhe shoqatave të ndryshme anekëndë botës,duke shfrytëzuar punën dhe njerëzve dhe aktivistët e dëshmur për këtë projekt me rëndësi strategjike kombëtare.Gjesti dhe veprimi i qeverisë së Kosovës që ndau sasinë e abetares për nxënësit shqiptarë nga kjo krahinë fletë shumë dhe ka një domethënje të madhe.Pikë së pari ndihma edhe pse e vonuar është për tu përshendetur pasi ka filluar në arsim.Të përkujtojm se deri më tani Prishtina nuk ju ka ndihmur në asnjë mënyrë shqiptarëve në këtë pjesë bile nga një herë ju ka dhënë këshilla dhe rekomandime politike bllanko dhe të dëmshme.Prishtina edhe pse vetëm pas 17 shkurtit 2008 është shtetë me një subjektivitet ndërkombëtarë,por:Kosova ka pasur obligim më shumë se moral të na dal në ndihmë në shumë aspekt si në arsim,kuota e rexhistrimit të studentëve të jetë e pranueshme,në dhënjen e përkrahjes për personat dhe ushtarë që kan pengesa të kthehen në vendet e tyre,në bashkëpunimin e komunave ndërkufitare,në afrimin e ndihmës në mbajtjen gjallë të botimeve nga ajo pjesë,në furnizimin me libra tjerë shkollor dhe të bibliotekave,në xjerrjen e ndonjë gazete,reviste apo periodiku në gjuhën shqipe për tri komunat,në lehtësimin për çështje tjera në ruajtjen e trashigimisë kulturoro-historike etje .
Kosovës i duhet një ministri për diaspor me departament të caktuara për shqiptarët nga Krahina shqiptare e mbetur nënë administrimin e Serbisë .
Mbesim me shpresë që dhurata modeste që qeveria e Kosovës ndau për nxënës të klasës fillore është shumë e rëndëssishme nuk do të ndalet me kaqë.Me të drejtë ne shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Prishtina.Deri më tani nuk ishte largëpamëse,asnjëher nuk kemi pasur rastin të shohim ndonjë ndihmë konkrete për shqiptarët nga kjo krahinë,bile disa herë klasa politike dhe qeveritë e Kosovës ,, kan qaluar " , sa i përket çështjeve fundamentale si për :
- Arritjen e pikave të marrëveshje së Konçulit dhe zbatimit të saj ,
- Efekshmërin dhe rezultatet e Referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992 ,
- Formimin e Trupit Koordiniues ,
- Pjesëmarrjen e shqiptarëve në parlamentin e serbisë ,
- Formimin e këshillit nacional sipas ligjeve serbe ,
- Hapjen e disa fakulteteve,apo edhe formimin e një universitet publik në gjuhën shqipe ,
- Vendosjen e një misioni paqëruejtës në tri Komunat dhe
- Përveqë shtëtësisë amë nga lindja të pajisemi edhe me nënështetësin e Kosovë .
Ne disa herë në shkrimet tona të publikuara anekëndë hapsirave tona etnike dhe jashta tyre kemi ngritur çështjet se çfarë po bënë serbia për pakicën e vetë në Kosovë,Kosova asgjë prej asgjëje nuk ka bërë dhe investur për shqiptarët në tri Komunat e cekura të banuara me shumicë dërmuese shqiptare .
Vetëm Republika e serbisë ka investuar me miloiona e miliona,e ndoshta edhe miliarda euro për pakicën serbe në Kosovë,kurse Kosova tashmë ka filluar më këto 800 abetara që vlera totale është dikundë afër katër mijë euro !! .Po ashtu ne kemi kërkuar që një kohë të gjatë që Republika e Kosovës ka obligim më shumë se moral të kujdeste për të gjitjhë shqiptarët e ish-Jugosllavisë.Parashtrohet pyetja pse Kosova dhe kush e pengon të hapë një zyrë ndërlidhesë për shqiptarët nga tri Komuna.Domosdoshmëria është të hapet një ministri për diaspor,ku në kuadërë të këtij dikasteri nga një departament do të jetë :Për shqiptarët në Malë të Zi, për shqiptarët në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës dhe një departament për shqiptarët nga do që jan të lindur në ish-Jugosllavi por që jetojn dhe banojnë jashta ksaj hapsire pra në shtetet e globit mbarë.Nëse Prishtina nuk e merrë inciativën të përkujdeset për shqiptarët e ksaj haspire,Tirana jo që nuk ka njohur të mjaftueshme e vullnet por ajo mjafton të kujdeset për shqiptarët e krahinës së Qamërisë në Greqi dhe për shqiptarët në Itali , Turqi e Amerikë.Ministria për diaspor është nevoj kohe,është obligim për Tiranënë dhe Prishtinën që ti bashkërendojn punët përë ngritjen dhe forcimin e një ministri të tillë.Të qudit fakti që vetë Prishtina është shumë afër më qytetin e Medvegjës që ka më pak se dyzet kilometra dhe në Medvegjë nuk është ndier aspak dora dhe ndihma e Prishtinës për një dekadë !? .
Çlirimi i Kosovës nuk është meritë vetëm e banorëve shqiptarë të Kosovës!
Me fjalë të tjera,liria dhe çlirimi i Kosovës nuk është meritë vetëm e banorëve shqiptarë të kosovës,por është meritë e të gjithë shqiptarëve anekëndë botës,veqmas e neve shqiptarëve që ishim të shtrënguar të jetojm në ngrehinën artificiale të quajtur Jugosllavi.Prandaj Kosova nuk guxon të shtirret se nuk ka ndodhur asgjë,pra jemi sakrifikuar shumë e shumë gjenerata e breza nga e gjithë bota për të ardhur dhe gëzuar këtë ditë.Kosova apo më mirë të themi Shqiptaria nuk është mbrojt vetëm në Drenicë,Dugagjin,Llapë,Vlorë e Strugë por edhe në Medvegjë,Bujanoc e Ulqinë,Kumanovë,Strugë e Ohër.Kosova ka hezituar,është duke hezituar ta ngritë,në të gjithë nivelet Evropiane dhe ndërkombëtare,ti mbroj dhe ta shtroj çështjen e shqiptarëve të mbetur në tri Komunat e cekura.Dhashtë zoti dhe të mbesim me shpresë që mos të mbesim më këto abetare por të investohet më shumë në shumë aspekte për atë krahinë të mbetur nënë mëshirën dhe fatin sikur të mos jetë e askujt .Askush nuk përkujdeset,prandaj Kososva ka obligim që të na dal në ndihmë por edhe të kërkoij forma të tjera.Kjo pjesë kërkon dorën e ndihmës si në arsim,kulturë ,sportë ,informim dhe çështje tjera.Kjo pjesë është duke u zbrasur shumë,është duke ndodhur një zbrasje,ashtu në heshtje,lokalitete të tëra dhe vendbanime jan duke u braktisur nga shqiptarët .
Institucionet e Kosovës të marrin qëndrim zyrtarë së cilat jan fushat që mundë ti mbulojn për Shqiptarët nga tri Komunat .
Është momenti i fundit që institucionet të Kosovës në bashkëveprim të ngushtë edhe subjektet nga tri Komunat të hartojn një platformë të përbashkët .Janë dy çështje bazike : Së pari shqiptarët të unifikojn qëndrimet dhe të ulen ti shkruajn se cilat ndihma duhet kërkuar dhe mundë të plotësohen nga Kosova .Kurse Institucionet e Kosovës duhet të ulen dhe të marrin qëndrim zyrtarë së cilata jan fushata mundë ti mbuloj përë Shqiptarët nga tri Komunat , për çfarë kohe,kosto dhe sasi kështu duhet vepruar .Se ne nuk jemi kundër ndarjes së 800 abetareve edhe sikur të jene 80 copa ,apo vetëm tëtë copa kanë një rëndësi të posaqme por herave të tjera të bëhet në forma , përmbajtje dhe plane strategjikë afatgjata .
02.09.2010
*Autori është publicist i pavarur,punon si Prof. i Ekonomisë,publicist i pavarur nga Krahina shqiptare e mbetur nën administrimin e Serbisë .
E-mail adresa : refikhasani@hotmail.com