| E premte, 03.09.2010, 06:55 PM |
 MUSHKAJA
MUSHKAJA
Në veturë , duke udhëtu, 
Jonit diçka iu kujtu
-Unë, tha, dje isha te daja, 
Befas më pickoi mushkaja!
Aty ku ajo më thumboi,
Besomëni , shumë  më iritoi 
Më kruhej vendi, shumë, pa masë…
U hidhërova, veç me plasë!
-Mushkaja kështu jeton, 
I flet nëna  të voglit Jon, 
Kur thumbon ajo pi gjak
S’dallon as fëmijë , as plak!
Bile ajo bën edhe më keq, 
Lëshon një helm aty , për dreq
Që trupi i njeriut s’e duron
Prandaj kruarje të fortë shkakton.
Joni dëgjoi me interesim, 
Por s’u kënaq me këtë shpjegim!
-E di  mirë se ajo pi gjak, 
Për këtë s’dyshoj aspak!
Si insekt  i vogël fare, 
Bën sherr t’madh,  pa hajgare!
Nuk e di se si të helmon, 
E di se t’pështyn kur t’thumbon!
Sami  ISLAMI
Londër, 3.09.2010