E marte, 06.05.2025, 04:38 PM (GMT+1)

Kulturë

Engjëll Koliqi: Vulë e mirë për devotshmërinë shembullore

E premte, 03.09.2010, 09:10 PM


VULË E MIRË PËR DEVOTSHMËRINË SHEMBULLORE – FETARE, HUMANITARE DHE KARITATIVE E SHOQATËS “NËNË TEREZA” NË LECCO DHE E SHOQATËS “STUBLLA” PËRGJITHËSISHT NË DIASPORË

 

Me idenë dhe nismën e patriotit të devotshëm Nikoll Ballabani, mbasi u muarëm vesh edhe me veteranin tonë të superdëshmuar e themelues dhe kumbarë i këtyre shoqatave në diasporë – Pashk Ballabanin, filluam punën dhe ne superjubileun – 100 Vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, më 5 shtator në Prishtinë, ky flamur special do t’i dhurohet Katedralës së Shenjtëreshës sonë, në emër të këtyre shoqatave – si vulë shembullore për veprimtarinë e palodhshme dhe shumë të frytshme të këtyre shoqatave, në shërbim të nevojtarëve dhe të vendlindjes sonë Stubllës. Flamurin e ka rregulluar Nikolla i palodhshëm, te një mjeshtër në Gjilan, kurse shkopin ia ka rregulluar veprimtari tjetër i devotshëm Man Ukaj. Në bisedë të lirë Nikolla tha se për këtë kryevepër shembullore, veç kohës dhe udhëtimeve për në Viti e Gjilan, ka shpenzuar rreth 200 EURO, që mendoj shoqatat ia kanë borxh. Me këtë flamur, para opinionit kosovar e më gjerë do vëhet një vulë historike mbi funksionimin dhe veprimtarinë e këtyre shoqatave, me meritë kryesore të Nikoll Ballabanit.

 

Ne stubllanët duhet të mendojmë shumë seriozisht dhe vërtetë të bëjmë më shumë për Stubllën tonë dhe për nevojtarët e të mundohemi që sadopak t’i përngjajmë Nënës Shentëreshë!!! Me këtë rast, ju ftoj të gjithëve që të jepni kontributin tuaj, duke e blerë librin tim “Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell”, të sponzorizuar nga këto shoqata, që të gjitha mjetet nga shitja e librit, do t’i drejtojnë për misione humanitare. Vetëm për një familje në Kosovë Shoqata dërgon nga Italia nga 680 EURO në muaj, për kura mjekësore.

 

Po ua dhuroj edhe foton e flamurit historik, që do t’i dhurohet të dielën katedralës së Nënë Terezës, në Prishtinë.

 

Me rastin e 100 Vjetorit të lindjes së Nënës Tereze, të gjithë stubllanëve kudo që janë në botë, duke i përqafuar me mall dhe me dashuri, ua uroj këtë superjubile dhe u dëshiroj bekime e mrekulli nga Zoti, me ndërmjetësimin e Nënës!!!

 

Engjëll Koliqi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx