Kulturë
Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - I
E diele, 05.09.2010, 11:19 AM
Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe
Nga Bajram Qerimi
I
IBRET
BËHET IBRET fr.fol.,id.-1. (dikush a diçka) ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten dikush.. S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka. 2. shëmtohet shumë, së tepërmi dikush, bie në gjendje shumë të keqe dikush, ngjall te të tjerët ndot a frikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: bëhet për çudë dikush
E BËN IBRET dikush fr.fol.,id.-1. (dikë) e rrah paq, mirë, shumë, pa masë dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e shkal, e sqaq, e zbeq, e zhdëp dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush . 2. (dikë a diçka) e ndot, e ndyen, e përlyen shumë, pa masë dikush dikë a diçka. S. shih sin: e bën berbat dikë a diçka dikush. 3. (diçka a një vend) e prish, e shkatërron krejt diçka a një vend dikush, e përvëlon diçka a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: i (ia) vë benzinën diçkaje a një vendi dikush
IÇ-I
I DEL IÇI diçkaje fr.fol.,id.- zbulohet diçka, nuk është, nuk mbetet më e fshehtë diçka, e marrin vesh të gjithë diçka. (FGJSSH f. 707). S. shih sin: i del bishti diçkaje
IA HEQ IÇIN LAKRORIT dikush fr. fol., iron.- i zbulon të fshehtat, të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush. (FGJSSH f. 707). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush
IA NXJERR IÇIN LAKRORIT dikush fr. fol., iron.-i zbulon të fshehtat, të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush.(FGJSSH f. 707, 943, 1615). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush
IA QET IÇIN LAKRORIT dikush fr. fol., iron.- i zbulon të fshehtat, të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush .(FGJSSH f. 707, 943, 1615). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush
IDAR/E-JA
BËHET IDARE dikush fr.fol.,id.- i plo-tëson nevojat (e jetës) dikush. (AXH-VII f. 164).
IDE-JA
*HEDH IDENË dikush fr.fol.,id.- mendon dikush.- Naum Veqilharxhi hedh idenë se është e nevojshme që të gjithë të kenë të drejtë të marrin edukatë e mësim. (M.I.-NV f. 74).
IDE ABSOLUTE fr.em.,fj.,filoz.-koncept themelor, kundërdijesor e teologjik I filozofisë idealiste të Hegelit, sipas të cilit para natyrës, para njeriut e pavarësisht prej tyre ka ekzistuar një” ide absolute”, e përjetshme, që gjoja krijon gjithçka. (FGJSSH f. 708).
*KAM IDENË fr.fol.,fj.- mendoj.-E kisha idenë/ intelektualët pastaj/ shkelin synë/ njëri tjetrit. (L.LE te: ERE, 24.04.
I VJEN IDEJA dikujt për diçka fr.fol.,fj.- mendon dikush për diçka. (BQ-DSH).
IDEALIZ/ËM-MI
BIE NË IDEALIZËM dikush fr.fol.,fj., filoz.- bëhet idealist dikush, i ndjek dhe i mbron pikëpamjet e filozofisë idealiste dikush. (FGJSSH f. 708).
IDEALIZMI OBJEKTIV fr.em.,fj., filoz.- idealizëm që merr si parësore një ndërgjegje mbinjerëzore, të pavarur nga njeriu, të quajtur“ ide absolute“, „ arsye botërore“ etj. (FGJSSH f. 708, 1298).
IDEALIZMI SUBJEKTIV fr.em.,fj., filoz.- idealizëm që merr si parësore ndërgjegjen e njeriut ose elemente të veçanta të saj (ndijimet, perceptimet, emocionet, vullnetin etj.. (FGJSSH f. 708, 1799).
IDENTITET-I
DOKUMENT IDENTITETI fr.em.,fj.- dokument ku janë shënuar tiparet dalluese të një njeriu dhe që shërben për të vërtetuar se është ai vetë. (FGJSSH f. 709). S. kartë (letër) identiteti
KARTË IDENTITETI fr.em.,fj. (FGJSSH f. 709). S. shih sin: dokument identiteti
LETËR IDENTITETI fr.em.,fj. (FGJSSH f. 709). S. shih sin: dokument identiteti
IDHËT
I CURROHET IDHËT dikujt dikush fr. fol. ,id.- i lëshohet shpejt e me vrull dikujt dikush, i vërsulet, i sulet, i fluget, i fluket, i vrullet dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f. 41). S. shih sin: i gjuhet si derri i egër dikujt dikush
IFTIJAÇ
BËHET IFTIJAÇ për dikë dikush fr.fol.,fj.-bie ngushtë për dikë dikush.(BQ-DSH).
ËSHTË IFTIJAÇ për diçka dikush fr.fol.,ftill.- i mungon diçka dikujt, ka nevojë për diçka dikush . (BQ-DSH). S. është meshëm për diçka dikush
IJAS
HIQET IJAS dikush fr.fol.,meton.- zva-rritet, zhagitet dikush. (FGJSSH f. 685). S.shih sin : hiqet barkas dikush
IJ/Ë-A shm.IJË-T
I FRYHEN IJËT dikujt fr.fol.,meton.-ha shumë dikush, ngopet shumë, pa masë dikush. (FGJSSH f. 506, 710). S. shih sin : i bëhet barku bëtikë dikujt
IJË MË IJË fr. ndf.,fj.-nga njëra ijë në tjetrën. (FGJSSH f. 710).
IA KËPUT IJËT dikujt dikush fr.fol., id.- 1. (së qeshuri, nga gazi) e bën të qeshë shumë, pa masë dikë dikush, e bën të gajaset së qeshuri dikë dikush, e shkrin së qeshuri dikë dikush. S. shih sin : ia këput brinjët dikujt dikush (së qeshuri, nga gazi) . 2. e gënjen shumë dikë dikush.(FGJSSH f. 710, 819). S. shih sin : ia këput brinjët dikujt dikush
I MBAN IJËT ME DORË (ME DUAR) (nga gazi, duke qeshur) dikush fr.fol.,meton.-qesh shumë, pa masë dikush, qesh me të madhe dikush, këputet, shkulet së qeshuri dikush. (FGJSSH f. 104, 710). S.shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)
I (IA) MERR IJËT dikush fr.fol., id.-1.dikujt (armikut etj.) e rrethon dikë (armikun etj dikush duke ia marrë të dy krahët njëkohësisht që vijnë gjithnjë duke u ngushtuar derisa të detyrohet të dorëzohet a të asgjësohet.S.shih sin: ia merr anën (anët )dikujt (armikut etj.) dikush. 2. (dikujt) i bie prapa dikujt dikush, i bie anës dikujt dikush, i del në shpinë dikujt dikush. (FGJSSH f. 710). S. shih sin : ia merr anën dikujt dikush
IK
ËSHTË IKË TË IKIM diku fr.fol.,iron.- është tmerr e panik i madh diku, përpiqet të ikë i pari për të shpëtuar. (FGJSSH f. 711). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku
*IK, TË IKIM fr.fol.,id.- Po kur pashë se ç’ kishin shkruar nën të…,i rashë kokës.Ik, të ikim,-thashë,- se s’ mbetëm për të dalë më në njerëzi. (ZSA-VL-
IKAIL
BËHET IKAIL dikush për diçka fr.fol., id.- pajtohet dikush për diçka, bindet dikush për diçka. (ASU-VGJKMGJ f. 133). .
E BËN IKAIL dikë dikush fr.fol.,id.- e bën që të pajtohet dikë me diçka dikush, e bind dikë dikush. (BQ-DSH). S. e bën kajl dikë dikush
ËSHTË IKAIL dikush për diçka fr.fol., ftill.- është i pajtimit, i pëlqimit dikush për diçka, pajtohet dikush për diçka. (BQ-DSH). S. është dakord (razi) për diçka dikush
IK/Ë-A
*E MERR IKËN dikush fr.fol.,fj.- ikën sa mund dikush, nis të ikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 86).- Egërsirat kur morën ikën/ në aurorë lule Kosove bulëzuan. (QEJU te : KD, 21.VI.
IKJ/E-A
E VË NË IKJE dikë dikush fr.fol.,fj.- e bën, e detyron të ikë nga sytë këmbët dikë dikush, e bën dikë dikush që të ikë i tmerruar, e bën, e dety-ron t' ua mbathë këmbëve nga frika dikë dikush, e detyron të ikë me të shpejtë dikë dikush. (BQ-DSH) S.shih sin: i (ia) jep arratinë
VIHET NË IKJE dikush fr.fol.,fj.- ikën dikush,larkohet, ikën me vrap, në panik etj dikush. (FGJSSH f. 711). S. shih sin : merr arrati dikush, e merr arratinë dikush
IKRA-T
IA HEDH IKRAT dikujt dikush fr.fol., iron.- e mashtron, e gënjen dikë dikush, ia hedh, ia punon me shumë zotësi dikujt dikush. (JBALL -KOR f. 194). S. shih sin : ia përzien me bakër dikujt dikush
IKUR-IT(TË)
*VIHET NË TË IKUR dikush fr.fol.,fj .- arratiset, ikën, e merr ikën dikush, nuk dihet se nga vete dikush.- Si atij përherë ia ka hequr dera: cullë e mullë , çka i kishte shpëtuar,/ u vu në të ikur e mori rreget. (GJF-LM f. 396).S. shih sin: e ther binishin dikush
ILAÇ-I shm.ILAÇE-T
AS PËR ILAÇ fr.ndf., meton.- asfare, aspak, asnjëfare, as edhe një, as edhe një vetëm, hiç, kurrnjë të bësh be, askurrnjë. (NMUS-SHPK f. 133). S. shih sin : as edhe një për be
E BËN PËR ILAÇE dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah keq, paq, shumë dikë dikush, e zhdëp, e zbrun, e shqep, e shkal, e zbeq,e sqaq dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush
*I BËN ILAÇ dikujt diçka a dikush fr.fol. ,met.- i bën zgjidhje dikujt diçka a dikush, i bën, i mbaron punë dikujt diçka a dikush.- Agai ishte njeriu i parë … të cilit Tyrbja e Hamdishehëve nuk i bëri ilaç dhe nuk i gjeti çaren. (MR-L f. 330). S.shih sin : i gjen çare, ia gjen çaren (çarenë) dikujt diçka a dikush (edhe moh.)
I GJEN ILAÇ, IA GJEN ILAÇIN diçkaje a dikujt dikush fr.fol.,met.- i bën, i gjen zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje, shtegdalje diçkaje a dikujt dikush,i gjen shtegdalje, rrugëdalje, zgjidhje, rrugëzgjidhje diçkaje a dikujt dikush, ia gjen rrugën, mundësinë e zgjidhjes diçkaje a dikujt dikush, i gjen zgjidhje, dalje nga një e keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 712). S.shih sin : ia gjen anën diçkaje dikush ; i gjen çare, ia gjen çaren diçkaje a dikujt dikush
I GJENDET ILAÇ(I) fr.fol., ftill.- 1. (diçkaje) i gjendet zgjidhja, rrugëzgjidhja, rrugë-dalja, shtegdalja,derëdalja diçkaje, i gjendet rruga a mënyra e zgjidhjes diçkaje. S.shih sin : i gjendet çarja (çareja) diçkaje.2. (dikujt) i gjendet shteg-dalja, rrugëdalja, derëdalja dikujt, i gjendet dalja a shpëtimi dikujt nga një e keqe a nga një gjendje e keqe,e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike. (FGJSSH f. 609). S. shih sin : i gjendet çarja (çareja) dikujt (edhe moh.)
NUK GJENDET ILAÇ për diçka a dikë fr.fol.,ftill.- nuk gjendet derëdalje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje për diçka a dikë .(BQ-DSH). S.shih sin : nuk gjendet derë për diçka a dikë (edhe moh.)
NUK I GJENDET ILAÇI diçkaje (një pune, një çështjeje etj.)- nuk i gjendet mënyra, rruga e kryerjes (një pune etj.) a e zgjidhjes (së një çështjeje etj.), nuk i gjendet rrugëzgjidhja, zgjidhja diçkaje (një çështjeje etj.). (FGJSSH f. 712). S.shih sin: nuk i gjendet ana diçkaje (një pune etj.) (edhe poh.)
ILAÇ I VJETËR NË SHISHE TË RE fr.proverb.,iron.-formë, pamje a mënyrë e re e diçkaje pa ndryshim të përmbajtjes së saj. (FGJSSH f. 712, 1659, 1844, 2175).
KA ILAÇ fr.fol.,met.- 1.(dikush) ka rrugëdalje, shtegdalje, dalje a shpëtim dikush nga gjendja e keqe, e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike dikush, ka ,gëzon ndihmë, përkrahje dikush. S.shih sin: ka çare dikush. 2. (dikush) ka shërim dikush. S.shih sin : ka derman dikush. 3.(diçka) ka zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugë-dalje diçka.S. shih sin: ka anë e udhë diçka (edhe moh.)
NUK KA ILAÇ TJETËR dikush fr. fol.,ftill.-nuk ka shtegdalje, rrugëdalje, dalje tjetër dikush, nuk ka shpëtim tjetër dikush, nuk ka mundësi tjetër dikush, nuk ka nga t’ ia mbajë dikush, s’ ka ç’ bën dikush, është i detyruar, i shtrënguar të bëjë, të veprojë mu ashtu siç i imponohet a siç ia imponojnë rrethanat. (FGJSSH f. 712). S.shih sin : nuk ka çare tjetër dikush
ILET-I
I BËHET ILET diçka dikujt, E BËN ILET diçka dikush fr.fol.,id.- mësohet me diçka (në mënyrë të veçantë) dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : i bëhet adet diçka dikujt, e bën adet diçka dikush
I BIE ILETI dikujt fr.fol.,fj.- e zë epilepsia, sëmuret nga epilepsia dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin:e zë ajo e herës dikë
E KA ILET diçka dikush fr.fol.,id.- është i mësuar(në mënyrë të veçantë) me diçka dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : e ka adet diçka dikush
IA SHTIE ILETIN dikujt dikush a diçka fr.fol.,id.- 1. e mërzit shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e sëmur dikë dikush a diçka duke e mërzitur . S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush a diçka. 2. e tremb, e frikon shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e tmerron dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt dikush a diçka
E ZË ILETI dikë fr.fol.,fj.- e zë epilepsia, sëmuret nga epilepsia dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin:e zë ajo e herës dikë
ILIK-U shm.ILIQE-T
I KANË IKUR ILIQET (DISA ILIQE) dikujt fr.fol.,id.- ka filluar të shthuret fare dikush, ka filluar të prishet moralisht dikush. (FGJSSH f. 712).
ILUZION-I shm.ILUZIONE-T
ILUZIONE EMOCIONALE fr.em.,fj.- iluzione që lindin nga ndjenja të caktuara të njeriut, nga gjendja e tij emocionale. (FGJSSH f. 713).
ILUZION OPTIK (PAMOR) fr.em.,fj.- iluzion që lind nga perceptimi i gabuar i madhësisë ose i trajtës së trupave. (FGJSSH f. 713).
IMJA (E)
NUK LUAJ NGA E IMJA fr.fol., iron.- qëndroj me kokfortësi në mendimin, në qëndrimin tim, nuk largohem, nuk tërhiqem nga qëndrimi a mendimi vetanak, nuk bëj asnjë lëshim, nuk heq dorë fare nga ajo që e kam në bindjen, në kokën , në mendjen time. (BQ-DSH).S. mbetem (qëndroj) në timen
IMSHT/Ë-A
FUTET NË IMSHTË dikush fr.fol., iron.- i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë a diçka të vështirë dikush, i hyn një pune shumë të vështirë dikush. (SHAGEC-BY f. 171). S. shih sin : futet në baltë dikush
IMTËSI-A
*DERI NË IMTËSI fr.ndf.,fj.- imtësisht, hollësisht.- Kjo do të thotë se ,para se të vendosim për raste të këtilla, duhen shikuar gjërat deri në imtësi. (ISBAJÇ te : GJJ nr. 1-4/
*ME IMTËSI fr.ndf.,fj.- imtësisht, hollë-siht, pa lënë asgjë mangu. (FGJSSH f. 472, 845).- Artikuj analitikë që shqyrojnë me imtësi situatat e nxjerrin përfundime. (ADHRI te : GJJ nr. 2/
NË IMTËSI fr.ndf.,fj.- imtësisht, hollë-sisht, pa lënë asgjë mangu.- Ruan në përkthimin e Koliqit jo vetëm forcën tronditëse të origjinalit , po edhe një besnikëri në imtësi dhe në ritmin e vargjeve. (KKO te : SF nr. 3-4/
IMZA-JA
*VË IMZANË dikush fr.fol.,fj.- nën-shkruan dikush.- Po të rrijë kush duke më këqyrur/ kur vë imzanë. Prandaj me myhyr/ unë nënshkruaj aktet zyrtare,/ kah për shkrim dora s’ më bën pare. (GJF-GPT f. 161). S. shih sin : vë dorë dikush
INAT-I
E BËN ME INAT dikë dikush fr.fol.,fj.- e inatos dikë dikush. (FGJSSH f. 132).
E BËN ME INAT me dikë dikush fr.fol., id.- e bën me bast me dikë dikush, hahet me ngulm me dikë dikush për një punë. (FGJSSH f. 717).
*I BIE INATI dikujt fr.fol.,fj.- nuk inatoset dikush, nuk mban inat dikush. (FGJSSH f. 717).- Fjalët e fundit i erdhën mirë Malo Bonjakut , i ra inati dhe një e qeshur në buzët e tij të holla e shprehu qartë kënaqësinë që ndjeu. (ZSA-VL-
S’ ËSHTË ME INAT, S’ ËSHTË PUNË INATI fr.fol.,ftill.- nuk ia del dot me të keq, nuk mund të arrish gjithnjë me forcë atë çka dëshiron. (FGJSSH f. 717).
GJETKË E KA INATIN E GJETKË E NXJERR dikush fr.proverb.,iron.- ngase nuk mund t’ i ahmerret fajtorit kryesor, i ahmerret të pafajshmit, ngase nuk mund ta dënojë, ta dëmtojë fajtorin kryesor, e dënon, e dëmton të pafajshmin. (FGJSSH f. 141, 292). S. shih sin : nuk i hipën dot dardhës e i bie fikut
E HA VETEN NGA INATI dikush fr.fol., meton.- i vjen shumë inat, mëri dikujt, e ha vetveten (nga inati) dikush, inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt. (FGJSSH f. 637). S. shih sin: plas si bufi dikush
HA INAT dikush fr.fol.,fj.- 1. përpiqet që të dalë e tija dikush, ngul këmbë në të tijën dikush. S. shih sin : nuk ha arsye dikush. 2. (me dikë) përpiqet t’ ia kalojë dikujt dikush në diçka (në një punë etj.). (FGJSSH f. 638, 717). S. ha (vë) sedër me dikë dikush
I HIPËN INATI dikujt fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (FGJSSH f. 717, 2026). S. shih sin : merr huq dikush Ant. i bie inati dikujt
I HIPËN INATI NË KOKË dikujt fr.fol., id.- tërbohet dikush. (FGJSSH f. 2022). S. shih sin : i bien boritë dikujt
INAT PREJ DERRI fr.proverb.- inat i madh, kryeneçësi e madhe. (FGJSSH f. 717).
INATI-DËMI I KOKËS fr.proverb.- inati e merr më qafë njeriun. (FGJSSH f. 717).
E KA INAT dikë dikush fr.fol., fj.-e urren a nuk e do dikë dikush, ia do të keqen dikujt dikush për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e zilis, e zileps dikë dikush. (BQ-DSH). S. e ka haset (lakmi, mëri, nakar, ndezë, resë, smirë, sherr, zili) dikë dikush; e merr inat (lakmi) dikë dikush; ia shtie ndezën dikujt dikush: i shtie zili dikujt dikush, i (ia) shtie zilinë dikujt dikush
IA KA INATIN dikujt dikush fr.fol.,fj.- e ruan ende një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, urrejtjeje etj. ndaj dikujt dikush, i(ia) mban dikujt dikush zemërimin e përpiqet t’ ia nxjerr. (FGJSSH f. 717).
KA INAT, POR S’ KA TAKAT dikush fr. proverb.- dëshiron të bëjë diçka dikush, por është i pafuqishëm ose i paaftë, ka dëshirë, por s’ ka fuqi. (NMUS-SHPK f. 133).
E KAP INATI dikë fr.fol.,fj.- fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : merr huq dikush
I KËRCEN INATI dikujt fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (FGJSSH f. 820). S. shih sin : merr huq dikush
KIJA INATIN DHE FOLI HAKUN dikujt, KIJA INATIN, PO HAKUN MOS IA HA fr.proverb.- jepi dikujt atë që i takon, vlerësoje drejt dikë a punën e tij pavarësisht nëse të pëlqen a s’ të pëlqen, rri shtrembër e fol drejt. (FGJSSH f. 717).
LIDH INAT me dikë dikush fr.fol.,fj.- inatoset me dikë dikush. (FGJSSH f. 992). S. shih sin : merr inat me dikë dikush, ia merr inat dikujt dikush
MBAN INAT me dikë dikush fr.fol.,fj.- 1. mban zemërim, hidhërim me dikë dikush. (FGJSSH f. 717).S.mban huj (mëri) me dikë dikush. 2. hidhërohet, zemërohet, inatoset me dikë dikush, është i hidhëruar, i zemëruar, i inatosur me dikë dikush. (FGJSSH f. 677). S. shih sin : merr hidhërim me dikë dikush
I (IA) MBAN INATIN dikujt dikush fr. fol.,fj.- i rri i zemëruar, i inatosur dikujt dikush, i mban mëri gjatë dikujt dikush. (FGJSSH f. 717).
E MERR INAT dikë a diçka dikush fr.fol.,fj.- e urren dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : e ka inat dikë a diçka dikush
*MERR INAT me dikë dikush, IA MERR INAT dikujt dikush fr.fol.,fj.- 1. inatoset me dikë dikush . (FGJSSH f. 1062).- Me të shoqen kishte marrë inat , se kurrë nuk i kishte thënë gjjë për të atin. (ZSA-VL-
*MERR INAT dikush fr.fol.,fj.-inatoset dikush. (FGJSSH f. 717). - Mos merr inat , nuse e Naqes, s’ të tha gjë dhe ajo. (ZSA-VL-
NË TË VJEN INAT, HIDHU NË TRA fr. fol.,iron.- po të mundohesh, të përpiqesh sa të duash (me të gjitha forcat) do ta kesh kot! mundohu, përpiqu sa të duash (me të gjitha forcat) kot e ke! (FGJSSH f. 403). S. shih sin : kaq ta (të) bësh dhëmbin !
IA NXJERR INATIN dikujt dikush fr. fol, fj.-e trajton keq dikë a e ndëshkon pa të drejtë në inat e sipër. (FGJSSH f. 717).
PËLCET NGA INATI dikush fr.fol.,fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush
PËR INAT fr.ndf.fj.- fatkeqësisht, mjerisht. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : për fat të keq
PËR INAT të dikujt fr.ndf.,fj.- për të zemëruar a për të inatosur me qëllim dikë. (FGJSSH f. 717).
PLAS NGA INATI dikush fr.fol.,fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush
I RRI GJITHË INAT dikujt dikush fr. fol.,ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush
I RRI ME INAT dikujt dikush fr.fol. ,ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush
I RRI TËRË INAT dikujt dikush fr.fol., ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush
SA INAT ! fr.ndf.,fj.-sa keq ! (FGJSSH f. 717).
SI PËR INAT fr.ndf.fj.- fatkeqësisht, mjerisht. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : për fat të keq
*E SHEH ME INAT dikë dikush fr.fol., meton.- e shikon me inat, me keqdashje, në mënyrë jomiqësore, me zili, me zemërim dikë a diçka dikush, e vëngëron dikë a diçka dikush .-E pashë me inat, aq më tepër që nuk po i shkonte ndër mend të zbardhte dhëmbët për të shpallur armëpushim.(ASHA-P f.126). S. shih sin : e shikon si bushtrën dikë a diçka dikush
TËRBOHET NGA INATI dikush fr. fol., fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush
*TËRË INAT fr.mb.,fj.- i inatosur shumë, pa masë.- Në shtëpi kishte ardhur tërë inat. (ZSA-VL-
*VË INAT me dikë dikush fr.fol.,fj.- ina- toset me dikë dikush. (FGJSSH f. 992, 2153). - Mos i fol, Naqe, kështu e kanë axhaminjtë.Do të piqet edhe ai. Djalë është, me të do të vësh inat ? (ZSA-VL-
S’ VIHET INAT me dikë a me diçka fr. fol., fj.- nuk ia del dot me dikë a me diçka, nuk mund të hahesh me të, nuk mund ta mposhtësh dikë. (FGJSSH f. 717, 2164).
*I VJEN INAT dikujt fr.fol.,fj.- inatoset dikush . (FGJSSH f. 717, 2164)- Po të vjen inat me këta, si ky,që na janë bërë ferrë. (ZSA-VL-
E ZË INATI dikë fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (AXH-XXXV f. 192, FGJSSH f. 703, 717, 2230). S. shih sin : merr huq dikush
IND-I shm. INDE-T
S’ ËSHTË AS PËR IND AS PËR MAJË dikush fr.fol.,iron.,ant.- nuk është i zoti për asgjë dikush, nuk bën dot asnjë punë dikush. (NMUS-SHPK f. 133, 241). S. shih sin: nuk është as për arë, as për pazar dikush
ËSHTË VETË IND E VETË MAJË dikush fr.fol.,ftill.- është vetë i vetëm, është pa njeri, pa askënd të afërm a të pranishëm dikush. (FGJSSH f. 718, 1048, 2143). S. shih sin: është fillikat mbi dhe dikush
INDE LIDHËSE fr.em.,fj.- inde që gjenden në mes të indeve të organeve të ndryshme për t’ i lidhur njërin me tjetrin, inde që lidhin pjesët e trupit. (FGJSSH f. 718).
IND E MAJË fr.-1. ndf.,id.-tërësisht, krejt, mbarë, fare, kryekëput, pa (asnjë) përjashtim, krejtësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 1048). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2. (em.,id).- njeri i zgjuar, i mençur. S. shih sin : derr me mjekër.3. (em., iron.) njeri i djallëzuar, njeri shumë i keq, i lig, i poshtër, njeri shumë dinak, njeri shumë i prapë, i prirur për prapësira. S. shih sin : djall me brirë. 4. (em.,iron.) ngatërrestar i madh. (FGJSSH f. 718).
INDIFERENTIZ/ËM- MI
BIE NË INDIFERENTIZËM dikush fr.fol.,fj.- bëhet indiferent dikush, bëhet mospër-fillës e i ftohtë dikush, e sheh vetëm punën e jetën e vet dikush dhe nuk shqetësohet për asgjë a për të tjerë. (FGJSSH f. 719).
INDUSTRI-A
INDUSTRI E LEHTË fr.em., ek.- indus-tri që prodhon sendet e përdorimit të gjerë. (FGJSSH f. 720, 960).
INDUSTRIA E RËNDË fr.em.,ek.-industria që merret me prodhimin e mjeteve të prodhimit. (FGJSSH f. 720, 1656).
INICIATIV/Ë-A
INICIATIVË LIGJVËNËSE fr.em., fj., dr.- nismë ligjvënëse. (FGJSSH f. 722).
E KA INICIATIVËN NË DORË dikush fr.fol./,ftill.- vepron, punon i pari dikush, ia jep drejtimin i pari diçkaje (një pune etj.) dikush, e merr drejtimin e diçkaje (një pune etj.) i pari dikush. (FGJSSH f. 722). S. shih sin : e çan akullin dikush
*E MERR INICIATIVËN (NË DUAR) dikush për diçka fr.fol.,ftill.- vepron, punon i pari për diçka dikush, fillon i pari të veprojë, të punojë për diçka, ia jep drejtimin diçkaje (një pune etj.) i pari dikush, e merr drejtimin e diçkaje (një pune etj.) i pari dikush. (FGJSSH f. 722). -Pas golit të shënuar lojtarët mysafirë marrin iniciativën dhe krijojnë disa raste të mira për shënim. (ARSMAXH te : KD, 25 tetor
IA MERR INICIATIVËN dikujt dikush fr.fol.,fj.- nuk e lë dikë (që ka filluar një punë a veprimtari) dikush të vazhdojë e të veprojë i pari dhe fillon vetë të veprojë, të punojë para tij. (FGJSSH f. 722).
I SHPËTON INICIATIVA NGA DORA (NGA DUART) dikujt fr.fol.,ftill,- e lë një tjetër të veprojë, të punojë i pari dikush. (FGJSSH f. 722).
INQAR-I
*I BIE INQAR diçkaje dikush fr.fol.,id.- e mohon diçka dikush.- ajo...do t' i binte inqar nafakës së parë-Kaloshit.(MI te:JR nr.3/63 f.335). S. shih sin : i bie hasha diçkaje dikush
INSTANC/Ë-A
*NË INSTANCËN E FUNDIT, NË INSTANCË TË FUNDIT fr.ndf.- së fundi, në fund, tekefundit, tekembramja. (FGJSSH f. 516, 723).- Pa zgjedhur mjete, që të më ulësh a të më rrëzosh mua, në instancën e fundit, do të rrëzosh veten tënde. Me dashje a pa dashje, veprimet tua të këtilla, në të vërtetë , ngadalësojnë procesin. (AD te: KS, 12 shtator
INSTRUMENT-I
INSTRUMENT I RATIFIKIMIT fr.em., fj., dipl.- dokument ratifikimi. (FGJSSH f. 724).
INTENSITET-I
PUNON ME INTENSITET dikush fr. fol.,ftill.- punon me të gjitha forcat dikush, punon me vrull e me përpjekje të mëdha dikush. (FGJSSH f. 725). S. shih sin: punon si bujku i Haskos dikush
INTERES-I
ÇËSHTJE ME INTERES fr.em.,fj.- çështje që meriton vëmendje e që na tërheq, çështje me rëndësi. (FGJSSH f. 725). (edhe moh.)
GJË ME INTERES fr.em.,fj.- gjë që të tërheq vëmendjen a që meriton vëmendje, gjë me rëndësi. (FGJSSH f. 725).
*KA INTERES fr.fol., fj.-1. (për diçka a dikë dikush) interesohet, kujdeset, përkujdeset për diçka a dikë dikush. (FGJSSH f. 725). -Hallku që në orët e para të mëngjesit ua çelin derën atyre që kanë interes. (HKA te: KO nr. 3-4/
E LË JASHTË INTERESIT dikë a diçka dikush fr.fol.,iron.- nuk tregon, nuk shfaq më kujdes për dikë a diçka dikush nuk kujdeset, nuk pyet, nuk interesohet më për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin: e lë pas anash dikë a diçka dikush
*ME INTERES 1. fr.mb. interesant.-Tradita e lashtë është ruajtur edhe në Kuqishtë. Si-domos me interes janë këngët e këtushme epike të moçme ose eposi i lashtë heroik.(ZYNE-PLR f. 31). 2. fr.ndf.,fj.me rëndësi. 3.fr.ndf.,fj. me interesim: sheh ,lexon, ndjek me interes. (FGJSSH f. 725). S. me interesim;me kujdes; me vëmendje
*NGJALL INTERES fr.fol.,fj.- shkak-ton interesim.-Një nga krijimet e botuara në këtë organ që ngjall interes na duket vjersha “ Një natë heroike” e Vehbi Balës. (NAJORG te: SF nr. 4/
SHFAQ INTERES për diçka a dikë dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, interesohet për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë.- Kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk shfaq interes për botën ekzotike e të largët, siç vepruan romantikët evropianë. (BQ-PNF f. 102). S. shih sin : ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush
TREGON INTERES për dikë a për diçka dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë . (FGJSSH f. 725). S. shih sin : ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush
INTERESIM-I
*KA INTERESIM për diçka a dikë dikush fr. fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë .-Nga gjurmimet në terren hetohet se ai ka pasur interesim për këtë krah të eposit të moçëm. (ZYNE-PLR f. 57). S. shih sin : ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush
ME INTERESIM fr.ndf.,fj.- me vëmendje: ndjek me interesim. (FGJSSH f. 725). S. shih sin: me interes
*SHFAQ INTERESIM për diçka a dikë dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë .- Fare pak të rinj shfaqnin dëshirën dhe interesimin e tyre që të bëheshin aktorë. (SHPALL te: KOM nr. 20, 27. 01.
*SHPREH INTERSIM për dikë a për diçka diçka dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë - Një numër i madh i të papunëve nuk kanë shprehur interesim për të aplikuar në këtë zyrë, edhe me gjithë propagan-dimin që kanë bërë punëtorët e kësaj zyre për këtë çështje. (S.B. te: KD, 7 qershor
TREGON INTERESIM për dikë a për diçka dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme dikush përkitazi me diçka a dikë.- Nuk tregojnë interesim e nuk shprehin dëshirë për t’ u kthyer në Kosovë! (BEKTO te: FA , 20 korrik
INTERVAL-I shm.INTERVALE-T
INTERVAL OKTAVE fr.em.,fj.- intervali i dy notave të njëjta në dy oktava që ndjekin njëra-TJETRËN. (FGJSSH f. 727).
ME INTERVALE fr.ndf.,fj.- me ndërprerje pak a shumë të rregullta. (FGJSSH f. 726). S. shih sin : me hope
INTIMITET-I
BISEDON (FLET) ME INTIMITET me dikë dikush fr.fol.,fj.- i flet shumë afër dikujt dikush. (FGJSSH f. 727). S. shih sin : i flet buzë më buzë dikujt dikush
KA INTIMITET me dikë dikush fr. fol.,fj.- ka marrëdhënie shumë të afërta e të ngrohta me dikë dikush. (FGJSSH f. 727).S.shih sin : bëhet bisht për bishti me dikë dikush
INTGRIG/Ë-A shm.INTRIGA-T
BËN INTRIGË (INTRIGA) dikush fr. fol.,iron.- intrigon dikush, kurdis një intrigë a shumë intriga për dikë dikush, fut grindje, përçarje në mes të njerëzve dikush, i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete.. (FGJSSH f. 132, 727). S. shih sin : hedh çika dikush ; shtie fara dikush
FUT INTRIGA dikush fr.fol.,iron.- fut grindje, përçarje në mes njerëzve dikush, flet fjalë ngacmuese dikush, ngacmon dikush. (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 453). S. shih sin: hedh çika dikush ; shtie fara dikush
INVENTAR-I
INVENTARI I GJALLË fr.em.,fj.- tërësia e kafshëve të punës ose e kafshëve që mbahen për qumësht, për lesh, për mish etj., kafshët e punës dhe bagëtitë që japin prodhime. (FGJSSH f. 599, 728).
INVENTAR I IMËT fr.em.,fj.,fin.-tërësia e sendeve,e orendive dhe e veglave të vogla që përdoren përditë dhe që dalin më shpejt jashtë përdorimit, pajisje a vegla të vogla dore si sqepari, kosa, drapri, lopata etj.). (FGJSSH f. 714), 728.
INVENTAR I VDEKUR fr.em.,fj.,ek.- tërësia e pajisjeve , e mjeteve dhe e veglave të ndryshme të punës. (FGJSSH f. 728, 2120).
E KA NË INVENTAR diçka dikush fr. fol.,fol.,fj.- e ka diçka ( një send, një material etj.) në ngarkim dikush, përgjigjet për diçka dikush. (FGJSSH f. 728).
INVESTIM-I shm.INVESTIME-T
INVESTIME KAPITALE (THEME-LORE) fr.em.,fj.,ek.- 1a. tërësia e shpenzimeve që bëhen gjatë një periudhe të caktuar për të krijuar fonde themelore të reja prodhuese (ndërtesa prodhimi, makineri etj.) dhe joprodhuese (ndërtesa me karakter social, kulturor etj.) ose për përtëritjen dhe zgjerimin e tyre. (FGJSSH f. 728). 1b. mjete që përdoren në industri ose në ndërtime për zgjerimin e fondeve themelore të ekonomisë popullore. (FGJSSH f. 785).
IR-I
IA JEP IRI diçka dikujt fr.fol.,id.-1. i lë shije të hidhur diçka dikujt. 2. ia djeg qulli buzën dikujt. (ASU-VGJKMGJ f. 133).
E KA IRI dikush fr.fol.,id.- 1. (dikë ta shohë etj.) nuk ka durim, nuk ka guxim, druan, ndruan, ngurron (ta shohë etj.) dikush dikë. (BQ-DSH).S.shih sin: s' ka bark (ta shohë etj.) dikush dikë. 2. (diçka) - nuk e duron, nuk e honeps diçka dikush, i mërzitet dikujt diçka, i bëhet e padurueshme, e mërzitshme dikujt diçka , e bën dikush diçka me zor e pa dëshirë, e ka mërzi, neveri diçka dikush, i iritet diçka dikujt . (SUAH-FPTSHPG-I f. 93, ASU-VGJKMGJ f. 133). S. shih sin : e ka bezdi diçka dikush
MERR IRI dikush fr. fol.,id.-ngurron dikush të bëjë diçka për shkak të përvojës së hidhur .(BQ-DSH). S. shih sin: merr niri dikush
IRIQ-I
HARRON SI IRIQI VALLEN dikush fr.fol.,ftill.- i harron të gjitha e për një kohë të gjatë dikush, e humb kujtesën për shumë kohë dikush. (MIHO-DI f. 176).
IRIQ DETI fr.em.,fj.,zool.-kafshë e vogël deti pa bosht kurrizor, me trup të rrumbullakët dhe me një guaskë gëlqerore të mbuluar me gjemba që lëvizin. (FGJSSH f. 729).
IRIQ I ZI fr.em.,id.,mjek- kancer, irizë . (FGJSSH f. 729, 2241). S. tumor i keq
PUNON SI IRIQI NËN DHE dikush fr. fol.,ftill.,iron.,krah.- vepron, punon në fshehtësi dikush, vepron, punon fshehurazi, tinëz dikush, e mbulon, e fsheh veten, veprimin, punën e vet dikush. ( JBALL-KOR f. 194). S. shih sin: i fsheh brirët dikush ; shkon nën dhe e mbi dhe dikush
RRI SI IRIQI PARA DHELPRËS dikush fr.fol.,ftill.,krah.- rri shumë i druajtur dhe me frikë dikush. (NMUS-SHPK f. 133). S. shih sin: rri në bisht të sofrës dikush
RRI SI IRIQI NË FERRË dikush fr. fol.,iron.- rri i veçuar, i shkëputur,i mënjanuar nga shoqëria dikush, rri i pashoqëruar, i paafruar me të tjerë dikush, qëndron i mbyllur në vetvete dikush, nuk ka marrëdhënie me të tjerë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S.shih sin: veçohet nga bota dikush
NUK RRI IRIQI NË PLIS fr.proverb.- njeriu dëshiron të jetë gjithnjë i lirë. (FGJSSH f. 729, 1504, 1703). S. nuk i pëlqen zogut kafazi
IRN/Ë-A
MERR IRNË diçka fr.fol.,fj.- irnoset, murrëtehet, nxihet diçka. (FGJSSH f. 729).
IRONI-A
IRONI E FATIT fr.em.,iron.- ndodhi e papritur a e pamenduar, ndodhi e rastit dhe e pagjasë, zgjidhje krejt e kundërt nga ajo që pritet a që duhet. (FGJSSH f. 729).
ISINTAK
E QET NË ISINTAK dikë dikush fr.fol.,id.- e pyet hollë e hollë dikë dikush, e merr në pyetje hollë e hollë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e qet në çetele dikë dikush
ISO-JA
I BËN ISO dikujt dikush fr.fol., iron.- e mbështet, e përkrah dikë dikush për çdo gjë, ia pranon, ia miraton mendimet, fjalët, idetë etj. dikujt dikush për t’ ia bërë qejfin. (FGJSSH f. 730). S. shih: i shkon pas (sipas) avazit dikujt dikush, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
*E MBAN ISON dikush fr.fol.,id.- e ndjek,e përcjell melodinë dikush, e ndjek, e pëcjell dikush atë që këndohet a flitet dikush.- Veçmas bien në sy politikanët, njerëtit me poste dhe ofiqe zyrtare, të cilët, të zënë në siklet, përpiqen të zënë ndonjë fjalë a ndonjë rrokje ose ta mbajnë ison , me gjithë që të gjithë e dinë se himni nuk është as këngë labe, kur të gjithë këndojnë pa kuptuar se çfarë thonë. (MEKRA te: KD, 11 tetor
*I MBAN ISO dikujt dikush, I (IA) MBAN ISON dikujt dikush fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat, tekat a qejfin dikujt dikush, e mbështet, e përkrah dikë dikush për çdo gjë, ia pranon, ia miraton mendimet, fjalët, idetë etj. dikujt dikush për t’ ia bërë qejfin. (FGJSSH f. 730, 2229).- E kuptonte se s’ kishte bërë gjë hiç me krushqit e vet. E dinte që s’ ishin kundër pushtetit, po sikur u mbante ison kur i qaheshin. Këto ia dinte Minoja. (ZSA-VL-
S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush
ISHULL-I
ISHULL I GJELBËR fr.em.,id.- pyll a livadh në një vend të shkretë. (FGJSSH f. 730).
ISHULL PISHASH fr.em.,id.- pyll pishash ndërmjet drurëve të tjerë. (FGJSSH f. 730).
*MBETET NË ISHULL dikush fr.fol., id.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndihme e pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush, mbetet në vështirësi dikush, nuk del dot nga gjendja e vështirë dikush, nuk i kalon, nuk i kapërcen dot vështirësitë e pengesat dikush ngase nuk gëzon ndihmë, përkrahje nga të tjerët, ndodhet në rrethana të vështira dikush.- Ca mbetën në ishull dhe ca luftuan nëpër Evropë, duke fituar bukën me gjak. (FB te: JR nr. 5/
IZ/Ë-A
*I JEP IZË dikujt dikush, IA JEP IZËN dikujt dikush fr.fol.,id.- e lejon dikë dikush për të bërë diçka.- Edhe Bardh Shuku doli burrë që erdhi e na dha izë të japim ku t' i duam. (RKE-HA f. 157). Edhe unë, he bablok që më ke rritur me djersët e ballit, më jep izën t’ ia mbath kah shehri. (MI-UD f. 88).
IZJET-I
I JEP IZJET (TË MADH) dikujt dikush fr.fol.,meton.- e mundon (shumë, pa mas ) dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush
ME IZJET TË MADH fr.ndf.- me mundim, me vështirësi të madhe (BQ-DSH). S. shih sin: bot e bir