Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bajram Qerimi: Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe - I

| E diele, 05.09.2010, 11:19 AM |


Fjalor frazeologjik - idiomatik dhe sinonimik - antonimik i gjuhës shqipe

 

Nga Bajram Qerimi

 

               I

 

 IBRET

            BËHET IBRET  fr.fol.,id.-1. (dikush a diçka) ndotet, fëlliqet, ndyhet, përlyhet shumë, pa masë  dikush a diçka, nuk e mban fare pastër veten  dikush.. S. shih sin: bëhet berbat dikush a diçka. 2.  shëmtohet shumë, së tepërmi dikush, bie në gjendje shumë të keqe dikush,  ngjall te të tjerët ndot a frikë dikush. (BQ-DSH).  S. shih sin: bëhet për çudë dikush

            E  BËN IBRET dikush fr.fol.,id.-1.  (dikë) e rrah paq, mirë, shumë, pa masë  dikë dikush, e dërrmon së rrahuri dikë dikush, e shkal, e sqaq, e zbeq, e zhdëp dikë dikush. S. shih sin: e bën adalet dikë dikush . 2.  (dikë a diçka) e ndot, e ndyen, e përlyen shumë, pa masë dikush dikë a diçka.  S. shih sin: e bën berbat dikë a diçka dikush. 3.  (diçka a një vend)  e prish, e shkatërron krejt  diçka a një vend dikush, e përvëlon diçka  a një vend dikush. (BQ-DSH). S. shih sin:  i (ia) vë benzinën diçkaje a një vendi dikush

IÇ-I

            I DEL IÇI diçkaje fr.fol.,id.- zbulohet diçka, nuk është, nuk mbetet më e fshehtë diçka, e marrin vesh të gjithë diçka. (FGJSSH f. 707). S. shih sin: i del bishti diçkaje

            IA HEQ IÇIN  LAKRORIT dikush  fr. fol., iron.- i  zbulon     fshehtat,  të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush. (FGJSSH f. 707). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush  

            IA NXJERR  IÇIN  LAKRORIT dikush  fr. fol., iron.-i  zbulon     fshehtat,  të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush.(FGJSSH f. 707, 943, 1615). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush

            IA QET IÇIN  LAKRORIT dikush  fr. fol., iron.- i  zbulon     fshehtat,  të këqijat, të palarat, të metat, gabimet dikush, e nxjerr në shesh, e zbulon atë që mbahet fshehur (e fshehur) dikush .(FGJSSH f. 707, 943, 1615). S. shih sin: ia heq duqet mullarit dikush    

IDAR/E-JA

            BËHET IDARE dikush  fr.fol.,id.-  i plo-tëson nevojat (e jetës) dikush. (AXH-VII f. 164).

IDE-JA

                *HEDH IDENË  dikush  fr.fol.,id.- mendon dikush.- Naum Veqilharxhi hedh idenë  se është e nevojshme që të gjithë  të kenë të drejtë  të marrin edukatë e mësim. (M.I.-NV f. 74).

            IDE ABSOLUTE fr.em.,fj.,filoz.-koncept themelor, kundërdijesor e teologjik I filozofisë idealiste të Hegelit, sipas të cilit  para natyrës, para njeriut e pavarësisht prej tyre ka ekzistuar një” ide absolute”, e përjetshme, që gjoja krijon gjithçka. (FGJSSH f. 708).

            *KAM IDENË  fr.fol.,fj.- mendoj.-E kisha idenë/ intelektualët pastaj/ shkelin synë/ njëri tjetrit. (L.LE te: ERE, 24.04. 2004 f. 20).

            I  VJEN IDEJA dikujt për diçka fr.fol.,fj.- mendon dikush për diçka. (BQ-DSH).

IDEALIZ/ËM-MI

            BIE NË IDEALIZËM dikush  fr.fol.,fj., filoz.- bëhet idealist dikush, i ndjek dhe i mbron  pikëpamjet e  filozofisë idealiste dikush. (FGJSSH f. 708).

            IDEALIZMI OBJEKTIV fr.em.,fj., filoz.- idealizëm që merr si parësore një ndërgjegje mbinjerëzore, të pavarur nga njeriu, të quajtur“ ide absolute“, „ arsye botërore“  etj. (FGJSSH f. 708, 1298).

            IDEALIZMI SUBJEKTIV fr.em.,fj., filoz.-  idealizëm që merr si parësore ndërgjegjen e njeriut ose elemente të veçanta të saj (ndijimet, perceptimet, emocionet, vullnetin etj.. (FGJSSH f. 708, 1799).

IDENTITET-I

            DOKUMENT  IDENTITETI fr.em.,fj.- dokument ku janë shënuar tiparet  dalluese të një njeriu dhe që shërben për të vërtetuar se është ai vetë. (FGJSSH f. 709). S. kartë (letër) identiteti

            KARTË IDENTITETI fr.em.,fj.  (FGJSSH f. 709). S.  shih sin:  dokument identiteti

            LETËR IDENTITETI fr.em.,fj.  (FGJSSH f. 709). S.  shih sin:  dokument identiteti

IDHËT

            I CURROHET IDHËT dikujt dikush fr. fol. ,id.- i lëshohet shpejt e me vrull dikujt dikush, i vërsulet, i sulet, i fluget, i fluket,  i vrullet dikujt dikush. (PETZE-FSHFRR f. 41).  S. shih sin: i gjuhet si derri  i egër dikujt dikush

IFTIJAÇ

                   BËHET IFTIJAÇ  për dikë  dikush  fr.fol.,fj.-bie ngushtë për dikë dikush.(BQ-DSH).

            ËSHTË IFTIJAÇ për diçka  dikush  fr.fol.,ftill.- i mungon diçka dikujt, ka nevojë për diçka dikush . (BQ-DSH). S. është meshëm për diçka dikush

IJAS

            HIQET IJAS dikush  fr.fol.,meton.- zva-rritet, zhagitet dikush. (FGJSSH f. 685). S.shih sin : hiqet barkas dikush

IJ/Ë-A shm.IJË-T

            I FRYHEN IJËT dikujt fr.fol.,meton.-ha shumë dikush, ngopet shumë, pa masë dikush.  (FGJSSH f. 506, 710). S. shih sin : i bëhet barku bëtikë dikujt

            IJË MË IJË fr. ndf.,fj.-nga njëra ijë në tjetrën. (FGJSSH f. 710).

            IA KËPUT IJËT dikujt  dikush  fr.fol., id.- 1. (së qeshuri, nga gazi) e bën të qeshë shumë, pa masë dikë dikush, e bën të gajaset së qeshuri dikë dikush, e shkrin së qeshuri dikë dikush. S. shih sin : ia këput brinjët  dikujt dikush (së qeshuri, nga gazi) . 2. e gënjen shumë dikë dikush.(FGJSSH f. 710, 819). S. shih sin :  ia këput  brinjët  dikujt dikush

         I MBAN IJËT ME DORË (ME DUAR)   (nga gazi, duke qeshur) dikush fr.fol.,meton.-qesh shumë, pa masë dikush, qesh me të madhe dikush, këputet, shkulet së qeshuri dikush. (FGJSSH f. 104, 710). S.shih sin: i bie barku dikujt (nga gazi, duke qeshur)

            I (IA) MERR IJËT  dikush fr.fol., id.-1.dikujt (armikut etj.) e rrethon dikë (armikun etj dikush duke ia marrë të dy krahët njëkohësisht që vijnë gjithnjë duke u ngushtuar derisa të detyrohet të dorëzohet a të asgjësohet.S.shih sin: ia merr anën (anët )dikujt (armikut etj.) dikush. 2. (dikujt) i bie prapa dikujt dikush, i bie anës dikujt dikush, i del në shpinë dikujt dikush. (FGJSSH f. 710). S. shih sin : ia merr anën dikujt dikush

                               IK

         ËSHTË IKË TË IKIM diku fr.fol.,iron.- është tmerr e panik i madh diku, përpiqet të ikë i pari për të shpëtuar. (FGJSSH f. 711). S. shih sin : nuk dihet kush blen e kush paguan diku

         *IK, TË IKIM   fr.fol.,id.- Po kur pashë se ç’ kishin shkruar  nën të…,i rashë kokës.Ik, të ikim,-thashë,- se  s’ mbetëm për të dalë  më në njerëzi. (ZSA-VL-3 f. 8).                                                                                          

IKAIL

            BËHET IKAIL dikush për diçka fr.fol., id.- pajtohet dikush për diçka, bindet dikush për diçka. (ASU-VGJKMGJ f. 133). .

            E BËN IKAIL  dikë dikush fr.fol.,id.- e bën që të pajtohet dikë me diçka dikush, e bind dikë dikush. (BQ-DSH).  S. e bën kajl dikë dikush

            ËSHTË IKAIL dikush për diçka fr.fol., ftill.- është i pajtimit, i pëlqimit  dikush për diçka, pajtohet dikush për diçka. (BQ-DSH). S. është dakord (razi)  për diçka dikush

IK/Ë-A

            *E MERR IKËN  dikush  fr.fol.,fj.- ikën sa mund dikush, nis të ikë dikush. (SUAH-SHPPG f. 86).- Egërsirat kur morën ikën/ në aurorë  lule  Kosove bulëzuan. (QEJU te : KD, 21.VI. 2003 f. 31). S. shih sin : merr arrati dikush, e merr arratinë dikush

IKJ/E-A

            E  VË NË IKJE dikë dikush  fr.fol.,fj.- e bën, e detyron të ikë  nga sytë këmbët dikë dikush, e bën dikë dikush që të ikë i tmerruar, e bën, e dety-ron t' ua mbathë këmbëve  nga frika dikë dikush, e detyron të ikë me të shpejtë dikë dikush. (BQ-DSH) S.shih sin: i (ia) jep arratinë

            VIHET NË IKJE dikush  fr.fol.,fj.- ikën dikush,larkohet, ikën me vrap, në panik etj dikush. (FGJSSH f. 711). S. shih sin : merr arrati dikush, e merr arratinë dikush

IKRA-T

            IA HEDH IKRAT dikujt dikush    fr.fol., iron.- e mashtron, e gënjen   dikë dikush, ia hedh, ia punon   me  shumë   zotësi  dikujt  dikush.   (JBALL -KOR f. 194). S. shih sin : ia përzien me bakër dikujt dikush

IKUR-IT(TË)

            *VIHET NË TË IKUR dikush fr.fol.,fj .- arratiset,  ikën, e merr ikën  dikush, nuk dihet se nga vete dikush.- Si atij përherë ia ka hequr dera: cullë e mullë , çka i kishte shpëtuar,/ u vu në të ikur e mori rreget. (GJF-LM f. 396).S. shih sin:  e ther binishin dikush

ILAÇ-I shm.ILAÇE-T

            AS PËR ILAÇ fr.ndf., meton.- asfare, aspak, asnjëfare, as edhe një, as edhe një vetëm,  hiç, kurrnjë të bësh be, askurrnjë. (NMUS-SHPK  f. 133). S. shih sin : as edhe një për be

            E  BËN PËR ILAÇE dikë dikush fr.fol., meton.- e rrah keq, paq, shumë dikë dikush, e zhdëp, e zbrun, e shqep, e shkal, e zbeq,e sqaq dikë dikush. (BQ-DSH). S. shih sin: e bën adalet dikë dikush

            *I BËN ILAÇ dikujt diçka a dikush fr.fol. ,met.-  i bën zgjidhje dikujt diçka a dikush, i bën, i mbaron punë dikujt diçka a dikush.- Agai ishte njeriu i parë … të cilit Tyrbja e Hamdishehëve nuk i bëri ilaç dhe nuk i gjeti çaren. (MR-L f. 330). S.shih sin : i gjen çare, ia gjen çaren (çarenë) dikujt diçka a dikush (edhe moh.)

            I GJEN  ILAÇ, IA GJEN ILAÇIN  diçkaje a dikujt dikush fr.fol.,met.-  i bën, i gjen zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugëdalje, shtegdalje diçkaje a dikujt dikush,i gjen shtegdalje, rrugëdalje, zgjidhje, rrugëzgjidhje diçkaje a dikujt dikush, ia  gjen rrugën, mundësinë e zgjidhjes diçkaje a dikujt dikush, i gjen zgjidhje, dalje nga një e keqe dikujt dikush. (FGJSSH f. 712). S.shih sin : ia gjen anën diçkaje dikush ; i gjen çare, ia gjen çaren diçkaje a dikujt dikush

            I GJENDET ILAÇ(I)  fr.fol., ftill.- 1. (diçkaje) i gjendet zgjidhja, rrugëzgjidhja, rrugë-dalja, shtegdalja,derëdalja diçkaje, i gjendet rruga a mënyra e zgjidhjes diçkaje. S.shih sin : i gjendet çarja (çareja) diçkaje.2. (dikujt) i gjendet shteg-dalja, rrugëdalja, derëdalja dikujt, i gjendet dalja a shpëtimi dikujt  nga një e keqe a nga një gjendje e keqe,e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike. (FGJSSH f. 609). S. shih sin : i gjendet çarja (çareja) dikujt (edhe moh.)

            NUK GJENDET ILAÇ për diçka a dikë fr.fol.,ftill.- nuk gjendet derëdalje, rrugëdalje, rrugëzgjidhje për diçka a dikë .(BQ-DSH). S.shih sin : nuk gjendet derë për diçka a dikë  (edhe moh.)

            NUK I GJENDET ILAÇI diçkaje (një pune, një çështjeje etj.)- nuk i gjendet  mënyra, rruga e kryerjes (një pune etj.) a e zgjidhjes (së një çështjeje etj.), nuk i gjendet rrugëzgjidhja, zgjidhja diçkaje (një çështjeje etj.). (FGJSSH f. 712). S.shih sin: nuk i gjendet ana  diçkaje (një pune etj.) (edhe  poh.)

            ILAÇ I VJETËR NË SHISHE TË RE fr.proverb.,iron.-formë, pamje a mënyrë e re e diçkaje pa ndryshim të përmbajtjes së saj. (FGJSSH f. 712, 1659, 1844, 2175).

            KA ILAÇ fr.fol.,met.- 1.(dikush) ka rrugëdalje, shtegdalje, dalje a shpëtim dikush nga gjendja e keqe, e vështirë, e rëndë, e ngushtë, kritike dikush, ka ,gëzon ndihmë, përkrahje dikush. S.shih sin: ka çare dikush. 2. (dikush)  ka shërim dikush. S.shih sin : ka derman dikush. 3.(diçka) ka zgjidhje, rrugëzgjidhje, rrugë-dalje diçka.S. shih sin: ka anë e udhë diçka (edhe moh.)

            NUK KA ILAÇ TJETËR  dikush fr. fol.,ftill.-nuk ka shtegdalje, rrugëdalje, dalje tjetër dikush, nuk ka shpëtim tjetër dikush, nuk ka mundësi tjetër dikush, nuk ka nga t’ ia mbajë dikush, s’ ka ç’ bën dikush, është i detyruar, i shtrënguar të bëjë, të veprojë mu ashtu siç i imponohet a siç ia imponojnë rrethanat. (FGJSSH f. 712). S.shih sin : nuk ka çare tjetër dikush

ILET-I

            I BËHET ILET diçka dikujt, E BËN ILET diçka dikush fr.fol.,id.- mësohet   me  diçka (në mënyrë të veçantë) dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : i bëhet adet diçka dikujt, e bën adet diçka dikush

            I BIE  ILETI dikujt fr.fol.,fj.- e zë  epilepsia,  sëmuret  nga  epilepsia dikush.  (FGJSSH f. 712). S. shih sin:e zë ajo e herës dikë

            E KA ILET diçka dikush  fr.fol.,id.- është i mësuar(në mënyrë të veçantë)  me diçka  dikush. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : e ka adet diçka dikush

            IA SHTIE  ILETIN dikujt dikush  a diçka fr.fol.,id.- 1. e mërzit  shumë, pa masë dikë dikush a diçka,  e sëmur  dikë dikush a diçka duke e mërzitur  . S. shih sin : ia pjek buzën dikujt dikush a  diçka. 2.  e tremb, e frikon shumë, pa masë dikë dikush a diçka, e tmerron dikë dikush a diçka. (FGJSSH f. 712). S. shih sin : ia dridh barkun dikujt dikush a diçka

            E ZË ILETI dikë fr.fol.,fj.- e zë  epilepsia, sëmuret  nga  epilepsia dikush.  (FGJSSH f. 712). S. shih sin:e zë ajo e herës dikë

ILIK-U shm.ILIQE-T

            I KANË IKUR ILIQET (DISA ILIQE) dikujt fr.fol.,id.- ka filluar të shthuret fare dikush, ka filluar të prishet moralisht dikush. (FGJSSH f. 712).

ILUZION-I shm.ILUZIONE-T

            ILUZIONE EMOCIONALE fr.em.,fj.- iluzione që lindin  nga ndjenja  të caktuara të njeriut, nga gjendja e tij emocionale. (FGJSSH f. 713).

            ILUZION  OPTIK (PAMOR)  fr.em.,fj.-  iluzion që lind nga perceptimi  i gabuar i madhësisë  ose i trajtës  së trupave. (FGJSSH f. 713).

IMJA (E)

            NUK LUAJ NGA E IMJA  fr.fol., iron.- qëndroj me kokfortësi në mendimin, në qëndrimin  tim, nuk largohem, nuk tërhiqem nga qëndrimi a mendimi   vetanak, nuk bëj asnjë lëshim,  nuk heq dorë fare  nga ajo që e kam në  bindjen, në kokën , në mendjen  time. (BQ-DSH).S. mbetem (qëndroj) në timen

IMSHT/Ë-A

            FUTET NË IMSHTË  dikush  fr.fol., iron.-  i futet, i hyn një pune të ngatërruar a të vështirë dikush, ngatërrohet në një punë të keqe, të ndërlikuar a të vështirë dikush, ndërmerr një punë  a diçka të vështirë dikush, i hyn një pune shumë të vështirë dikush. (SHAGEC-BY f. 171). S. shih sin : futet në baltë dikush

IMTËSI-A

            *DERI NË IMTËSI fr.ndf.,fj.- imtësisht, hollësisht.- Kjo do të thotë se ,para se të vendosim  për raste të këtilla, duhen shikuar gjërat deri në imtësi. (ISBAJÇ  te : GJJ nr. 1-4/ 1993 f. 20). S. shih sin :  cikërr më cikërr

            *ME IMTËSI fr.ndf.,fj.-  imtësisht, hollë-siht, pa lënë asgjë mangu. (FGJSSH f. 472, 845).- Artikuj analitikë  që shqyrojnë  me imtësi situatat  e nxjerrin përfundime. (ADHRI te : GJJ nr. 2/ 1985 f. 50). Paraqitja e saj me imtësi  i jep përshkrimit  një notë romantike optimiste. (LBE te : SF nr. 3/ 89 f. 47).  S. shih sin :  cikërr më cikërr

            NË IMTËSI fr.ndf.,fj.- imtësisht, hollë-sisht, pa lënë asgjë mangu.- Ruan në përkthimin e Koliqit  jo vetëm forcën  tronditëse  të origjinalit , po edhe një besnikëri  në imtësi   dhe në ritmin e vargjeve. (KKO te : SF nr. 3-4/ 2004 f. 91). S. shih sin :  cikërr më cikërr

IMZA-JA

            *VË IMZANË dikush fr.fol.,fj.- nën-shkruan dikush.- Po të rrijë kush duke më këqyrur/ kur vë imzanë. Prandaj me myhyr/ unë nënshkruaj aktet zyrtare,/ kah për shkrim dora s’ më bën pare. (GJF-GPT f. 161).  S. shih sin : vë dorë dikush

INAT-I

            E BËN ME INAT dikë dikush  fr.fol.,fj.- e inatos dikë dikush. (FGJSSH f. 132).

            E BËN ME INAT me dikë dikush  fr.fol., id.- e bën me bast me dikë dikush, hahet me ngulm me dikë dikush për një punë. (FGJSSH f. 717).

            *I BIE INATI dikujt  fr.fol.,fj.-  nuk inatoset dikush, nuk mban inat dikush. (FGJSSH f. 717).- Fjalët e fundit  i erdhën mirë Malo Bonjakut , i ra inati  dhe një e qeshur  në buzët e tij  të holla e shprehu qartë  kënaqësinë që ndjeu. (ZSA-VL-3 f. 243). Ant.  i hipën inati dikujt

            S’ ËSHTË ME INAT, S’ ËSHTË PUNË INATI  fr.fol.,ftill.- nuk ia del dot me të keq, nuk mund të arrish gjithnjë  me forcë atë çka dëshiron. (FGJSSH f. 717).

            GJETKË E KA INATIN E GJETKË E NXJERR dikush fr.proverb.,iron.- ngase nuk mund t’ i ahmerret fajtorit kryesor, i ahmerret të pafajshmit, ngase nuk mund ta dënojë, ta dëmtojë fajtorin kryesor, e dënon, e dëmton të pafajshmin. (FGJSSH f. 141, 292). S. shih sin : nuk i hipën dot  dardhës e i bie fikut

            E HA VETEN NGA INATI dikush  fr.fol., meton.- i vjen shumë inat, mëri dikujt, e ha vetveten (nga inati) dikush, inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt. (FGJSSH f. 637). S. shih sin: plas si bufi  dikush

            HA INAT dikush  fr.fol.,fj.- 1. përpiqet që të dalë e tija dikush, ngul këmbë në të tijën dikush. S. shih sin : nuk ha arsye dikush. 2.  (me dikë)  përpiqet t’ ia kalojë dikujt dikush në diçka (në një punë etj.). (FGJSSH f. 638, 717). S. ha (vë) sedër me dikë dikush 

            I HIPËN INATI dikujt fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (FGJSSH f. 717, 2026). S. shih sin : merr huq dikush   Ant. i bie inati dikujt

            I HIPËN INATI NË KOKË dikujt  fr.fol., id.- tërbohet dikush. (FGJSSH f. 2022). S. shih sin : i bien boritë dikujt

            INAT PREJ DERRI  fr.proverb.- inat i madh, kryeneçësi e madhe. (FGJSSH f. 717).

            INATI-DËMI I KOKËS fr.proverb.- inati e merr më qafë njeriun. (FGJSSH  f. 717). 

            E KA INAT dikë   dikush  fr.fol., fj.-e urren a nuk e do dikë   dikush, ia do të keqen  dikujt  dikush  për shkak se ka fat a sukses në punë a në jetë më shumë se ai, e reson, e mërin, e zilis, e zileps dikë dikush. (BQ-DSH). S.  e ka haset (lakmi, mëri,  nakar, ndezë, resë, smirë, sherr,  zili) dikë dikush; e merr inat (lakmi) dikë   dikush;  ia shtie ndezën dikujt  dikush: i shtie zili dikujt dikush, i (ia)  shtie zilinë  dikujt dikush  

            IA KA INATIN dikujt dikush fr.fol.,fj.- e ruan ende një ndjenjë pakënaqësie, zemërimi, urrejtjeje etj. ndaj dikujt dikush, i(ia) mban dikujt dikush zemërimin e përpiqet t’ ia nxjerr. (FGJSSH f. 717).

            KA INAT, POR S’ KA TAKAT dikush  fr. proverb.- dëshiron të bëjë diçka dikush, por është i pafuqishëm ose i paaftë, ka dëshirë, por s’ ka fuqi. (NMUS-SHPK f. 133).

            E KAP INATI dikë  fr.fol.,fj.- fr.fol.,fj.- inatoset dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : merr huq dikush

            I KËRCEN INATI dikujt fr.fol.,fj.-   inatoset dikush. (FGJSSH f. 820). S. shih sin : merr huq dikush

            KIJA INATIN DHE FOLI HAKUN dikujt, KIJA INATIN, PO HAKUN MOS IA HA  fr.proverb.- jepi dikujt atë që i takon, vlerësoje drejt dikë a punën e tij  pavarësisht  nëse të pëlqen  a s’ të pëlqen, rri shtrembër e fol drejt. (FGJSSH f. 717).

            LIDH INAT  me dikë dikush  fr.fol.,fj.- inatoset me dikë dikush. (FGJSSH f. 992). S. shih sin : merr inat  me dikë dikush, ia merr inat dikujt dikush  

            MBAN INAT me dikë dikush  fr.fol.,fj.- 1. mban  zemërim, hidhërim me dikë dikush. (FGJSSH f. 717).S.mban huj (mëri) me dikë dikush. 2.  hidhërohet, zemërohet, inatoset me dikë dikush, është i hidhëruar, i zemëruar, i inatosur me dikë dikush. (FGJSSH f. 677). S. shih sin :  merr hidhërim me dikë dikush

            I (IA) MBAN INATIN dikujt dikush  fr. fol.,fj.- i rri i zemëruar, i inatosur dikujt dikush, i mban mëri gjatë dikujt dikush. (FGJSSH f. 717).

            E MERR  INAT dikë  a diçka  dikush  fr.fol.,fj.- e urren dikë a diçka dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : e ka inat dikë a diçka dikush  

         *MERR INAT me dikë  dikush, IA MERR INAT dikujt dikush  fr.fol.,fj.- 1. inatoset  me dikë  dikush . (FGJSSH f. 1062).- Me të shoqen kishte marrë inat , se kurrë nuk i kishte thënë  gjjë për të atin.  (ZSA-VL-3 f. 113).Ishte nga lloji i atyre fytyrave  që nuk mund t’ ua marrësh inat… (ISY te : KD, 10 mars 2007 f. 31).S. U mat njëherë ta pyeste se ku i kishte mësuar ato, po i erdhi rëndë mos e merrte për keq. Ai druhej  nga Minoja se, kur merrte inat, bëhej si e xhindosur e s’ dinte se ç’ fliste. (ZSA-VL-3 f. 62) lidh (vë) inat me dikë dikush. 2. hidhërohet, zemërohet  me dikë dikush. (FGJSSH f. 677). S. shih sin : merr hidhërim me dikë dikush

         *MERR INAT dikush  fr.fol.,fj.-inatoset dikush. (FGJSSH f. 717). - Mos merr inat , nuse e Naqes, s’ të tha gjë dhe ajo. (ZSA-VL-3 f. 39). U mat njëherë ta pyeste se ku i kishte mësuar ato, po i erdhi rëndë mos e merrte për keq. Ai druhej  nga Minoja se, kur merrte inat, bëhej si e xhindosur e s’ dinte se ç’ fliste. (ZSA-VL-3 f. 62). S. shih sin. merr huq dikush

            NË TË VJEN INAT, HIDHU NË TRA fr. fol.,iron.- po të mundohesh, të përpiqesh sa të duash (me të gjitha forcat) do ta kesh kot! mundohu, përpiqu sa të duash (me të gjitha forcat) kot e ke! (FGJSSH f. 403). S. shih  sin : kaq ta (të) bësh dhëmbin !

         IA  NXJERR  INATIN dikujt dikush  fr. fol, fj.-e trajton keq dikë a e ndëshkon  pa të drejtë në inat e sipër. (FGJSSH f. 717).

         PËLCET NGA INATI dikush  fr.fol.,fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush

         PËR INAT fr.ndf.fj.- fatkeqësisht, mjerisht. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : për fat të keq

         PËR INAT të dikujt  fr.ndf.,fj.- për të zemëruar a për të inatosur  me qëllim dikë. (FGJSSH f. 717).

         PLAS NGA INATI dikush fr.fol.,fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush

         I RRI GJITHË  INAT  dikujt dikush  fr. fol.,ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush

         I RRI ME INAT dikujt dikush  fr.fol. ,ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar   dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush

         I RRI TËRË INAT  dikujt dikush  fr.fol., ftill.- i rri i zemëruar, i hidhëruar   dikujt dikush; i rri me qejf të prishur, i rri i ngrysur e me zemërim dikujt dikush. (FGJSSH f. 1702). S. shih sin : i rri me buzë dikujt dikush

         SA INAT ! fr.ndf.,fj.-sa keq ! (FGJSSH f. 717).

         SI PËR INAT fr.ndf.fj.- fatkeqësisht, mjerisht. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : për fat të keq

            *E SHEH ME INAT dikë dikush  fr.fol., meton.- e shikon me inat, me keqdashje,  në mënyrë jomiqësore, me zili, me zemërim  dikë a diçka dikush, e vëngëron  dikë a diçka dikush .-E pashë me inat, aq më tepër që nuk po i shkonte ndër mend të zbardhte dhëmbët për të shpallur armëpushim.(ASHA-P f.126). S. shih sin : e shikon  si  bushtrën  dikë a diçka dikush

            TËRBOHET NGA INATI dikush  fr. fol., fj.- inatoset shumë, pa masë dikush, i vjen të pëlcasë dikujt, nuk përmbahet dot nga inati , mëria, zemërimi, hidhërimi dikush. (FGJSSH f. 717). S. shih sin : plas si bufi dikush

            *TËRË INAT fr.mb.,fj.- i inatosur shumë, pa masë.- Në shtëpi kishte ardhur tërë inat. (ZSA-VL-3 f. 113).

            *VË INAT me dikë dikush  fr.fol.,fj.- ina- toset me dikë dikush. (FGJSSH f. 992, 2153). - Mos i fol, Naqe, kështu e kanë axhaminjtë.Do të piqet edhe ai. Djalë  është, me të do të vësh inat ? (ZSA-VL-3 f. 91). S. shih sin : merr inat  me dikë dikush, ia merr inat dikujt dikush

            S’ VIHET INAT  me dikë a me diçka  fr. fol., fj.- nuk ia del dot me dikë a me diçka, nuk mund të hahesh  me të, nuk mund ta mposhtësh dikë. (FGJSSH f. 717, 2164).

            *I VJEN INAT dikujt  fr.fol.,fj.-  inatoset dikush . (FGJSSH f. 717, 2164)- Po të vjen inat me këta, si ky,që na janë bërë ferrë. (ZSA-VL-3 f. 39). Tani më vjen inat  për gjithë sa  folëm.  (NAJORG te : KD, 22 dhjetor 2001 f. VII). S. shih sin : merr huq dikush

            E ZË INATI dikë fr.fol.,fj.- inatoset   dikush. (AXH-XXXV f. 192, FGJSSH f. 703, 717, 2230). S. shih sin : merr huq dikush

IND-I  shm. INDE-T

            S’ ËSHTË AS  PËR IND AS PËR MAJË dikush fr.fol.,iron.,ant.- nuk është i zoti për asgjë dikush, nuk bën dot asnjë punë dikush. (NMUS-SHPK f. 133, 241). S. shih sin: nuk është as  për arë, as për pazar dikush

            ËSHTË VETË IND E VETË MAJË dikush  fr.fol.,ftill.- është vetë  i vetëm, është pa njeri, pa askënd të afërm a të pranishëm   dikush. (FGJSSH f. 718, 1048, 2143). S. shih sin: është fillikat mbi dhe dikush

            INDE LIDHËSE fr.em.,fj.- inde që gjenden në mes të indeve të organeve të ndryshme për t’ i lidhur njërin  me tjetrin, inde që lidhin pjesët e trupit. (FGJSSH f. 718).

            IND E MAJË  fr.-1. ndf.,id.-tërësisht, krejt, mbarë, fare, kryekëput, pa (asnjë) përjashtim, krejtësisht, plotësisht. (FGJSSH f. 1048). S. shih sin: nga a-ja (deri) te zh-ja, nga a deri në zh, prej a-së deri (gjer) në zh. 2. (em.,id).- njeri  i zgjuar, i mençur. S. shih sin :  derr me mjekër.3. (em., iron.) njeri i djallëzuar, njeri shumë i keq, i lig, i poshtër, njeri shumë dinak, njeri shumë i prapë, i prirur për prapësira. S. shih sin : djall me brirë. 4. (em.,iron.)  ngatërrestar i madh. (FGJSSH f. 718).

INDIFERENTIZ/ËM- MI

            BIE NË INDIFERENTIZËM dikush  fr.fol.,fj.-  bëhet indiferent dikush, bëhet mospër-fillës e i ftohtë dikush, e sheh vetëm punën e jetën e vet dikush dhe nuk shqetësohet  për asgjë a për të tjerë. (FGJSSH f. 719).

INDUSTRI-A

            INDUSTRI  E LEHTË fr.em., ek.- indus-tri që prodhon  sendet e përdorimit  të gjerë. (FGJSSH f.  720, 960).

            INDUSTRIA E RËNDË fr.em.,ek.-industria që merret me prodhimin e mjeteve të prodhimit. (FGJSSH f. 720, 1656). 

INICIATIV/Ë-A

            INICIATIVË  LIGJVËNËSE fr.em., fj., dr.- nismë ligjvënëse.  (FGJSSH f. 722).

            E KA INICIATIVËN NË DORË dikush  fr.fol./,ftill.- vepron, punon i pari dikush, ia jep drejtimin i pari diçkaje (një pune etj.) dikush, e merr drejtimin e diçkaje (një pune etj.) i pari dikush. (FGJSSH f. 722). S. shih sin : e çan akullin dikush

            *E MERR INICIATIVËN (NË DUAR) dikush për diçka fr.fol.,ftill.- vepron, punon i pari për diçka dikush, fillon i pari të veprojë, të punojë për diçka, ia jep drejtimin diçkaje (një pune etj.) i pari dikush, e merr drejtimin e diçkaje (një pune etj.) i pari dikush. (FGJSSH f. 722). -Pas golit të shënuar lojtarët mysafirë marrin iniciativën dhe krijojnë disa raste të mira për shënim. (ARSMAXH te : KD, 25 tetor 2004 f. 20). S. shih sin : e çan akullin dikush

            IA MERR INICIATIVËN dikujt dikush  fr.fol.,fj.- nuk e lë dikë (që ka filluar një punë a veprimtari) dikush  të vazhdojë  e të veprojë  i pari dhe fillon vetë  të veprojë, të punojë  para tij. (FGJSSH f. 722).

            I  SHPËTON INICIATIVA NGA DORA (NGA DUART) dikujt  fr.fol.,ftill,- e lë një tjetër të veprojë, të punojë i pari dikush. (FGJSSH f. 722).

INQAR-I

            *I BIE INQAR diçkaje dikush fr.fol.,id.- e mohon diçka dikush.- ajo...do t' i binte inqar nafakës së parë-Kaloshit.(MI te:JR nr.3/63 f.335). S. shih sin : i bie hasha diçkaje dikush

INSTANC/Ë-A

            *NË INSTANCËN E FUNDIT, NË INSTANCË TË FUNDIT fr.ndf.- së fundi, në fund, tekefundit, tekembramja. (FGJSSH f. 516, 723).- Pa zgjedhur mjete, që të më ulësh a të më rrëzosh mua, në instancën e fundit, do të rrëzosh veten tënde. Me dashje a pa dashje, veprimet tua të këtilla, në të vërtetë , ngadalësojnë  procesin. (AD te: KS, 12 shtator 2002 f. 15). Nga ajo që u mor në vështrim e analizë  deri më tash, mund të përfundohet se kapërthim, preokupim kryesor i poezisë naimiane është dhe mbetet në instancë të fundit vegimi i së ardhmes së lirë,të lumtur,të ndritur e të bukur kombëtare. (BQ-PNF f. 172). S.  shih sin :  fundi i fundit

INSTRUMENT-I

            INSTRUMENT I RATIFIKIMIT fr.em., fj., dipl.- dokument ratifikimi. (FGJSSH f. 724).

INTENSITET-I

            PUNON ME INTENSITET dikush  fr. fol.,ftill.- punon me të gjitha forcat dikush,  punon me vrull e me përpjekje të mëdha dikush. (FGJSSH f. 725). S. shih sin: punon si bujku i Haskos dikush

INTERES-I

            ÇËSHTJE ME INTERES fr.em.,fj.- çështje që meriton vëmendje e që na  tërheq, çështje me rëndësi. (FGJSSH f. 725). (edhe moh.)

            GJË ME INTERES fr.em.,fj.- gjë që të tërheq vëmendjen  a që meriton vëmendje,  gjë me rëndësi. (FGJSSH f. 725).

            *KA INTERES  fr.fol., fj.-1. (për diçka a dikë dikush) interesohet, kujdeset, përkujdeset    për diçka  a dikë dikush. (FGJSSH f. 725). -Hallku që në orët e para të mëngjesit ua çelin derën  atyre që kanë interes. (HKA te: KO nr. 3-4/ 84 f. 305). S. shih sin : ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush 2. (diçka) është me interes diçka. (FGJSSH f. 774).

            E LË JASHTË INTERESIT dikë a diçka dikush  fr.fol.,iron.- nuk tregon, nuk shfaq më kujdes për dikë a diçka dikush  nuk kujdeset, nuk pyet,  nuk interesohet më  për dikë a diçka dikush. (BQ-DSH).S. shih sin:  e lë pas anash dikë a diçka dikush

                *ME INTERES 1. fr.mb. interesant.-Tradita e lashtë  është  ruajtur edhe në Kuqishtë. Si-domos me interes  janë këngët  e këtushme  epike të moçme  ose eposi i lashtë heroik.(ZYNE-PLR f. 31). 2. fr.ndf.,fj.me rëndësi. 3.fr.ndf.,fj. me interesim: sheh ,lexon, ndjek me interes. (FGJSSH f. 725). S. me interesim;me kujdes; me vëmendje 

              *NGJALL INTERES  fr.fol.,fj.- shkak-ton interesim.-Një nga krijimet  e botuara në këtë organ që ngjall interes  na duket vjersha “ Një natë heroike” e Vehbi Balës. (NAJORG te: SF nr. 4/ 74 f. 88).

              SHFAQ INTERES për diçka a dikë dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, interesohet  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë.- Kjo është arsyeja kryesore pse ai nuk shfaq interes për botën ekzotike e të largët, siç vepruan romantikët evropianë. (BQ-PNF f. 102). S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush 

              TREGON  INTERES për dikë a për  diçka dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë . (FGJSSH f. 725).  S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush 

INTERESIM-I

                *KA INTERESIM  për  diçka a dikë  dikush  fr. fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë    .-Nga gjurmimet në terren  hetohet se ai ka pasur interesim  për këtë krah të eposit të moçëm. (ZYNE-PLR f. 57). S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush 

              ME INTERESIM fr.ndf.,fj.-  me vëmendje: ndjek me interesim. (FGJSSH f. 725). S. shih sin: me interes

              *SHFAQ INTERESIM për diçka   a dikë dikush  fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë  .- Fare pak të rinj shfaqnin dëshirën  dhe interesimin e tyre që të bëheshin aktorë. (SHPALL te: KOM nr. 20, 27. 01. 1999 f. 19). Në një varg poezish Migjeni shfaqi in teresim  për realitetin  marrë në shfaqjet  e tij konkrete, të përditshme. (KOBI te : SF nr. 3-4/ 2000 f. 68).  S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush

              *SHPREH INTERSIM  për dikë a për diçka  diçka  dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë - Një numër i madh i të papunëve nuk kanë shprehur interesim  për të  aplikuar në këtë zyrë, edhe me gjithë propagan-dimin  që kanë bërë punëtorët e kësaj zyre për këtë çështje. (S.B. te: KD, 7 qershor 2003 f. 8).  S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush

              TREGON INTERESIM  për dikë a për  diçka dikush fr.fol.,fj.- kujdeset, përkujdeset, intereso-het  për diçka a dikë dikush, nuk lë që t' i dalë një e papritur a gjë e pakëndshme   dikush  përkitazi me diçka a dikë.- Nuk tregojnë interesim e nuk shprehin dëshirë  për t’ u kthyer në Kosovë! (BEKTO te: FA , 20 korrik 1999 f. 10).  S. shih sin :  ia bën beftin diçkaje a dikujt dikush

INTERVAL-I   shm.INTERVALE-T

              INTERVAL  OKTAVE fr.em.,fj.- intervali i dy notave të njëjta  në dy oktava  që ndjekin  njëra-TJETRËN. (FGJSSH f. 727).

              ME INTERVALE  fr.ndf.,fj.- me ndërprerje pak a shumë të rregullta. (FGJSSH f. 726).  S. shih sin : me hope

INTIMITET-I

              BISEDON (FLET) ME INTIMITET me dikë dikush  fr.fol.,fj.-  i flet shumë afër dikujt dikush. (FGJSSH f. 727). S. shih sin : i flet buzë më buzë  dikujt dikush

              KA INTIMITET me dikë dikush  fr. fol.,fj.- ka marrëdhënie shumë të afërta e të ngrohta me dikë dikush. (FGJSSH f. 727).S.shih sin : bëhet bisht për bishti me dikë dikush

INTGRIG/Ë-A shm.INTRIGA-T

            BËN  INTRIGË (INTRIGA) dikush  fr. fol.,iron.- intrigon dikush, kurdis një intrigë a shumë intriga për dikë dikush, fut grindje, përçarje në mes të njerëzve dikush, i ngatërron, i përçan njerëzit në mes vete dikush  i nxit të tjerët dikush të grinden, të zihen në mes vete.. (FGJSSH f. 132, 727).   S. shih sin : hedh çika dikush ; shtie fara  dikush

            FUT INTRIGA dikush   fr.fol.,iron.- fut grindje, përçarje në mes njerëzve dikush, flet fjalë ngacmuese dikush, ngacmon  dikush. (AXH-II f. 162, FGJSSH f. 453). S. shih sin: hedh çika dikush ; shtie fara  dikush

INVENTAR-I

            INVENTARI I GJALLË   fr.em.,fj.-  tërësia  e kafshëve të punës ose e kafshëve  që mbahen për qumësht, për lesh, për mish etj., kafshët e punës dhe bagëtitë që japin prodhime. (FGJSSH f. 599, 728).

            INVENTAR I IMËT fr.em.,fj.,fin.-tërësia e sendeve,e orendive  dhe e veglave të vogla që përdoren përditë dhe që dalin  më shpejt  jashtë përdorimit, pajisje a vegla të vogla dore si sqepari, kosa, drapri, lopata etj.). (FGJSSH f. 714), 728.

            INVENTAR I VDEKUR fr.em.,fj.,ek.- tërësia e pajisjeve , e mjeteve dhe e veglave të ndryshme të punës. (FGJSSH f. 728, 2120).

            E KA NË INVENTAR diçka dikush  fr. fol.,fol.,fj.- e ka diçka ( një send,  një material etj.)  në ngarkim  dikush, përgjigjet për diçka dikush. (FGJSSH f. 728).

INVESTIM-I shm.INVESTIME-T

            INVESTIME KAPITALE (THEME-LORE) fr.em.,fj.,ek.- 1a. tërësia e shpenzimeve që bëhen gjatë një periudhe të caktuar për të krijuar fonde themelore të reja prodhuese (ndërtesa prodhimi, makineri etj.) dhe joprodhuese (ndërtesa me karakter social, kulturor etj.) ose për përtëritjen  dhe zgjerimin e tyre. (FGJSSH f. 728). 1b.  mjete që përdoren në industri ose në ndërtime për zgjerimin  e fondeve themelore të ekonomisë popullore. (FGJSSH f. 785). 

   IR-I

            IA JEP IRI diçka dikujt  fr.fol.,id.-1. i lë shije të hidhur diçka dikujt. 2. ia djeg qulli buzën dikujt. (ASU-VGJKMGJ f. 133).

E KA IRI dikush  fr.fol.,id.- 1. (dikë ta shohë etj.) nuk ka durim, nuk ka guxim, druan, ndruan, ngurron (ta shohë etj.) dikush dikë. (BQ-DSH).S.shih sin: s' ka bark  (ta shohë etj.) dikush dikë. 2. (diçka) - nuk e duron, nuk e honeps diçka dikush, i mërzitet dikujt diçka, i bëhet e padurueshme, e mërzitshme dikujt diçka , e bën dikush diçka me zor e pa dëshirë, e ka mërzi, neveri  diçka dikush, i iritet diçka dikujt . (SUAH-FPTSHPG-I f. 93, ASU-VGJKMGJ f. 133).  S. shih sin : e ka bezdi diçka dikush

                  MERR IRI dikush fr. fol.,id.-ngurron dikush  të bëjë  diçka për shkak të përvojës së hidhur .(BQ-DSH). S. shih sin: merr niri dikush

IRIQ-I

              HARRON SI IRIQI VALLEN dikush  fr.fol.,ftill.- i harron të gjitha e për një kohë të gjatë dikush, e humb kujtesën për shumë kohë dikush. (MIHO-DI f. 176).

              IRIQ DETI fr.em.,fj.,zool.-kafshë e vogël  deti pa bosht kurrizor, me trup të rrumbullakët dhe me një guaskë gëlqerore të mbuluar me gjemba që lëvizin. (FGJSSH f. 729).

              IRIQ I ZI fr.em.,id.,mjek- kancer, irizë . (FGJSSH f. 729, 2241). S. tumor i keq

              PUNON SI IRIQI NËN DHE dikush  fr. fol.,ftill.,iron.,krah.- vepron, punon në fshehtësi dikush, vepron, punon fshehurazi, tinëz  dikush, e mbulon, e fsheh veten, veprimin, punën e vet dikush. ( JBALL-KOR f. 194). S. shih sin: i fsheh brirët  dikush ;  shkon nën dhe e mbi dhe dikush

              RRI SI IRIQI PARA DHELPRËS dikush  fr.fol.,ftill.,krah.- rri shumë i druajtur dhe me frikë dikush. (NMUS-SHPK f. 133). S. shih sin: rri në bisht të sofrës  dikush

              RRI SI IRIQI NË FERRË dikush  fr. fol.,iron.- rri i veçuar, i shkëputur,i mënjanuar  nga  shoqëria   dikush,  rri  i pashoqëruar, i paafruar me të tjerë dikush, qëndron i mbyllur në vetvete dikush,  nuk ka marrëdhënie me të tjerë dikush. (AVSU-SHFMGJ-III f. 149). S.shih  sin: veçohet nga bota dikush

              NUK RRI IRIQI NË PLIS  fr.proverb.- njeriu dëshiron të jetë gjithnjë i lirë. (FGJSSH f. 729, 1504, 1703). S. nuk i pëlqen zogut kafazi

IRN/Ë-A

              MERR IRNË diçka  fr.fol.,fj.-  irnoset, murrëtehet, nxihet diçka. (FGJSSH f. 729).

IRONI-A

              IRONI E FATIT fr.em.,iron.- ndodhi e papritur a e pamenduar, ndodhi e rastit dhe e pagjasë, zgjidhje krejt e kundërt nga ajo që pritet a që duhet. (FGJSSH f. 729).

ISINTAK

              E QET NË ISINTAK dikë dikush fr.fol.,id.-   e pyet hollë e hollë dikë dikush, e merr në pyetje hollë e hollë dikë dikush. (BQ-DSH). S.shih sin : e qet në çetele dikë dikush

ISO-JA

             I BËN ISO dikujt dikush  fr.fol., iron.- e mbështet, e përkrah dikë dikush  për çdo gjë, ia pranon, ia miraton mendimet, fjalët, idetë  etj. dikujt dikush për t’ ia bërë qejfin. (FGJSSH f. 730). S. shih: i shkon pas (sipas) avazit  dikujt dikush, shkon pas (sipas)  avazit  të dikujt dikush

                 *E MBAN ISON dikush fr.fol.,id.- e ndjek,e përcjell melodinë dikush, e ndjek, e pëcjell dikush atë që këndohet a flitet dikush.- Veçmas bien në sy politikanët, njerëtit me poste dhe ofiqe zyrtare, të cilët, të zënë në siklet, përpiqen të zënë  ndonjë fjalë a ndonjë rrokje ose ta mbajnë ison , me gjithë që  të gjithë e dinë se himni nuk është as këngë labe, kur të gjithë këndojnë  pa kuptuar se çfarë thonë. (MEKRA te: KD, 11 tetor 2003 f. 25).

            *I MBAN ISO dikujt dikush, I (IA) MBAN ISON dikujt dikush  fr. fol.,iron.- bën, vepron dikush ashtu si do dikush tjetër a si i pëlqen dikujt, vepron, punon, sillet dikush sipas dëshirave, qejfit, ëndjeve të dikujt ose siç ka qejf dikush, siç i pëlqen dikujt, ia plotëson dëshirat, tekat a qejfin  dikujt dikush, e mbështet, e përkrah dikë dikush  për çdo gjë, ia pranon, ia miraton mendimet, fjalët, idetë  etj. dikujt dikush për t’ ia bërë qejfin. (FGJSSH f. 730, 2229).- E kuptonte se  s’ kishte bërë gjë  hiç me krushqit  e vet. E dinte që s’ ishin kundër pushtetit, po sikur u mbante ison  kur i qaheshin. Këto ia dinte Minoja. (ZSA-VL-3 f. 81). S. shih: i shkon pas (sipas) avazit  dikujt dikush, shkon pas (sipas)  avazit  të dikujt dikush

 S. shih sin: i shkon pas (sipas) avazit dikush dikujt, shkon pas (sipas) avazit të dikujt dikush  

ISHULL-I

               ISHULL I GJELBËR  fr.em.,id.- pyll a livadh në një vend të shkretë. (FGJSSH f. 730).

             ISHULL PISHASH fr.em.,id.- pyll pishash  ndërmjet drurëve të tjerë. (FGJSSH f. 730).

              *MBETET NË ISHULL dikush fr.fol., id.- mbetet në gjendje shumë të vështirë, të  ngushtë, kritike dikush, mbetet pa kurrfarë ndihme e  pa kurrfarë përkrahjeje dikush, mbetet pa rrugëdalje dikush,  mbetet në vështirësi dikush, nuk del dot nga gjendja e vështirë dikush, nuk i kalon, nuk i kapërcen dot vështirësitë  e pengesat dikush ngase nuk gëzon ndihmë, përkrahje nga të tjerët, ndodhet në rrethana të vështira dikush.-  Ca mbetën në ishull dhe ca luftuan nëpër Evropë, duke fituar bukën me gjak. (FB te: JR nr. 5/ 1977 f. 912). S. shih sin : mbetet në pikë të adaletit dikush

IZ/Ë-A

              *I JEP IZË dikujt dikush, IA JEP IZËN dikujt dikush  fr.fol.,id.- e lejon dikë dikush për të bërë diçka.- Edhe Bardh Shuku doli burrë që erdhi  e na dha izë të japim ku t' i duam. (RKE-HA f. 157). Edhe unë, he bablok që më ke rritur me djersët e ballit, më jep izën t’ ia mbath kah shehri. (MI-UD f. 88).

IZJET-I

            I JEP IZJET (TË MADH) dikujt dikush  fr.fol.,meton.-  e mundon (shumë, pa mas ) dikë dikush.  (BQ-DSH). S. shih sin: ia pjek buzën dikujt dikush

            ME IZJET  TË MADH  fr.ndf.- me mundim, me vështirësi  të madhe (BQ-DSH). S. shih sin: bot e bir