E marte, 06.05.2025, 03:27 PM (GMT+1)

Kulturë

Agron Shabani: Një Lindje e Përbotshme në Iliri...

E diele, 05.09.2010, 09:56 PM


Duke e lëxuar librin brilant  "Leka i Madh"(Aleksandri i Maqedonisë)-të poetit dhe publicistit të mirënjohur shqiptar, z.Shefki Ollomani dhe shënimet e ndryshme të antropologëve dhe historianëve të shquar shqiptar dhe ndërkombëtar:

 

Një Lindje e Përbotshme në Iliri...

 

-Apo: Lindje e Madhe në Pellë të Maqedonisë në Iliri, Luftë në Trojë,  Profeci në Sard e Akropol dhe Hakmarrje e përgjakshme në  Dardanele dhe Babiloni!

 

Nga Agron Shabani,  Gjermani

 

Për fillim: Në dorë e kam librin e radhës të studiuesit,  poetit, intelektualit dhe publicistit të njohur shqiptar  nga Tuhini i Kërcovës së Iliridës , z.Shefki Ollomani me banim të përkohëshëm në Suedi me titull "Leka i Madh"(Aleksandri i Maqedonisë-rrënjët e vërteta).Ky është libri i tetë me radhë i këtij studiuesi, intelektuali, atdhetari dhe publicisti të spikatur shqiptar në mërgim. Tek futësh në brëndinë e këtij libri të pashoq dhe tepër udhërrefyes e konspirativ për të kaluarën dhe historinë tonë të lashtë dhe aq të lavdishme: Një nga Një (Që nga Antika e largët dhe gjër me sot...) sikur të shfaqen dhe rishfaqen gjithë Kushtrim të Madh dhe Amanet Trimat dhe të gjithë Heronjtë e ndryshëm antik dhe mitik të popullit ose kombit tonë si Aleksandri(Leka) i Madh, Filipi, Olimbia(Olimpia), Agroni, Teuta, Bardhyli, Genci, Pirroja i Madh, Akili,  Gjergj Kastriot-Skënderbeu dhe shumë e shumë të tjerë.Si një ´Cetë e Madhe Profetësh dhe Viganësh të Paepur´ kolosal dhe titanik.I shkruar, hartuar dhe formuluar me nje Dell(Damar) të përsosur Akribie historike dhe publicistike suptile dhe tepër sublime.Dhe, mbase me zellin , përkushtimin , narracionin dhe luciditetin e pashoq të një studiuesi dhe publicisti të mirëfillët dhe ekselent.Libri i lartëpërmendur i studiuesit dhe publicistit të sipërpërmendur në fjalë, Shefki Ollomanit të ngjanë në një Udhëpërshkrim të shkëlqyer historiografik,  ushtarak, politik dhe socioantropologjik që mëton t´i puci dhe bashkoj fijet dhe rrënjët e ndryshme historike, gjeografike, ushtarake, politike dhe gjenealogjike të pellazgo-iliro-shqiptarëve që nga Penxhabi, Babalonia dhe Mesopotamia e largët dhe gjër në Egjipt(Aleksandri),  Romë,  Athinë dhe në vende e rajone të tjera kontinentale dhe interkontinentale në kohë dhe hapësirë.Aty janë edhe mitët, eposët, shënimët, dokumentët, stenogramët, hieroglifët, kronikat dhe legjendat e shumëta mbi historiografike dhe të tjera të studuesve, kronistëve, historiografëve dhe antropologëve më të njohur Aleksandrin(Lekën) e Madh dhe ish komandantët dhe ushtarët e tij që u vensosën dhe sistemuan në "horizontët e humbura" të vendëve dhe rajonëve të ndryshme të Pakistanit(në Hundëz dhe Nuristan-rrënzë bjeshkëve të larta të Himalajëve etj.), Indi, Babiloni(Iraku i sotëm), Persi(Iran),  Hindukush(Avganistan), Taxhikistan etj.Menjëherë pas vdekjës së Lekës së Madh dhe që edhe sot e kësaj dite(me tepër se 3 mije vite me radhë) i ruajnë gjuhën e lashtë pellazgo-iliro-shqiptare së bashku me doket, zakonet dhe traditat e njohura të njerëzve dhe popullit tonë. Në Vazhdim:.  Ishte një mbrëmje e këndshme korriku të vitit të largët 356-para Krishtit në Pella(Pellë) të Maqedonisë në Ilirinë e  lashtë Antike.Krejt e vecantë dhe e pazakontë prej netëve të tjera me plot e përplot të  papritura të mistershme dhe enigmatike në pallatin mbretëror të mbretit Filipi i Dytë.Në Olimp gjatë asaj Nate të vecantë Zotërat(Perenditë) kishin Dasmë të vërtetë.Po prisnin me padurim një Lindje të Madhe...Të Përbotshme. Lindjen e Aleksandrit(Lekës) së Madh tëFilipit të Dytë dhe Olimpisë (Olimbisë) së bukur nga Epiri i Ilirisë.Dhe..shih ti! Ndërkohë që Mbretëresha e famshme dhe aq e bukur Olimbi(Olimpia) në ato caste delikate dhe tepër dramatike para lindjes:Gjithë pasion  dhe me një profeci  të pashoqe po i sodiste yjtë e shumtë në qiellin e pafund.Befas dhe si pa paritur dhe kujtuar as vet  një veëtime e madhe e përcjellur me denesje dhe do gjëmime të fuqishme të motit e kishte "carë" qiellin e përflakur të asaj nate të vecantë korriku në antikë.Duke paralajmëruar kështu Lindjen e një foshnjëje që njëzët e dy(22) vite më vonë do t ´i mundte dhe pushtonte helenët(grekët) së bashku me "perandorinë e pafund" të persianëve dhe me tepër se gjysmën e botës.Foshnja e sapolindur ishte Aleksandri(Leka) i Madh. Ai vigan i madh-titanik! Ai strateg brilant dhe komandant legjendar emrin e të Cilit që nga Antika e largët dhe gjër me sot do e përmendin dhe lakojnë me respekt dhe më një admirim të posacëm njerëz dhe popuj të ndryshëm në të gjitha vendët dhe meridianët e ndryshme të botës.Në buzëmbrëmjen(Datëlindjen) e Lekës së Madh se këndejmi ishte djegur dhe shkatërruar tërësisht tempulli i njohur i perëndeshës Diana të Efesianëve.Ky mbase do të ishte Sinjali më sublim i Lindjes së Atij(Aleksandrit´-Lekës´të Madh) që do ta shkatërronte dhe pushtonte Përsinë,  Egjiptin,  Azinë e Vogël,  Babiloninë,  Mesopotaminë dhe me tepër se gjysmën e botës.Mbase i Një lindjeje të Madhe që nuk do vdiste as perëndonte kurrë më në shpirtin dhe kujtesën e gjithëmbarshme politike,  ushtarake(luftarake) dhe historike të shumë popujve dhe vendëve të ndryshme të botës.I njohur përndryshe ndër shqiptarët si Leka i Madh:Aleksandri i Madh ishte biri i Mbretit Filipi i Dytë i Maqedonisë dhe i gruas së tij të katërt(princeshës së bukur nga Epiri)-Olimpisë.Olimbia(Olimpia) ishte stërmbesë e mbretit të shquar të Fisit Ilir të Mirmidonëve,  Akilit të famshëm që ishte vrarë në luftën e njohur të Trojës. Olimpia(Olimbia) ishte pra e bija e mbretit të Epirit,  Neoptolemit të Parë që rridhte nga Fisi i njohur i Pirro Neoptolemit-Djalit të Akilit. Pirro Neoptolemi sic dihet: pas luftës së Trojës ishte vendosur në krahinat e njohura të Epirit dhe Toskërisë.Duke e ngritur dhe themelur në ndërkohë edhe Mbretërinë e njohur të EPIRIT -prej nga ku stërnipi  i tij i njohur Pirroja i Madh në shekullin tre(3)-para Krishtit duke luftuar kundër tyre do t´i mundte ushtarakisht romakët në Benevento të Italisë.Ndërkaq,  Eneu duke vërë kurorë me latinianen e bukur nga Lacio e Romës(Lavinien) -do i vënte themelët e Romës së lashtë-Antike.Emri i vërtetë i Mbretëreshës Olimbi(Olimpi) ishte Mirtal që vinte nga fjala shqipe(Mirë-Dal).Olimpia ishte shumë e bukur,  madhështore, viskoze, pikante, ekstravagante dhe tepër ekzotike.Flokë verdhë,  sy blu,  belhollë, shtathedhur...Ku sharmit dhe bukurisë së saj mpirëse dhe hipnotizuese asokohe nuk i kishte bërë dotë ballë mbreti Filip i cili e kishte lënë(braktisur) Audaten-gruan e mehershme për shkak të Olimpisë(Mirtalisë) fascinante dhe tepër ekzotike.Në këtë sfond,  David E.Jones(Dejvdi Xhons) shkruan:Në tokën e lashtë të ilirisë(Shqipëria e sotme) në një pallat të bukur mbretëror të grave(mbretëreshave) të njohura të mbretit Filip, Euridika dhe Olimpia:Dikur me vonë do të jetonte një udhëheqëse(mbretëreshë) e shquar pirate e quajtur Teuta -e shoqja e mbretit Agron të Ilirisë .E cila ishte po aq e bukur sa edhe vet paraardhesët e saj mbretëresha, Olimpia dhe Euridika.Pas vdekjës se të shoqit(Mbretit Agron) në vitin e largët 231-para Krishtit:Teuta mori në dorë drejtimin(udhëheqjen) e Mbretërisë e Ilirisë në Antikë.Por..pa ndonjë sukses të madh në këtë drejtim.Se këndejmi,  ndërkohë që mbreti Filip ishte ndarë (divorcua) nga mbretëresha e bukur Olimpi:Ajo bashkë me Aleksandrin(Lekën) e Madh kishte shkuar për një kohë që të jetonte në mbretërinë e njohur të Lynkestëve.Duke e nxitur kështu ish bashkëshortin e saj(Filipin II) që t´iu shpallte luftë këtyrëve të fundit.Lynkestëve. Si dhe duke kërkuar më urgjencë që i biri i tij,  Aleksandri( Leka) i Madh të kthehej në Maqedoni.Por,  Aleksandri(Leka) do ti vëntë kusht (bast) babait të tij që Ai(Leka i Madh) të kthehej bashkë me të ëmën e tij,  Olimbinë(Olimpinë) në Maqedoni dhe që Olimpia atje të njihej e të respektohej sërish si mbretëreshë.Duke e detyruar babain e tij(Filipin) që të pranonte kushtin(kërkesën) e tij në fjalë. Ndërkohë që për t´u afruar paksa me Fisin(Klanin) e njohur të Olimpisë: Ai kërkoi që vajza e tij Kleopatra të martohej me mbretin e Epirit.Gjegjësisht,  me vëllanë e Olimpisë.Në Dasmën e princeshës së re dhe tepër bukuroshe(Kleopatres) Aleksandri në bashkëpunim me të ëmën(Olimpinë) dhe disa mërcenarë maqedonas organizuan "komplotin mbretëror" kundër mbretit Filip ku dhanë urdhër për mbytjen(vrasjen) e tij me thikë në zemër.Me vrasjen(vdekjën) e Filipit të Dytë:Aleksandri(Leka) i Madh do të ngjitët(ngritët) në fron.Ndërsa,  e ëma e tij(Olimpia) do e vrasi gruan e re të Filipit bashkë me të vegjlit(femijët) e saj.Për të vazhduar kështu me "Tragjeditë" e njohura Antike që për shumë shekuj me radhë nuk do iu shihej fundi.Për me tepër ndërkaq,  përderisa Aleksandri(Leka) i Madh kishte qenë ´fryt´ose produkt martesor dhe biogjenetik i martesës dhe "dashurisë së zjarrtë" të Filipit ndaj Olimbisë(Olimpisë):Lufta dhe politika dikur me vonë do e largonin krejt fare Filipin nga Olimpia.Duke  shkaktuar në këtë vorbull edhe ndarjen ose divorcin e tyre në fjalë.Si dhe duke e lënë Aleksandrin(Lekën) e Madh nën ledhatimet dhe përkujdesjen e vazhdueshme të nënës së tij(Olimpisë) gjatë atyre vitëve dramatike të femijërisë dhe adoleshencës së tij.Me c´rast,  gjatë tërë kësaj kohe e ëma e tij(Olimpia) do e edukonte dhe predikonte Lekën e Madh në Rrugën e njohur të lavdisë së madhe dhe përjetësisë duke i thënë shpesh: Ti je si Akili! I dënuar nga forca dhe madhështia jotë. Ndonëse,  jeta e Aleksandrit(Lekës) së Madh kishte zënë të ndërlikohej dhe komplikohej pa masë kur babai i tij(Filipi) kishte një djal tjetër me të vogël me Euridikën dhe që pretendonte t´ia linte në dorë fronin e atëhershëm mbretëror.Se këndejmi,  Aleksandri(Leka) i Madh qysh si i ri e adhuronte tej mase "Iliadën" e Homerit të Madh dhe heroin legjendar trojan,  Akilin.Madje,  edhe gjatë kohës së studimëve të tij për filozofi, politikë, etikë, retorikë, metafizikë, skolastikë etj. në Akademinë e njohur të Platonit dhe Aristotelit. Ku për mësues kishte filozofin dhe dijetarin e shquar Aristotelin-gjithashtu nga Iliria që dikur edhe vet kishte qenë nxënës i Platonit. Me c´rast,  i edukuar nga Aristoteli dhe i stërvitur dhe burrëruar me armë, enërgji,  retorikë dhe një intelegjencë të shquar(të paparë deri atëherë) politike dhe diplomatike:Leka i Madh do e filloi marëshimin e Tij triumfal dhe epokal drejt ´majave me të larta´të famës së përgjithshme ushtarake dhe politike.Duke e shtypur në fillim një rrebelim(kryengritje) të banorëve të Tebës,  mëpastaj një tjetër në Greqi(Athinë)...Për të vazhduar me luftën e njohur të Dardanelëve- në Lindje të Trojës dhe marëshimet e tij triumfale dhe epokale drejt ish perandorisë së pafundme të Përsisë!...Në Babiloni,  Aleksandri(Egjipt),  Pakistan,  Avganistan,  Indini dhe kështu me radhë.Në këtë sfond ia vlen të rikujtohet një fragment lufte mbi Aleksandrin(Lekën) e Madh-Legjendar: I cili i pyetur nga një bashkëluftëtar dhe aleat i tij mbi dhëmbjet e plagës që e kishte marrë nga lufta? mikut dhe aleatit të tij luftarak do i përgjigjet me këto fjalë, citat:Shiko miku im! Ne për asnjë cast nuk guxojmë të dëshprohemi ose të dorëzohëmi  nga plagët e ndryshme të luftës të cilat në cdo hap na kujtojnë trimërinë dhe lavdinë tonë të madhe luftarake dhe ushtarake." Ndërkaq,  i këshilluar nga strategu dhe gjenerali i atëhershëm ushtarak,  Polispërkonti që ta sulmonte Darin dhe ushtrinë e tij gjatë orëve të vona të natës në befasi! Aleksandri(Leka) i Madh ishte përgjegjur rrept:Nuk e kam zakon t´i vjedhë fitorët e ndryshme ushtarake natën si strucët dhe hajdutët e ndryshëm.Unë jam mbret dhe ushtarak  i lartë dhe nuk jam tregtar lufte.

 

 Luftë e përgjakshme  në Dardanele,  lot dhe mallëngjim në Trojë  dhe Dasmë në Olimp:

 

Ishte vjeshtë e vitit të largët 335(para Krishtit) kur Aleksandri(Leka i Madh) u kthye sërish në Pellë dhe filloi të përgatitej për ta realizuar ëndrrën e Madhe të babait të tij(Mbretit Filip) për ta pushtuar Azinë dhe shkatërruar Perandorinë e Madhe Persiane në atë kohë.Sigurisht që mitët,  eposët dhe legjendat e shumëta mbi Akilin, Elenën dhe heronjtë e ndryshëm trojan që në rini të hershme e kishin mrekulluar dhe fascinuar këtë luftëtar të famshëm dhe tepër romantik.Edhe gjatë fushatave dhe ofensivave të ndryshme ushtarake ose luftarake në Persi, Babiloni dhe në vende e rajone të ndryshme të botës:Aleksandri(Leka ) i Madh nuk i harroi kurrë Dramat dhe Tragjeditë e njohura të Sofokliut, Euripidit, Eskilit etj.Ndërkohë që "Iliadën" dhe "Odisenë" e njohur të Homerit së bashku me shpatën e tij gjithmonë i mbante poshtë jastëkut kur binte në gjumë.Një vit më vonë(334-para epokës së re) në Maqedoni të Ilirisë cdo gjë ishtë bërë gati për fillimin e luftës dhe ekspeditave të famshme të Aleksandrit(Lekës) së Madh dhe luftëtarëve të tij sypatrembur kundër persianëve dhe mercenarëve të tyre helen dhe të tjerë në Azi dhe gjithandej.Në Maqedoni e kishte lënë gjeneralin e tij besnik,  Antipatrin gjërsa Leka i Madh të kthehej nga lufta.Ushtria e Aleksandrit(Lekës) së Madh asokohe i numronte 35 mijë këmbësorë dhe 5 mijë kalorës.Prej tyre afro 34 mijë ishin ilir, thrakë, tribalë, dardan etj.Vëllezër të një gjuhe,  të një trupi dhe të një gjaku.Kishte qenë një impresion dhe mallëngjim i papërshkruar kur Aleksandri(Leka) i Madh e kishte parë Trojën.Kur i kishin shkelur këmbët në brigjet e Trojës,  Aleksandri(Leka) i Madh me tërë forcën që kishte e kishte ngulur heshtën e tij në "tokën e bekuar" të Trojës së stërgjyshëve të tij pellazgo-iliri.Ai ngriti altare dhe dolli të ndryshme për Neptunin-Zotin e Detit, për Perëndeshën Athinë, për Akilin, Priamin,  Herkulin(Herkulesin)-Zotin e Pellazgëve dhe kështu me radhë.Duke falur dhe blatuar fli dhe kurbane të ndryshme për shpirtërat e tyre në këtë sfond.Por, Leka i Madh atëbotë do e vizitonte Trojën edhe për një qëllim tjetër.Cili ishte ai? Nga të gjithë trimat dhe heronjët e ndryshëm akej(trojan) që kishin luftuar në Trojë ai(Leka i Madh) adhuronte Akilin i cili ishte stërgjyshi i tij nga e ëma, Olimpia.Duke qëndruar gatitur për një kohë pranë varrit të Akilit :Aleksandri(Leka) i Madh tundi kokën pranë varrit të tij dhe tha:Im gjysh i madh, Akili ishte shumë me fat! Sepse, për  t´i prezantuar dhe himnizuar famën dhe lavdinë e tij të madhe u gjend një poet dhe erudit i madh si Homeri.se këndejmi,  përballë ushtrisë së fuqishme(persiane) të Darit që numëronte asokohe me tepër se 25O mijë trupa:Ndodhej ushtria e famshme e Aleksandrit(Lekës) tonë të Madh me vetëm 45 mijë ushtar.Në ushtrinë e madhe persiane kishte edhe spahinjë dhe mercenarë të shumtë grek(helen) dhe të tjerë.Ndër të cilët edhe Memnoni, Mitridati(mercenar helen dhe miq familjar të Darit të Persisë etj.)dhe Spitridati-një mecenar dhe satrap i pabesë helen në radhët e ushtrisë perse(persiane) i cili gjatë luftës së famshme të Dardanelëve tinzishtë(në pabesi-prapa shpine) kishte tentuar t´ia priste kokën kryetrimit tonë legjendar në Antikë -Aleksandrit(Lekës) së Madh! Por,  ia që pranë Aleksandrit(Lekës) së Madh do të gjendej pranë miku dhe aleati i tij besnik, Kili(Djali i Mbretit Bardhyl të Ilirisë) i cili me një shpejtësi të rrufeshme do ta ulte shpatën Spitridiatit dinak,  duke ia prërë dorën satrapit persian.Në luftën(betëjën) e famshme të Granikut( në Dardanele) persianët do të pësojnë disfatë të madhe dhe katastrofë të vërtetë ushtarake në fushën e luftës.Duke i lënë kështu me tepër se 2O mijë ushtarë të vrarë dhe me mijëra të tjerë të zënë robë nga ushtarët trima të Aleksandrit(Lekës) së Madh.Nga kjo Fitore epokale dhe historike në Dardanele:Leka i Madh dhe ushtria e Tij legjendare do të marëshojnë triumfalisht në Persi, Babiloni, Mesopotami, Pakistan, Asiri, Avganistan, Indi dhe në vende e rajo të ndryshme të globit.Duke i ngritur kështu permendore dhe një lapidar të përjetshëm lavdisë së njohur ushtarake dhe luftarake të luftëtarëve dhe komandantëve të njohur pellazgo-iliro-shqiptar kudo në botë.Pas fitorës trumfale të Aleksandrit(Lekës) së Madh në Dardanele dhe në Trojë:Në Olimp dhe Dodonë Zotërat(Perenditë) kishin Festë të Madhe dhe Dasmë të vërtetë.

 

Testamenti i famshëm i Aleksandrit(Lekës) së Madh  dhe Mësimet e njohura në këtë sfond...

 

  Sic dihet:Aleksandri(Leka) ynë i Madh ishte i lidhur me botën e Zotërave(Zeusëve) të ndryshëm ose Perëndive.Në këtë sfond para se të merrte rrugën e kthimit për në atdhe(Iliri): Ai dha urdhërin suprëm mbi ngritjen dhe ndërtimin e 12 tempujve(altarëve) të lartë e të gjërë për "12 Perënditë"- Stërgjyshëërit e Tij pellazgo-ilir në Indinë e largët të vitit 326-para Krishtit.Mirëpo, Aleksandri(Leka) i Madh ndërroi jetë shumë i ri në Babiloni.I kishte vëtëm 33 vjec kur ndërroi jetë.Ashtu sikurse Jezu Krishti në Cilësinë e njohur të Birit të Hyjit(Zotit) Palestinë.Gjegjësisht, në Babiloni i Cili  duke u ngriur në qielli la pas vetës të 12 Apostujt(...). Se këndejmi, para se të ndërronte jëtë:Leka i Madh i mblodhi miqtë dhe aleatët e tij me të afërt të një trungu,të një fisi, të një shpirti dhe të një gjaku të pastërt pellazgo-iliro-shqiptar e iu tha: Po ia lë vendit,popullit dhe perandorisë sime më të aftët dhe me të merituarit.Mirëpo,edhe përkundër kësaj, parashikoj që miqtë dhe vëllezërit me mi do mi bëjnë nderimet e fundit me armë në dorë kundër njëri tjetrit !" E thënë dhe deshifruar ndryshe (gjithnjë sipas fjalëve të mesipërme të Lekës së Madh-Legjendar i ndodhur asokohe në shtratin e vdekjës):Kjo donë të thotë së Aleksandrin(Lekën) e Madh dhe babai tij(Mbretin Filipi II-të) i kishin ndarë politika dhe lufta e njohur për pushtet dhe karierë.Ashtu sic i kishin ndarë ose divorcuar edhe Romulin dhe Remin në kohën e ndërtimit të Romës së Lashtë-Antike, apo Abelin dhe Kainin, 12 vëllezërit e njohur Makabej, të tjerët nga "klani" i njohur mbretëror dhe familjar i "Merrovingëve "dhe "Karolingëve" në Gjermaninë e periudhës së njohur mesjetare dhe kështu me radhë.Ndonëse, raste të këtilla(ose,analoge dhe simptomatike) ka patur edhe gjatë periudhës së njohur të Mbretërisë së Kastriotëve dhe të tjerëve në Shqipëri, në kohën e luftërave dhe përpjekjeve të njohura për pavarësinë e Shqipërisë(1912 etj.), gjatë dhe pas luftës së njohur të UCK-së etj.Madje, madje edhe përkundër faktit të njohur së Aleksandri(Leka) i Madh së bashku me shumë trima dhe heronjë Antik dhe të tjerë ishin me origjinë pellazgo-iliro-shqiptare.Nga gjiri i popullit(kombit) shqiptar thuhët se ishin edhe mbrëtër dhe burrështetas të njohur që i udhëhoqen Francë,Italinë,Greqinë,Turqinë,Rumanië etj.Si Napoleon Bonaparta, Xhuzepe Garibaldi,Mustafa Kemal(Qemal) Ataturku dhe kështu me radhë.Për me tepër ndërkaq,sipas shënimëve  dhe dokumentacionëve të shumëta materiale,burimore dhe historike:Kultura dhe qytetërimi i hershëm pellazgo-iliro-shqiptar e kanë ´Djepin´dhe shtratin e vet në Ballkanin Qëndrorë.Respektivisht, në pjesën më të madhe(qëndrore) të Gadishullit Ilrik(Kosova e sotme ose Dardania Antike,Shqipëria,një pjesë e konsiderueshme e teritorëve të sotme të Greqisë,Serbisë ,Maqedonisë dhe Malit të Zi,Bosnje Hercegovinës,Kroacisë dhe Sllovenisë) që formon një "trajektore të gjërë" që nga lumenjtë e njohur Angri dhe Mgri(Ibri dhe Morava) duke e përfshirë edhe Naisin(Nishin) dhe rrjedhat e sipërme të lumit të Aksit(Vardarit) në Veri.Për të vazhduar me vargmalet e njohura të Skardit(Sharrit),lumin Drilon(Drini)  dhe malet e Pindit  dhe lumin e njohur të Janinës .Gjegjësisht, me Tregun(Pazarin) e Ri dhe rajonin e njohur të Sanxhakut, luginën e njohur të lumit Nertva, pjesën qëndrore të Dallmacisë dhe Istrës në Perëndim dhe me malin e njohur të Olimpit në Athinë dhe bregdetin e njohur të Selanikut në Jug.Ndërkohë që gjurmët e para të kulturës dhe qytetërimit të lashtë pellazgo-iliro-shqiptar datojnë që nga periudha e hershme e Paleolitit.Në anën tjetër ndërkq,valët e para të dyndjeve dhe shpërnguljeve masive të Grupëve ose Fisëve të mëdha pellazgo-ilire për në Anadolli(Turqi e sotme) dhe në vende e hapësira të tjera kontinentale dhe interkontinentale kanë filluar dikund rreth 3OOO vjet-para Krishtit.Kjo donë të thotë se gjurmët e ndryshme pëllazgo-iliro-shqiptare në Turqinë e sotme janë të thella dhe tepër të lashta.Ato datojnë shumë me herët se sa vet etapat ose perudhat e ndryshme të ish Perandorisë Osmane, asaj bizantine dhe kështu me radhë.Ndonëse,pa i harruar këtu dyndjet dhe ngulmimet tjera të pellazgo-iliro-shqiptarëve në Rajonin e njohur të Kaukazit(Rusi e sotme), Ukrainës, në pjesë të ndryshme të teritorit të sotëm gjermano-austriak, në rajone të ndryshme të Italisë, në Skoci dhe të tjera.Gjithashtu thuhet se Qytetin e famshëm të Shkodrës e ka ngritur dhe themeluar Aleksandri(Leka) i Madh.Kronistët dhe historiografët e ndryshëm turq, bizantin dhe të tjerë në gjuhën e tyre e quanin Shkodrën "Scanderie","Iskenderie" etj. që sipas tyre është i njejtë ose analog me emrin Aleksandrie,Aleksandria etj. Mirëpo, gjithashtu thuhet se Shkodra si qytet dhe si metropolë e njohur pellazgo-iliro-shqiptare ka ekzistuar madje shumë kohë para Aleksandrit(Lekës) së Madh. Kush e di?!!!Sidoqoftë:Libri i lartëpërmendur në fjalë i studiuesit,poetit dhe publicistit të lartëpërmendur shqiptar, Shefki Ollomanit: Në fokusin dhe agjendën e tij kryesore i ka Mesazhin dhe Udhërrefyesin e njohur të bashkimit,pajtimit,ravijezimit,konturimit,eksplorimit dhe unifikimit të pikëpamjëve,qëndrimëve,konceptëve dhe parimëve të ndryshme kulturore,politike,ideologjike dhe të tjera brëndapërbrënda popullit(kombit) ose Faktorit të gjithëmbarshëm shqiptar në njerën anë.Si dhe të eksplorimit dhe konvencionalizimit të tyre më vlerat e njuhura(të përbashkëta dhe universale) të kulturës dhe civilizimit botëror në anën tjetër.Ku autori i këtij libri z.Shefki Ollomani duke i njohur dhe respektuar me përipkëri dhe një devocion të njohur shkencor dhe metodologjik rregullat,parimet dhe disiplinat e njohura historiografike dhe antropologjike( si paleografia,arkeologjia,gjenealogjia,heraldika,sfragistika,numizmatika,antropologjia fizike ose antropofizika,antropogjenetika,antropologjia fetare dhe kulturore etj.):I ka bërë Dasmë dhe një Festë të madhe kulturës dhe historiografisë shqiptare në përgjithësi.Se këndëjmi, Antropologjia sic dihet është shkencë holistike.Respektivisht, një disiplinë e vëcantë e filozofisë që mirret dhe angazhohet kryesisht në fushën e njohur të studimëve dhe analizave të thella mbi njeriun,kulturën dhe primatologjinë e përgjithshme njerëzore dhe civilizuese në të gjitha drejtimet dhe dimenzionet e mundshme sociokulturore dhe sociohistorike.Ndaj,krejt në fund z.Ollomani i urojmë jetë të gjatë dhe suksese të reja në këtë fushë kaq sublime dhe interesante të studimit dhe hulumtimëve të vazhdueshme mbi "etosin" dhe "erosin" e njohur të kulturës dhe civilizimit të lashtë pellazgo-iliro-shqiptar.

 

 

 



(Vota: 4 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx