E enjte, 24.07.2025, 10:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: O kurbet i ziu kurbet

E diele, 05.09.2010, 09:50 PM


O KURBET I ZIU KURBET

 

O, kurbet , i ziu kurbet ,

Loti yt kurrë nuk u tret ,

N’ sytë e shqipes rrëke zbret –

Bëhet lum e bëhet det !...

 

O, krijuesi i gjithësisë –

Kur ia dhe t’ mirat njerëzisë ,

Tokën, ajrin , fushën, detin ...

Pse shqiptarëve u dhe kurbetin ?!

 

Presin nënat me zjarr n’ gji –

Kur vjen dita me u pa me fëmi’ ?

Për këtë ditë pritet motmot

Duke derdhur mall e lot !

 

Kur t’ merr rrugë fryti i lindjes

Për t’u  kthye n’ djep  t’ vendlindjes –

Bënë rrugëtim rrugëve të botës  ,

Nëna pret në prag të portës !

 

Rri pa gjumë e rri pa frymë –

A thua kur do të arrijnë ?!

Orë e çast i lutet Zotit –

T’ ia ruaj  fëmijët prej t’ ligave t’ motit !

 

Kur vijnë fëmijët prej Perëndimit –

Agojnë ditët  e përqafimit ,

Rrjedhin  lotët  prej  gëzimit ,

Dridhen buzët prej mallëngjimit .

 

Por pushimi një muaj ditë –

Ikë sa çelë e i mbyllë sytë !

Ende mirë lotët pa u tha –

Shpejt vjen dita për t’u  nda !

 

Prapë nënëlokja buzëtharë –

Ju thotë bijve :”Rruga e mbarë!”

Prapë n’ vetmi do t’ pret motmot ,

Duke e ngrënë bukën me lot !

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 04.09.2010.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx