E marte, 06.05.2025, 01:03 PM (GMT+1)

Kulturë

Albert Zholi: Një copë shtëpi për të futur kokën

E merkure, 08.09.2010, 07:55 PM


Albert ZHOLI

 

NJË  COPË  SHTËPI   PËR    FUTUR  KOKËN

 

Puna ishte e para, ndonëse në kushte më normale banesa duhej të gjendej qysh në fillim. Në të vërtetë banesa ishte gjetur, por ajo nuk mund të quhej shtëpi. Sidomos vitet e para të emigracionit  masiv kushtet e banimit të këtyre mijëra njerëzve ishin me të vertetë  të vajtueshme. Asnjë raport i organizatave e organizmave  joqeveritare  nuk mund t’i përshkruaj ato. Shumë herë për banesë  mund të quhej qielli i hapur nën një lis, kasolle të braktisura  bagëtish, pastaj “modernizimi” i tyre  duke u mbuluar me plastmas të gjetur rrugëve gjithëfarë kasollesh prej kartoni që shkriheshin  me shiun e parë. Dihet se fillimi i emigracionit, në shumicën e rasteve, ishte i djemëve të rinj, apo burrave të vetmuar të cilët duhej të emigronin për të fituar ca dhrami. Këta “beqarë” nuk kishin shumë pretendime për të fjetur rehatshëm. Kur punëdhënësi nuk tregohej edhe aq njerëzoor ata zinin periferitë e qyteteve  të mëdha a të vogla, dhe aty gjernin ndonjë mënyrë fjetjeje . Uji ishte i pakët dhe ata shpesh mezi laheshin një herë në javë. Por pati edhe pronarë shpirtmirë që i lejonin këta njerëz të gjenin një qoshë sa për të fjetur në mes të thasëve të mallrave apo arkave. Doemos, mrekullia ishte po të kishte një punë shtëpie dhe i zoti i saj të lejonte katoqin për të fjetur. Kjo më së shsumti ndodhte në zonat fshatare, apo qytete jashtë Athinës. Këtu “Komoditeti” ishte më i madh. Në Athinë ka mijëra ndërtesa të vjetra të braktisura të cilat  megjithëse në dyer u varet ndonjë bravë e stërmadhe, mund të hysh në to përmes dritareve të shkatërruara. Grupe të tilla” shokësh” popullonin gërmadhat e qendrës së kryeqytetit grek dhe shpesh, po aty, hanin së bashku. Por kjo mënyrë banimi aq e trishtueshme u takon viteve të para të emigracionit shqiptar. Me ardhjen e familjeve, doemos, nuk mund të banohej më kështu; sepse fëmijtë, gratë ishte e3 vështirë të përballonin dimrat e ftohtë, por edhe përleshjet e bandave mes veti. Të kësajë periudhe janë gjertja e banesave të thjeshta të cilat qiraxhinjtë i gjinin lirë. Këto më së shumti  takonin  kthinave  mbi taracat  e shtëpive  të cilat këtu në Athinë ndërtohen që nikoqirja të vendosi lavatriçen e të lajë rrobat, por edhe për plaçket e tepërta të shtëpisë. Por në të shumtën e rasteve ato janë të ndërtuara në formën e një miniapartamenti sepse kanë edhe një tip “aneksi-guzhinë”, por edhe tualet. Qiraja për to fillimisht ishte e vogël, 25-30 mijë dhrami, por me dyndjet shqiptaro-evropolindore doemos që edhe çmimi i tyre do t’i afrohej 50 mijë dhrami. Disa familje gjetën  strehim tek pleqtë e plakat që u shërbenin duke shmangur kështu një shpenzim të konsiderueshëm mujor, siç ishte qiraja, por edhe energjia elektrike e uji.Dalngadalë “moderinizimi” i shqiptarëve u shtri nëpër të ashtëquajturën “ipojo”, apartamente nën nivelin e trotuareve, të sistemuara mirë, por me farë pak dritë e ajër. Këto banesa mbeten të preferuara edhe sot për shkak të “përkohshmërisë” së banimiot dhe qerasë relativisht të ulët. Por me kalimin e kohës, kur familjet u konsoliduan, kur djemtë e vajzat  mund të hynin në punë, kur të ardhurat e kursyera e kaluan  milionin e dhramive, atëherë mendimi për banesa më të përshtatëshme nisi të bëhej dominues. Kështu sot, ka shumë familje të cilat jetojnë në apartamente komode dhe për të cilat paguajnë deri në 90000 dhrami në muaj, pa llogaritur shpenzimet  e tjera për to. Shqiptarët e kalonin kufirin  në të shumtën e rasteve  me një trastë krahëve, apo, kur udhëtonin me viza, me një valixhe. Këtu, që të gjenin një shtëpi, duhej edhe patjetër të kishin ku të shtriheshin, ku të uleshin për të ngrënë bukë. Të bleje mobilje ishte e pamundur për shkak të çmimeve të tyre fantastike. Por edhe në këtë drejtim zgjidhja qe gati. Athinasit zbresin herë pas here  shtëpitë e tyre nga plaçket e vjetërsuara. Të parat ishin dyshekët e  vjetër, “ortopedikë”, siç u pëlqen të quhen, një lloj i tillë që në Shqipëri u njoh vetëm vitet e fundit. Ato, edhe pak të grisura, ishin shtretërit e parë për shqiptarët. Mund ta përdorje edhe pa krevat. Pastaj vini gjithëfarë karrigesh a tavolinash të hedhura. Shpesh  edhe me tre këmbë. Të katërtën mund ta rregulloje me një copë dërrasë. Por rrugët e Athinës, sidomos natën, para se makinat e pastrimit të qytetit t’i gëlltisnin të gjitha, mund të gjeje edhe batanije, por edhe çanta me rroba të hedhura për fëmijë apo për të rritur. Në fillim të viteve ’90 shumë shqiptarë u bënë të “pasur” me rroba nga kishat. Grekët njihen si shumë fetarë dhe zakonisht  rrobat e vjetra, por edhe të reja, i lënë me çanta në prag të kishave  për t’i marrë të varfërit. Shumë nga këto “dhurata”, kishta greke i mblodhën në kuti të stërmëdha kartoni dhe i nisën në Shqipëri.. Më pas ky operacion u ndërpre. Por edhe sot e kësajë dite mund të gjesh çanta të tilla kudo. Me njëfarë mënyre ishte shmangur një nevojë e madhe. Nikoqiret e mira i zienin e i klorifikonin këto rroba  para se t’ua vishnin fëmijëve, apo burrave të tyre, por edhe në rastin më të mirë, t’i dërgonin në Shqipëri si peshqeshe për njerëzit e atjeshëm.Blerja e rrobave të reja, por edhe i sendeve të tjera të përdorimit shtëpiak, ishin masivisht rreth viteve 1994. U dukën të parat  frigorifere, lavatriçe e televizorë të rinj. Sepse deri atëherë edhe nga ato mund të gjeje rrugëve sa të doje.As që bëhet fjalë tanimë për familje ku mungojnë këto paisje e sende elektroshtëpiake. Le të jenë edhe të vjetra. Ka shumë shtëpi që Televizoret i kanë vendosur në çdo dhomë për të shmangur grindjet e fëmijëve të cilët preferojnë stacionet e tyre televizivë. Për rritjen e nivelit të të ardhurave te shqiptarët flet fakti se shumë shpejt ata do të paiseshin me telefon nëpër shtëpi. Qyteti gjigand i Athinës, të afërmit e shokët e shpërndarë anë e kënd saj por edhe lajmërimet e zotërinjëve punëdhënës për këtë apo atë punë, janë arësye të mjaftueshme për të pasur një telefon por një pjesë e tyre tani janë paisur edhe me celularë, sidomos ata që janë në lëvizje të vazhdueshme, mjekët, por edhe hidraulikët e bojaxhinjt, apo xhenerikët që kërkohen urgjentisht.Problemi i sigurimit të banesave të përshtatëshme mbetet çmimi i tyre tepër i lartë. Dhe tendenca është në rritje.Sot ka një rritje deri 50% të qerasë.Shtimi i emigracionit dhe nga vende të tjera evropoianolindore, por edhe ai i kurdëve, arabëve, zezakëve, etj, i kanë shtrenjtuar qiratë. Por Athina është një qyteti i pafund mundësish për të gjetur strehim. brenda një rrugice mund të gjesh  dy-tri apartamente që jepen me qera e që shpejt i gjen në sajë të letrës së kuqe ku shkruhet qartë: “Jepet me qera” dhe numuri i telefonit me të cilin mund të bisedosh. Grekët kanë ndërtuar shumë shtëpi. Përveç modernizimit të jetës, ata zotërojnë banesa-vila edhe në zonat bregdetare, apo malore në të cilat verojnë. Gjatë dimrit këto banesa janë të boshatisura, ç’ka i bën,  ndonjëherë, edhe pre të grabitjeve. Jetesa në përgjithësi u harxhon shqiptarëve, por edhe emigrantëve  të tjerë, një pjesë të konsiderueshme të kursimeve, përveç qirave që përmendëm, çmimet e nergjisë elektrike, të ujit, të telefonit, apo të ashtëquajtura shpenzime pallati,(ndricim, ashensor, pastrim), do të donin, në kushte normale, rreth  100 mijë dhrami në muaj.(Nuk flasim për “zotërinjtë” e rinj shqiptarë). Kjo shumë është e barabartë me njërën nga rrogat mujore. Përsa i përket veshjes ajo ende përballohet nga “dhuratat”. Sidomos gratë që punojnë nëpër familje sigurojnë sasi të konsiderueshme veshjesh dhe këpucë të përdorura, të cilat, shpesh janë aq të bukura sa nëpër kuvende  grash ato serviren si të blera  aq e aq dhrami. Siç vihet re, grafiku i rritjes së mirëqenies të emigrantëve është në rritje. Por këtu duhet të përjashtohet një sasi e madhe beqarësh, apo njerëzish që vijën pa familje të cilët për të kursyer diçka janë të detyruar të bëjnë një jetë mizerjeje, e ngjashme me atë që përshkruam në fillimet e emigracionit drejt Greqisë.Kjo rritje ‘ekonomike” shihet gjithmonë në varësi të zhvillimit të përgjithshëm të shoqërisë greke. Ndryshimet janë të pallogaritëshme. Këtë e sheh në sasinë e parave të shpenzuara, por edhe në cilësitë e mallrave të blera. Shqiptarët, por edhe të huajt e tjerë , i “vizitojnë” pazaret popullore që shesion gjithshka në baza periferie, njëherë në javë, vetëm në orën 13, pra një orë para mbylljes, kur produktet e tyre kanë mbetur apo me cilësi më të dobët dhe për rrjedhojë edhe çmimet janë ulur gati tre herë. Grekët e mirë e bëjnë pazarin javor të fruta-perimeve qysh në mëngjes, kur malli është i freskët e i cilësisë së lartë. Grekët bëjnë një jetë nate të habitëshme. Sidomos të rinjtë. Por një shishe birre në lokale të tilla koston 1 mijë dhrami, përkundër 180 të tillave që shqiptari e gjen në supermarket. Nëpër kafenetë e ditës, e shumta shqiptarët mund të pinë vetëm ndonjë kafe. Për birrën atje mendohen. Uiski është tepër i rrallë. Por në shtëpi ka nga të gjitha këto. Pije freskuesedhe frutat janë bërë tani të mërzitëshme për fëmijët e asaj shoqërie që mezi gjeje një pako kafe, që mollët e vyshkura i merrje me rracion për Vitin e Ri, që patatet i quaje të rralla. Shumë shpejt, pra, për 4-5 vjet, me punë nga më të rëndomta, siç i përshkruam, sot ka njerëz që kanë ndër bankat e Greqisë disa miliona dhrami, për të mos thënë për një pakicë që i kalon të 20 milionat. Dhe po të mos ishte përsëri marrëzia shqiptare për të krijuar të famshmet firma piramidale të cilat boshatisën  bankat greke, por dhe xhepat e emigrantëve, atëherë mund të thuhej se viti 1997 do të shënionte fillimin e kthimit në Shqipëri i një numuri të vogël emigrantësh dhe nisja e procesit të shumëpritur të investimeve vendase. Por…edhe këtu fati i zuri shqiptarët me gurë !. Shumë familje kanë humbur gjithshka dhe tani duhet të rrisin edhe njëherë nga fillimi kalvarin e vuajtjeve. Gjaku dhe djersa e tyre përfunduan në kushedi ç’xhepash hajdutësh politikanë ordinerë mafiozë. Kjo tragjedi e re i ka bërë  këta njerëz më të ashoër se kurrë. Në sheshin e Omonias, ku mund t’ takosh të shtunave, ose të djelave, i sheh se si shfryhen kundër atijë regjimi që i gënjeu aq keqas, që i fyejti në dinjitet, që ua piu gjakun e sakrificave. Gjendja politike e shqipërisë e fillimit të vitit  1997 krijon premise të zymta për emigracionin në Greqi. Zona të tëra jugore janë zberasur. Kuptohet, shtimi i krahut të lirë të punës presupozon uljene  pagës ditore, sipas ligjit kapi8talist të kërkesë –ofertës, por edhe të rritjes së çmimit të qirave të banesave. Pra në vend të niste të përthahej plaga e madhe e emigracionit, ajo u rihap përsëri  si një hemoragji që nuk dihet  se kur do të ndalet  më…



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx