Kulturë
Përparim Hysi: Qerrja e Hysenit
E merkure, 08.09.2010, 08:03 PM
Qerrja e Hysenit
Kujtimit të Hysen Ibishit (Selimit)
Tregim
Nga Përparim Hysi
Hyseni qe bashkëfshatari ynë në Petovë të re.Qe nga
Kosova dhe nuk kish bujk më të rregullt se ai.Të gjithë tokën e
tij,ndryshe,krejt ndryshe nga gjithë bashkëfshatarët, e kish të thurur
me gardh ku mund të hynte vetëm zogu.Qe njeri që shikonte punën e tij
dhe kurrë nuk mbaj mend që të kërkonte ndonjë ndihmë kund.Çdo gjë me
krahët e tij.Krahët e tij dhe të shoqes,Fatimes,e cila qe
grua-burrë.Kur them nuk ka patur bujk më të rregullt e për t'u marë
shëmbull për Hysenin,nisem nga fakti se vetëm ky në gjithë dy fshatrat
komshi(Petovë e re dhe Petovë e vjetër),që kishin rreth 130
shtëpi,vetëm Hyseni kishte një bahçe me nja 10 dynymë,të thurur e të
bërë "kala".I hante syri për punë dhe,sado që atë kohë nuk kishte
fëmijë,por qe vetëm me të shoqen,Fatimen,punonte sa për pesë dhe çdo
gjë e sigruonte me forcat e tij.Ne,fëmijtë,kur i afrohshim shtëpisë së
tij,sytë i hidhnim nga bahçja që na i bënte me sy.Një bahçe ku gjeje
pemë nga të gjitha llojet.I seliste dhe i krasiste vet.Krah për krah
me të punonte dhe Fatimeja,një grua e fuqishme sa mund të vinte poshtë
dhe një burrë.Veç që qe bujk i mirë,por qe dhe besimtar i
devotshëm,dhe të premteve( të xhumave),ne e dinim që shkonte për t'u
falur në xhami dhe mundoheshim që të vidhnim ndonjë frut.Po qe mundim
i kot.As që çahej gardhi-kala i Hysenit.Kur i shkoje në shtëpi,qe
bujar i madhe dhe mu tek pusi që kishte në obor(rreth 10 metro larg
shtëpisë),të priste krahëhapur Fatimjja,e shoqja,dhe,mandej,dhe
Hyseni.Ne qemë komshi,pak si larg nga shtëpia,po muhabeti i të
mëdhenjëve dhe ca se atë arën e madhe me nja 30 dynymë tokë që e
mbillte gjithmonë grurë,e kishte ngjitur me shtëpinë tonë,patëm miqësi
dhe xhëku përfitonim dhe nga baçja.Të bënte përshtypje se kurrë nuk
mbaj mënd që Hyseni të mbillte misër.Vetëm grurë.Epo dy frymë kishte
dhe kalonte mbarë.Mbarë,mbarë,po ku të lë i ligu rehat.Aty pragviteve
'50 të,pati fukarallëk të madh në gjithë vëndin dhe në fshatra kishin
filluar vjedhje të mëdha.Hajdutët sikur "punonin me plan-pune".Sot
këtë shtëpi dhe nesër një tjetër.U bë hall i madh.Të dy fshatrat u
mblodhën dhe fajësonin njëri-tjetrin.Është nga Petovë e vjetër,është
nga Petovë e re?Dhe vvjedhjet vazhdonin.Njerëzit ruanin ,por duket nga
mesnata humbnin durimin dhe,sakaq,vjedhj kryhej.-Më mundi gjumi,-
tregonte i vjedhuri.Dhe kështu për çdo natë(zakonisht dimrit) bëhej
batërdia.Por qe Hyseni që,megjithëse nuk e kish shumë pisk punën se dy
frymë qe,që,më së fundi,e zuri hajdutin.Qe nga Petova e vjetër
dhe,ne,të Petovës së re,ishim gati ta shpallnim hero Hysenin.Na i
zbardhi faqen.E zuri dhe kur?Aty nga ora dy e
mesnatës.E,Hysen!Hysen!Bravo të qoftë!Ky,hajduti,nuk qe i vetëm qe me
shpurë,po e zunë dhe ia bën gjyqin në vënd.Paske qenë komunist i biri
i botës.Pupu!Ç'faqe e zezë!Një grua e moshuar,tha në mbledhje:-Epo
duket haptas:anëtar partie,hajdut qeverie!Njerëzit ia dhanë të
qeshurit,po dollinë e ngritën për Hysenin.-Valla,- më tha Fatimja,-
m'u dhumb ai hajduti se qe i ri dhe ujqit u fshehën.Ata,ujqit,duheshim
me u ndry në burg.Po kali që zihet e shinë lëmin dhe hajt.
* * *
Filloi të frynte era e kolektivizimit.Ma mirë me më pre me
biçak,se po ma marrin bahçen,tokën!- u shpreh Hyseni.Po dhe
Fatima.Çfarë koprativash,hej!E tash,qebesa,jemi të moshue e s'mundi me
i ba ballë punës angari!!!-Si angari?- i mëshoi zërit i
deleguari.Por,pasha Zotin,more ti nga qyteti,mua në vath s'po më
fut,or ti,veç po më preve me biçak?!!!Fatimja lëshoi një kuku për na!
Dhe u larguan nga mbledhja.Asnjë familje kosovare nuk pranoi të bëhej
kooperativë.Po "gripi" qe i rëndë dhe,donin apo nuk donin këto
familje,i zuri dhe ato.Disa syresh u larguan nga
fshati,para"epidemisë",po Hyseni mbeti aty,në Petovë.Dhe ia morën me
radhë:fillimisht arën e madhe me 30 dynymë,mandje dhe bahçenë.Atë
bahçe që e kishte selitur si një qilim me motive popullore.Ia morën
dhe ia ngushtuan valvolën e ajërit:mënd ia vendosën
gardhin-kufi,ngjitur me shtëpinë.Aso kohe unë kisha dalë mësues dhe si
mik që e kishim,xhëku shkoja për vizitë.Qe burrë i zgjuar që nuk ia
hante kollaj qeni shkopin,por tek unë kishte besim ,nga im atë.Më
priste si djalin e tij dhe Fatmimja,e shoqja,mënd bubullonte nga
gëzimi.Kur qenë të moshuar,u lindi një çupë dhe unë si mësues
kujdestar i saj,në shkollë,i shpeshoja vizitat.Sado që ua kishin marrë
të tëra(me arë,me bahçe,me dy qetë që kishin),ende aty,para
shtëpisë,në hijet të një mani dhe një fiku,ishte qerrja.Qerrja që,për
çudi,nuk qe dorëzuar si mjet pune.Në një nga vizitat e shpeshta që
bëja,e gjeta Bacë Hysenin që grasatiste boshtin dhe rrotat e
qerres.-Bacë, e ngacmova,ça je tuj ba njiashtu?Qetë i ka "hangër
ujku"(flisja me rrotulla sipas avazit të tij) ,dhe ti appet je tuj u
marrë me kierre?!!!
E la punën një fije dhe ndërsa nanë Fatimja po bënte gati kafet,m'u
afrue dhe më tha:-Qetë i ka hangër,qebesa,po shpresën jo,e.Se ma digjo
nji fjalë,more jaran!Hodhi sytë lart si për t'më dhënë të kuptoj se po
shihte Zotin,ma ka thanë vet Pejkameri në andërr se a tuj cof"uku",bre
dhe tash po më duhet kierrja,se,ani,kena me e marr apet tokën.Se digjo
axhën tat njitu:_kët qi ka ba ky-i pafeu(nënkutpo Enver Hoxhën),- vetë
tartari e ka ba.-Po jo,mor axhë,i them unë pa ia thyer zëmrën,është
larg ajo ditë.Jo.jo.Nuk asht larg.Me Çinamaçinin(Kinën) janë prish
njitash dhe ka me e gjetë gazepi.Bash si akrepi:ka me ngranë bishtin e
vet dhe ka me ngordh.Dhe bashkë me mllefin që kishte dha një një të
qeshur pak të veçantë.Ma morën tokën.Ma morën baçen.E ma sollën nji
atë gardh bashkë tek ksolla ku mbaja kietë.Ani!- thashë,po bajmë si
bajmë dhe dalim në selamet.Se pas kasavetit,more jaran,ka selamet,hej!
E ndaj e grasatova kierren se,sapo "cof uku",po i godis nji palë qe
si mos i pastë kushi e ;mandejna,vetëm lana Zot me jetue.E gjerba
kafen me nge me Bacë Hysenin dhe veç një shpresë kishte:-kur do çofte
uku?!
* * *
Bacë Hyseni befas u sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme dhe nuk
arriti që të shihte"cofjen e ukut".Qerrja mbeti atje,mdis dy pemëve,si
dëshmi e një shprese të venitur.As Fatimja,kjo grua trimoshe dhe aq
punëtore,nuk e arriti "cofjen e ukut".Ata ikën njëri pas tjetrit,të
plagosur shpirtërisht nga kjo jetë.Ndërsa e bija,Hajria,pasi mbaroi
klasën e tetë,krijoi familje fisnike( të deklasuar,sipas kohës) , dhe
ka kohë që familjarisht janë vendosur këtu,në Amerikë.Do t'më vinte
mirë që ky tregim im për prindërit e saj aq fisnikë e të ndershëm,të
binte në dorë të saj dhe ca më shumë do më bëhej qejfi,sikur dikush
që mund ta njohë,t'ia bëj të njohur.Le ta dijë se si i"vranë pak e
nga pak" jo vetëm prindërit e saj,por,pothuajëse,gjithë fshatarësinë
me ato modelett"monstra" të Rusisë bolshevike.Ky shkrim imi,për këta
dy bujq aq të mrekullueshëm të jetë si një homazh i vonuar para
varrit të tyre.
6 shtator 2010