Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Qerrja e Hysenit

| E merkure, 08.09.2010, 08:03 PM |


Qerrja e Hysenit

 

Kujtimit të Hysen Ibishit (Selimit)

 

Tregim

 

Nga Përparim Hysi

 

 

             Hyseni qe bashkëfshatari ynë  në Petovë të re.Qe nga

Kosova dhe nuk kish bujk më të rregullt se ai.Të gjithë tokën e

tij,ndryshe,krejt ndryshe nga gjithë bashkëfshatarët, e kish të thurur

me gardh ku mund të hynte vetëm zogu.Qe njeri që shikonte punën e tij

dhe kurrë nuk mbaj mend që të kërkonte ndonjë ndihmë kund.Çdo gjë me

krahët e tij.Krahët e tij dhe të shoqes,Fatimes,e cila qe

grua-burrë.Kur them nuk ka patur bujk më të rregullt e për t'u marë

shëmbull për Hysenin,nisem nga fakti se vetëm ky në gjithë dy fshatrat

komshi(Petovë e re dhe Petovë e vjetër),që  kishin  rreth 130

shtëpi,vetëm Hyseni kishte një bahçe me nja 10 dynymë,të thurur e të

bërë "kala".I hante  syri për punë dhe,sado që atë kohë nuk kishte

fëmijë,por qe vetëm me të shoqen,Fatimen,punonte sa për pesë dhe çdo

gjë e sigruonte me forcat e tij.Ne,fëmijtë,kur i afrohshim shtëpisë së

tij,sytë i hidhnim nga bahçja që na i bënte me sy.Një bahçe ku gjeje

pemë nga të gjitha llojet.I seliste dhe i krasiste vet.Krah për krah

me të punonte dhe Fatimeja,një grua e fuqishme sa mund të vinte poshtë

dhe një burrë.Veç  që qe bujk i mirë,por qe dhe besimtar i

devotshëm,dhe të premteve( të xhumave),ne e dinim që shkonte për t'u

falur në xhami dhe mundoheshim që të vidhnim ndonjë frut.Po qe mundim

i kot.As që çahej gardhi-kala i Hysenit.Kur i shkoje në shtëpi,qe

bujar i madhe dhe mu tek pusi që kishte në obor(rreth 10 metro larg

shtëpisë),të priste krahëhapur Fatimjja,e shoqja,dhe,mandej,dhe

Hyseni.Ne qemë komshi,pak si larg nga shtëpia,po muhabeti i të

mëdhenjëve dhe ca se atë arën e madhe me nja  30 dynymë tokë që e

mbillte gjithmonë grurë,e kishte ngjitur me shtëpinë tonë,patëm miqësi

dhe xhëku përfitonim dhe nga baçja.Të bënte përshtypje se kurrë nuk

mbaj mënd që Hyseni të mbillte misër.Vetëm grurë.Epo dy frymë kishte

dhe kalonte mbarë.Mbarë,mbarë,po ku të lë i ligu rehat.Aty pragviteve

'50 të,pati fukarallëk të madh në gjithë  vëndin dhe në fshatra kishin

filluar vjedhje të mëdha.Hajdutët sikur "punonin me plan-pune".Sot

këtë shtëpi dhe nesër një tjetër.U bë hall i madh.Të dy fshatrat u

mblodhën dhe fajësonin njëri-tjetrin.Është nga Petovë e vjetër,është

nga Petovë e re?Dhe vvjedhjet vazhdonin.Njerëzit ruanin ,por duket nga

mesnata humbnin durimin dhe,sakaq,vjedhj kryhej.-Më mundi gjumi,-

tregonte i vjedhuri.Dhe kështu për çdo natë(zakonisht dimrit) bëhej

batërdia.Por qe Hyseni që,megjithëse nuk e kish shumë pisk punën se dy

frymë qe,që,më së fundi,e zuri  hajdutin.Qe nga Petova e vjetër

dhe,ne,të Petovës së re,ishim gati ta shpallnim hero Hysenin.Na i

zbardhi faqen.E zuri dhe kur?Aty nga ora dy e

mesnatës.E,Hysen!Hysen!Bravo të qoftë!Ky,hajduti,nuk qe i vetëm qe me

shpurë,po e zunë dhe ia bën gjyqin në vënd.Paske  qenë komunist i biri

i botës.Pupu!Ç'faqe e zezë!Një grua e moshuar,tha në mbledhje:-Epo

duket haptas:anëtar partie,hajdut qeverie!Njerëzit ia dhanë të

qeshurit,po dollinë e ngritën për Hysenin.-Valla,- më tha Fatimja,-

m'u dhumb ai hajduti se qe i ri dhe ujqit u fshehën.Ata,ujqit,duheshim

me u ndry në burg.Po kali që zihet e shinë lëmin dhe hajt.

 

                                *    *    *

     Filloi të frynte  era e kolektivizimit.Ma mirë me më pre me

biçak,se po ma marrin bahçen,tokën!- u shpreh Hyseni.Po dhe

Fatima.Çfarë koprativash,hej!E tash,qebesa,jemi të moshue e s'mundi me

i ba ballë  punës angari!!!-Si angari?- i mëshoi zërit i

deleguari.Por,pasha Zotin,more ti nga qyteti,mua në vath s'po më

fut,or ti,veç  po më preve me biçak?!!!Fatimja lëshoi një kuku për na!

Dhe u larguan nga mbledhja.Asnjë familje kosovare nuk pranoi të bëhej

kooperativë.Po "gripi" qe i rëndë dhe,donin apo nuk donin këto

familje,i zuri dhe ato.Disa syresh u larguan nga

fshati,para"epidemisë",po Hyseni mbeti aty,në Petovë.Dhe ia morën me

radhë:fillimisht arën e madhe me 30 dynymë,mandje dhe bahçenë.Atë

bahçe që e kishte selitur si një qilim me motive popullore.Ia morën

dhe ia ngushtuan valvolën e ajërit:mënd ia vendosën

gardhin-kufi,ngjitur me shtëpinë.Aso kohe unë kisha dalë mësues dhe si

mik që e kishim,xhëku shkoja për vizitë.Qe burrë i zgjuar që nuk ia

hante kollaj qeni shkopin,por tek unë kishte besim ,nga im atë.Më

priste si djalin e tij dhe Fatmimja,e shoqja,mënd bubullonte nga

gëzimi.Kur qenë të moshuar,u lindi një çupë dhe unë si mësues

kujdestar i saj,në shkollë,i shpeshoja vizitat.Sado që ua kishin marrë

të tëra(me arë,me bahçe,me dy qetë që kishin),ende aty,para

shtëpisë,në  hijet të një mani dhe një fiku,ishte qerrja.Qerrja që,për

çudi,nuk qe dorëzuar si  mjet pune.Në një nga vizitat e shpeshta që

bëja,e gjeta  Bacë Hysenin që grasatiste  boshtin dhe rrotat e

qerres.-Bacë, e ngacmova,ça je tuj ba njiashtu?Qetë i ka "hangër

ujku"(flisja me rrotulla sipas avazit të tij) ,dhe ti appet je tuj u

marrë me kierre?!!!

E la punën një fije dhe ndërsa nanë Fatimja po bënte gati kafet,m'u

afrue dhe më tha:-Qetë i ka hangër,qebesa,po shpresën jo,e.Se ma digjo

nji fjalë,more jaran!Hodhi sytë lart si për t'më dhënë të kuptoj se po

shihte Zotin,ma ka thanë vet Pejkameri në andërr se a tuj cof"uku",bre

dhe tash po më duhet kierrja,se,ani,kena me e marr apet tokën.Se digjo

axhën tat njitu:_kët qi ka ba ky-i pafeu(nënkutpo Enver Hoxhën),- vetë

tartari e ka ba.-Po jo,mor axhë,i them unë  pa ia thyer zëmrën,është

larg ajo ditë.Jo.jo.Nuk asht larg.Me Çinamaçinin(Kinën) janë prish

njitash dhe ka me e gjetë gazepi.Bash si akrepi:ka me ngranë bishtin e

vet dhe ka me ngordh.Dhe bashkë me mllefin që kishte dha një një të

qeshur pak të veçantë.Ma morën tokën.Ma morën baçen.E ma sollën nji

atë gardh bashkë tek ksolla ku mbaja kietë.Ani!- thashë,po bajmë si

bajmë dhe dalim në selamet.Se pas kasavetit,more jaran,ka selamet,hej!

E ndaj e grasatova kierren se,sapo "cof uku",po i godis  nji palë qe

si mos i pastë kushi e ;mandejna,vetëm lana Zot me jetue.E gjerba

kafen me nge me Bacë Hysenin dhe veç një shpresë kishte:-kur do çofte

uku?!

 

                                *    *   *

Bacë Hyseni befas u sëmurë nga një sëmundje e pashërueshme dhe nuk

arriti që të shihte"cofjen e ukut".Qerrja mbeti atje,mdis dy pemëve,si

dëshmi e një  shprese të venitur.As Fatimja,kjo grua trimoshe dhe aq

punëtore,nuk e arriti "cofjen e ukut".Ata ikën njëri pas tjetrit,të

plagosur shpirtërisht nga kjo jetë.Ndërsa e bija,Hajria,pasi mbaroi

klasën e tetë,krijoi familje  fisnike( të deklasuar,sipas kohës) , dhe

ka kohë që familjarisht janë vendosur këtu,në Amerikë.Do t'më vinte

mirë që ky tregim im për prindërit e saj aq fisnikë e të ndershëm,të

binte në dorë të saj dhe  ca më shumë do më bëhej qejfi,sikur dikush

që mund ta njohë,t'ia bëj të njohur.Le ta dijë se  si i"vranë pak e

nga pak" jo vetëm prindërit e saj,por,pothuajëse,gjithë fshatarësinë

me ato modelett"monstra" të Rusisë bolshevike.Ky shkrim imi,për këta

dy bujq aq të mrekullueshëm  të jetë si një homazh i vonuar para

varrit të tyre.

 

                        6 shtator 2010