Kulturë
Vullnet Mato: Takim me Vilsonin dhe Gencin
E enjte, 09.09.2010, 09:57 PM
Vullnet Mato
TAKIM ME VILSONIN DHE GENCIN
In memoriam
“U çova nga gjumi i gjatë dhe erdha
të takohemi në gjumin tënd të shkurtër ! „
Kumboi zëri i Vilsonit nga përtej jeta
me tingullin e njohur, disi të mugët.
“S’i kemi harruar çastet, o mik Vullneti,
kur lexonim vjershat te rrapi i gurrës,
na i shtypje me makinën tënde “oliveti“,
t’i ngjitje te tabela letrare e kulturës...
Këtu pranë kam dhe Gencin e përgjakur
nga plumbat e zinj të pushkatimit poetik...
Mos u habit që ende nuk jemi plakur,
poezia na la të rinj, siç vdiqëm atë ditë...“
Vilsoni i kishte pis të zinj flokët e ballit,
dhe prej së largu i vinte era gjethe bushi,
nga vitet te Zgara mes shkurreve të malit,
ku fjeti i shtrirë nga bataretë e plumbit.
“Atë poezinë fatale me titullin “
që shkrova me frymëzimin tim spontan,
e pagova me plumba ballit natën te Zgara,
ku varret mes shkëmbinjve mezi u çanë...“
Gencit bjond i kërceu mollëza e Adamit,
sikur i lëvizi një kokërr arrë te mesi i qafës:
“Nënë Gjiska më solli arra shtëpie te varri
siç m’i mbushte xhepat për nxënësit e klasës.
Kur na gjykuan me ekspertizën e poezive,
nuk e kuptuam ç’po ndodhte te ky shtet,
teksa ne dergjeshim në birucat e mizorive,
na fajësonte spiuni i Degës, mësuesi poet!...
Sikur ne kishim nxirosur të djeshmen e zezë,
me ide që flinin të heshtura te raftet e librave,
ku kontrolli policor nxori rastësisht në shesh
farëzat lirisë që do të bleronin pas dimrave.
Vetëm se menduam stinën e lastarëve të penës,
ne falëm rininë, pa kërkuar hakmarrjen e krimit.
pse s’u penduan t’i kërkojnë falje vajtimit ! “