E marte, 06.05.2025, 10:53 AM (GMT+1)

Kulturë

Kolec Traboini: Meditime lutesore

E shtune, 11.09.2010, 08:50 PM


MEDITIME LUTESORE

 

“Distanca më e shkurtër në mes të zemrës njerëzore dhe të vertetës përbën një histori”

Antoni De Mello.

 

Nga KOLEC TRABOINI

 

Krijimet e priftit jezuit Antoni De Mello preferuam ti paraqesim si Meditime lutesore, sepse ato nuk janë poezi. Ai parapelqente t’i shprehte ato në mënyrë elekuente për të tërhequr dëgjuesit me magjinë e fjalës së vet. Si orator elekuent, më shumë se sa predikime teologjike nga mësimet e Biblës, preferonte të paraqiste ide e mendime për të mirën e të keqen, për cilësitë e dobësitë njerëzore duke nxjerrë gjithnjë në reliev mënçurinë. Ndoshta ndikonte fakti se ishte lindur në Bombei të Indisë në vitin 1931 e kishte marrë atje mësimet e para. Lutjet e tij ruajnë bukurinë e shprehjes e të mendimit. Të kujtojnë më tepër predikimet e filozofinë e budizmit, e cila kishte një ndikim të madh tek Antoni De Mello anipse ky ishte një prift i urdhërit të rreptë jezuit katolik. Ai ishte gjithashtu një psikoterapist me emër në kohën e vet. Me sa duket Antoni De Mello nuk e shihte të mjaftueshme auditorin e kishave ndaj zhvillonte konferenca me pjesmarrje të gjërë që tërhiqnin vëmendjen e opinionit publik dhe medias amerikane, ku e zhvilloi të gjithë veprimtarine e tij lutësore. Një nga konferencat e tij të shumta me teme “Zgjohu dhe Jeto”, zhvilluar në Nju Jork u regjistua e plotë ndërsa të tjerat të pjesëshme. Ai zhvilloi mjaft konferenca nëpër shumë vende të botës duke u bërë një nga predikatorët më të njohur, çfarë tërhoqi vemendjen edhe të qëndrës së katoliçizmit botëror që nisi ti shihte me skeptiçizëm lutjet dhe famën e tij Antoni De Mello u bë akoma më shumë i njohur pas vdekjes në Nju Jork në vitin 1987. Lutjet e tij fetare u përzgjodhën nga itharët e vet duke i botuar në libra që gjetën jehonë veçanërisht në Spanjë dhe në SHBA. Ato janë kthyer edhe në filma dhe CD, si dhe kanë shërbyer edhe për mësimdhënie. Meqënese ai ishte i influencuar nga Budizmi, kardinali Joseph Ratzinger, që më vonë u bë Papa Benedikt XVI, në një konsil të mbajtur një dekadë pas vdekjes së Anthoni De Mello, i shpalli të dëmshme mësimet që dilnin nga predikimet e tij. Pavarësisht nga ky anatemim, vepra e Antoni De Mello vazhdon të mbetet mjaft e njohur në botë, veçmas në kontinentin amerikan. Mohimi prej Papës së sotëm mesa duket i ka bërë më shumë jehonë e popullaritet se sa dëm veprave te shumta. “Sadhana”, vepra e parë e Antoni De Mello të cilën kritikët e kanë cilësuar si një kryevepër e lutjeve, pastaj vinë një sërë veprash ndër të cilat: “Të falesh lakuriq”, “Rruga për të dashur”, “Kënga e zogut”, “Vetëdijshëm”, “Zemër e çiltër”dhe ”Nise fluturimin”- histori meditimesh. Vetëm pak ditë pasi e përfundoi këtë vepër, autori ndrroi jetë në moshën 56 vjeçare. Tërësia e krijimeve të Antoni De Mello formësohet në trajtën e rrëfimeve e dialogut në mes të dishepujve (studentëve dhe ndjekësve të predikimit) dhe Mjeshtrit të Manastirit(Predikuesit), i cili e ndërton oratorinë e vet nëpërmjet pyetje përgjigjeve të zgjuara, plot finesë, të figurshme, herë-herë me shprehje metaforike duke e bërë filozofinë e tij sa të thjeshtë e të kuptueshme po aq dhe një art ekspresiv e mistik. Ndoshta per kete risi qe solli , duke shmangur predikimeve standarte e duke i kthyer lutjet ne nje art te vertete meditimi , vepra e tij vazhdon te lexohet me interes edhe pas afro tre dekadash pas vdekjes se autorit. Duke qënë se ka lindur në Indi ku mësimet e Budës nuk janë të largëta, Antoni De Mello është bërë autori që në kontinentin amerikan, afroi më shumë se askush moralin dhe edukatën e krishterë me mësimet e predikimet budiste.

 

 

ANTONI DE MELLO

- 14 meditime lutësore-

 

GJUHA E HYJNIVE

 

I magjepsur tek dëgjonte korin e mjeshtëror në sanskritisht

vargjet e melodinë e zërave, student i sanskritishtes tha:

Tashmë unë e di se nuk ka gjuhë në botë

si sanskritishtja për shprehjen e mendimeve hyjnore.

 

“ Mos u bëj gomar”- i tha Mjeshtri . “Gjuha

hyjnore nuk është sanskritshtja. Është heshtja.”

 

 

RRITJA

 

Fatkëqësia ju sjell rritjen

dhe ndriçimin” thotë Mjeshtri.

 

Dhe e shpjegon mendimin kështu:

 

“ një herë një zog zuri strehë

në një degë plot gjethe të një peme që gjendej

mes të një rrafshine të shkretë

 

por një vorbull ere e zhveshi pemën

e detyroi të varfërin zog të fluturonte

me qindra kilometra në kërkim të një strehe

e më së fundi shkoi tek një pyll

me pemët rënduar plot fruta.”

 

Dhe Mjeshtri përfundonte:

“Nëse pemët me gjethe do të shpëtonin

Asgjë nuk do t`i detyronte zogjtë

Të prishnin rehatin e të fluturonin”

 

MENDIMI

 

Udhëtari i thotë një të dituri

“ Kam udhëtuar në distanca të mëdha

Për të dëgjuar Mjeshtrin,

Por aty gjej veç fjalë të zakonshme.”

 

“Mos dëgjo fjalët ë tij

Merr veç mesazhin”

 

“ Si mund ta bëj këtë?”

 

“Merre një sentencë te tij

Shkunde mirë

Derisa të gjitha fjalët të bien

Ajo çfarë mbetet

Do ta përflakë zemrën tënde”

 

LËVIZJA

 

Një dishepulli që zakonisht

pyeste për fjalë të mençura

Mjeshtri i tha,

 

“Mençuria nuk shprehet me fjalë

ajo del vetvetiu në veprim”

 

Por, kur ai vuri re

se dishepulli shkonte e vinte

qeshi me zë të lartë dhe tha,

“Kjo nuk është veprim. Është veç lëvizje.”

 

ZEMRA IME ME MAL

 

Një udhëtar i vjetër ishte në rrugëtim

Drejt Himalajave në kohë të acartë dimri shkonte

Ndërkohë filloi të bjerë shi

 

Bujtinari i tha atij

“ Si arritët të vini në këtë mot të keq, vëllai im?

 

Shtegtari i vjetër hareshëm u përgjigj:

“Zemra ime ka ardhur këtu para meje

E kjo e bëri më të lehtë

Që trupi im ta ndjekë atë në mal”.

 

 

PERSOSMERIA

 

Një nxënës i paqartë i tha Mjeshtrit

A ishte ai personi që shihte se

bota ishte e përsosur siç duhej të ishte.

 

“Ç’mund të themi për kopshtarin?- pyeti tjetri.

“Eshtë dhe ai perfekt gjithashtu?”

 

Kopshtari i Monastirit ish kurrizdalë.

 

“Përse mendoni se ai është në jetë,”-

tha Mësuesi.

“ kopshtari është një kurrizdalë i përsosur.”

 

 

KTHJELLTESI

 

"A ka ndonjë mënyrë për të çmuar

një gjëndje shpirtërore?”

 

"Shumë."

"Na jepni një."

 

"Vini re sa shpesh

ju jeni të shqetësuar

gjatë një dite të vetme.”

 

BOSHLLEKU

 

Ndonjëherë atje mund të bjerë

një vërshim vizitorësh të zhurmshëm

dhe qetësia e Monastirit

krejt të tronditet.

Ajo mund ta prish rregullin;

por jo të Mjeshtrit, i cili përshtatet

si në mjedisin me zhurma

ashtu edhe me qetësinë.

 

Në kundërshti të rregullave

ai tha një ditë:” “Qetësia

nuk është mungesa e zërave,

por mungesa e vetvetes.”

 

IDENTITETI

 

"Si mund ta ndjesh veten bashkuar me Zotin?”

 

“Sa më fort ju përpiqeni

Aq më tepër distancë krijoni

Midis Tij dhe vetes.”

“ Përse e gjithë kjo

Për një distancë?

“Kuptoje se nuk është atje”

 

“ Mos kjo nënkupton se

Zoti dhe unë jemi një?”

 

“Jo një – Jo dy.”

 

“Si është e mundur kjo?

“ Dielli dhe drita

Oqeani dhe valët

Këngëtari dhe kënga

- Jo një. Jo dy.”

 

MEDITIMI

 

Përse na duhen Mjeshtrit

Pyeti një vizitor

Njërin nga dishepujt?

 

“Nëse uji do nxehet

Ai kërkon një varkë

Si ndërmjetëse

mes zjarrit dhe vetvetes.”

Ishte përgjigja.

 

 

AUTENCITITETI

 

Mjeshtri kurrë nuk impresionohej

nga diplomat dhe titujt

ai shihte njeriun dhe

jo çertifikatat.

 

Një herë u dëgjua të thoshte

“Kur ju keni vesh të dëgjoni

zogj tek këndojnë, nuk keni nevojë

të shihni kredencialet e tij”.

 

 

LIRIA

 

“ Si mund të jem i lirë?”

“Vëreni me kujdes kush ju pengon ju”

tha Mjeshtri.

 

Dishepulli u kthye pas një jave

e tha:- “Asnjë nuk më pengon mua.”

 

“Atëherë pse pyet për çlirimin?”

 

Ky ishte çasti kur i paqarti

dishepull

menjëherë u gjend i lirë.

 

 

FATKEQËT

 

Mjeshtri tha se një shkak pse njerëzit

ndjehen fatkeqë sepse mendojnë

se nuk kanë asgjë për të ndryshuar.

 

Atij i pëlqentë historia e një burri

i cili i ankohej një shitësi “Kjo radio

që ju ma ofruat ka një kualitet zëri

të përsosur, por unë dua ta shkëmbej

me një tjetër që ka programe më të mira.”

 

E VERTETA

 

Mjeshtri pohonte se ajo çfarë

gjithë bota e mban të vërtetë, është false

kështu dhe itharet e saj, zakonisht

gjenden në pakicë. Ai thoshte:

 

“ Ju e mendoni të vërtetën

si një formulë që merrni nga një libër.

Nëse ju doni ta ndiqni të vërtetën

duhet të mësoni të ecni të vetmuar.”

 

Shqipëroi: KOLEC TRABOINI



(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx