Kulturë
Artan Kola: Kur dëgjoi këngën e gajdexhiut, Tish Daia qau
E enjte, 16.09.2010, 08:55 PM
Flet këngëtari i talentuar mirditor Artan Kola
Këngën “Bjeri gajdes gajdexhi”, ma çoi ndërmend një vajz kineze
Kur dëgjoi këngën e gajdexhiut, Tish Daia qau
Nga Albert ZHOLI
Një djalë energjik, praktik, i dashurar me këngën por dhe me studion e realizimit të CD-ve, gjithnjë në lëvizje, këto janë disa nga cilësitë e këngëtarit mirditor Artan Kola. Fillimet e tij në këngë i përkasin vitit 1981, vit prej të cilit, ai, këngën e ka bërë pjesë të pandarë të jetës. Por dhe pse është i ftuar në shumë aktivitete brenda dhe jashtë atdheut, në pafundësi dasmash dhe aktivitetesh, kënga e prefruar e tij, kënga që i dha fame, dhe u kthye në hit, mbetet kënga “Bjeri gajdes, gajdexhi”, këngë të cilën ja solli ndërmend një vajz kineze.
Z. Artan, cili është mendimi juaj për “Maratonën e këngës popullore”?
Maratona mbetet maratonë. Është një nga aktivitetet më të rëndësishme të këngës popullore pavarsisht se këtë vit nuk mora pjesë. Ajo është një ndër aktivitete më të rëndësishme të këngës popullore, për vite me radhë, që ballafqaon këngëtarët e kësaj gjinie. Por do të thosha se këtë vit dominoi plotësisht kënga popullore jugore. Kjo duhet të kihet në konsideratë.
Cilat janë këngët më të preferuara të repertorit tuaj?
Janë disa por unë do të veçoja “Bjeri gajdes” dhe “Dasma malësore”.
Si erdhi tek ju kënga e gajdexhiut?
Erdhi fare rastësiht. Unë kam pasur një dyqan kasetash tek lagja “21 dhjetori”. Një ditë ë vjen në dyqan një vajzë kineze, e re dhe më flet në shqip. Zotëri dua këngën “Bjeri gajdes, gajdexhi dhe Dasma e malësorit”. Hapa sytë. Thahë se mos tallej. Por nga mënyra e kërkesës ajo dukej shumë e sinqertë dhe shumë e prerë. Ngrita supet. Ajo duke parë habinë time më thotë se në Kinë, e para është një nga këngët më të dëgjuara. Thuajse një këngë hit. E shihja si i hutuar. Çuditë me atë femër s’kishin të sosur.
Ajo duke qeshur më thotë. Në radion nacionale kineze çdo ditë jepet gjysëm ore këngë nga Shqipëria. Këto këngë që po kërkoj dëgjohen shumë. Unë I kam dëgjuar me dhjetra herë më thotë. Fillova të kërkoj gjithandej në dyqan, por gajdexhiun se gjeta. Pas shumë këkrimesh në nëj cep gjeta këngën “Dasma e malësorit, të kënduar nga Sali Brari.
Më vonë kërkova në radio, kërkova në miq dhe e gjeta. I mora të dy këto këngë dhe fillova orkestrimet. Mendova të vëja një punë serioze. Unë dikur i kasha dëgjuar këto këngë, por asnjëherë s’më
Pastaj si e realizuat albumin me këto dy këngë?
Përse e bëtë albumin e parë me këngë të huaja?
Për komercializëm.
Sa albume keni realizuar gjithsej?
Plot 5 albume, kryesisht me këngë popullore të Shqipërisë së veriut. Një album e kam bashkpunim. Një këngë e kam me këngëtaren Fatmira Breçani. “Oj mollë e kuqe”…”Shqipëri o nëna ime”.
Si do ta komentonit folkun e Shqipërisë së veriut?
Folku verior është një perlë. Mund të them e ky folk nuk është shfrytëzuar aspak. Së pari sepse nuk kemi orkestrues dhe kompozitor verior që të njohin mirë këtë folk. Edmond Zhulali s’mund ta bëjë dot aktualisht në kushtet e sotme kur është I vetëm. Mirdita, Tropoja, Pika, Dibra kanë një folk aq të pasur, sa duhen vite që ti eksplorosh. Eshtë puna e kompozitorëve, detyra e tyre që të futen në këtë folk, që është si një minier ari, për ti zbuluar nga pluhuri i harresës.
Remzi Osmani, motrat Mustafa, janë disa nga kosovaret që këndojnë folkun verior. Dhe i këndojnë bukur duke shtuar dhe audiencën.
Sot po flitet shumë për muzikën tallava. Çfarë rryme është kjo dhe a pëlqehet kjo lloj gjinie muzikore?
Tallavaja është muzik e grave maqedonasase në kufi me Bullgarinë. Këto këngë këndohen nga gratë në dhomat e shtëpisë, kur vishet dhëndrri. Kjo lloj muzike është emigruar. Në fillim është marrë nga romët e ShqipërisëEshtë një rrymë muzikore që edhe në Shqipëri në vitet 1994 deri 2002, pati përhapje. Ndërsa sot është në modë kryesisht në Kosovë dhe shqiptarët e Maqedonisë.
Si ju presin në Kosovë apo në trevat shqiptare të Maqedonisë apo Malit të Zi?
Si se merr me mend. Në këto veende aertisti respektohet. Na presin sikur të jemi princër. Jnaë popull që ka emigruar dhe dinë të vlerësojnë. Këtu respektohet më mirë politikani. Artisti shihet si mjeran.
Kur ka kënduar për herë të parë Artani?
Mendimi juaj për këngën çame?
Ka përhapje kohët e fundit. Unë si këndoj dot ato këngë. Kanë veeçoritë e tyre. Vetë kjo krahinë ka këngëtarë të talentuar. Më vjen mirë që këto këngë po gjejnë mbështetje dhe këndohen nga profesionistë.