E marte, 06.05.2025, 09:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Gazi Buxheli: Copëza jete

E enjte, 16.09.2010, 08:36 PM


Gazi  Buxheli

 

COPEZA   JETE

 

( Cikël me poezi )

 

PIRAMIDAT E EGJIPTIT

 

Të madhërishme, të mistershme,

në egzotikë mahnitëse qiellit ngjitur,

me mangësinë e llahtarshme:

mbi kocka skllevërish ndërtuar, e ngritur.

 

KALAJA E ROZAFES

 

Në dy kuptimësi më fut murosja,

në murete tua, e kunatës së tretë:

besa, është dhunti njerëzore,

apo mëkat që ndëshkohet në jetë?!

 

ABETARJA

 

Armaturë gërmash,

Abetarja e Klasës së Parë:

Levë Arkimedi,

me vlerën e syve në ball…

 

DINAKËRIA

 

Dinakëria, mbase nga Krokodili

e mësoi dredhinë e lugatit,

veç lotët i ktheu në buzëqeshje,

e dhëmbët në Thikë Pilati…

 

GURI I SIZIFIT

 

I rëndë Guri i Sizifit,

në filozofinë e qënësisë:

përmbi kryet e çdo varri,

vënë si shënjë e vazhdimësisë…

 

SERVILI

 

U nis për në Olimpin e perëndive,

që perëndive t’u tregonte vlerat që kish,

por i kishin ato këmbët e lara,

e duhej  të shkonte sërish…

 

NENA E MERGIMTARIT

 

Ka trazirën e Poseidonit,

ndrydhur në gjoksin thatimë:

pa buçimë e pa një dallgë,

dal jasht me psherëtimë…

 

KUJDES ME LIRINË

 

Liria, ky zog i çliruar, që hapësirat

rrufeshëm kërkon t’i çaj,

bie shpesh në kurthe të frikshëm,

nga narcizi i vetëvetes, a tepria e saj…

 

NENA  SARANDJOTE

 

E pash të heshtur, e pash të qet,

në log burrash e menduar,

në mes zhurmës, e kotësisë

degë ulliri e rënduar…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx