E enjte, 24.07.2025, 10:44 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Jam Drejtor

E hene, 13.09.2010, 09:57 PM


Parodi:

 

JAM DREJTOR

 

Jam Drejtor, unë , pa mahi ,

S’e kam çiftin n’ shtatë nahi ,

N’ vend të lapsit – mbajë allti ,

Ma ka dhanë Nëna Parti !

 

Diplomova n’ fakultet

Për intriga , servilitet ...

Kryetarit ia mbajë legenin ,

Vetëm kështu e ruaj venin !

 

Në divan i rri pozitës ,

I shoh yjet n’ pikë të ditës ,

Lart drejt qiellit e mbajë kokën ,

Nuk i shoh njerëzit për toke !

 

Kur takoj ca kolegë shkreta –

Nuk ju them as tu ngjatë jeta !

Rri n’ kolltuk para pasqyre –

Nuk la kënd me m’ hy në zyre !

 

Çdo kohë t’ lirë jashtë orarit –

Unë vrapoj mbas Kryetarit ,

N’ agim herët , hala pa u zdritë –

Shkoj e i qes , unë, me i la sytë !

 

Bëri e rroki ndo ‘i  nevojë –

Menjëherë mbrapa i shkoj ,

Edhe pantollat ia  çkamcoj ,

Prapanicën ia pastroj !...

 

Kryetarit i bëjë itatë ,

Pa e pyet , nuk ha as darkë !

N’ krevat s’ bie për t’u shtrirë

Për pa i thënë “Natën e mirë!”

 

Demir KRASNIQI

Gjilan, më 04.09.2010.



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx