Kulturë
Gjon Neçaj: Refleksione mbi krijimtarine e poetit Tahir Bezhani
E enjte, 16.09.2010, 09:58 PM
Refleksione mbi krijimtarine e poetit Tahir Bezhani
( Duke marre shkas nga libri i ri poetik “Piskame e heshtur “,botim i SHB “Nacional” Tirane,2010.)
Nga Gjon Neçaj
Tahir Bezhani,padyshim eshte sot nje nga zerat me te spikatur te fjales shqipe. Ai jeton dikund ne nje lagje te Gjakoves,i zhytur ne strofken e jetes se tij,krijimtarise se gjithepushtetshme qe vetem ajo i ka dhene statusin e te qenit prijetar i apokalipsit gjenial te rrugetimit mijera vjecar te shkrimit arberor, e bash ashtu ngrys ditet pa buje,qete-qete,a thua njerezia e mistershme qe e rrethon,pushtetaret qe mburren me mencurine e tij,nuk mendojne pak caste emrin e Tahir Bezhanit!!!
Ai me librin poetik “Piskame e heshur”e ngriti ne sfondin e nje poeti dhe krijuesi me kontribute te pamoheshme ne shkrimtarine shqiptare.ne nuk do bejem kritiken e librit,se ate ua leme kritikeve te mirefillte,por po cekim shkarazi marredheniet e poetit me boten e te shkruarit te nje letersie te mirefillte letare shqipe,se
mendjet e ndritura jane zgjuar dhe kujtojne dishepujt qe u shkrine dhe po shkrihen si qiri per fjalen e bukur shqipe!!!
Ne apokalipsin mijeravjecar qe ka kaluar nje komb me moshe sa guri,ende ne sinoret e ndarjes se boteve te epokes se gurit dhe internetit, nuk zbulohet opiumi qe ndan ( dhe zor i bashkon) penelopat e zhurmave te mistershme te kesaj bote te pakuptimte,sidomos ne fjalen e shkruar, se e para ishte fjala sipas Bibles!!!
Por dishepujt qe cituam me lart, ende jane gjalle, e punojne e punojne ,mbase per te ndryshuar kete bote dreq,qe " paskan lindur per ta ndreq"...E Tahir Bezhani ende rrugeton kah Diogjeni skutave te botes per te sjelle drite,drite qe nuk shuhet kombit te tij,mbase ne erresim,por thirrja e tij patetike"zgjohu!",ishalla degjohet dhe bie ne veshet e atyre qe po mbajne kerpeshin e drejtimit te bashkekombasve tane...
Tahir Bezhani eshte nje yll margaritar i poezise shqipe, i cili zbriti nga piedestali i buronjave memezonja te diteve zymetira te nje jete qe kurre nuk u shua,ndonese u munduan te erresojne e ta zhdukin jo vetem jeten,por edhe racen e ketyre poeteve qe kane lindur dhe shkruar ne token e lyer me gjak dhe kane ngjyer penen ne lulebegonjat e shpateve te bjeshkeve te Sharit e Pashtrikut.
Qe nga Din Mehmeti e Ali Podrimja,Halil Haxhosaj e Muharrem Kurti, paten thirre zerin heret,duke qemtuar neper analet e historise per te nxjerre nga thonjte qe lupurishen kete toke nje race poetesh,perfaqesues i te cilit eshte edhe Tahir bezhani , qe me dinjite po hedh vargje pa pra,duke mos reshtur.Ai po na kendell me vargje.I lumte dhe i urojme suksese ne jete dhe krijimtari.Sic duket po shkruan pa ja nda,se kenga nuk pret,duhet te vargezojme per te mbushur vakumin,per te avancuar kohen e humbur.
Padyshim qe me librin me te ri “Piskame e heshtur”,Tahir Bezhani jo vetem qe ngriti nje gur themeli ne krijimtarine e tij poetike,por perforcoi mendimin e artikuluar ,se ishte pikerisht Tahir Bezhani qe hapi se pari urat e komunikimit kulturor nderjmet veti ne Malesine e Gjakoves,sepse sic thote Din Mehmeti,”fati i poezise se tij dhe i vete poetit,eshte i lidhur ne menyre te pashkeputshme me fatin e Atdheut,Kosoves”.