E shtune, 03.05.2025, 09:52 PM (GMT+1)

Kulturë

Elmaze Grainca: I vogli i madhi populli im

E diele, 19.09.2010, 12:28 PM


Elmaze Grainca

 

I vogli i madhi populli im

 

Furtunat ecin e fryejnë mbi ty

i madhi,i vogli populli im

un rri në gjumë, s`të shoh me sy

më mirë e fjetun se në çmendinë.

 

Furtunat sjellin shi me mallkim

i sjellin vitet pa asnjë kuptim

i sjellin stinët plot me mashtrim

i madhi i vogli populli im.

 

Marsi me gjak gjak per shqipëtarë

prilli i thyer se i thyer vjen

në maj me lule i mbushim varret

nëntori dhunshëm mashtrimin bjen.

 

Po ti i vogli i madhi im

rrudhesh e rrudhesh në pambarim

ndërrimi stinëve të vjen me shqetësim

ti përsëri pret me durim.

 

Në këtë pritje gjithë jetën tende

vdesin të lindurit në agim

ti përsëri mbi unë-at e çmendur

krijon e nuk vdes -i madhi im.

 

Gjashtëdhjetë e tetën e bëra-unë

unë- ishin mbushur plotë tribunat

po iku moti gjashtëdhjetë e teta

ç`sollën e ç`bartën a thua furtunat?

 

Tetëdhetë e njëshin e bëra   Unë

ushtojnë tribunat edhe në sheshe

po koha iku e u tret në shkumë

vështirë lexohen ato rrebeshe.

 

Lufta filloi në male e qytete

ti i vogli ,i madhi im

po nuk e di ku humbe e u trete

vlerat e luftës i merr një-Unë.

 

Po.

Luftën e bëra -Unë

e me Unë-tani u mbush gjithë bota

nuk pati vend t`i zinte unat

as nëpër librat   për anekdota.

 

Që s`bëri asgjë ,kush vallë mbeti

mbete i madhi ,i vogli im

prandaj kur sot këcënohet Kosova

te ti përsëri kërkohet shpëtim.

 

Tash të gjithë unat grinden mes vete

dhe përsëri flasin kush do lshojë kolltukun

e kush do të ulet në atë të shkretë

ta ngrohë veten ta mbushë grushtin.

 

Kosova mbetet prona jote

i dashuri ,i vogli populli im

ku jeta zhvillohet me halle e derte

e askush hallin nuk ia din.

 

Askush s`ka vdekur nga uria

ështe fraza qesharake qe çarkullon

kur palindur vdesin fëmija

kush e çanë kokën e kush beson.

 

Kush rri nën dardhë,hanë dardha

flasin Unat me krenari

po se edhe rrënjët ja merr me vete

kjo nuk ka ndodhë në asnjë histori.

 

Fabrikat tona tash janë shitore

ku shitet ushqim per qen e gomar

e ti i vokgli i madhi im

nuk do të kesh shansë as për t`i parë.

 

Në tokën tënde erërat ngatërruan

ngatërroi e mori në thua bota

për ty nuk mbeti vend as për gjumë

më mirë që nuk sheh ëndërra të kota.

 

Sot kur diçka në sharrë hasi gozhda

unat u shkrinë e u shëndërruan në-Ti

po ti i vogli i madhi im

përsëri mbetesh në stuhi.

 

Tash kur Kosova jeton në mes rrymash

që e përplasin në katër anë

ti do të jesh UNë

ti do të jesh -Ti

i madhi i vogli populli im.

 

Mjer unë për ty

mjer ti për mua

sot mbetur vërtetë pa fuqi

si t`i kalojmë sot të gjitha furtunat

Që unat i krijuan e ikën e shkuan...?!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx