E diele, 19.05.2024, 11:43 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Çlirim Uça

E shtune, 18.09.2010, 09:05 PM


Çlirim Uça

 

(le t’ia vëjnë titullin serbët)

 

Një shtrëngatë shtrigash

Stërgjyshit tim iu soll mbi krye

I thanë, ik nëTurqi!

Kam lindur këtu, tha

Bëhu pra serb, i thanë!

Nuk mundem, tha

E vranë.

….

Vëllai i ti ngriti krye

Në shtëpinë time, tha, dua liri!

Legjenda për lirinë e kërkuar,

sqaronte djegjën.

.

e dogjën, e shkrumbuan,

as varr nuk i lanë.

….

Oferta vazhdoj tutje.

.

Gjyshi im,

Në aktin e I-rë mësoi A-në

Në aktin e II- të mësoi B-në

Tek fqinjët e ti mësoi C-në

Dhe me të tria bashkë

bëri ABC-në e Alfabetit serb,

për mësimin e mbijetesës.

Me ABC-në serbe përmendësh

Eci gjyshi im

Në`mes jetës dhe vdekjes

Dhe mbijetoi

Por, haraqe pagoi.

..

Babai im pagoi identitet

Por mbeti analfabet.

( një dash e flijoi gjyshi,

në emër të shpirtit, alfabetit dhe idealit serb,

për të plotsuar një deshirë të tij

dhe dy të mësusit serb )

..

Mua, pasardhësit të viktimave

më thanë të bëhem jugosllav

(dmth serbomadh)

Por, s’e bëra

Më thanë të bëhem spiun

As këtë s’e desha

Më burgosën, më torturuan, më larguan

Rrugëhumbur më zbardhi dita në Zvicer

Atje ku s`të ndjek e s`të prek njeri

Ku bëra grua e fëmijë

Jetë e gjallëri.

..

Për respekt,

përultësisht mirënjohës u bëra.

..

Për shpagim respekti

Desha të bëhem zvicëran

Por, më thanë s`bën

Ti e do ende vendin tënd

S`je integruar!

S`je asimiluar!

….

Më dëshpëruan

Kur Integrimin ma mohuan

Kur asimilimin ma kërkuan

Mu duk zemrën ma pushuan

Kur Atëdheun ma ndaluan.

.

S`desha veten ta harroj.

Si paraardhësi im i parë

Desha të jem Shqiptar.

Femijët e mi

para hundës sime

flasin gjuhën e vendit (se lindur kanë këtu)

Unë i dëgjoj

Vuaj dhe lëngoj

S`ma varin ata mua

Kur shqipen e dua.

…..

Mburravecët,

ne dhe të tjerve, na thonë se janë shqiptarë

Në dokumenta zvicërane, janë serb !!!

Ky është fati ynë i mjerë

në shekullin modern.

….

Edhe pak vite behën 100

Kur të parët e mi ranë

Për identitet e vend të vet

Sot ideali i tyre ka vdek

Femijët e mi kan tret

Eu bre medet!

Medet!



(Vota: 11 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora