E merkure, 07.05.2025, 03:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Kostaq Duka

E shtune, 18.09.2010, 09:26 PM


Kostaq Duka

 

 

Rutina

 

Gjithë jetën

Robëruar nga rutina.

Rutinë biologjike, rutinë pune

Rutinë diktuar zyrtarisht

Rutinë mbijetese.

 

Rutina

Mekanizmi çudibërës i përshtatjes.

Pas çdo ndryshimi

Vuajmë sa e krijojmë

Nën robërinë e saj futemi vullnetarisht.

 

Rutina baraz kult.

Shkëputjen pres saj e damkosim shpesh herezi

Harrojmë se ajo çdo ditë pikon helm trullosës

Aty ku njeriu  tenton liri.

 

 

Vjeshta....

 

E verdha e plevitosur e rezes së diellit

Po ngjyen gjethet.

Dashuritë e këputura që nisën verës

Në fytyrat e të ndarëve lenë trishtim.

Pardesytë e bardha

Si re qiellore mbështjellin trupat njerëzorë,

Gati për ecjen vjeshtore drejt dimr

 

 

Detyrat

 

E kisha për detyrë

Për atë , këtë, familjen,  miqtë, shtetin

Të bëhesha e të zhbëhesha, të derdhja gjithçka kisha, mendje, energji....

 

 Po për veten

Qënien mjerane të unit një detyrë të vetme njëhere si nuk zgjidha...?!

Apo i lashë detyrën madhore,

Të shkarkimit nga gjithë detyrat në ikjen e madhe?!

 

Gjumi i 100 vjeçarëve

 

Bashkëshoqërues

Dhe në hapësirat e zgjimit  dhe të zakonshmet e ditës,

Herë në karrige, në holle e parqe thjesht për soditje,

Duke ecur ngadalë për shëtitje

Madje dhe në pertypje....

Dikush fle çdo natë nën tinguj muzike sinfonike

E një tjetër nën zhurmat klithëse të filmave të vjetër me kauboj.....

Gjumi i mban për dore

Në udhëtimin pa dhimbje drejt portës së madhe të ikjes.

 

Rrobat

Ç’vlera kanë këmisha

Kostumi?!

Pa mishin e ngrohtë njerëzor brenda tyre

Jane mjerane.

Nga varëset e  dyqaneve elegante

Mund të  zhubraviten nën asfiksinë e qeskave të zeza plastike,

Përzjerë me copra letre,

Dikur me peshë zyrtare a copra gazetash me lajme të zhvleftësuara.

 

Ëndrra....


Ëndërrova deri në lodhje....

Kur ëndrrat preka,

E gjeta veten në zgjim

I panginjur në ëndërrim.

 

Shtator, 2010



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx