Kulturë
Mazllum Saneja: Poezia bashkëkohëse polake - Kinga D?becka
E diele, 19.09.2010, 09:11 PM
POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE
(Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja: Mazllum Saneja)
Kinga D?becka u lind më 1981 në Varshavë. Kreu Fakultetin Ekonomik – informatikën në qytetin ?ód? të Polonisë.
Që në moshën 17 vjeçe zuri të shkruajë poezi, së pari për fëmijë. Është autore e disa vëllimeve poetike.
KINGA D?BECKA
VARGU I JETËS
Qëndroj në radhë në tremen e jetës
Ora ime qetas bën tik-tak
A thua do të arrij në jetën e salloneve
Apo ndoshta do të mungojnë për mua kuponet
Që në kështjellë është si çelës
Ndaj edhe me shpirt edhe me trup
Lëviz radhën përpara
Që të mos vdes tepër e re
LËVOZHGA NGA HIDHËRIMI
Për mua lumturia e jetës së përditshme
Të prekësh zemrën tënde
Të ndiesh ritmin e saj
Që duke pompuar gjakun godet kokën
Atëbotë më jep forcë
Që t’i vij rrotull varrit tim
Tërë trishtim e dëshpërim
Dhe rënkimi dhe vaji
Ndaj lermë të prek zemrën time
Se nuk dëshiroj të mbyllem në lëvozhgë nga hidhërimi
LUMTURIA
Lumturinë të cilën e ndiej
Ma mbush shpirtin
Ndonëse asgjë nuk krijoj me dhunë
Që të mundem akoma të arrij
Që gjithnjë shpirtin e lumtur të ndez
NJERËZORJA
Në kërkim të fatit jam
Të gjej miq në të mirë në të keqe
Të jetoj në qetësi në harmoni
Askurrë të kredhem në fundërri
Që të më nderojnë njerëzit
Dhe në këtë mundim të përditshëm
Të ruash njerëzoren
Ndonëse sot kjo është vështirë
PARAJA
Dikur dikush bëri pyetje
A thua më mirë është të kesh apo të jesh
E unë më tej pyes
A thua më mirë të jetosh keq apo mirë
Dhe vetvetes ia jap përgjigjen
Sepse nëse ke vetëm para
Dhe asgjë nuk merr
GRILAT NË DRITARE
Përmes dritares sime e shikoj botën
Dhe fare nuk shoh grila
Që të ruajnë në këtë botë të ekzistosh
Që normalisht dhe bukur të jetosh
Tashmë kaherë këto grila i preva
Që sapo mora vesh
Që vetë këto grila në dritqare i vura
Se pa Zotin në zemër jetova
JETA
Në jetë ka ngritje e rënie
Që nganjëherë na shoqërojnë
biseda të pafundme
Ëndërrime të përmbushura përgjysmë
Fitoret e humbjet
Mendime të peshuara mirë
Po para së gjithash jeta
Kjo dhanti e mrekullueshme nga Zoti
Na dikton udhën tonë
AI
Çfarë po ndodh me Ty
Që nuk je në qiellin tim privat
Apo ndoshta shkon përgjatë korijes së ullinjve
Ashtu sikur e bëmë në parajsën tonë
Dhe pyes vetveten
A thua do të të shoh akoma në qiellin tim
MAMAJA
Ti e di se çfarë ndiej ndaj Teje
Sa shumë të dua të respektoj
Gjithnjë malli më merr për Ty
Ai mall i lektisur për përsonin më të afërt
Sa gjakim kam të bisedoj me Ty
Të qesh pakufi deri në lot
Ndonëse e di se nganjëherë nuk i kupton tezat e jetës sime
Ndonëse nganjëherë më mirë se unë e kupton shpirtin tim vetmitar
Sa fort më duhesh që të kem pranë o Mamë
Dhe gjithnjë në endërr të shoh