E marte, 07.05.2024, 05:42 AM (GMT+1)

Kulturë

Ismet Krasniqi: Dasma e Lulanit - Qesh e qaj jetën tonë (III)

E diele, 19.09.2010, 04:05 PM


Ismet KRASNIQI

 

DASMA E LULANIT

(“Qesh e qaj jetën tonë”)

 

51. Na fal hoxhë, piva nuk kemë

 

I thojnë një hoxhe: - Hoxhë a don ujë? Ai thotë jo po birra. Ai që shërbente i thotë: na falë hoxhë po birra nuk kemë.

 

52. Nuk është kurrnjana, vetëm veta cila e ka vendin

 

E prishte njani piten në tepsi dhe po e pyet hoxhën: hoxhë a e ka rendin kosi, tamlarizi a mjalta?- hoxha tha: jo bjere mjaltin. Plaku i tha: jo hoxhë, nuk asht kurrnjana, vetëm veta cila e ka rendin.

 

 

53. Zoti t`dhashtë pare e shëndet, e ti e din tani çka ban vetë

 

Në Lug të Drinit kishte shku njeni te miku me ja uru festën e shtëpisë, kur donte me e ngrit gotën e rakisë, ju mur goja e tha: festa t`nimoftë e zoti t`dhashtë pare e shëndet, e ti e din tani çka ban vetë.

 

 

54. Luaj duar e kambë se i ndihmon vetit

 

Njeni tue e trupe Drinin e bardh e merr uji e nuk dinte not e thonte: o nimom o i shenjt, i shenjti ju kish përgjigj: luaj duar e kam se i ndihmon vetit.

 

55. Po bre e dimë se je burri i Mihrisë se qebesa burrë tjetër jo

 

Njeni rrihte gjoks unë jam burrë,unë jam burrë, një shok i tij që e kishte provu disa herë se çfarë burri ishte, i tha: po bre e dimë se je burri i Mihrisë, se qebesa burrë tjetër jo...

 

56. Le të vdes edhe nana se pa ja dha mat nuk çohna

 

Njeni ishte tuj lu shah e ndërkohë i vjen lajmi se i ka vdek baba dhe një mik i ti i thotë: hajde se të ka dek baba, por ai ishte koncentrua në shah e thoshte: qe besa le të desë edhe nana se pa ja dha mat nuk çohna...

 

57. Zbrit prej autobusi e ec kam

 

Njeni kishte hyp në autobus dhe vjen konduktori i thotë me pagu biletën, udhëtari i drejtohet: çfarë t`paguni bre, unë kam luftu për këtë tokë, kundukteri i thotë vozitësit: ndale autobusin ia hap derën udhëtarit dhe i thotë: nëse ke luftëu për këtë tokë urdhëro e zbrit prej autobusi dhe ec kamb...

 

58. I ligu mos hypt n`pushtet

 

Në emër të demokracisë ta sjell diktaturën,

Në emër të mirës ta sjell të keqen,

Në emër të shërimit ta sjell sëmundjen,

Në emër të shërimit të plagëve, të krijon plagë të reja,

Në emër të përkëdheljës të shkakton dhembje,

Do kinse të përqafon e të kafshon,

A mund të shëron ai që e ka shpirtin e sëmuarë!?

A mund të jetë ëndrra e sukesesshme kur sheh ëndërr gjak!?

I huaj t’i han mish e eshra, e i yti me të qëllu i keq ta ha shpirtin.

Në emër të ndërtimit e bën shkatërrimin.

Në emër të mençurisë e shpreh budallakin.

Në emër të demokracisë bëhet diktator

Ne emër te humanitetit han edhe çka s`hahet.

 

59. Hajde babë shkojmë në shtëpi se Kajtazi koka tranu

 

 Djali e gjen babën tue kajt, çka ki babë që po kanë, baba i thotë më rrehi kojshia, Kajtazi, hajde babë shkojna qetash i tregoj unë atij, kur shkun po e pyt Kajtazin djali pse ma ke rreh babën? Kajtazi i tha përqef e qebesa prapë ta rrehi, djali i thotë preke n’guxofsh, Kajtazi i mëshon flakaresh prapë plakut, i thotë prapë djali hajt n`guxofsh edhe njëherë, Kajtazi prapë i mëshon flakaresh plakut, djali i kthehet babës hajde shkojmë babë se Kajtazi koka tranu...

 

60. Ma mire ta ndezësh qirin se ta mallkosh terrin

 

E tha Agim Gjakova, ne përurimin e librit te Namik Lucit Peje, më 02.06.2007. tha “ Ma mirë ta ndezësh qirin se ta mallkosh terrin...”.

 

61. A po dalim në shtëpi t’re

 

Kishin shku do hajna me e vjedh Nasradin Hoxhën e besa kishin vendos nëse bën rezistencë edhe me e rrah; Nasradini e kuptoi punën dhe hajnat nisen po i mbushin thasët me sene edhe Nasradini e muar një thes dhe po e mbush sene të veta, njeni prej hajnave po i thotë:

-e ti çka po ban?

-po e mbushi thesin sene a po dalim në shtëpi të tre!

 

62. I ka rreziku me humb jetën hajnat

 

Kanë hy hajnat me e vjedh njenin, i zoti i shtëpisë hyn brenda, hajnat ikin e dalin në Ballkon të shtëpisë dhe Ballkoni bien me hajna në tokë, hajnat i çojnë në spital për shërim, ndërsa të zotin e shtëpisë e çojnë policia n`burg se Ballkanin nuk e ka maru të fortë e i ka rreziku jetën e hajnave.

 

63. Nali mashkujt tu se fija s`donë me mbet

 

I kishte njeni do mysafirë dhe kur filluan me hangër darkë i zoti shtëpisë po u thotë mysafirëve: pashë zotin kadalë mos nguti; njeni nga mysafirët i tha:

-jo bre duam të ngutemi sa t`mundem ose n`dali mashkujt tu se fija s`donë me mbet.

 

64. Sylë ha bukë e pa bukë se përpeqi shkoi

 

I kishin shku do mysafirë ndjenit, por kishin shkue vonë; i zoti i shtëpisë kishte qenë tue hangër darkë dhe ju thotë:

-burra, urdhëroni e merrni, mirë se ju ka pru zoti. Kishte pas përpeq për darkë; mysafiret kah hanin, i zoti i shtëpisë i thoshte djalit të vet: Sylë, ha me bukë, Sylë, ha me bukë përpeqin... e kishte me qëllim me marr vesh mysafirët; kur e pa se po shkon përpeqi i tha djalit: Sylë ha bukë e pa bukë se përpeqi shkoi.

 

65. A po gjani najsen

 

Njenit i kishin shku do mysafirë, i zoti i shtëpisë kur e shtruen darken po i pyet mysafiret:

-pashë zotin a po gjani najsen?

Njani ia kthen:

-qebesa unë e gjeta një krahën me një grusht flokë.

 

66. Grue, çka koka nata për me vjedh sonte

 

Njeni në fshat e kishte nevojtoren goxha larg prej shpie, natën kur kishte me dalë për nevojë e thirrte gruen, çou grue me dalë me mue; një natë po sa duel burri e u çliru, po i këqyr yjzit e hana rrezonte, e po i thotë grues: besa grue çka koka nata për me vjedhë sante; gruja e këqyr për seri dhe i thotë: çohu qyqi i natës, s`po guxon me dalë vetë për nevojë tënde e po do me vjedhë!

 

67. Kush e derdh kafen kam me e rrahë

 

Njeni e kishte zant me ua qit kafet mysafireve plot filxhanin dhe thoshte: kush e derdh kafen kam me e rrahë; njeni prej mysafirëve e pyet të zotin e shtëpisë: a kam mundësi me pi qysh të due unë, po pa e derdh kafen?- i zoti shtëpisë i thotë: po... mysafiri u shtri në odë dhe e piu gjymësën e kafes në filxhan...dhe u ngrit dhe e vazhdoi kafen me e pi... normalisht.

 

68. Nëse ka fjetë s`ka gjë, po mos kanë ndejë zgjuer

 

Një djalë donte me e fejue një vajzë në të cilën ishte dashurue... por ishte një pengesë dhe një ditë po i tregon një shoku:

-o shoku im, unë po kam dëshirë me e fejua Zanën, po më ka thanë njani se një djalë ka fjetë para një viti me të? Aai shoku i thotë:

-nëse ka fjetë s`ka gjë, fejoje, po mos kanë ndejë çuet...(marrë nga gazeta “Zëri i rinisë”).

 

69. Lum ndrikulla dashta me të lyp diçka, por po më vjen marre

 

Kumbara po sa e piu kafen, po i thotë ndrikullës: lum ndrikulla, dashta me të lyp diçka por po më vjen marre.

Ndrikulla ia kthen: lyp lum kumbara, po lyp çka nuk a marre.

Kumbara e ndërroi mendimin dhe i tha: deshta me ta lyp një varg kepë, ndrikull.

Ndrikulla i thotë: aiii lum kumbara, dy vargje t’i jap.

 

70. I smuti duhet me u lut me gjithçka

 

Gru e burrë ishin plak e një ditë gruja po e pyet burrin allahile lum ti njeri a më ke tradhtua ndonjëherë?,burri donë me qenë i sinqertë dhe i thotë një herë kur ke smut, gruja i mëshon flakaresh, burri i thotë pse më ra, gruja ia kthen po a din ti që i smuti duhet me u lut me gjithçka...

 

 71. Hajde shkojmë në shtëpi, s`po u rrika këtu

 

Njeni e kalonte kohën në kafe, një ditë gruja i thotë du me ardh me ty ti njeri, burri i thotë hajde, kur shkuen në kafe: do lujshin bixhoz, do u rraheshin, tym duhani, gruja mërzitet e i thotë burrit: hajde shkojmë në shtëpi, s`po u rrika këtu.

Burri ia kthen: jo qebesa skemë me shku pa e pa mirë se çka po hjeki unë për natë.

 

72. Nalt i vjerr keptë

 

Aq nalt i vjerr keptë sa tani s’mund i mbrrinë e ju thotë të tjerëve mbërrimi. (mendjemadhi).

 

73. Baca Kolë, çka ke në krye nuk e di, por çka ke shti në bark e di

 

 Kishte qenë një familje 60 natarëshe, zot shtëpie ishte baca Kolë, nuk u hante drekë as darkë pa u ul baca Kolë në sofër, por kur shkonte në shehër dhe u kthente në shtëpi e pritke sofra bacën Kolë me hangër bukë, por baca Kolë thoshte: lëne ore bukën ku me hahet buka çfarë probleme kam në kokë (gjoja rreth organizimit të familjes); por një ditë kur shkon baca Kolë n`shehër e përcjell një mashkull i shpisë dhe e vëren se baca Kolë hyn në mejhane dhe pinë e han sa mundet, kur kthehet në shtëpi i thonë: eja me hangër darkë baca Kolë?- si zakonisht po thotë: lëne ore darkën po a e dini çka kam në krye; ai personi që e kishte pa në mejhane, po i thotë: Baca Kolë, çka ke në krye nuk e di, por çka ke në bark e di ...

 

74. E kreva fakultetin për vete tue ndëgju burrat në oda

 

Shkova me i mësua fëmijët në fshat, e kreva fakultetin për vete tue dëgju burrat në oda (e ka tha mësuesi Rexhep Gashi-Pejë).

 

75. Erdh e s`erdh

 

A erdh,?

Jo s`erdh!

Pse s`erdh?

Pse erdh e s`erdh,  mos t`kish ardh, pat me ardh, po erdh e s`erdh!

A erdh mirë?

Po mirë erdh!

Ani shyqyr që ka ardh, s’ka gajle që s’ka ardh.

(kjo tregohet kur baba me të birin e zhvillon bisedën ne odë para mysafirëve i cili kishte shkua me e marr t`motrën në darkë t`postermes, por i kishte ardh burri nga kurbeti dhe thuhet erdh e s`erdh, i erdhi burri e s`erdhi motra, mos të kishte ardh burri do të vinte motra, por i erdh burri e nuk erdhi ajo).(u shenu në Damanek të Drenicës në vitet `60).

 

 76. Prej pleqnie një kime s`umnd po ma hanë

 

Burri po sa kishte ardhë prej pune filloi me hëngër bukë, e gjet një kime e ju drejtua grus: oj gru çka është kjo?

Gruja: thot kime.

Burri: ani a nuk është marre kimën me e gjet n`bukë, a?

Gruja: mor qyqi i natës- i thotë- kur ishim të fejuaar më thoshe ta hangsha gërshetin, e tash prej pleqnie një kime s`mund po ma han, e t`hangshin shtatëqind dreqen!

 

77. Pashë zotin kumar, qysh e din mëzati kur ethet lopa?

 

Ndrikulla e pyet kumbarën: Pashë zotin kumbar, qysh e din mëzati kur ethet lopa?

Kumbara i përgjigjët: Po ndrikull lopa më së pari i kërcen mëzatit në shpinë e tani mëzati e merr vesh...

Ndrikulla i thotë kumbarës: O qyqja unë që i kam duart me brumë se qeebesa pa t’u gju n`shpinë s’e kisha lanë.

 

 78. A qyky asht i trenti, a?

 

Një udhëtar rasti lyp konak në një fshat, i drejtohet të zotit të shtëpisë:

 - A po më ban konak, o jaran?

I zoti shtëpisë i thotë: të kisha ba konak po e kam një mashkull të trentë në shtëpi e mundet me u sjell keq, ma mire po të them s`mundem me të ba konak.

Udhëtari prapë i lutet të zotit të shtëpisë, më lanë brenda se edhe nëse sillet keq nuk idhnohna.

Mysafiri pasi hyni n`odë, erdh një mashkull i shtëpisë nuk folte hiq e i gjuajti drutë mbi koftor…

Mysafiri po e pyet të zotin e shtëpisë, a ky asht i trenti, a?

I zoti i shtëpisë i thotë mysafirit: jo qebesa, ai asht tjetër po ky qenaka tranue taze.

 

79. Ramazani vjen apet tash një vit e këtë vajzë s’mund e nxen ma

 

Po kalon Hoxha nëpër park të qytetit, dy të rinj po çojnë dashuri, vajza e mbuloi fëtyrën, ndërsa djaloshi ju kthye e po i thotë: baba Hoxhë, na fal se ndoshta po baj gjynah në ramazan po qe... Hoxha po i thotë djaloshit: jo more çfarë gjynahu, ramazani vjen apet tash një vit e këtë vajzë s’mund e nxen ma!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora