Kulturë
Kujtim Agalliu: Muzgu i turpëruar
E diele, 19.09.2010, 07:40 PM
KUJTIM AGALLIU
Muzgu i turpëruar
Tregim
- Çohu! Eja se po të pres këtu! – Lili, jo sikur të shprehte një dëshirë, po sikur të jepte urdhër, iu drejtua usta Kupes, që po pinte një kafe në verandën e lokalit të Rrapi jevgut.
- Më vjen keq Lili, por ti e shikon se jam i zënë. Si t’i lë vetëm shokët e të vij me ty.- usta Kupja mundohej ta shmangte Lilin me të mirë.
Tre shokët e tavolinës, me të cilët po pinte kafe usta Kupja, kur e panë që ai nuk po lëshonte pe iu drejtuan atij:
- Po ti, ik. Neve nuk na ngelet hatëri. Gjersa ai të kërkon e ka një hallë.
- Hë, pra, merru leje shokëve dhe mos më vono. – i tha Lili përsëri usta Kupes dhe pastaj u drejtua nga shokët e tij të tavolinës: – Një shoku im ka për të kontrolluar një makinë aty poshtë. Nuk ua vonoj shumë. E shumta një gjysmë ore.
- Mbaje sa të duash. Nuk na prish shumë punë. – Ata ia dhanë lejen usta Kupes dhe ai u ngrit.
Usta Kupja u ngrit me përtesë nga vendi dhe u rasë në makinën e vjetër të Lilit.
Muzgu sapo ishte rrafshuar mbi sheshin para kafenesë së Rrapi jevgut dhe pallatet përreth po zhyteshin në errësirë. Brenda, në makinën e vjetër të Lilit, një volksvagen mjaft i përdorur ngjyrë pjepri të shpëlarë, ishte edhe më errët. Kupja nuk vuri re asgjë kur hyri. Ai u ulë në sediljen e pasme në të njëjtën kohë kur Lili po mbyllte derën e tij. Makina gumëzhiu me një uturimë të rëndë dhe u nis në çast.
- E shikon se ç’zoçkë të kam sjell? Ëh, e mbajta fjalën? Thuaj po deshe... – e theu heshtjen Lili me kokën prapa ku ishte ulur usta Kupja. – Të njomë fare e ke. Shiko, shiko, o budalla. As në ëndërr se ke parë.
Usta Kupja nuk u ndje. Ai ktheu kokën majtas nga tregoi Lili. U çudit si se kishte vënë re kur hyri një trajtë njeriu që ishte strukur rrafsh me dritaren. Trajta iu duk si një djalosh rreth të pesëmbëdhjetave. Nuk ishte i sigurt, por të paktën atij kështu iu duk për një çast. Sikur ta kishte kuptuar hamendjen e usta Kupes, Lili ndezi dritën e kabinës. Tani trajta e njeriut të rrasur fort pas xhamit të derës së majtë u duk më qartë nën dritën e zbehtë të kabinës. Usta Kupja nuk ishte gabuar. Ai vuri re një djalë a vajzë, një dreq e di se ç’ishte, që rrinte e heshtur me vështrim të kotur mbi supet e Lilit që ngiste me shpejtësi drejt periferisë së qytetit. Fëmija, kështu iu duk usta Kupes, kishte një fytyrë të zbehtë, që ia vinte më në dukje drita e vakët e kabinës. Ai nuk fliste. Goja i ishte kyçur. I hodhi edhe një sy vajzës si për t’u bindur çfarë ishte në të vërtet, pastaj e hodhi vështrimin mbi shpatullat e gjera e të rrënuara të Lilit dhe ra në mendime. Ç’të thoshte? E ç’mund të fliste me një fëmijë? Sidomos, kur qëllimi i këtij takimi ishte me paramendim të keq, të turpshëm!?
Pak para se të dilnin në unazën e qytetit, ku fillonin gropat dhe copat e rrjepura të asfaltit, Lili, duke kthyer paksa kokën anash, u zgërdhi:
- Çfarë pret, ore! Do bësh dashuri ti, apo jo. Hajde, hidhi dorën! – dhe njërën dorë e hoqi nga timoni dhe, duke ia rrëmbyer Kupes dorën e tij, ia vuri me vrull mbi gjunjët e vajzës së zbehtë.
- Po kjo është fëmijë, o Lili. – kundërshtoi Usta Kupja, duke tërhequr dorën mbrapsht. – Unë nuk mund të bëjë dashuri me fëmijën tim. Jo, jo, çoja ndonjë tjetri. Unë nuk kam moshë për të.
- Hë, re, usta, lëri llafet tani po, hë, jepi se s’kemi kohë të sillemi rrotull nëpër qytet. Është e vogël thotë! Sa ka pritur si ti ajo, ore burazer. Të kishte gojë makina ime do t’i kallëzonte një për një.
Kur e pa që usta Kupja kundërshtoi, vajza e mitur e pa atë me bisht të syrit. Edhe ai e ktheu kokën dhe ia nguli sytë. Kalimthi vuri re se ajo sikur u tremb. “Kushedi, mendoi usta Kupja, mbase më tepër shqetësohet se mos humbet pesëdhjetë lekëshin, se sa për atë se nuk bëri dashuri me mua. Mirë e ka ajo po si të bëjë unë? Ej, të hëngërt mortja, të hëngërt, o Lili maskarai! Po unë ç’pata që u ngatërrova në këtë pisllëk? Ç’më shtyu? T’i kisha thënë që në fillim se nuk dua dhe pikë. E ç’do më bënte, në fund të fundit? ”
Kjo histori e neveritshme kishte nisur që para një muaj. Si me shaka,një ditë sapo kishte mbaruar punë, Lili i kishte thënë usta Kupes:
“Hë, si thua sikur të të gjej ndonjë zoçkë të vogël e ta pallosh? Bëj edhe ti një çik qejf, a derëzi, se të iku mosha me hekurat!”
Usta Kupja i ishte përgjigjur shkurt:
“Mbarove punë, tani udhë të mbarë e më lërë të qetë.”
“Mirë, mirë, do ta shohim, do ta shohim... Do të të kënaq aq sa s’ke për ta provuar kurrë në jetën tënde.”
Lili kishte ndezur rrangallën e tij dhe ishte zhdukur.
Vajza e vogël me fytyrë si djalë, me urdhër të Lilit e vuri dorën mbi gjurin e usta Kupes. Ai u përpoq t’ia largoi, por ajo kundërshtoi. “Kushedi, mendoi në çast Kupja, mbase kështu e ka urdhëruar Lili!” Filloi të turbullohej. Njëra mendje i thoshte t’i bërtiste Lilit që ta mbante makinën dhe të zbriste. Tjetra i thoshte ta çonte lojën deri në fund. Po edhe sikur të zbriste, çfarë do të fitonte? Lili do t’ia hapte namin e keq dhe hajde e dëgjoje njerëzit pastaj. Qyteti do të ziente nga thashethemet. Dhe Lili nuk e kishte të vështirë që e bënte këtë. Atij aq i rëndonte mendja. Të gjithë e njihnin si njeri abdall të madh dhe jo serioz. Të bënte dashuri? Ta shfrytëzonte rastin, siç i kishte thënë Lili kur e kishte nisur këtë mesele? “Raste të tilla rrallë të vinë në jetë, o qyq, e kishte joshur shofer Lili, atëherë. Bjeri e bëjë qejf! Jeta është e shkurtër dhe t’i avash - avash po e ha çairin. Apo se ke edhe bedava, pesëdhjetë lek qejfi. Ku ka më lirë të bësh qejf me kaq para me një zogëz të njomë.”
Dora e vajzës, që po rrëshqiste nën shalët e usta Kupes dhe ngadalë po i afrohej vendit të dobët, e nxori nga dilema. Me dorën tjetër ajo largoi ca qime flokësh, të verdha si kashtë dhe të hallakatura, nga balli dhe e afroi fytyrën pranë asaj të usta Kupes. Ai nuk lëvizte fare. Shofer Lili, që bënte edhe punën e manazherit në këto raste, shikonte me bisht të syrit, siç duket, nuk donte t’i shpëtonte nga duart ky rast.
- Hë, moj, ti! – gati i bërtiti vajzës, - Hidhju në qafë ustait sa t’i nxehet gjaku. Apo do të kthehesh në shtëpi pa një kokërr leku. Ça do hash pastaj, mut? – këputi një të fortë nga ato që i kishte si karamelet Lili.
Pas urdhrit të shefit të saj, ajo u bë më e guximshme. Nxori gjuhën e hollë si të gjarprit dhe filloi ta lëpijë mbi fytyrën e parruar usta Kupes. Me njërën dorë ajo trazonte haletet e tij, të cilat dalëngadalë po gjallëroheshin. Ishin çaste kur logjika arratisej dhe fillonte instikti i mashkullit. “Në djall vaftë, mendoi, nuk jam kalama që të tallet kjo ferishte me mua. Edhe unë mashkull jam.”
Shofer Lili, kishte ndaluar në një cep të errët pranë unazës. I kënaqur se plani nuk i doli huq, hapi derën dhe duke dal tha:
- Hajdeni, tani, bëni qejf sa të doni se unë po rri aty pranë.
Dera kërciti pas tij dhe ai humbi në errësirë.
Usta Kupja nuk ua vuri veshin fjalëve që tha Lili. Në shpirtin e tij të ndershëm kërlesheshin ndjenja të kundërta. Ai përpëlitej në ekstazë. Së brendshmi i pëshpëriste zëri i pavendosmërisë: “ta bëj, të mos e bëj, ta bëj, të mos...”. Ky zë herë bëhej i fuqishëm, herë sfumohej në thellësinë e pavetëdijes së tij. ”Shiko, shiko, shejtanka! Ai vazhdonte ta hetonte në heshtje, i stepur, vajzën abrashe, pa i shpëtuar gjë nga vëmendja. E vetmja pjesë e trurit që funksiononte në këto çaste, ishte ajo e të vëzhguarit nga kureshtja. Për çdo gjë që prekte dhe shihte ai mendonte: “Kështu, s’ta mbushka syrin zuska, por e paska mësuar mirë zanatin. Kaq e re dhe kaq e rafinuar. Duket se paska fituar goxha eksperiencë për moshën që ka. Ej, dreq! Si kanë ndryshuar kohërat!
Vajza flokë kashtë dukej sikur ngutej. Ajo, me sa kuptoi usta Kupja, mezi priste të mbaronte punë. Usta Kupen e kishin kapur ethet. Brenda tij u krijua një boshllëk që sa vinte dukej sikur shndërrohej në një vatër zjarri. Ethet e epshit e kishin vënë ndër këmbë dhe e kafshonin me dhëmbë të mprehtë dhe të pamëshirshëm. Ai u bë gati të sulmojë prenë e tij, por diçka, diçka e pa kuptueshme e frenonte, e tërhiqte mbrapsht. “Dreq, ç’po ndodh kështu me mua? Jo, mendoi, jo, s’mund të bëj dashuri me moshataren e fëmijëve të mi! Nuk mundem, nuk mundem! Kjo është marrëzi!” Zjarri që e kishte përpirë pak më parë dhe po e përvëlonte përbrenda, u fik papritur.
Pak çaste më vonë instikti u tërhoq zvarrë dhe logjika mbretëroi përsëri në ndërgjegjen e tij. Ai filloi të ndjejë keqardhje për këtë vajzë të mjerë. I erdhi neveri nga vetja. Ishte treguar i ulët, vulgar, egoist dhe imoral që kishte pranuar të shkonte me shofer Lilin. Nuk duhej të shfrytëzuar gjendjen e mjerë të kësaj minoreneje për një kënaqësi të rëndomtë. Po kush ishte fajtori në këtë mes? Po ç’faj kishte ai kur e kishin provokuar? E ç’rëndësi kishte, në mos ai, ndonjë tjetri do t’ia hidhte karremin shofer Lili. Po Lili e dhjetëra lilër të tjerë, që vepronin kësisoj për të mashtruar viktimat e varfra, a kishin faj? Ç’rëndësi kishin të gjitha këto broçkulla, tani! Ai nuk duhet të ishte ngatërruar me Lilin dhe me kaq merrte fund gjithçka.
Hapi derën dhe doli. Ajri i freskët i mbrëmjes ia freskoi fytyrën. Po ngutej të ikte sa më parë. Lili e ndjeu që u hap dera e makinës dhe ktheu kokën:
- Hë, re, kaq shpejt mbarove!? Bëj, ore, qejf se kemi kohë boll!
- Ikim, Lili, ikim. Boll me kaq. – Mërmëriti me sytë përdhé.
Para se të arrinin te kafeja e Rrapi jevgut, Lili e ndaloi veturën vofksvagen. Kupja nxori një pesëdhjetë lekësh nga xhepi dhe ia futi në dorë vajzës flokëkashtë. Ajo e mori me gishta, e futi midis shtegut të cicave të vockëla, nën sutjenë, dhe zbriti. Ashtu duke ikur me kokën ulur dhe me hap të ngadaltë, atë e përpiu muzgu i dendur i asaj mbrëmje të turpshme.