Kulturë
Vera Pelaj: Intervistë e drejtpërdrejt me z. Marjan Sebaj - Sopi
E diele, 19.09.2010, 09:15 PM
Intervistë e drejtpërdrejt me z. Marjan Sebaj - Sopi /live/ në radio Blue Sky me 02.09.2010 /Mbi Migrimin dhe kremtimin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezë /Gonxhe Bojaxhiu/
Vera Pelaj; z. Marjan ju jeni autor i disa librave, jeni shkrimtar e teolog, jetoni në gjermani por nuk e harroni vendlindjen? Zoti Marjan mirë se erdhët!
Marjan Sebaj-Sopi; Mirëmbrëma Juve dhe përshëndetje për gjithë dëgjuesit e radio blue sky e në veçanti përshëndetje për dëgjuesit e rregulltë të emisionit Tuaj „focus letrarë“!
Vera Pelaj; Faleminderit!Jeni autor i disa librave, por libri i Juaj i fundit që është monografi e të cilin e keni promovuar ditë më parë titullohet „Migrimi plagë shumëshekullore“. Jeni frymëzuar nga përvoja e juaj përsonale?
Marjan Sebaj-Sopi; Unë gjithnjë i përmbahem një fjalie të Edith Durham e cila ka pas thënë se; Populli shqiptarë është një popull që punon shumë por shkruan pak!“. Unë mundohem edhe pse jetoj vite me radhë, dmth tetë vite e më tepër në Gjermani, mundohem që saherë të vi në vendlindje, kuptohet gjatë kësaj kohe atje unë punoj,shkruaj, dmth sa herë të vij ti ofroj diçka popullit tim të dashur, popullit shqiptar. Me këtë rast sivjet, e kam përgaditur kuptohet me bashkëpuntorë, me ndihmën e bashkëpuntorëve të mij, librin „Migrimi plagë shumëshekullore“. E dimë se kjo është një problematikë shumë e madhe që është duke na kushtuar me shekuj, apo ndoshta edhe prej se egzistojmë. Mirëpo, që mos ta humbim mërgatën tonë kam menduar që kishte me qenë mirë ashtu sikur që bërëm ne në bashkësinë tonë Binçë, Kabash…të jetë ky libër, një lloj libëri model edhe për fshatërat tjerë, për vendbanimet tjera që edhe ata të mirrën pak më shumë me mërgatën e tyre. Mos të fajësojmë tashmë vetëm institucionet tona se nuk po punojnë, është e vërtetë se nuk punohet shumë me mërgatë, mirëpo secili duhet ta jep atë nga vetvetje lidhje me mërgatën. Me botimin e këtij libri e në këtë mënyrë unë kam menduar se neve afrohemi më shumë me mërgatën dhe ajo me vendlindjen. Libri im në fillim paraqet historinë e popullit shqiptar, pastaj ka të dhëna të mjaftueshme mbi Kosovën, pastaj mbi çdo shtetë ku egziston mërgata e jonë, po mendoj e bashkësisë sonë Binçë, Kabash, Viti…pra, ka të dhëna mbi çdo shtet në veçanti ku më pas paraqes migrimin e popullit shqiptar në përgjithësi në këto shtete e në veçanti migracionin e komunitetit tonë, pasi kam të dhëna të mjaftueshme e të cilat i kemi mbledhë thuajse një vit e më tepër me bashkëpuntorët e mij, ku nga çdo shtet në veçanti paraqesim njerëzit tanë, atje ku jetojnë ku shkojmë dhe cekim çdo familje me emër e mbiemër, kështu që kam menduar se edhe për ne është mirë e të jetë dhe të dimë se ku kemi njerëzit tanë, mërgatën, kështu që edhe për ata është mirë se në këtë mënyrë edhe ata lidhën me neve, me vendlindje kur e shohin se dikush mendon për ta, se dikush mirret me ta dhe se nuk i ka harruar. Mendoj se vetëm në këtë mënyrë edhe mundim ta ruajmë mërgatën tonë e të cilën e kemi të shkapërderdhuar anë e mbanë botës!
Vera Pelaj; Ky libër është vlerësuar shumë nga lektori dhe recenzenti i librit tuaj z. Ndue Ukaj. Në parathënien e librit ndër të tjera ai thot; „…është një libër i një rëndësie të veçant për literaturën shqiptare dhe për historinë e krijimin të një tradite të shkrimit të dokumentuar, traditë kjo e cila i mungon kulturës shqiptare“! Si arritët ti mbildhin gjitha këto fakte?
Marjan Sebaj-Sopi; Po, është e vërtetë! Unë pak më parë edhe e ceka dhe është e vërtetë se neve pak punojmë me mërgatën, edhe institucionet tona pak e kanë anashkaluar mërgatën, pra u krye problemi i luftës tashmë krejt kemi halle e derte siç themi edhe mërgata mbetë anash, një mërgatë pa të cilën vështirë se kishim me qenë sot këtu ku jemi.
Vera Pelaj; Çka do të doni Ju që të bënin institucionet tona për juve?
Marjan Sebaj-Sopi; Institucionet tona mendojnë ndoshta, unë nuk e dij, apo ndoshta mundohen së paku ta arsyetojnë vetjen e tyre me atë që një here në vit përgaditin një pankartë /shkrim/ “mirëseerdhët mërgatë e dashur” dhe gjatë kësaj kohe /pushimi/ kanë disa aktivitete, mirëpo kjo nuk mjafton, është shumë pak, sepse me mërgatën duhet të punohet gjatë tërë vitit. Për shembull neve nuk kemi një plan program të përbashkët mësimor /arsimor/, ku secili arsmitarë apo mësues e mësuese mundohet vet të siguroj literaturë dhe ky është problem. Unë vet e dij sa here njerëzit nga unë kërkojnë ku me gjetë literaturë, ku me gjetë dhe a e ke atë apo këtë libër, nuk mund të gjejnë…kurse kanë dëshirë që mos ta humbin kulturën, mos ta humbin traditën, most a humbin shkrim leximin sepse janë në rrezik të asimilohen atje sikurse u asimiluan edhe shumë bashkësi tona që dolën /braktisën/ përjashta që nga viti 1500 e këndej që nga arbëreshët në Itali, arbreshët në Zarë, kemi bashkësi të madhe tonën në Rumani, pastaj në Ukrainë e cilët i ceki edhe në libër, pra kush punon me ta?Ku janë ata sot? Kjo mund të na ndodhë edhe neve sot, të asimilohemi shumë shpejt.
Vera Pelaj; Çfarë keni dokumentuar në këtë libër, në librin Migrimi plagë shumëshekullore e që nuk është ditur deri më herët?
Marjan Sebaj-Sopi; Po, ndoshta atëherë edhe ka qenë politikë e ish sistemit, e ish shtetit jugosllavisë që ndoshta po e them në thojëza “në mënyrë të butë”, “me të mirë” ta shpërngulë popullin shqiptar nga trojet e tij, që nuk e dij se atëherë neve a kemi qenë të vetdijshëm se çka është duke ndodhur e gjithë kjo mbrapa shpinës sonë. Psh janë hapur të ashtuquajturat “byro”, zyra të ndryshme e të llojllojshme të cilat kinse kanë ofruar punë të përkohshme në perendim, kuptohet duke pare mjerimin, varfërin e popullit tonë. Unë e kam cekur këtë edhe në libër, se shteti demokratik /që me këtë rast nuk ishte ish jugosllavia/ nuk përpjeket të shpërngulë e bartë popullatën e vet, porse asaj duhet të mundohet ti ofroj e krijoj kushte e punë këtu, ashtu sikur ka pasur punë për popuj tjerët në ish jugosllavi ku edhe neve ishim në një shtet me ta, psh serbët nuk kanë dalur aq përjashta e mos të flas për kroat e slloven…pra, pse të ndodhë kjo me shqiptarët? po shihej se ishte një politikë tjetër e caktuar. Unë në libër jam marrë me këtë fenomen dhe kam zhbërthyer këtë problem dukuri dhe ceki se shpërnguljet gjithmonë kanë qenë me një politikë “më të butë” viteve të 60-ta në krahasim me ato të egëra të viteve të 90-ta e këndej, mirëpo e gjithat ishin me karakter të njejt, dmth po e themi në thojëza “një shpërngulje e dhunëshme” e popullit shqiptar ka ndodhur të tërë kohën që nga formimi i ish shtetit Jugosllav.
Vera Pelaj; Zotëri Marjan, ju keni studijuar filozofi-teologji, jeni edhe studijues i historisë. A na tërhiqni një paralelë mes filozofisë dhe teologjisë?
Marjan Sebaj-Sopi; Gjatë historisë neve e shohim dhe dime se mendimtarët e mëdhenj kanë qenë të shumtën filozof, njerëz që kanë menduar dhe medituar shumë dhe besimtar të mirë, njerëz që dëshirojnë gjëra që ndoshta për popull të thjesht, rëndomtë, të pazhbërthyerat ti zhbërthejnë, ti afrohen e zbulojnë diç që është më madhështore më e madhe ku njeriu do gjenë qetësinë e shpirtit, të mirën e vet njeriut..Dmth gjithnjë je në kërkim, edhe neve si popull si dhe ta them kushtimisht se çdo njeri në veti është filozof, sepse çdo njeri në veti kërkon, kërkon diçka më të mirë. Kështu që filozofia dhe teologjia /teo-logos=bisedë rreth Zotit/ zakonisht shkojnë bashkë së pari mendojmë, diskutojmë, flasim e kërkojmë dhe atëherë kur nuk arrijmë ta gjejmë të arsyeshmën, atëherë filozofisë i del në ndihmë teologjia e cila është edhe feja, besimi, që të shpie tek arsyeja dhe që i vetmi apo e vetmja mund ti jap shpjegim çdo problemi rreth apo gjërave të pazhbërthyera…
Vera Pelaj; Çka është feja konkretisht?Sepse secili e mendon apo beson në mënyrën e vet, ashtu siç e ndien, sepse dihet se feja është gjë shumë personale?
Marjan Sebaj-Sopi;
Vera Pelaj; Do të thot se feja, apo besimi, është diçka që i sjellë njeriut lumturi, kupohet në çoftë se beson?
Marjan Sebaj-Sopi; Kuptohet në çoftë se beson dhe nuk interpreton fenë, besimin, sipas qefit apo kajës së njeriut, sepse shpeshëherë neve e dimë si besimtar duke menduar, mbshtetemi në ndonjë citat, thënie apo mësim i cili ne na konvenon dmth nuk lexojmë mes rreshtave dhe nuk nxjerrim porosinë. Por, themi është kështu dhe u krye!
Vera Pelaj; Dmth aty edhe është poenta të lexosh edhe mes rreshtave, këtu është filozofia e jetës?
Marjan Sebaj-Sopi; Por jo vetëm të lexosh, por të meditosh, të pranosh të mirën dhe atë ta jetosh dhe predikosh, kështu që të jesh i/e lumtur ti, rrethi ku jeton dhe kuptohet populli dhe kush të takohet me ty dhe ti me te.
Vera Pelaj; Meqë jemi tek feja pasi do të kalojmë edhe tek disa çështje tjera, po me neve shqiptarëve çfarë po bëhet?
Marjan Sebaj-Sopi; Gjithë kam thënë dhe them se neve shqiptarët jemi me fat të madh se kemi dy fe. I dimë rrethanat historike se si kanë ndodhur këto, si është pranuar krishterizmi /katolicizmi/ në këto troje, dmth që nga shekujt e parë ku edhe lexojmë në Bibël shën Palin i cili vet thot e tregon se ka predikuar krishterizmin që nga palestina e deri në Ilirik, pra po e dimë ardhjen e krishterizmit këtu kur edhe ka qenë e pamundur dhe shumë rrezik edhe të pranohet sepse e njohim besimin e perandorisë romake, që ishte atëkohë edhe rrezik i madh të pranohet krishterizmi sepse romakët persekutonin e vritnin të krishterët… mirëpo krishterimi u pranua me dëshirë e vullnet dhe nën rreziqe e persekutime të mëdha…Unë shpesh them se duket që shën Pali pikërisht në këto troje edhe tha atë fjali që unë përdori shpesh dmth; “Vuani me ata që janë duke vuajtur e gëzohuni me ata që gëzohen!”…
Pastaj, neve e dimë edhe ardhjen e turqëve apo perandorisë osmane dhe gjitha rrjedhat cilat ndodhën që nga ajo periudhë dmth që nga lufta e Maricës vitin 1381 e këndej dhe përhapja e pranimi i muslimanizmit...
Vera Pelaj; Po për sot tek ne, tek shqiptarët aq sa jemi Kosovë, Shqipëri e në shumë fise të tjera, janë tri fe /religjione/ kreysore dhe disa sekte, a nuk na dëmton kjo neve si popull, a mendoni se kanë pasur të drejt rilindasit që thonin se feja e shqiptarit është shqiptaria?
Marjan Sebaj-Sopi; Jo, unë mendoj se nuk na dëmton në çoftë se jemi të arsyeshëm, por mendimi im është se begatohemi meqë kemi dy fe, pasurohemi me atë, nuk humbim asgjë. Populli shqiptar është popull i ndarë në Krishterizëm dhe Muslimanizëm, më pas Krishterizmi ndahet në Ortodoksizëm dhe Katolicizëm, kurse Muhamedanizmi në Musliman /Islam/ /shiit dhe sunit/ dhe Bektashizëm. Kurse atë fjali që përdorët ju e që është e famshme dhe e madhe cilën e pranojmë…
Vera Pelaj; …se bënë thirrje për unitet faktikisht, të jemi sa më të bashkuar dhe që mos të lejohet që feja t’na ndaj mes veti…
Marjan Sebaj-Sopi; Ashtu është, por mos të harrojmë se çdo fe së paku duhet të bën thirrje në unitet, në bashkim, në bashkëjetesë, në mirëkuptim, në dashuri…dmth jo vetëm ajo fjali por çdo fe! Dhe ne i dimë rrethana kur është thënë ajo fjali nga Vaso Pasha, apo? Mirëpo, unë kam një kundërfjali ndaj asaj, një fjali tjetër e që gjithnjë them; Le të shiqojmë Kisha e Xhamia, por feja e shqiptarit le të jetë dashuria! Sepse, kur ka dashuri, atëherë nuk mund të ketë përqarje, nuk mund të ketë gjelozi, nuk mund të ket inat, nuk mund të ketë smirë, nuk mund të ket probleme…
Vera Pelaj;
Marjan Sebaj-Sopi; Unë jam marrë më tepër me përkthimet e librave të dr.don Lush Gjergjit pasi edhe kam qenë asistent i tij nënt vite me radhë. Ato më tepër janë libra meditativ, mbi jetën dhe problemet jetësore, mirëpo ku kuptohet tek shkrimet e tij nuk ik kurrë as ana kombëtare, ai kurrë nuk e ndanë këtë sepse gjithmonë është kombëtar e fetar, kështu që kam menduar edhe këtu ti ofroj popullit disa përkthime të dr. don Lush Gjergjit / “Zëri i heshtjes”, “Jeta, Shërbimi, Dashuria”, “Dashuria nuk dashurohet”/ pasi ai ka shumë tituj, libra në gjuhë të huaj e kroate e që nuk gjinden në gjuhën shqipe. Pastaj kam shfytëzuar rastin pak para zgjedhjeve të para të pasluftës ku kam përkthyer dhe përpunuar një libër të një autori kroat /Stjepan Baloban/ e që quhet “Krishterimi Kisha dhe Politika”, e kam menduar se me këtë mund ti dal në ndihmë popullit pasi nuk kemi ne si shqiptar ndonjë përvoj politike, me këtë mendova se mund të shohin politikajt dhe populli se çka është politika, aty flitet mbi moralin e politikanit, mbi etikën, zgjedhjet e lira e demokratike etj etj…Kam përkthyer librin e “Jeta e shën Gjon Pagëzuesit” / J. Gullemin/ e shumë vepra tjera…Kohën e fundit jam marrë edhe me dramë, kam shkruar dhe shfaq dramën; “Për fe e atdhe” / vrasjen e atë Luigj Palajt vitin 1913 nga serbo malazezët etj.
Vera Pelaj; Vazhdojmë bisedën ku flasim për humanistën e madhe shqiptare Gonxhe Bojaxhiu - Nënë Terezë. Zotëri Marjan, ky vit është shpallur viti i Nënës Terezë, dhe është e pamundur të mos e përmendim edhe ne sot Gonxhe Bojaxhiun e cila ishte një ambasadore e shquar e popullit shqiptar, humaniste dhe nobliste, me pesë shtator do të bëhet edhe inagurimi i katedralës me emërin e saj këtu në Prishtinë! Ju si teolog si e shihni veprën e saj?
Marjan Sebaj-Sopi; E kam nderin dhe respektin si dhe përgjegjësin e madhe meqë rast jam edhe i priviligjuar që unë i vogëli dhe askushi të flas për një figure aq madhore, për një Nënë të mbarë botës-njerëzimit, për një shenjtëreshë. Mirëpo, do marrë guxim kështuqë së bashku të shpallosim shkurtimisht apo të meditojmë mbi jetën dhe veprën e humanistës së madhe, në pika të shkurta, pra mbi jetën e bijës sonë shqiptare të Nënës Terezë-Gonxhe Bojaxhiu edhe atë pikërisht në këtë përvjetor /100 vjetori i lindjës saj/ që cekët ju.
Nëna Terezë është fëmija i tretë i Kolë Bojaxhiut dmth familje e cila ishte me origjinë nga Prizreni të shpërngulur apo vendosur në Shkup dhe të Drane Bojaxhiu, mbiemëri i vajëzërisë Bernaj nga famullia e NovoSellës së Gjakovës. Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë u lind me date; 26. gusht 1910 në Shkup. Aty kreu shkollën fillore dhe atë të mesme dhe më pas ajo ndien thirrjen për tu bërë murgeshë, motër nderi, edhe pse flitet, përmendet, se ajo kishte tre pasione në jetë dmth të bëhet mësuese, të shkruaj dhe recitoj poezi dhe të kompozonte dhe të luante muzikë, mirëpo Zoti kishte plane tjera me te, sikurse ka edhe me mue, me ty dhe me çdo njeri, kështu që Ai kishte plane edhe me Nënë Terezë. Kështu që gjatë një shtetgimi në Letnicë ku kremtohet festa e të Ngriturit të Zonjës së Bekuar në Qiell, me 15 gusht e që prindërit e saj shkonin atje rregullisht me këtë date, e kur Nëna Terezë atëherë ishte 17 afër 18 vjeçare dhe pikërisht aty /në Letnicë/ ajo vendos definitivisht të bëhet murgeshë, të jetë në shërbim të Zotit të jetë e tëra dhe në shërbim të vëllaut e motrës njeri. Edhe atë jo në shërbim të rëndomtë, t’ju shërbej të varfërve dhe të sëmuarve sepse këtë Nëna Terezë edhe e bënte me Nënën e saj, Nënë Drane dhe familja e Kolë Bojaxhiut këtë e bënin çdo ditë në familje, në Shkup, sepse e dimë se familja e Kolë Bojaxhiut gjithnjë ka qenë e mbushur me nevojtar, me skamnorë e të sëmuar. Familje kjo që gjithnjë ishte e mbushur me njerëz, me nevojtar, po edhe me artiste të ndryshëm dhe patriot. Sepse e dime që baba i Nënës Terezë ka qenë atdhetar i madh, bile më vonë shkaku i aktivitet të tij qe i helmuar nga serbët vittin 1919. Kështu pra, Gonxhe Bojaxhiu vendosi të bëhet murgeshë dhe të shërbej të varfërit ndër më të varfër, të sëmuarve por jo me sëmundje të rëndomta por sëmundje të rënda. Gonxhe Bojaxhiu u largua më 26 shtator 1928 nga Shkupi /dmth si vajzë 18 vjeçare/ në drejtim të Zagrebit /Kroacisë/ e nga aty pas disa ditëve pikërisht me 13 tetor, për në Dublinit, /Irlandë, në kuvendin e motrave të Loretos /cilat kishin misione, motrat në Indi ku ishte mjerimi i botës/ dhe këtu pas përgaditjeve që pati dha edhe kushtet - betimin për murgeshë/. Prej kësaj dite, nënë, bijë e motër nuk do të shiheshin më kurrë. /Shteti shqiptar ateist për këtë pati faj, i dimë rrethanat që mos të hyjmë në histori/.
Do me thënë data 26. shtator 1928, ishte momenti kur ajo u nda përfundimisht me familjen dhe vetëm pas 30 vitesh, do të takohej me të vëllanë, Lazërin. Kurse nëna Drana /e cila vdiç vitin 1974/ dhe motra Age, shkuan /në atdhe/, në Shqipëri, qysh para Luftës së Dytë Botërore.
Verë Pelaj; Nga e gjithë ajo fuqi në Nënë Terezë për gjithë këtë vepër që e bëri?
Marjan Sebaj-Sopi; Po Gonxha, një bijë e jona me trup e vogël, mirëpo Zoti kishte plane të mëdha me te. Ju lutem këtë e dimë nga paraqitjet e saja kudo, pra, një grua e thjesht, modeste, e buzëqeshur gjithnjë, një grua shtatshkurtër me rrudha në fëtyrë e pakës zeshkane por me shnëdritje të fytyrës saj, me shiqim të thellë, tipike shqiptare edhe për kah pamja e jashtme, dhe kudo u paraqitëte, ajo thoshte; nuk dij të flas, nuk dij të mbaj ligjerata. Pra, aq më tepër ajo konsideronte vetjen dhe shpesh thonte; Nuk jam asgjë më tepër se një laps i vogël në dorën e Zotit. Dmth e gjithë fuqia e saj qëndronte te Zoti. Pra, ajo nuk iu imponua botës, por kudo u paraqit spontanisht, foli spontanisht pa pregaditje referatësh etj etj dhe prapë nga ajo merrnin mësim gjithë bota vullnetmirë, doktor shkencash e intelektual të kalibrave botërorë meqë u bë figura e saj edhe mjet studimi.
Verë Pelaj; Nënë Tereza nuk ka bërë dallime as fetare e as racore, do të thot ishte e të gjithëve?
Marjan Sebaj-Sopi; Ashtu është, pra për Nënë Tereza të gjithë kanë qenë dhe ishin të njejt. Nëna Tereza këto kufizime që ne të thjeshtit i kemi i tejkaluar qysh moti edhe në fëmijëri sa ka qenë, sepse tek Nëna Tereze, pra te familja e saj, nuk kanë shkuar vetëm shqiptar, por kanë shkuar dhe kërkuar ndihmë maqedon e romë, dhe ndaj të gjithëve është sjellur me respekt dhe me dashuri gjithëve iu ka ndihmuar Nëna e saj. Dmth kjo është kalitur në një frymë humane, njerëzore, kështu që kjo vetëm e vazhdon traditën tonë shqiptare, bujare. Ku më vonë si motër nderi në shkollim e edukim edhe më tepër tejkalon këto gjëra dhe nuk ka bërë e nuk bënë apsolutisht dallime se kush çka është por të gjithëve iu del në ndihmë dhe ndihmonë me dashuri e për dashuri.
Verë Pelaj; Ju kuptohet që keni studijuar shumë e shumë për Nënë Terezë, pra ne si shqiptarë a kemi bërë dhe a kemi shkruar mjaft për figurën e saj?
Marjan Sebaj-Sopi; Unë mendoj, është ky mendim i imi personal por edhe që e din gjithë se Nëna Terezë për ne ka bërë shumë. Ta sjellë vetëm një fjali të ish presidentit të Amerikës Bil Klinton /cilit i ndreqim statua e përmendore, që është mirë kjo ta nderojmë sepse ai bëri shumë për ne/ sepse nuk e dij sa e kanë dëgjuar dëgjuesit tanë. Pra, ish presidenti Bil Klinton me një rast kur shkoi për ta vizituar varrin e Nënës Tereza, tha; “Nënë e qova në vend amenetin tënd”! Dmth kjo është një fjali nga e cila po e dimë dhe tregon se çka paska bërë Nëna Terezë për shqiptarët, meqë atëherë pra Klintoni ishte pikërisht ai i cili vendoste edhe për fatin e shqiptarëve këtu. Me këtë fjali besoj se gjithë e kuptojmë se çka paska bërë Nëna Terezë për ne, dhe mos të harrojmë se ajo kudo paraqitej, në forume botërore, gjithkah e gjithnjë lutëte çdo burrështatas të cilët iu kanë përkulë asaj, lutëte; Ju lutem ndërmerrni diç për popullin tim të dashur shqiptar, që është duke vuajtur. Ne e dimë kur ishin edha trazirat në Shqipëri, ajo ishte shumë e sëmuar dhe në agoni të vdekjës e prapë bënë lutje, bënë apel; ndalne gjakderdhjen. Ajo ka qenë e lidhur ngushtë me popullin e vet, popullin shqiptar. Dhe është më se e kuptuar kjo që nga një familje e tillë patriotike /kjo e Nënës Tereze/ sepse e dimë se çka bëri baba i Nënë Terezë për Shqipërinë Etnike, kështu që nga një familje e këtill nuk ka mundur e të mos del një njeri me ndjenja të mëdha patriotike, pra vetëm të marrim shembull familjet e Jasharëve dhe Haradinajve etj sot, kuptohet se nga familje të tilla nuk mund e të mos del së paku një patriot e atdhetar i madh. Pastaj edhe vëllau i saj Lazër Bojaxhiu mirrej poashtu me politikë /si oficier ushtarak/ dhe i cili qe i persekutuar dhe përndjekur e që u strehua në Itali. Sa kemi bërë ne për Nënë Terezë, lirisht mund të them se neve për te kemi bërë shumë pak, nëse bota bënë aq shumë për Nënë Tereza, e nësa ajo bëri e bënë aq shumë për ne, atëherë ne bëjmë shumë pak për te. Mirëpo, mesiguri së paku Nëna Terezë do jetë e lumtur nëse neve i lutemi asaj dhe jetojmë në harmoni e dashuri, ashtu si vëllezër e motra mes veti.
Verë Pelaj; zotëri Marjan, jemi në fund të emisionit dhe para se ta bënim përmbylljen e këtij emisioni, do ta lexoj një poezi pikërisht të Nënës Terezë, sepse dihet se ajo poashtu ka shkruar poezi e vargjet e së cilën janë shumë të famëshme, për jetën! Ajo ka thënë;
Jeta është mundësi, pranoje.
Jeta është bukuri, admiroje.
Jeta është lumturi, shijoje.
Jeta është ëndërrë, zbatoje.
Jeta është sfidë, ballafaqoje.
Jeta është detyrë, kryeje.
Jeta është lojë, luaje.
Jeta është e çmueshme, nderoje.
Jeta është pasuri, ruaje.
Jeta është dashuri, përjetoje.
Jeta është fshehtësi, zbuloje.
Jeta është premtim, plotësoje.
Jeta është pikëllim, tejkaloje.
Jeta është himn, këndoje,
Jeta është tragjedi, zbute.
Jeta është avanturë, zbërtheje.
Jeta është kënaqësi, meritoje.
JETA ËSHTË JETË, MBROJE.
Pra, këto janë vargjet e Nënës Terezë mbi jetën…
Marjan Sebaj-Sopi; Po, Nëna Terezë ka shkruar poezi, dhe çdo lutje e saj për të burgosur, për të sëmuar... Nga vargjet e saja neve zbulojmë shpirtin dhe zemrën e madhe të saj, pra çdo lutje e saj është poezi në veti, dhe janë poezi të mrekullueshme me të cilat do duheshim pak me tepër të merremi me to ne populli shqiptarët.
Verë Pelaj; ...edhe dhe ti zbatojmë këto rregulla në përditëshmërinë tonë...
Marjan Sebaj-Sopi; Pikërisht ashtu, sepse nuk do ishte asgjë ne ta nderojmë dhe respektojmë Nënën Terezë në çoftë se ne nuk e pranojmë filozofinë e jetës së saj, dhe në çoftë se mësimet e saja nuk i aplikojmë në jetë.
Verë Pelaj; zotëri Marjan, faleminderit që ishit me ne drejtpërdrejt në studio...
Marjan Sebaj-Sopi; Faleminderit edhe nga ju, ishte kënaqësi të jemi, edhe pse mu duk se ishim shkurt sepse kaluan minutat shumë shpejt. Faleminderit juve dhe dëgjuesëve tuaj për durim.
Bisedën e zhvilloi;
Vera Pelaj
/Gazetare dhe moderatore e emisionit
“Focus Letrarë” në radio Blue Sky
Prishtinë; 02.09.2010 /ora 19.00-19.34/