E shtune, 26.07.2025, 04:51 AM (GMT+1)

Kulturë

Haxhi Dulla: Pas përfundimit të Festivalit të Filmit në Venedik

E diele, 19.09.2010, 09:24 PM


PAS PËRFUNDIMIT TË FESTIVALIT TË FILMIT NË VENEDIK

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

Shpërblimi Special i Jurisë për  regjisorin polak Jerzy Skolimowski

 

Regjisori   i filmit „ Essential killing”  polaku Jerzy Skolimowski  u nderua me shpërblimin special  të festivalit  të filmit në Venedik. Ndërsa aktori Vincent Gallo, i cili në filmin e Skolimowskit  luajti rolin kryesor u zgjodh aktori më i mirë i festivalit .

“ Luanin e Arte” fitoi filmi  "Somewhere"  i regjisorës  Sofia  Coppola.  Shpërblimet i ndau kryetari  jurisë,   aktori dhe regjisori i njohur Quentin Tarantino.

 

Jerzy Skolimowski  dy herë u paraqit para publikut,herën e parë per te marr shpërblimin e vet special dhe  herën e dytë atë të  aktorit  kryesor (në mungese  ), Vincent Gallo i cili nuk ishte prezent në festival.

Për filmin  "Essential killing"  u fol shumë para se të hapej festiwali i Venedikut për disa arësye.  Para së gjithash për atë se filmi u lejua të kandidohet në konkurs pas mbylljes së listës kualifikuese. Arësueja  ishte sepse deri në momentin e fundit filmi ishte në pregaditje dhe se nuk dihej a do jetë gadi për të konkuruar në festival.

Aktori Gallo, që nga fillimi ishte favorit për  shpërblimin e parë, para së gjithash  për rolin e tij karakteristike të memecit nga Afganistani.  Në filmin e regjisorit polak ai nuk foli asnjë fjalë.

 

Jerzy Skolimowski  me shpërblimin Special të Jurisë dhe atë të  aktorit më të mirë Vincent Gallo
Jerzy Skolimowski  me shpërblimin Special të Jurisë dhe atë të  aktorit më të mirë Vincent Gallo

"Essential killing"  është një rrëfim për Afganistanasin –  me emin Muhamed, i cili në vendin e tij kishte vrarë tre  ushtarë amerikan. Pasi u zu rob nga Amerikanët, u dërgua në njerën ndër bazat të fshehta të CIA – së në Europe, ku u muarr në pyetje.  Pasi  arriti që  të ik nga burgu ndaj tij u organizua  ndjekje e madhe…

 

-  “Jam shum  i befasuar që mora dy shpërblime, atë special   dhe të aktorit më të mirë . Gallo është një aktor fenomenal “– u shpreh Skolimowski për  media polake pas kthimit në atdhe.

 

Në film paraqitet  edhe një sfide  e burgjeve të fshehta të CIA-së e cila u pranua me një interesim të madh nga mediat që percolln festivalin.

 

Në filmin e regjisorit polak Skolimowski , në kooperimin polako-hungarezo-nervegjezo-irlandez luan edhe aktorja e njohur Emmanuelle Seigner e njohur si bashkëshortja e regjisorit të nohur botëror polakut  Roman Pola?ski

Shpërblimin për aktore më të mirë, mori aktorja e re Ariana Labed e cila luajti rolin  kryesor në filmin grek "Attenberg" t regjisores  Athina  Rachel Tsangari.

Shperblimi kryesor i festivalit iu nda regjisores Sofia Copolla per filmin “"Somewhere “ e cila ishte që nga fillimi favorite kryesore.

Sofia Coppola  me statuan   LUANI I ARTË  për  filmin 
Sofia Coppola  me statuan   LUANI I ARTË  për  filmin  "Somewhere''

Foto nga filmi
Foto nga filmi "Essential Killing"



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx