Kulturë
Besar Shkëmbi: Rrush e kumbulla janë përzi
E marte, 31.08.2010, 08:33 PM
Besar Shkëmbi
RRUSH E KUMBULLA JANE PERZI
Rrush e kumbulla jane perzi
Qe te dyja bashke jane zi
Lengu i tyre pa fare shije
Se s´eshte vere as s´eshte raki
Miku vella t´behet armik
e armiku t´behet mik
minus plus e plus minus
jeta
Pasaniku kur varferohet
fukaraja ne kembe cohet
I shendoshi ne shtrat shtrohet
i semuri vjen sherohet
Deputeti nje dite shkon
tjetri vjen e zavendeson
Pozite e opozite
qe te dyjat shkojne nje dite
Dikush ka e dikush s´ka
k´shtu e ka vella kjo dynja
Njeriu lind vdes e shkon
kesaj radhe kaq mjafton
Mos u lodhni tash e lash
kjo bote qenka mish e mash
Keshtu qenka vella kjo bote
Hanko Halla ka cka thote
MEHMET DEPUTETI
Ne tubimet parazgjedhore
lenge sheqeri i rrjedhe prej goje
T´gjitha t´mirat i premton
rruget me asfalt i shtron
Jo shtepi me dy tre kate
edhe n´fshat do ngrise pallate
Per fshatarin mulikutivator
N´Mitrovice per shkijet traktor
Nje lope race cdo shtepi
Libra falas per cdo femije
Edhe shoke e miqe t´ Mehmetit
voten ia kerkojne miletit
keshtu votat i fiton
Me banese ne Prishtine shkon
Sa here t´mblidhet parlamenti
ne salle shkon edhe Mehmeti
Mikrofonin kurre se hape
Eshte i urte nuk do shamate
As te tjeret s´i degjon
Ne salle luan me telefon
Aa s´ka lope as s´ka asfalt
Koha iken e s´kthehet prap
E kur kur votat prap kerkon
Baza brrylin ia tregon