E marte, 06.05.2025, 07:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Krasniqi: Jemi krenar që patëm një humaniste të madhe

E marte, 31.08.2010, 08:18 PM


Nga Express

 

Në shenjë nderimi për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, më 5 shtator në Prishtinë do të bëhet inaugurimi i Katedrales, e cila mban emrin e nobelistes dhe humanistes së madhe shqiptare.

 

Kjo është bërë e ditur të hënën gjatë një takimi që kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pati me Ipeshkvin e Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, ku është biseduar në lidhje me përgatitjet rreth shënimit të 100-vjetorit të Nënës Terezë dhe përurimit të Katedrales.

 

Kryeparlamentari Krasniqi me këtë rast ka uruar Ipeshkvin Gjergji me rastin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes Nënës Terezë, duke thënë se kjo ngjarje sivjet do të përcillet me përurimin e katedrales në qendër të Prishtinës, e cila mban emrin e nobelistes shqiptare.

 

“Ne jemi krenar që kemi pasur fatin si komb të kemi një humaniste të madhe që ka bashkuar kombe raca dhe ka qenë në shërbim të humanizmit dhe kjo vërtet duhet na bënë që të jemi krenarë që populli shqiptar, përpos ndjenjës së lartë për lirinë dhe atdheun ka pas njerëz që kanë kontribuar në një segment të rëndësishëm të jetës siç është humanizmi, ndihma e atyre njerëzve që kanë nevojë për ndihmë njerëzore, dhe këtë askush nuk e ka bërë si në shekullin tonë humanistja shqiptare, Nënë Tereza, prandaj ne si institucione dhe si komb ndihemi të nderuar që sivjet po e festojmë 100-vjetorin e Nënës Terezë. Ky 100-vjetor i Nënës Terezë, përcillet edhe ngjarje tjetër të rëndësishme. Sivjet përurohet Katedralja, katolike në Prishtinë, një monument që do të këtë rëndësi të madhe për kulturën traditën, kombëtare dhe fetare në përgjithësi”, ka thënë Krasniqi, transmeton Kosovapress.

 

Ndërsa, Ipeshkvi Dodë Gjergji ka falënderuar kryeparlamentarin Krasniqi dhe Kuvendin e Kosovës për mbështetjen rreth organizimit të 100-vjetorit të lindjes së Nënës Terezë dhe përgatitjeve për inaugurimin e Katedrales në Prishtinë.

 

“Ne po përgatitemi që më 5 shtator të festojmë 100-vjetorin e lindjes së Nënës Terezë iu e dini që dita e lindjes së Nënës Terezë është 26-gushti, por ne e kemi shtyrë më 5 shtator, në ditën e vdekjes se saj, për të mos i dyfishuar aktivitetet në Shqipëri dhe Kosovë dhe që të mund të shkoni te njëri-tjetri. Kështu që edhe kjo bashkërenditje e manifestimeve në Kosovë dhe Shqipëri e ka këtë domethënie që ato s’kanë ndodhur në të njëjtën ditë”, ka thënë Dodë Gjergji.

 

Ai njëherësh ka bërë të ditur se Papa Benediktin XVI në manifestimin e katedrales do ta përfaqësojë i deleguari i tij, Zef Gashi, argjipeshkvi i Tivarit.

 



(Vota: 3 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx