E marte, 06.05.2025, 11:09 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga V.P.

E diele, 29.08.2010, 04:42 PM


“Tërbimi”

Njëmijë e një arsye kam që ty të të urrej,-
në këto netë pa shpirt, që qajnë për neve,
njëmijë e një arsye kam e unë kërkojë një që të të dua,
po edhe sikur engjull të jem, vetëm, në kolonën e mëkatit!!

Edhe sonte si shumë netë tjera mbështetem për murri,
përballem me hijën dhe zemrën e tij prej gurri!...
Gurr e shkëmb qëndrove para zemrës sime ndër duar,
ndoshta e doje urrejtjen time, si varfnjakë gjunjëzuar!...

Dhe ti më thoje që isha unë që hedhja dashurinë si pluhurë!
Dhe ti më thoje që doje vetëm shpirtin tim!

Dua të të mohoj, dua të të përzë,
dua të ti themë njëmijë fjalë, por nuk kam më zë!!.

Sa do doja ti qëndroja larg urrejtjes, por nuk më lë-
dot hija e zezë e jotja..
Vallë aq zemërlig mund të ishte një njeri si ty?

Nuk arrite dot të shihje zhgënjimin, në sytë e mi të përlotur,
Nuk arrite dot të shihje zemërimin në zemrën time të ndrojtur!...

Më thuaj se po gabohem, më thuaj se edhe ti më deshe,
mos me thuaj të lutem që qëllimisht në të zeza më veshe!...
Më thuaj që zemërimi im, u ka vënë vërbërin syve të mi,
sepse ti gjithnjë e dije, c’është e madhja dashuri…
Të rënda jan prangat, por zemra ime qan kur dëshirojë ti thyej,
e tëra që dua është liria e turpin e mallkuar ta shkyej!...

Jo, nuk është e tëra iluzion!.. Dicka e tillë nuk mund të ekzistoj.
në iluzione besojnë vetëm ata të lodhurit dhe të vjetëruarit!
Në cdo hije të jetës, gjejë dicka nga ty-
që më ngjyros horizontin e heshtjes me buzëqeshje zorri,
derisa tek deti i pendimit gjejë diku vetën time!...

Miqtë e mi më janë bërë të huaj,e unë jam rrethuar me armiq!!!
Tërbim!.. Tërbohem!.. Sikurse hija, jam dhe nuk jam!!!

Zemërimi po më vërbon,
jam lënë e tëra vetëm këtu,
lidhur me urretjen që më sillet vërdall…

Jam vjetëruar tani që të ngjesh këtë dhimbje dhe të luftojë si të tjerët-
më ngarkuan për mëshirë rolin modest të dashurisë!
Shënoj- një zot e di se për kë- historinë e dështimit-
lypset me qenë e saktë por nuk e di kur niset e vjen fundi..
Zot s’jam e denjë vetëm fjalën sa e themë!!

Po, jo!..Nuk dorëzohem!

Tani përmes venave të mia rrjedhë gjakë i ndryshëm,
ushëtijë e këndojë, mallkojë dhe falënderojë
dhe ecë me guxim, pa frikën e ndëshkimit!!
Ndjenja, vuatja, dëshprimi? Fjalë boshe! Kur mbi tokë nuk ka forcë -
që mbi shpirtin tim të ndalojë e stopoj,
kënaqësi me zorr, të ndjesh të gjithën, si një gurrë,
e unë para teje stoike pa shprehur dëshirën time të mallkuar, kurr!!

©V.P.- 22 Qershor 2010

 

“Rënie mesnate”

Zgjohem në mesnatë…
Një fjalë...Një fytyrë….Një zë!....

Përqafoj dhimbjen time, me krahët e mi të thyer…Gjysma e një ëndrre ende.
Gjysma!. E gjysma tjetër zbehur nën kujtime…

Ndrydhë sytë e mi me kapakët e tyre. Edhe vetë jam ndrydhur nga to.
Nuk kam frymë. Plas, dhe jam e zhgënjyer. Vetëm e zhgënjyer.
Me forcë. Thellë në këtë natë.
Ti je një violinë që luan diku.
Ti je disa instrumente, që luajnë të njëjtën melodi, përnjëherësh.
Kush je ti?!..

Sa kushton fjala “të dua”?!... Një zhgënjim?! Një dështim?! Apo një vrasje makabër?!
Nuk shohë më dot as yje. Ku vete dhe ky qiell?!... Apokalips ofruar në dorë të njomë!..
Me forcë. Thellë në këtë natë.
Ti je një xhelatë ofruar si shkëmbim dashurie…
Ti je një hije, disa dashuri që përgënjeshtrojnë këtë shpirt trazuar… Ku do përfundosh?.

Të kam dashur, o maskara!.

Rrugët s’kan të ndalur. Lulet janë gri e pemët e zhveshura, ose ashtu i shohë unë.
Tërë vitin, jam zhgënjyer ngadalë.
Kripë në ajër, në ajër deti t’njelmët. Mbytëm, plogështohem dhe vdes.
Tëtë vitin , treqind e gjashtëdhjetë e pesë ditë, mi ke vrarë në një çast!.

Ti je gurr, dhe gurr në rrugë. I rrafshtë, argjilor dhe i mprehtë.
Ti je një numër guriçkash, të shpërndara rastësisht, me gjithë mendimet tua.
Si të mendoj si ti?!

Qetësisht dhe varur, dhëmbët e mi, buza ime. Qetësisht digjen, ndër ethe.
Unë kurr nuk të kam harruar. Unë ende po shkruaj për ty.
Une ende po mendoj për ty. Unë ende po të kujtoj.
Si të bëhem si ti?

Me forcë. Muskujt në krahun tim.
Ti je i vërtetë. Arterial, pulmonal dhe neurologjik.
Dhe prania jote, me poret e tua.
Si të gjakoj si ti, të djerrsijë, dhe të qaj në pafundësi. Si të jem ti?

Si të ndaloj këtë dëshprim, gishtat e kthetrave të mi?!.
Ngjitur, lagësht me frikë. Zgjohem. Thellë në natë.
Ti je mizor, bisha të shoqëruara, të shkruara për mua në një letër.
Si të më presh mua?!. Si të më lëshë me dhëmbje, ëndrra?!..
Duke u zgjuar e mjerë dhe e zhgënjyer.

©V.P. - 08 Gusht 2010

 

“Rrebelimi”

 

Nëse në dhomën e errët të shpirtit tim do mund t’vëzhgoje,

çfarë pretendon se do mund të takoje?!!...

Një trup konfuz, stuhi zgjuar, e shpirt tërbuar!

një përbindësh të pa’mëshirë, nga ty krijuar!...

 

Cili xhind në shpirt më është futur dhe çfarë në perden e syve fshehë,

po të zhgënjejë o xhelat edhe sonte, nuk jam ajo që më njehë..

 

S’më njeh – s’kam as emër – një uragan i rilindur me tërë mend,

një furtunë e tërbuar, kufoma e vampirit tënd!...

 

Jam ankthi yt…

Po ankth jam!...

 

Flakë kudo. Dhomë boshe. Murreve skalitur fjalë gënjimi,

një hije e shëmtuar, përballë meje, shfajsim krimi…

 

Asfiksi e çuditshme, kolos me një kokë,

një shëmtirë nga pluhuri që ecën nëpër tokë..

 

Bërtas! Ulëras! Shaj! Mëkatoj!  Nuk them dot as m’fal,

jam krijesë perendie dhe unë, kush je ti që m’shetë moral!..

 

Mbushur e tëra mllef, zemërim, tërbim

Po punë e madhe!!

frikë s’ndien shpirti im..

Të kamufluarve, të mjerëve, tmerrin u shtie

fama më poshtë s’më bie!!!

para teje një e rebeluar plotë mllef e përçmim.

 

Unë s’jam si ty, gatuar, nuk hesht sikur ata,

të shkruash “autoironi” nuk është ndonjë hata…

 

Një racë e zgjuar, sfidues i rremë, mjerisht në zhdukje

një komplot djallëzor e profet në dukje.

 

Puthmë, o djallë, puthmë, në sfilaten e fundit t’mallkimit

i dobëti fshehet pas ‘triumfit’, e i forti pas dështimit…

 

Po le të shqyhet shpirti, le t’vdes, e trupin ferri le t’ma ketë

më mirë të quhem dështuese, se njeri i trishtë pas hijes së vetë..

 

© V.P. - 27 Maj 2010

 



(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx