E marte, 06.05.2025, 11:06 PM (GMT+1)

Kulturë

Adem Berisha: Hallkë çeliku e historisë

E diele, 29.08.2010, 03:45 PM


Adem Berisha

 

HALLKË ÇELIKU E HISTORISË

 

Kobzezë, natë e gjatë e pahënë,

me terr të zi mbulonte çdo pëllëmbë toke,

atë tokë që të bijtë e thërrisnin nënë

duke mos pasur mbi dhe tjetër nënëloke.

 

Shumë ujqër grabitqarë kokë kishin ngritur

prenë e tyre mes vete donin për të ndarë,

 atë pre që kishin masakruar e me gjak ujitur

sikur që askund tjetër nuk kishte ngjarë.

 

Por, në qytetin namëmadh skaj lumit Lumbardh

atë verë më njëmijetetëqindeshtatëdhjetetetë

mblidhen burrat më të shquar shqiptarë

për të lidhur besë e vdekur për tokën e vetë.

 

Plejadës se madhe të Lidhjes së Prizrenit

burrash vigana të mbarë shqiptarisë,

vit për vit mu si në Kopshtin e Edenit

i shtohen lule të reja të përjetësisë.

 

Po me atë emër si Çelë Shabani i Rugovës

më tetëqindetetëdhjetenjëtën heroike

në fshatin Bec të Dushkajës së Gjakovës

lind e rritet Qel Shabani i këngëvet epike.

 

Krah për krah me Hasan Prishtinën,

Is’ Boletinin e Dedë Gjo Lulin

në bark armikut i kishte futur frikën

ky bashkëluftëtar trim i Bajram Currit.

 

Me Sadik Ramen e Gjurgjevikut

e Azem Galicën atë trim si zana,

humbje të mëdha i shkaktoi armikut

veç për luftëra e kishte lindur nëna.

 

Xhafer Tajarin në luftë të Behocit

e çarmatosi me gjithë ushtri,

në besë të tij e të Mehmet Gjonit

e lëshuan të gjallë në Pejë me hy.

 

Luftë pas lufte nëpër beteja

në Dukagjin, Rekë e Malësi,

Qel Shabani vriste si rrëfeja

si gjyle topi jehonte kushtrimi tij.

 

Ou bini burra he ju ndihmoftë zoti!

At-Mëmëdheut lirinë për t’i pruar,

mos të ju ndalojë pushka as frikësojë topi

djalë pas djali për të kem’ për t’luftuar!

 

Kur Pavarësinë shpalli Shqipëria

në Vlorën trime të Ismail Qemalit,

ndër të parët shkuan Rekë e Malësia

luftëtarë trima të Qel Shabanit.

 

Në periudhën e ripushtimit

nga bajlozët, . . . krajlat e Serbisë

vazhdoi luftën drejt ribashkimit

për ribërjen e të vetmes, nënë Shqipërisë.

 

Për shtatëdhjetë vjet të jetës së tij

kurrë s’iu dridhen këmba as dora,

në luftë me turq e me Serbi

veç sa vinte e i shtohej Ora*.



(Vota: 5 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx