E merkure, 07.05.2025, 01:16 AM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Në Galicë

E diele, 29.08.2010, 12:19 PM


NË GALICË

Me rastin e renovimit të kullës së Azem Galicës

 Nga Halit Bogaj

Në Galicë po hedhet guri

Po nderohet prapë Flamuri

Azem Bejta po kujtohet

Kur shtëpia I ndërtohet

2

Kështu  pra e ka liria

Kur buron nga madhështia

Kështu pra e ka atdheu

Amanet nga Skënderbeu

3

Azem Bejta  po ringjallet

Me armikun tek përballet

Azem Bejta po lufton

Shumadinë fort e tmerron

4

Në Galicë po hedhet guri

Po nderohet prapë Flamuri

Rreth e rrotull në çdo anë

Historinë e kishim pranë

5

Arbëria e stolisur

Buzagaz dhe zemërndritur

Priste ajo mysafirë

Në këtë ditë tepër të mire

6

Nga çdo anë kishte shqiptarë

Me atë shpirtin atdhetarë

Që atë ditë e kishin pritur

Dhe me shpresa ishin rritur



(Vota: 3 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx