E merkure, 07.05.2025, 01:23 AM (GMT+1)

Kulturë

SHPELLA E MERMERIT

E merkure, 25.08.2010, 09:41 PM


          SHPELLA E MERMERIT

 

O, në vitin gjashtëdhjetë e nëntë ,

U hap fjala në çdo  kënd .

U hap fjala e vërtetë –

Kem’  n’ Gadime shpellë t’ mermertë !

 

O, këtë shpellë t’ bukur kush e gjet ?

Ahmet Asllani me djem të vet ,

Duke  nxjerrë gurë n’ oborr t’ shtëpisë –

Bënë zbulimin  e mrekullisë !

 

O, dy janar shtatëdhjetë e gjashtë –

Vizitorët vijnë nga jashtë .

Me bukuri t’ saj u mahniten ,

Me “Stolitë aragonite “...

 

O, të gjithë nisen t’ bisedojnë

Se çka panë në shpellën tonë –

Shpella ka begati t’ madhe ,

Shumë stoli dhe ka  tri kate .

 

O, e ka “Sallën koncertale “ ,

Tridhjetë liqeje natyrale ,

“Margaritarët e kristaltë “,

Ka “Tryezën e rrumbullakët “...

 

O, ka “Romeon e Xhulietën “,

Ka “Adamin edhe Evën “,

“Oda e vajit” , “Lotët e vajzës” ,

Pastaj “Syrin e kosovares “...

 

O, do t’ lundrojmë  midis liqenit –

T’ shohim “Lidhjen e Prizrenit” ,

“Përkrenaren e Skënderbeut” ,

“Korridorin e Ahmetit”...

 

O, mysafirë vijnë pa ia nda –

Këtë shpellë t’ bukur për me e pa .

S’ do t’ mohohet e vërteta –

Se n’ Gadime ndryshoi jeta .

 

*****Demir Krasniqi:”Mallëngjime e ushtima”  Gjilan, më 1993, faqe 102.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx