| E merkure, 25.08.2010, 09:41 PM |
SHPELLA E MERMERIT
O, në vitin gjashtëdhjetë e nëntë ,
U hap fjala në çdo kënd .
U hap fjala e vërtetë –
Kem’ n’ Gadime shpellë t’ mermertë !
O, këtë shpellë t’ bukur kush e gjet ?
Ahmet Asllani me djem të vet ,
Duke nxjerrë gurë n’ oborr t’ shtëpisë –
Bënë zbulimin e mrekullisë !
O, dy janar shtatëdhjetë e gjashtë –
Vizitorët vijnë nga jashtë .
Me bukuri t’ saj u mahniten ,
Me “Stolitë aragonite “...
O, të gjithë nisen t’ bisedojnë
Se çka panë në shpellën tonë –
Shpella ka begati t’ madhe ,
Shumë stoli dhe ka tri kate .
O, e ka “Sallën koncertale “ ,
Tridhjetë liqeje natyrale ,
“Margaritarët e kristaltë “,
Ka “Tryezën e rrumbullakët “...
O, ka “Romeon e Xhulietën “,
Ka “Adamin edhe Evën “,
“Oda e vajit” , “Lotët e vajzës” ,
Pastaj “Syrin e kosovares “...
O, do t’ lundrojmë midis liqenit –
T’ shohim “Lidhjen e Prizrenit” ,
“Përkrenaren e Skënderbeut” ,
“Korridorin e Ahmetit”...
O, mysafirë vijnë pa ia nda –
Këtë shpellë t’ bukur për me e pa .
S’ do t’ mohohet e vërteta –
Se n’ Gadime ndryshoi jeta .
*****Demir Krasniqi:”Mallëngjime e ushtima” – Gjilan, më 1993, faqe 102.