E merkure, 07.05.2025, 02:15 PM (GMT+1)

Kulturë

Kanga e Kapidan Markut

E diele, 22.08.2010, 06:59 PM


Ernest Koliqi

 

Kanga e Kapidan Markut

 

Lum për Ty qi na fale, o Zot i lumi!

se natë asht ba dhaskend nuk po e merr gjumi:

as shqipen ke foleja per nën maje,

as jehonën e shqet qi dridhet nvaje,

as gjetht e ahit npyll ku prehet era,

as gurrën qi skndon ma si nder net tjera,

as nder kulla të vndueme maje currash

ku zdri in unat rrudha tvranta burrash,

fytyra tzbeta grash me sy të rimun

ke djepat ku vjen fisi tu pertrimun.

Mbi djepa qi pertrijn nder mote fisin

nanat me lot nji emen përshperisin.

Vrik prej maleve derdhet kah jallija

nji kumt i zi dhe preket n’palc Shqipnija,

e veton qielli me ndeshtrasha t’zeza,

ngrehen n’prigjim dhe t’deknit nder vorreza

kah paq nuk po e kanë eshtnat n’nat’ vorrit,

hapet prej Veleçikut ncep tTomorrit,

kthen prej Tomorrit ncep tVeleçikut

ai kumt e loti rrjedh idhun çerpikut

tue pikllue njajzi dashamir e shemër:

Nanës Shqipni nji pikë i ra mu n’zemër!

Thot’ kumti se rraz malit buz’ nji prronit

dekun u rrzue Kapidan Marku i Gjonit.

Si u ngjau dikur fatosave t’Omerit

mbi mbejtin shfryen anmiqt pezmin e vnerit

neper qytet ku lshon hije Rozafati

n’pluhun t’udhve tu’ e ngref’ rreshqan për s’gjati.

Vrret e gazmohet turma me keçana

lum se po shfren per s’dekni n’Kapedana,

por pa pritmas men brima edhe pran zhurma

e pihet shtang para kufomes turma

kah vizlon mbi ball ttdeknit nji dell drite,

shej jetik nKapidana prej Mirdite.

E i duket, prisi i rrzuem, çudis anmike

i madh si div plot hijeshi fisnike.

Vajton granija e po ban gjam burrnimi

po e ama zemrën ndryn n’nji dry heshtimi,

pik loti ajo nuk derdh qi mbet shkret votra

edhe vajin ndalon n’vllazën e n’motra:

- S’e qajm na Markun, le t’a qaj Shqipnija,

pse rrezja e fundme ai kje qi lshoi lirija

Kapidanat robnin veç druen per sgjalli,

lumnojn kur desin tlir me i plumb ke balli,

lumnojn kur fiken porsi yjt e dritës

nlamin e nderit kah i prijn Mirditës,

nji grusht Mirdit qi don ti kndohet kanga

se zbret në vorr për mos m’u lidh’ me pranga.

U mbyllen kishat neper viset tona

e nqiell per mort ma nuk vajton kumbona,

veç dridhet neper lugina jehu i malit:

- Heu, ti Shqipni, ku rritej pika e djalit,

ku sot mjerohen nipat e Kastrijotit,

mos u deshpro se shpesh n’vallen e motit

u ngushtove e dermishe e u perlinde,

si nji myster gjallsije botën binde,

se prap ke djelm si Marku i Kapidanit

qi dishmojn me gjak t’vet t’u rzue shulanit

se ndoshta t’vegjel jemi e desim unit

por duem lirin e nderin e Kanunit.

Bri votrave n’Mirditën thepa thepa

shka pershperisin nanat permbi djepa?

Fjalën e fundit qi me za t’thekun

la Kapidani para se me dekun:

- Ju shtegtar, kushdo qofshi, qi kerkoni

rrugat e botës, Plakut tem mi thoni,

per nma takofshi kund nder dhena thueja:

Vul gjaku u vuna porosive tueja:

dathë ase mbathë e ngran pa ngranë un ngjitas

tmirën e tkeqen dava me Mirditas,

vuejta me ta, dhe vdiqa kur erdh dita

e Derën e Kanunit sta korita.

Heshtet atdheu kaplue nën tmerr e droje.

Por nesër prap lahuta do ttinglloje,

ke mrizet e lejthive hije - leta

prap do tvijoj bariu jonet e veta,

vashave tona do ti hiqet futa,

lirisht kah qielli do tnaltohet luta:

- Lum për Ty, Zot i lum, qi na dhae jetën,

neper Ty mjerime e gzime vijnë e tretën:

ban Ti qi gjaku i derdhun, sot e prore

flamurin t’on’ t’a kuqi n’ngjyr’ gazmore

dhe neper troje t’lira t’ksaj Shqipnije

nji popull i vllaznuem ti struket nhije.



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx