E marte, 06.05.2025, 10:55 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Koço Sterjo

E diele, 29.08.2010, 02:59 PM


Koço Sterjo

 

 

MENDJET KRIMINALE

( Sipas nje filmi amerikan me te njejtin titull )

 

Si puse te thella ju jeni,

Po aq te erreta dhe te ftohta,

Ne vend te ujit gjakun keni,

Qekurse eshte bere Bota.

 

Ne vend te gureve kufoma

Pleq,burra,gra dhe femije.

Me keq tek ju eshte fundoma-

Pse te tjereve u merrni lirine !?

 

I perplotur cilindri juaj

Revolvere,helme e thika.

Ne jonosfere shkon bot`e qyteteruar

E perndjekur pas nga frika.

 

Kur do mbylleni ju nje dite

Dhe mbi `te te lulezoje bari,

Te lulezojne te gjitha lirite?!-

Nje pyetje retorike ben fshatari.

 

KOCO STERJO,USA

 

 

FEMINIA IME

 

Feminia ime-sandale me rripa,

Brodhe,kembet duke vrare,

Endrrat e tua un`i ngrita

Atje,ku enderr s`ishte pare.

 

Feminia ime-tufe me manare,

Pas tyre s`u lodha kurre.

Endrrat e tua dot kush s`i ka vrare,

U ndezen ato si nje furre.

 

Feminia ime -pershesh me dhalle.

( Mishin e ruanim per mikun.)

Uri e proteines te pruri verdalle,

Gati sa endrrat s`t`i fiku.

 

Feminia ime -pantallona me andre,

Mes tyre,nje mbi nje,ti shkove,

Me pe te bardhe mbi dok te vjeter

Endrrat e te pareve ti androve.

 

Feminia ime -stave me libra,

Xina ne shtokel dhe mellanore,

Karteshoret e shkruara qene Bibla,

Urin` e endrrave ti shove.

 

Urin`e endrrave ti shove,

Por jo dhe aq mire,

Me te madhen e tyre shkrumbove-

Nje vize per poezine.

 

Feminia ime,s`te zemerohem

As ty dhe as rinise,

Kur ne shtyllen time kurrizore

Rritej palc` e krenarise.

 

 

KLITHMA E ENIGMES

 

Atje,ku atdhetaret u mekuan,

Atje,ku bilbilat ia filluan,

Atje,ku Sheper eshte e shkruar,

Atje ,ne Zagori...

 

Atje,ku batalionet u rreshtuan,

Ku Shtabet e Luftes qendruan,

Atje,ku luftetaret u betuan,

Nje vell`hipokrizi...

 

Atje,ku lavdet nuk munguan,

Ku medaljet ne gjoks kuqeluan-

Nje fshat i tere dekoruar,

E fatit ironi...

 

Atje nje i mallkuar

Ne gijotine ka kaluar

Tridhjete burra te shquar-

Neper Shqiperi.

 

Si vampir u terbua,

Mbi kafkat u leshua,

Sefundmi mbi nje grua

Pragshekullit te ri.

 

Enigme e mbuluar

Klith e paqetuar,

Nuk rresht pa e kerkuar

Nga ty,Histori !

 

KOCO STERJO,WI



(Vota: 6 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx