E shtune, 18.05.2024, 02:57 AM (GMT+1)

Kulturë

Sokol Demaku: Bisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetin Linköping të Suedisë

E diele, 29.08.2010, 04:27 PM


Bisedë me Blerina Hasën, durrësakja që studjon për master në universitetin Linköping të Suedisë

 

Nga Sokol DEMAKU

 

Malli per familjen me bënte që ndonjëherë të kthehesha dhe ta lija përgjysëm ate që kisha nisur, por me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Më merr malli shumë për ta sepse jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin, por si të gjithë prindërit, di qe ata duan më të mirën per mua dhe i mbaj në zemër gjatë gjithëkohës.

Për momentin nuk e ushtroj profesionin tim këtu sepse është goxha e vështirë për të gjetur një punë. Jam duke bërë aplikime nepër vende të ndryshme dhe shpresoj të filloj së shpejti të ushtroj njohuritë e mia

 

Do kisha deshirë te kontribuoja sadopak në sistemin arsimor në Shqiperi. Mendoj se ka akoma shumë per të dhënë në këtë sektor dhe personalisht e gjej vetën shumë mirë në ketë fushë

 

Ju lutem nje prezentim të shkurtër për lexuesit tanë? (Kush jeni, nga jeni, gjendja familjare, shkollimi dhe cka punoni)

Quhem Blerina Hasa dhe vij nga qyteti bregdetar i Durresit. Tashmë kam dy vjet që studioj dhe jetoj ne Suedi. Familja ime përbëhet nga prinderit dhe tre motrat te cilet jetojne ne Shqiperi, ne qytetin tim te vendlindjes. Prinderit jane mesues dhe kjo me ka frymezuar gjithmone qe te ndjek gjurmet e tyre: jo vetem mua, por edhe motrat e mia. Kam mbaruar shkollen e mesme te pergjithshme ne Durres dhe me pas kam studiuar gjuhe te huaja ne universitetin e Tiranes, Anglisht dhe Italisht per me sakte. Gjuhet e huaja kane qene gjithmone nje pasion per mua dhe mendova ta kthej ate ne nje karriere. Gjate dhe pas shkollimit universitar kam punuar me kohe te pjesshme e te plote ne pune te ndryshme si p.sh. mesuese anglishteje, perkthyese dhe para se te vija ketu, kam punuar edhe ne nje bankë. Per momentin ndjek studimet master ne Suedi, pikerisht ne “Gjuhe dhe kulture Europiane” ne Universitetin e Linköping dhe nuk punoj.

 

Keni kryerë shkollën e mesme të përgjithshme në Durrës, pastaj keni studjuar në Universitetin e Tiranës gjuhët e huaja cfarë mund të na thoni për kohën e studimeve tuaja atje?

Pasi mbarova gjimnazin, vinte nje nga pjesët me të vështira të jetes sime: do me duhej te vendosja cfare doja te studioja sepse kjo zgjedhje do me shoqeronte per tere jeten. Sic ju thashe me siper vendosa qe pasionin tim per gjuhet e huaja ta shnderroja ne nje karriere dhe nuk jam penduar aspak per kete. Dihet qe kur kalon nga niveli mesatar ne ate te larte, ndryshimi sjell me vete edhe pasoja. Si fillim, beja cdo dite me tren rrugen Durres-Tirane dhe kthim, dhe tere diten e kaloja ne Tirane. Ishte paksa e lodhshme, por e perballueshme. M'u desh pak kohe te ambientohesha me nje qytet dhe shkolle te re, por gjithcka shkoi me mire nga cfare kisha menduar.

 

Pas studimeve në Shqipëri ju keni punuar mësuese, perkthyese, kashiere në bankë, cka mundë të na thoni për këtë kohë të kaluar në punë?

Kam kembengulur gjithmone qe te filloja punë me kohe te pjesshme edhe kur isha studente. Puna me motivon akoma me shume per te arritur ate c'ka dua. Te gjitha eksperiencat e mesiperme me kane dhene me shume besim tek ajo qe une studioj dhe qe jam e afte te percjell tek njerezit. Kam zgjedhur fusha te ndryshme per te pare sa mund t'i perballoj ato dhe fatmiresisht e kam bere dhe jam e lumtur per kete.

 

Cka ju shtyri të mërgoni dhe të studjoni mu këtu në Suedi?

Pasi mbarova studimet e larta dhe punova per nje vit me kohe te plote, mendova qe do ndihesha me e plotesuar nese do ndiqja nje master. Zgjodha ta bej ketu ne Suedi per arsye te ndryshme. E para, sepse masteri qe ndjek eshte ne gjuhen angleze dhe i pershtatet profilit tim. E dyta, sepse shkollimi ishte falas dhe ky eshte nje plus i madh. E treta, nuk do ishte e domosdoshme te mesoja gjuhen suedeze, pasi ketu komunikoj ne anglisht me te gjithe.

 

Ka kohë që jetoni në Suedi, cfarë mund të na thoni për jetën këtu, cfarë është ndihma e shtetit për të huajit këtu?

Kur erdha ne fillim, gjithcka me dukej shume e huaj dhe ndryshe. Tashme kam arritur te ambientohem me jeten dhe njerezit. Persa i perket ndihmes së shtetit, une personalisht nuk kam marrë te drejten e burses dhe ndjek studimet me shpenzimet e mia. Eshte nje sakrifice qe ia detyroj prinderve te mi. Gjithsesi, kam njohur plot te huaj te cilet marrin ndihme nga shteti dhe e shikoj si dicka pozitive qe fatkeqesisht i mungon shtetit shqiptar.

 

Ju jeni me studime në nivelin master në Universitetin Linköping si e ndien vetën Blerina këtu?

E ndjej veten mire, te ambientuar, por edhe te huaj ndonjehere. Nuk e them kete per pamjen time te jashtme (e cila dallon prejardhje mesdhetare), por per mundesite qe te jepen. Shoqeria qe kam ketu me ndihmon te kaloj nje pjese te mire te kohes ne menyre te shkelqyer.

 

Si e kalon një ditë me studime Blerina?

Pjesa me e madhe e studimeve te mia nuk perbehet nga leksione dhe seminare, por nga pune kerkimore individuale ose ne grup. Si pasoje, shkoj ne universitet kur

kam mesim, por pjesen me te madhe te kohes e kaloj ne biblioteke, pasi aty gjej kushtet me te mira per t'u perqendruar.

 

Çfarë janë kushtet për të studjuar këtu, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Kushtet per te vazhduar studimet ketu jane pak a shume te njejta me shumicen e universiteteve ne Europe. Sidoqofte, edhe ne krahasim me ato te vendlindjes nuk ndryshojne shume. Mbaj mend qe nje ndryshim qe kam hasur nderkohe qe aplikoja per pozicionin e masterit ishte qe duhet te shkruaja nje leter motivimi, gje qe nuk eshte shume e perhapur akoma ne Shqiperi.

 

Mësimin e zhvilloni në cilën gjuhë, është pengesë kjo për arritjen e rezultatave në studime?

Jo, aspak. Kam zhvilluar studimet ne gjuhen angleze edhe ne Shqiperi, keshtu qe kjo per mua nuk perbente aspak pengese, Perkundrazi, jam e kenaqur qe arrij te kem rezultate te mira edhe ne nje gjuhe tjeter.

 

Çfar është malli për të afërmit , si e ndjeni vetën këtu në një mes të huaj?

Fillimisht e ndjeja veten krejtesisht te huaj kur sapo mberrita ketu. Gjithcka me dukej ndryshe: njerezit, moti, atmosfera, jeta studentore, etj.

Malli per familjen me bente qe ndonjehere te kthehesha dhe ta lija pergjysem ate qe kisha nisur, por me mbeshtetjen e tyre dhe me pak vullnet po arrij ta mbaroj. Me merr malli shume per ta sepse jemi shume te lidhur me njeri-tjetrin, por si te gjithe prinderit, di qe ata duan me te miren per mua dhe i mbaj ne zemer gjate gjithe kohes.

 

Sa ka arritur Blerina të krijoj shokë apo shoqe në një mes të ri, në një vend me kuturë tjetër nga ajo që ne kemi?

Kam krijuar nje rreth shoqeror te pasur mund te them. Kjo me teper sepse jetoj ne nje banese studentesh dhe kontaktet me te shumta i kemi ndermjet njeri-tjetrit. Kam krijuar shoqeri me se shumti me studente nderkombetare sepse ndoshta na bashkon fakti qe jemi ne nje vend te huaj pa familje dhe shoqeri. Ndihem shume mire mes tyre edhe pse jemi nga vende dhe kultura te ndryshme; arrijme te kuptohemi shume mire.

 

Çfarë është aktiviteti juaj kur kemi te bejmë me profesionin tuaj këtu dhe jetën studentore në vend të huaj?

Per momentin nuk e ushtroj profesionin tim ketu sepse eshte goxha e veshtire per te gjetur nje pune. Jam duke bere aplikime neper vende te ndryshme dhe shpresoj te filloj se shpejti te ushtroj njohurite e mia. Persa i perket jetes studentore, ka gjalleri dhe levizje.

 

Sa ka arritur Blerina të përshtatet në kohën, klimën dhe në natyrën suedeze?

Kam arritur te pershtatem, edhe pse jo plotesisht. Mund te them qe pas dy vitesh qendrimi ketu, nuk i druhem me dimrit pasi kam kaluar dy te tille te ashper. Gjithsesi, do deshiroja te zgjaste pak me teper sesa disa dite me diell sepse me pelqejne shume keto te fundit.

 

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka ne?

Do kisha deshire te kontribuoja sadopak ne sistemin arsimor ne Shqiperi. Mendoj se ka akoma shume per te dhene ne kete sektor dhe personalisht e gjej veten shume mire ne kete fushe. Duhet shtuar praktika e te pakesohet menyra mekanike e te studiuarit. Dua te them qe nuk jam dakord me menyren sesi studentet ne Shqiperi vazhdojne te japin provimet e tyre, duke mesuar gjithcka permendesh dhe riprodhuar. E kam perjetuar vete kete eksperience dhe nuk me ka sherbyer shume ne periudha afatgjata. Sic dihet, gjerat e mesuara permendesh harrohen me shpejt.

 

Cfarë janë kontaktet e Blerinës me vendlindjen gjatë studimeve në këtë vend të largërt skandinav?

Pa dyshim qe kam pakesuar disi kontaktet me vendlindjen; kjo jo per shkak te neglizhences, por per shkak te veprimtarive qe me duhet te kryej ketu. Me duhet te studioj, te frekuentoj leksionet dhe te mbaj kontaktet edhe me miqte qe kam krijuar ketu. Gjithsesi, mbaj kontakte te ngushta me familjen time sigurisht dhe me miqte e mi me te mire dhe jam e lumtur per kete.

 

Një i mërguar kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër. Si është nga natyra Blerina?

Jam natyre energjike, me pelqen te njoh dhe te zbuloj sa me shume mbi vende dhe kultura te ndryshme. Gjithashtu me pelqen te mesoj gjuhet e ketyre vendeve. Jam kurioze, por deri ne njefare kufiri. Me pelqen te punoj dhe te jem e rrethuar nga njerez, te komunikoj me ta dhe te marr dije nga ata. Nuk jam natyre qe krijoj stereotipe dhe nuk jam paragjykuese, e shoh veten si dikush qe mund te pershtatet dhe te pranoje natyra te ndryshme njerezish.

 

Ka kohë që jetoni këtu, sa janë kontaktet tuaja me shqiptarët këtu, keni miq dhe a shoqëroheni?

Te them te drejten, nuk kam takuar shume shqiptare ketu sepse nuk ka shume, te pakten jo ne qytetin ku jetoj une. Gjithsesi kam takuar disa prej tyre ketu dhe kam marredhenie te mira me ta.

 

 Nëse kjo lami që keni zgjedhur për studim nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente vetën Blerina?

Kjo eshte nje pyetje nje milion dollareshe. Sic thashe me siper, kam patur gjithmone pasion gjuhet e huaja dhe prandaj u kam dedikuar edhe studimet e mia. Nese do e shikoja veten ne nje profesion tjeter, do preferoja ate te nje diplomateje. Kete mund ta arrij duke studiuar pak me shume ne kete fushe. Gjithsesi me ka pelqyer gjithmone arti dhe me pelqen te kendoj, keshtu qe mund te kisha bere edhe kengetaren ndoshta...

 

E lexoni revistën në shqip ”Dituria”që bothet këtu në Skandinavi, cka mund te na thoni për te?

Po, e kam lexuar dhe me pelqen si ide. Me pelqen qe ka nje mjet mediatik qe e perfaqeson komunitetin tone ne Skandinavine e larget. Uroj dhe shpresoj te kete ecuri sa me te mbare dhe jetegjate.

 

Planet tuaja për të ardhmen, cka Blerina mendon dhe ka në fokus?

Nder planet e mia me te aferta eshte te rifilloj te punoj pasi jam shkeputur prej dy vjetesh per shkak te studimeve te mia. Dua te ve ne praktike njohurite qe kam marre ketu.

 

Cka ju ben të lumtur dhe cka ju mundon më së shumti?

Me ben te lumtur fakti qe kam nje familje qe me mbeshtet, qe m'u dha mundesia te studioja ketu dhe te njihja plot njerez dhe vende interesante dhe qe tashme e ndjej veten me te plotesuar. Me mundon fakti qe ndonjehere nuk vleresohet aq sa duhet profesionalizmi per shkaqe te ndryshme si etniciteti, gjinia, etj.

 

Përveç studimeve si e kalon kohen e lirë?

Preferoj ta kaloj kohen e lire me miqte, duke pare ndonje film ose thjesht duke biseduar. Me pelqejne sporte te ndryshme, nder ta preferoj te luaj volejboll, tenis, etj. Gjithashtu lexoj ose edhe pikturoj kur jam ne humorin e duhur.

 

Po të kishit mundësine të zgjidhni, ku do kishit jetu?

Me pelqen shume Spanja dhe do me pelqente te jetoja atje per ca kohe. Me pelqen te udhetoj e te njoh vende te ndryshme, nuk ka rendesi shume vendndodhja. Mendoj se jeten time do e ndertoja ne nje vend ku do me plotesoheshin kushtet e jeteses me se miri.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora