E marte, 06.05.2025, 11:34 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Lis Bukuroca

E diele, 29.08.2010, 07:19 PM


Lis BUKUROCA

 

Zot

 

Ndalu pak, të lutem, i kam dy fjalë me Ty

dhe, tri pyetje të pakëndshme,

që të zënë ngushtë, nëse je ashtu si besohet

 

Pse përmbyte Pakistanin e lodhur?

Dhe,

Pse nuk kurseve xhamitë e reja krenare?

Pse mu ata që të përkulen shumë

Ata që edhe bombën atomike, vrastare

pagëzuan  "Islamic Bomb"?

 

Zemërimi jot la pa frymë edhe fëmijët,

edhe foshnjat

Kufomat e vockla notuan mbi ujin e turbullt, që dërgove Ti

 

Pse te drejtohem Ty ?

Kur dërgove dallgët për ta mbytur New Jersy-n e mjerë

Një koleg arab vikati i ngazëllyer:

"Allahu po dënon Amerikën!"

 

Të lutem, vëre gishtin pak në kokë

Dhe mos u mburr me vrasje dhe shkatërrime:

Me ujë të pistë apo pa të

Me dridhje toke apo pa to

Me bomba apo pa to

Me avion apo pa ta

Ne do të vijmë Atje

Ne pyetje janë vetëm disa mikrosekonda hyjnor

Dhe, disa vite tokësor

Jo me shumë!

Prandaj, pak durim të lutem

Dhe, na lerë rehat,

se mjaft vrave!

 

 

Ndalimi

 

Zoti nëpërmjet Mozes ndaloi vrasjen e njeriut:

“ Ty nuk të lejohet vrasja!”

 

Buda ndaloi edhe vrasjen e çdo gjallese:

“Mos vraj asnjë qenie të gjallë!”

 

Zoti nëpërmjet Krishtit ripohoi:

“ Mos vraj!”

 

Mirëpo,

njeriu vret me Librin e shenjtë në dorë

dhe,

i lutet Zotit për ndihmë,

ndihmë për të vrarë njeriun tjetër;

i bindur se i beson Zotit!!!

 

 

Pesë urdhëresat për siguri të lartë

 

Të sigurohen mirë ngrehinat bërthamore

mund të rrezikojnë mjedisin dhe njerëzit

 

Të lidhet mirë qeni i rrezikshëm

mund të rrezikojë njerëzit

 

Të izolohet mirë i çmenduri,

mund të rrezikojë fqinjët

 

Të rrahet mirë gomari i pabindur

mund të mos punojë

 

Të fshihet mirë plaçka e vjedhur

mund t’ i kthehen pronarit

 

Të sigurohet, si godina bërthamore

Të lidhet, si qeni i tërbuar

Të izolohet, si i çmenduri i rrezikshëm

Të rrahet , si gomari i padëgjueshëm

Të fshihet, si plaçka e përvetësuar

GRUAJA:

 

Gruaja nuk rrezikon vetëm

ajo mund edhe të dalldisë:

Rrethin

Njerëzit

Fqinjët

Dhe të eksitojë burrat

Me bukuritë e saja

 

Prandaj

ajo duhet të sigurohet,

anonimizohet

depersonalizohet

të fshihet dhe vishet si gogoli në arë

për të trembur grabitqarët...

Vetëm kështu ruhet nderi:

Me përgjim: me sigurim, me lidhje,me izolim, me rrahje dhe me fshehje!

 

Lamtumirë njerëzi!

Mirëdita skllavëri!

 

 

Dallimi

 

Te bota shtazore humane

Nuk keqtrajtohet femërorja

 

Te bota njerëzore shtazore

Çdo ditë!



(Vota: 5 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx