E marte, 06.05.2025, 10:12 PM (GMT+1)

Kulturë

Kalosh Çeliku: Shelgjet lotues më thanë: Mos qaj!...

E diele, 29.08.2010, 07:48 PM


KALOSH ÇELIKU

 

SHELGJET LOTUES

MË THANË: QAJ!...

 

 

Voglushi që e dëgjon Mamin

( Elonës )

 

Pushimet këtë verë mi pagoi Gruaja

Dhe, një kohë bëmë seks. Dashuri.

Voglushja m’tha: farën mos hidh në arë

Nuk dua më frute. Ia hodha në Dardhë.

E rrotullova në pozita. Ulëroi në dhomë.

 

Vogëlushe, i thashë: E sheh, mamin si djalin

E urdhëron të hajë me zor. Edhe Unë hutaçi

Jam si ai voglushi. Që, më urdhëron mami…

 

Golem, 23 korrik 2005

 

 

Plazhi i Golemit një ditë
   
pa Mamin shamizezë

( Përsëri: Elonës )

 

Ajo dilte nga dallgët si një sirenë deti

Me kryqin përqafe. E shaminë e kuqe.

E zbukuronte plazhin. E dalldiste Diellin

Te Shkëmbi Kavajës të kërcej në dallgë.

 

Ditën e fundit erdhi me shami të zezë

Tinës m’i kishte lënë dy poezi nën krye.

Dhe, një P. S. në një fletë të kikirikave:

“Aspak Ujk, nuk më ngjason me Ujkun“…

 

Golem, 31 korrik 2005

 

 

Grua e çmendur
           
  në epsh

 

Pasmesnate i vuri zjarr shtratit. Dhomës

Flakë. Dhe, dritë rrufeje nëpër dritare.

Edhe një vetëtimë. Rrufeja gjuajti në lisa

E trembi Lakuriqin. Zogun e keq n? lis

Që, nat?n na këndonte me vite mbi çati.

 

Grua e çmendur keq në epsh. Azgëne

Që, e ndezi flakë dhomën. Dhe, Qiellin.

Shkaku: e xhelozoi mbrëmë Hënën…

 

Unë bëj dashuri
        
 me Hënën

 

Mikja ime Di kur qan pasmesnate

Unë e shoh ëndërr shiun. Ylberin.

Dhe, një kalë të bardhë mes reve

Që me të katra e ka shaluar Dielli.

 

Mikja ime Di kur qan pasmesnate

Çmendem. Dashuri bëj me Hënën…

 

Dhe vij vetëm të të
         
përqfoj e qaj

 

Dhe, vij vetëm të të përqafoj e qaj

Mikja ime, Di. Lotët i pi pasmesnate.

Shtamba kam rrokullisur nëpër dhomë

Hënën e plotë në shtrat. Ndeza zjarre.

 

Dhe, vij vetëm të të përqafoj e qaj

Mikja ime, Di. Lotët t’i pi për ringjallje…

 

 

Hëna e verdhë vdiste
                 
në Kopsht

 

Hëna e verdhë vdiste në Kopsht. Hije

E kishte tradhtuar Dielli. Burri i Bot?s

Mbr?m? me një grua tjetër. Putane.

Që, i biente lirës. Dhe, hante mollën.

 

Hëna e verdhë vdiste në Kopsht. Hije

Unë me verë përpiqesha t’ia kthej shpirtin…

Vjeshta erdhi me një
       
 poezi të verdhë 

Vjeshta erdhi. Dhe, hodhi një poezi të verdhë

Liqeni u çmend. Gjithë Natën na u sul

Me dallgë. Hëna mbyti veten në Shën Naum.

Verë. Poezi. Dhe, dashuri me Hënën.

 

Vjeshta erdhi. Dhe, hodhi një poezi të verdhë

Ajo mbi Liqe ulëronte. E lexonte në verandë.

 

 

Mirupafshim
       Zonja Di

 

Mirëupafshim Zonja Di! Unë po shkoj

Nëpër shi në një tjetër Dimër. Akull.

Që të më shkrijë. Lulëzojë në pranverë

Bashkë me lulet e qershive në Kopsht.

Hëna kur zbret mbi pemë Natën kulaq

E më merr në prehër me dy shtamba verë.

 

Mirëupafshim Zonja Di! Unë po shkoj

Sonte në një tjetër Dimër. Pranverë…

 

 

Shelgjet lotues
 më thanë: qaj!...

 

Në Katundin tim u ktheva një ditë vetëm

U shtriva nën hijen e Lisit midis Livadhit.

E lexova një libër këndimi që ma dha Vëllai

Një pipizane shelgu Babai. Nëna ma dha

Një copë buke misri të rreshkur mbi shporet

Qeni im Loçi nga malli m’u hodh në qafë.

 

E shkunda Veten nga fëmijëria. Lojërat

Shelgjet lotues njëzëri më thanë: qaj!…



(Vota: 7 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx