| E marte, 31.08.2010, 07:33 PM |
Besar Shkëmbi
RRUSH E KUMBULLA  JANE PERZI 
  
Rrush e kumbulla jane perzi 
Qe te dyja  bashke jane zi 
Lengu i tyre pa fare shije 
Se s´eshte vere as s´eshte raki 
Miku vella t´behet armik 
e armiku t´behet mik 
minus plus e plus minus 
 jeta 
  
Pasaniku kur varferohet 
fukaraja ne kembe cohet 
I shendoshi ne shtrat shtrohet 
i semuri vjen sherohet 
  
Deputeti nje dite shkon 
tjetri vjen e zavendeson 
Pozite e opozite 
qe te dyjat shkojne nje dite 
  
Dikush ka e dikush s´ka 
k´shtu e ka  vella kjo dynja 
Njeriu lind vdes e shkon 
kesaj radhe kaq mjafton 
  
Mos u lodhni tash e lash 
kjo bote qenka mish e mash 
Keshtu qenka  vella kjo bote 
Hanko Halla ka cka thote 
  
MEHMET  DEPUTETI 
 
Ne tubimet parazgjedhore 
lenge sheqeri i rrjedhe prej goje 
  
T´gjitha t´mirat i premton 
rruget me asfalt i shtron 
  
Jo shtepi me dy tre kate 
edhe n´fshat do ngrise pallate 
  
Per fshatarin mulikutivator 
N´Mitrovice per shkijet traktor 
  
Nje lope race cdo shtepi 
Libra falas per cdo femije 
  
Edhe shoke e miqe t´ Mehmetit 
voten ia kerkojne miletit 
  
keshtu votat i fiton 
Me banese ne Prishtine shkon 
  
Sa here t´mblidhet parlamenti 
ne salle shkon edhe Mehmeti 
  
Mikrofonin kurre se hape 
Eshte i urte nuk do shamate 
  
As te tjeret s´i  degjon 
Ne salle luan me telefon 
  
Aa s´ka lope as s´ka asfalt
Koha iken e s´kthehet prap 
  
E kur kur votat prap kerkon 
Baza brrylin ia tregon