E shtune, 27.04.2024, 04:54 PM (GMT+1)

Kulturë

Halit Bogaj: Gladiatori

E diele, 06.06.2010, 07:00 PM


“GLADIATORI”/2000/

 

Laureat i 5 çmimeve oskarë

 

Nga Halit Bogaj

 

“ GLADIATORI” është spektakël historik i regjisorit Ridli Skot, me aktorët:Rasel Krou, Joakim Feniks, Koni Nilsen, Derek Xhekobi , Oliver Rid dhe Riçard Harris në rolet kryesore.

 

Krou aktron rolin e Maksimus Decimus Meridiusit, miukun e perandorit romak Mark Aureli, të cilin e tradhëton dhe e vret i biri  tij ambicioz deri në çmendi Komodusi/Joakim Feniks/

 

Maksimusi depërton deri në Arenën e gladiatorëve për t’u hakmarrë për familjen dhe për ta vrarë armikun e tij të përbetuar Komodusin.

 

Filmi i fitoi 5 çmime oskarë, duke hyrë këtu edhe shpërblimi për filmin më të mirë.

 

Ky film i ndihmoi gjallërimit të zhanrit të spektaklit historik, me ç’ rast pasuan filmat: Troja, Aleksandri , 300 spartanët dhe Mbretëria e qiellit.

 

Ngjarja e filmit ndodh në vitin 180 kur gjeneral Maksimusi i mundë fiset gjermane, duke përfunduar një luftë disavjeçare dhe duke fituar respekt të madh tek perandori Mark Aureli, i cili  Maksimusin e konsideron si birin e vetë, edhepese djali i tij i vërtetë është Komodusi.

 

Duke qenë i lodhur, i sëmurë dhe i moshuar, Mark Aureli dëshiron që pushtetin e përkohshëm në Romë ta merr Maksimusi, në mënyrë që vendi të ngritet në shkëlqimin e tij paraprak.

 

Aureli qëllimin e vetë ia propozon Maksimusit, duke i lënë pak kohë që të mendohet, por në ndërkohë Komodusi e vret të jatin, duke e marrë pushtetin me dhunë.

 

Komodus pasi e shpallë veten perandor e pyet Maksimusin se a do t’i qëndrojë besnik, por ai refuzon ngase e dinte se perandori i ri e kishte vrarë babain e vetë-Mbretin e çmuar Mark Aureli!

 

Në shenjë hakmarrjeje për mosbindje, Komodus ia vret gruanë dhe të birin Maksimusit, duke dhënë urdhër që të vritet edhe ai nga Garda pretoriane, nga e cila shpëton duke i vrarë të gjithë ushtarët e dërguar nga Komodusi.

 

Pas peripecive të shumta Maksimus kapet rob nga tregëtarët e skllevërve dhe dërgohet në Afrikën veriore për t’u shitur si Gladiator në një  shkollë lokale.

 

I dërmuar nga rezignanca për humbjen e familjes dhe mënyrën e trajtimit nga perandori i ri, Maksimus në  fillim  heziton të luftojë si gladiator.

 

Kur e kupton se rrugët jetësore e sillnin në Kolloseumin romak dhe se do të ishte afër Komodusit ai pranon të luftojë si një lua i tërbuar.

 

Në Romë Komodus i rihapë lojrat e gladiatorëve, kinse për nder të babait të tij të vdekur!

 

Në inskenimin e një beteje të lavdishme në Arenë, Maksimus dhe gladiatorët e tjerë arrijnë fitore të jashtëzakonshme, duke fituar brohoritjet e dhjetra mijra njerëzve.Atëherë Maksimus e zbulon veten kurse Komodus gati çmendet kur e kupton se gjenerali i dikurshëm legjendar ishte gjallë!

 

Pasiqë luftimet në Arenë vazhdojnë, Maksimus duhet të luftojë me një kundërshtar të madh/Tigrin nga Galia/ të cilin e mund, por nuk e vret. E lejon të jetojë, duke marrë epitetin”Maksimusi i mëshirshëm”, kurse Komodus egërsohet edhe më tepër për kthimin triumfal të ish gjeneralit të famshëm.

 

Lucila, e bija e perandorit Mark Aureli dhe senatori Grak e lusin Maksimusin që ta marrë pushtetin, por Komodus i zbulon planet, duke i vrarë disa nga njerëzit e gjeneralit.

 

Duke menduar se legjenda duhet të vdiste aty ku ishte krijuar në Koloseum, Komodus bën planin për ta vrarë Maksimusin, duke e plagosur tradhëtisht me thikë në shpinë disa çaste pa dalur në dyluftim.

 

Por Maksimus, me shkathtësitë e tij të jashtëzakonshme luftarake, me të cilat kishte ngadhnjyer në dhjetra beteja madhështore, edhe kësaj radhe ia del, duke e vrarë Komodusin dhe duke e shpëtuar Romën nga një tiran i madh.

 

Trupin e  gjeneralit të shtrenjtë  Roma e varros  me nderime të mëdha, kurse atë të Komodusit e lënë si trupin e një qeni, i cili, siç u theksua edhe më lart, e kishte vrarë babain e vetë për ta uzurpuar fronin mbretëror.

 

Por pikërisht atëherë kishte filluar Rënia e Perandorisë romake.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora